E merkure, 30.04.2025, 09:42 AM (GMT+1)

Mendime

Ilir Sefaj: Të jesh deputet!

E premte, 13.12.2024, 07:55 PM


Të jesh deputet!

Nga Ilir Sefaj

Tash, kur edhe zyrtarisht partitë politike në vend kanë publikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë, pretendentë për ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, analistë politikë veçse kanë filluar t'i vënë në peshore cilësitë e të nominuarve që synojnë ndërtesën e institucionit ligjvënës për një mandat 4-vjecar.

Nëse do të më lejohej një digresion i vogël, para së gjithash do të thosha se është për keqardhje që ne qytetarët e rëndomtë, që rëndom në kohë fushatash elektorale, liderë politikë preferojnë të na quajnë me një term që tingëllon këndshëm "sovranë", ende përfshihemi kaq emocionalisht në matematikat e kalkulimet e atyre që profesion e kanë politikën. Por, meqë jemi "sovranë" , "sovranit" i ka hije të bëjë çfarë të dojë!

Sidoqoftë, edhe pse jo zyrtarisht, fushata elektorale në Kosovë ka kohë që ka filluar, dhe kjo nuk përbën lajm për realitetin tonë politik meqë në optikën e një njeriu apolitik, jeta politike në Kosovë është aq e kontaminuar saqë vështirë të bëhet një prerje reale mes fushatës elektorale dhe periudhës kur institucionet veçse konsiderohen si të konstituura. Pra, qysh me konstituimin e institucioneve pas një procesi zgjedhor, mazhoranca dhe opozita fillojnë garën politike për zgjedhjet e radhës, duke e lënë "sovranin", "sovran" në hallet e veta!

Por, më shumë se kjo që u tha më lartë, ajo që intrigon autorin e këtyre rreshtave, dhe besoj një pjesë të madhe të qytetarëve të vendit, është ngarendja për t'u bërë deputetë e njerëzve që nuk e kanë vokacion politikën. Tekefundit, të jesh deputet, është më pak se të jesh mjek i dëshmuar. Të jesh deputet, është më pak se të jesh artist i adhuruar nga populli. Të jesh deputet, është më pak se të jesh sportist i shquar.

Është e pakontestueshme se një diversitet profesionesh është i shëndoshë, mbase edhe i domosdoshëm në politikë, meqë politikën nuk duhet lënë në duar vetëm atyre që kanë një diplomë fakulteti shkencash politike, ngase institucioneve relevante u nevojiten profesionistë të fushave përkatëse, mirëpo të të interesojë jeta politike në vend dhe të futesh në garë për t'u bërë deputet vetëm në kohën kur edhe zyrtarisht fillon fushata elektorale, kjo ndodh vetëm në realitetin tonë politik.

Një qasje e tillë e profesionistëve shëndetësorë, artistëve, sportistëve po e ndihmon politikën në përmbushjen e egos së saj. Ndërkaq, promovimi që u bëhet këtyre figurave nga liderë politikë, dëshmon se mbi të gjitha dhe më e rëndësishmja për ta, është akumulimi i votave që mund t'u sjellin "aderimet" që promovojnë sesa ajo për të cilën thirren, e që në rastin konkret do të duhej të ishte angazhimi për ecjen para të shoqërisë dhe shtetit.

Përfundimisht, e për të mos e zgjatur edhe më, besoj që nuk janë pak ata që njëmendësohen me mua kur vetes ia jap "luksin" të konstatoj se të jesh deputet, nuk do të thotë se je më i vlefshëm se një mjek i dëshmuar, artist meritor, sportist i dalluar etj. Krejt në fund, depolitizimi i shoqërisë është e arritura më e madhe që kanë jetësuar demokracitë perëndimore sot. Le të shpresojmë se kjo një ditë do të bëhet realitet edhe tek ne!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Neki Lulaj: Fisniku i fjalës se mençur Nue Oroshi: Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe goditjet nën brez nga të gjitha partitë politike të Kosovës Luan-Asllan Dibrani: Gjykata Speciale - Barazimi i Viktimës dhe Kriminelit Lekë Mrijaj: Çdo pemë e keqe duhet të hiqet nga kopshti... Florim Zeqa: Në pritje të surprizave zgjedhore! Llesh Ndoj: Gjarpri nuk jep shpirt, pa marrë dielli Petrit Dibrani: Hoxha - 'Kosova është koloni e Amerikës, duhet t’i kthehet Turqisë'! Idriz Zeqiraj: Të shantazhuarit me dosje kriminale kërcënojnë shtetin! Luan-Asllan Dibrani: Serbia dhe propaganda e rreme - Pse frika nga Erdogan është një iluzion politik Enver Bytyçi: Kosova është shumë më lart në axhendën ndërkombëtare sesa Shqipëria Luan-Asllan Dibrani: Lufta në Ukrainë dhe pasojat për pozitën ndërkombëtare të Kosovës Florim Zeqa: Listë diskriminuese ndaj mërgatës sonë! Florim Zeqa: Opozitarizmi i brendshëm, i shëndetshëm për partitë politike! Fritz Radovani: Shkodra 1913 – 2024 Basri Beka: Dua të shpreh zhgënjimin tim të thellë ndaj flirtimit të hapur të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Islamin Politik Petrit Dibrani: Binomi që nuk bëri asgjë kundër tjetërsimit të vlerave kombëtare! Gjon Keka: Udhëheqja dhe përfaqësimi i vendit në kohën e Gjergj Kastriotit ishte më dinjitoz e me autoritet se sot Florim Zeqa: Betejë gladiatorësh në fushë të Diasporës! Fritz Radovani: Data n’gur! Florim Zeqa: Historia e presidentëve të Kosovës!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx