E merkure, 30.04.2025, 09:55 AM (GMT+1)

Mendime

Petrit Dibrani: Hoxha - 'Kosova është koloni e Amerikës, duhet t’i kthehet Turqisë'!

E marte, 10.12.2024, 07:58 PM


Mjerim me brirë dhe servilizëm i pështirë!

Nga Petrit Dibrani

Servilizmi, poltronizmi e demagogjia, dhuna dhe hajnitë, janë parakushtet e këtij “përparimi”!

Pavarësisht koalicioneve të subjekteve politike me lista-lëvizje islamiste dhe me deputet në Parlament, Republika e Kosovës është e drejtuar kah Perëndimi dhe miqësi të përjetshme me Amerikën.

P.S.

Një hoxhë dhe imam në xhaminë e madhe në Prishtinë, emrin s’dua t’ja shkruaj ngaqë më sjellë neveri.

Ka thënë:

Citoj.

“Kosova është koloni e Amerikës, vendi ku është derdhur gjaku i Sulltan Muratit dhe duhet ti kthehet Turqisë”!

Dhe; një qytetar serb të quajtur Radovan e ka kamufluar në musliman, ndërruar emrin në Ridvan dhe duke i thënë publikisht, ti tash je më i mirë se të gjithë na.

etj, etj…, marrëzi, vazhdon…

Nëse një shqiptar i besimit të krishter, qenka më i keq sesa një serb dhe nëse vajza martohet me një shqiptar të krishter, është më mirë me qenë e vdekur!

Të dëgjuara shpeshherë dhe mjerisht të duartrokitura njëkohësisht, nga servil dhe trushpërlarë.

Atëherë çfarë ti themi këtij realiteti, nxitje e përçarjes e urrejtjes dhe mosdurimit, fetar e kombëtar apo!?

Janë fakte dhe tregues të qartë për qëllimin e hoxhallarëve dhe imamëve, që me vetëdije janë të përkushtuar për një “Sistem Islamist”, sikurse në Afganistan e Iran, Pakistan e Siri dhe shumë vende tjera diktatoriale.

Sistemet islamiste!

Në parim k’to sisteme, janë dogma që prodhojnë vetëm mediokritete, ashtu siç prodhojnë edhe sistemet anarkiste, në të cilat, parimet janë vetëm deklaratat demagogjike.

Në këto sisteme Islamiste, me mediokritete dhe demagogji, janë pushtetet diktatoriale, ku kërrusen sahanlëpirës e trushpërlarë, që s'do të kërruseshin në kushtet e jetës normale dhe demokratike.

Të gjitha këto po i shohim duke u shpërfaqur nga imam e hoxhallar: servil me vetëdije e padije dhe mungesë të arsimit e kulturës së përgjithshme e pa-identitet kombëtar, gjë që e kanë thënë se identiteti i tyre, është musliman.

E saktë.

Baruk Spinoza-Benedikt de Spinoza, me prejardhje hebre, u lind më 24 nëntor 1632 në Amsterdam dhe vdiq më 21 shkurt 1677, në Hagë.

“Paragjykimet nacionale dhe fetare i mbajnë njerëzit të mashtruar, i përulin ngase u rrëmbejnë përdorimin e lirë të së mirës më të lartë të tyre - arsyes, krijojnë armiqësi reciproke dhe urrejtje, shkaktojnë luftëra dhe gjakderdhje”.

Kuptojeni!

Nuk ka mundësi të besohet në diçka që nuk kuptohet, prandaj është trushpërlarje e servilitet dhe mos respekt ndaj vetvetes, kur verbërisht akceptohet.

Andaj duhet unitet me vetveten si shqiptar për Shqiptarinë dhe për shtetin si qytetar.

“Vlerat kombëtare janë Shqiptaria dhe Shqiptaria është madhështia”



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Idriz Zeqiraj: Të shantazhuarit me dosje kriminale kërcënojnë shtetin! Luan-Asllan Dibrani: Serbia dhe propaganda e rreme - Pse frika nga Erdogan është një iluzion politik Enver Bytyçi: Kosova është shumë më lart në axhendën ndërkombëtare sesa Shqipëria Luan-Asllan Dibrani: Lufta në Ukrainë dhe pasojat për pozitën ndërkombëtare të Kosovës Florim Zeqa: Listë diskriminuese ndaj mërgatës sonë! Florim Zeqa: Opozitarizmi i brendshëm, i shëndetshëm për partitë politike! Fritz Radovani: Shkodra 1913 – 2024 Basri Beka: Dua të shpreh zhgënjimin tim të thellë ndaj flirtimit të hapur të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Islamin Politik Petrit Dibrani: Binomi që nuk bëri asgjë kundër tjetërsimit të vlerave kombëtare! Gjon Keka: Udhëheqja dhe përfaqësimi i vendit në kohën e Gjergj Kastriotit ishte më dinjitoz e me autoritet se sot Florim Zeqa: Betejë gladiatorësh në fushë të Diasporës! Fritz Radovani: Data n’gur! Florim Zeqa: Historia e presidentëve të Kosovës! Luan-Asllan Dibrani: Kritikë ndaj akuzave dhe tezave të pabaza të Ramush Haradinajt ndaj Albin Kurtit" Florim Zeqa: Politikanët karrierist antipod i demokracisë! Enver Bytyçi: Pse Edi Rama i zbut emërtimet kur Serbia kryen akte terroriste në Kosovë?! Klajd Kapinova: Marksisti papa Frani sulmon me qëllim Dekretin kundër komunizmit Petrit Dibrani: Liria e cunguar për shqiptarët! Anton Marku: Demokristianët e Vjenës kërkojnë sqarime nga kryesia dhe kryetari i partisë Zef Morina Florim Zeqa: Të votohet për një legjislaturë të re politike!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx