Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: S'kemi ‘Alternativë’ për të votuar në zgjedhjet parlamentare

| E shtune, 14.12.2024, 07:56 PM |


Petrit Dibrani:

Të dashur qytetar, të Republikës së Kosovës!

Shumica jemi në dijeni që s’kemi ‘Alternativë’, për të votuar në zgjedhjet parlamentare.

“Thuhet se votimi e sjellë ‘ndryshimin’, mirëpo edhe ndryshimi s’mund të ndodh, me kandidat në listat e subjekteve të caktuara politike, që janë të akuzuar e dënuar për vepra penale, korrupsion dhe rrugaçëri-veprime të pahijshme dhe të dëmshme, për një shoqëri”!

LVV-je, me kandidat të akuzuar për vepra penale, korrupsion e huliganizëm, me Agim Bahtirin (analfabet e MUJSHAR dhe qesharak), që ka premtuar se nxemjen në shkolla do ta bëjë me “bërthama të kumbullave” dhe me një kandidat për kryeministër frikacak, i njohur për fjalor populist, premtime boshe, thënje të përpunuara nga autor t’huaj dhe asnjë premtim të realizuar, për më shumë se 4-katër vjet, udhëheqës i ekzekutivit.

PDK-ës, me kandidat për kryeministër, i thirrur për ringjallje të ekonomisë, duke ditur faktin që ka qenë pjesë e disa institucioneve vite me radhë dhe s’ka bërë asgjë, plus me një kryetar të “përbetuar” dhe të dëshmuar islamist, që i ka larguar nga holli i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, fotografitë e Nënës tonë të madhe, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e të Shenjtë Terezë dhe dr. Ibrahim Rugovës, President Historik.

LDK-ës, me kryetar që s’ka bërë asnjëherë asgjë për Kosovë dhe nuk është i njohur për asnjë veprim të caktuar në të mirë të qytetarëve, e kandidat që s’kanë pasur dhe s’kanë asgjë të përbashkët me frymën Rugoviane dhe kastë të vjetër të korruptuarish, mirëpo me një grimë shprese, për kandidatët e rinjë dhe të panjohur për publikun.

AAK-ës, me listë-kandidat të korruptuarish dhe koalicion, me njerëz imitator për nga pamja me mjekrra ‘talebane’, etj…

Mendimi im: votimi bëhet për ndryshim, po mjerisht, unë s’kam alternativë, s’kam kujt t’ja jap votën!

_______________

Ishte muaji shkurt i vitit 2012, kur Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad pat-(i) thënë:

“Izraelin do ta zhdukim nga harta”, madje edhe disa (analfabet hoxhallar) në Kosovë u entuziazmuan dhe më vonë edhe u akuzuan, për nxitjen e shkuarjes në Siri të të rinjëve shqiptar, ndërsa sot Presidenti i “famshëm”, përderisa po shkatërrohet dhe copëtohet atdheu i tij, ai ik!

E kam thënë:

“mos u kruani me mendjen e Botës Izraelin”, ngaqë s’mundeni e s’do mundeni dhe

''Do not worry and pray for evil, because evil always breaks out''.