E merkure, 30.04.2025, 09:56 AM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Kosova është shumë më lart në axhendën ndërkombëtare sesa Shqipëria

E marte, 10.12.2024, 07:51 PM


Enver Bytyçi:

Në Paris nisi dhe përfundoi ceremonia e riparimit dhe rihapjes së Notre Dame, simbolit të civilizimit francez.

Kryeministri Rama publikoi një video, ku dukej se ishte i pranishëm bashkë me zonjën e tij, Lindën. Sigurisht ishte i ftuar nga presidenti Macron. Arsyen e ftesës e zbulon vetë në statusin e videos, kur pranon se qeveria e tij ka dhënë një kontribut modest për riparimin e Notre Dame. Sigurisht që çdo donator do ta kishte një vend në atë ceremoni.

Por duket se vendi në ceremoni është caktuar sipas shumës së donacionit. Disa, nja njëdyzinë, gjenden në radhën e parë krah presidentit francez. Rama gjendet diku nga mesi i sallës. Që do të thotë se nuk është posti, por donacioni që e ka përcaktuar jo vetëm pjesmarrjen, por edhe vendin e tij në sallën ku u zhvillua ceremonia e sotme!

Po Vjosa Osmani? Ajo ishte afër rrjeshtit të parë, madje diku afër presidentit Amerikan, Donald Trump. Pati shansin t'i japë dorën dhe të përshëndetet me pak fjalë me zotin Trump. Kishte një vend nderi në ceremoninë e rihapjes së Notre Dame. Që do të thotë se Kosova është shumë më lart në axhendën ndërkombëtare, sesa Shqipëria.

Në videon që publikoi Rama pashë veç presidentit amerikan, edhe Elon Musk, presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier, Princi William dhe shumë personalitete të tjera. Por nuk e pashë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Çfarë të ketë ndodhur? Dy miqtë e Macron, Rama dhe Vuçiq, me kaq pak vëmendje, madje Vuçiq jo prezent! Ndërkohë presidentja e Kosovës jo vetëm pjesmarrje, por me akses për të takuar njeriun më të fuqishëm të globit?!

Zilia i takon ziliqareve!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Luan-Asllan Dibrani: Lufta në Ukrainë dhe pasojat për pozitën ndërkombëtare të Kosovës Florim Zeqa: Listë diskriminuese ndaj mërgatës sonë! Florim Zeqa: Opozitarizmi i brendshëm, i shëndetshëm për partitë politike! Fritz Radovani: Shkodra 1913 – 2024 Basri Beka: Dua të shpreh zhgënjimin tim të thellë ndaj flirtimit të hapur të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Islamin Politik Petrit Dibrani: Binomi që nuk bëri asgjë kundër tjetërsimit të vlerave kombëtare! Gjon Keka: Udhëheqja dhe përfaqësimi i vendit në kohën e Gjergj Kastriotit ishte më dinjitoz e me autoritet se sot Florim Zeqa: Betejë gladiatorësh në fushë të Diasporës! Fritz Radovani: Data n’gur! Florim Zeqa: Historia e presidentëve të Kosovës! Luan-Asllan Dibrani: Kritikë ndaj akuzave dhe tezave të pabaza të Ramush Haradinajt ndaj Albin Kurtit" Florim Zeqa: Politikanët karrierist antipod i demokracisë! Enver Bytyçi: Pse Edi Rama i zbut emërtimet kur Serbia kryen akte terroriste në Kosovë?! Klajd Kapinova: Marksisti papa Frani sulmon me qëllim Dekretin kundër komunizmit Petrit Dibrani: Liria e cunguar për shqiptarët! Anton Marku: Demokristianët e Vjenës kërkojnë sqarime nga kryesia dhe kryetari i partisë Zef Morina Florim Zeqa: Të votohet për një legjislaturë të re politike! Kalosh Çeliku: Këmbëkrye ende me brekët nëpër këmbë Luan-Asllan Dibrani: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës Llesh Ndoj: A jemi si na fotografojnë të tjerët?

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx