Mendime
Aurel Dasareti: Heshtja e shqiptarit la të shkreta rrugët dhe qytetet
E premte, 22.11.2024, 07:12 PM
Heshtja e shqiptarit la të shkreta rrugët dhe qytetet
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Më tremb shumë heshtja e përjetshme e shqiptarëve për të penguar
disenjatorët kriminelë (tradhtarë-kuislingë-renegatë) që veprojnë në hapësirën
e pafund të copëtimit të vendit, shpopullimit të vendit dhe zhbërjes së
identitetit kombëtar. Zhdukjes së shqiptarëve.
***
PS: Shprehjet “ofenduese”
u drejtohen vetëm atyre që e gjejnë veten në përshkrimet.
Çfarë do të thotë të jesh kriminel? Çfarë i karakterizon kriminelët?
Krimineli - është njësoj si delikuent, ai
(ajo) që shkel ligjin, atë që bie nën ligjin penal. Në fjalimin e përditshëm,
termi shpesh përdoret disi më ngushtë për dikë që ka kryer me dashje një vepër
penale që kualifikohet për më shumë se një gjobë.
Njerëzit që merren me kriminalitet quhen kriminelë. OK?
Tradhtia ndaj Vendit (atdheut) është kriminaliteti më i
madh.
***
Qëllimi i tradhtarëve është të manipulojnë,
ngatërrojnë, shfrytëzojnë, burgosin pa fakte opozitarët, të vrasin besnikët
(patriotët, gazetarët e mirëfilltë), dhe të mbeten me privilegje.
Qëllimi i besnikëve (patriotëve) është të zbulojë
dhe denoncoj të gjithë tradhtarët.
Tradhtarët janë në pakicë dhe dinë për
njëri-tjetrin.
Besnikët janë në shumicë. Ata nuk e dinë kush janë
besnikë dhe kush janë tradhtarë.
Tradhtarët duhet të ndëshkohen, pa kufizim, kudo që janë.
***
Shumica e shqiptarëve nuk besojnë në të vërtetën,
por në atë që dëshirojnë të jetë e vërtetë. Dhe nuk ndihmon sa njerëz të tillë
mbyllin sytë, ende nuk shohin asgjë.
Por, gjëja e trishtueshme për
shumicën prej nesh është se ne më mirë do të shkatërroheshim nga lavdërimet
sesa të shpëtonim nga kritikat.
Kriminaliteti i gjithëllojshëm është problem shumë
shqetësues në Shqipëri, Kosovë (...). Duhet të flasim për këtë, dhe veprojmë.
“Mos e shqetësoni një armik i cili është gati të bëjë një gabim”, - Napoleon Bonaparte (1769 – 1821)
***
Mjerisht, në trojet shqiptare, politikë-bërësit
shqipfolës (kriminel, servil, kuisling të pashkolluar por me diploma false)
kanë bërë gjithçka që fëmijët-rinia të tjetërsohen në çdo gjë, vetëm shqiptarë
të mos jenë. Të mos kenë perspektivë jete, pa shpresë, të ikin jashtë vendit,
ashtu që trojet tona të zëvendësohen me të huaj nga i gjithë rruzulli tokësor,
të cilët siç duket edhe do ta trashëgojnë shtetin amë Shqipërinë, Kosovën,
FYROM-in…nëse shqiptarët grindavec nuk zgjohen.
Shqiptarët mendjelehtë besojnë se ka vendime rreth të
drejtës dhe si duhet të jetë ajo. Perëndimi ka një mosmarrëveshje në lidhje me
konsideratat që duhet të jenë prioritet. Llogaritë ekonomike i zgjedhin para
atyre morale.
Politika e jashtme duhet
të shihet si një sferë autonome e ndarë nga ekonomia, feja, kultura, dhe kështu
me radhë. Në këtë sferë mund që interesat shtetërore të përcaktohen nga
pozicioni i shtetit në raport me shtetet e tjera; burimet e saj, vendndodhja
gjeografike dhe kushtet e tjera më shumë ose më pak të qëndrueshme.
Për të pasur
demokraci nuk mjafton larmia e mendimit; nëse pjesë të veçanta të shoqërisë
udhëhiqen nga dogma të kundërta, rezultati nuk është demokraci por luftë
civile.
Shqiptarë! Ju
duhet të zgjoheni, të ngriheni dhe të bëni diçka për gjithë këtë ulje të
pafund. Të shpëtojmë vendin dhe kombin nga zhdukja përfundimtare; tani është
shansi i fundit për të përveshur mëngët dhe thjesht për të çuar gjithçka
përpara. Atij që i mungojnë antenat, nuk mund të ankohet për kushtet e këqija.
Të qenit i zgjedhur nga
populli nuk mund të krahasohet sigurisht me fitimin e “Big Brother".
Dallimi është se një
përfaqësues i popullit përfaqëson popullin,
jo veten. Kjo është edhe ideja bazë e demokracisë.
Një autoritet publik duhet
të ketë besimin e popullit në mënyrë që të zgjidhet në organin qeverisës dhe
mund të përjashtohet në zgjedhje nëse nuk ka më besimin e popullit. Kaq
brilante. Kaq e rëndësishme.
Nuk mund të edukohesh për
të pasur besimin e popullit.
Kështu kemi një shtresë
politikanësh të ashtuquajtur “profesionistë”, mundësisht pa përvojë pune të
veçantë jashtë politikës. Është një gjë. Ajo çon në një përqendrim të
pushtetit, jo në një përhapje të pushtetit. Është e kundërta e demokracisë.
Topi zhduket në mënyrë të habitshme pas gjithë
vetëmbrojtjes shqiptare. Kur je afër vdekjes, duhet të mbrohesh. Në raste të
tilla, agresioni është në thelb vetëmbrojtje, gjithmonë, në një mënyrë ose në
një tjetër. Një mënyrë për të mbrojtur veten, trupin tuaj, mendjen tuaj, nderin
tuaj; përfshirë ardhmërinë e fëmijëve, pasardhësve tuaj.
Dhe, në mes të natës u zgjova. I shtangur nga
mendimi se i vetmi person në botë që do të jetoj jetën time jam unë.
Kombi shqiptar ndodhet në buzë të greminës, përballë
shkatërrimit, shumë pranë vdekjes përfundimtare. Ne jemi të varur nga një fije
e hollë, dhe ajo fije është tjerrë nga hija e rastësisë.
Shqiptari, kushdo qoftë ai (ajo), që vuan nga
kompleksi i inferioritetit, ka në zemër xhelozinë e sëmurë dhe paragjykimin më
të vogël ndaj bashkatdhetarëve të tij të pafajshëm, Ditën e Gjykimit do të zgjohet në ferr mes tradhtarëve kriminelë.
Mënyra se si reagojmë kur motrat dhe vëllezërit
tanë të të njëjtit gjak dhe gjuhë, ndajnë momente krenare dhe lajme të mira -
është vendimtare për marrëdhëniet tona si komb i ndërgjegjshëm, i rrethuar nga
armiq të përhershëm.