Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Hoxha - 'Kosova është koloni e Amerikës, duhet t’i kthehet Turqisë'!

| E marte, 10.12.2024, 07:58 PM |


Mjerim me brirë dhe servilizëm i pështirë!

Nga Petrit Dibrani

Servilizmi, poltronizmi e demagogjia, dhuna dhe hajnitë, janë parakushtet e këtij “përparimi”!

Pavarësisht koalicioneve të subjekteve politike me lista-lëvizje islamiste dhe me deputet në Parlament, Republika e Kosovës është e drejtuar kah Perëndimi dhe miqësi të përjetshme me Amerikën.

P.S.

Një hoxhë dhe imam në xhaminë e madhe në Prishtinë, emrin s’dua t’ja shkruaj ngaqë më sjellë neveri.

Ka thënë:

Citoj.

“Kosova është koloni e Amerikës, vendi ku është derdhur gjaku i Sulltan Muratit dhe duhet ti kthehet Turqisë”!

Dhe; një qytetar serb të quajtur Radovan e ka kamufluar në musliman, ndërruar emrin në Ridvan dhe duke i thënë publikisht, ti tash je më i mirë se të gjithë na.

etj, etj…, marrëzi, vazhdon…

Nëse një shqiptar i besimit të krishter, qenka më i keq sesa një serb dhe nëse vajza martohet me një shqiptar të krishter, është më mirë me qenë e vdekur!

Të dëgjuara shpeshherë dhe mjerisht të duartrokitura njëkohësisht, nga servil dhe trushpërlarë.

Atëherë çfarë ti themi këtij realiteti, nxitje e përçarjes e urrejtjes dhe mosdurimit, fetar e kombëtar apo!?

Janë fakte dhe tregues të qartë për qëllimin e hoxhallarëve dhe imamëve, që me vetëdije janë të përkushtuar për një “Sistem Islamist”, sikurse në Afganistan e Iran, Pakistan e Siri dhe shumë vende tjera diktatoriale.

Sistemet islamiste!

Në parim k’to sisteme, janë dogma që prodhojnë vetëm mediokritete, ashtu siç prodhojnë edhe sistemet anarkiste, në të cilat, parimet janë vetëm deklaratat demagogjike.

Në këto sisteme Islamiste, me mediokritete dhe demagogji, janë pushtetet diktatoriale, ku kërrusen sahanlëpirës e trushpërlarë, që s'do të kërruseshin në kushtet e jetës normale dhe demokratike.

Të gjitha këto po i shohim duke u shpërfaqur nga imam e hoxhallar: servil me vetëdije e padije dhe mungesë të arsimit e kulturës së përgjithshme e pa-identitet kombëtar, gjë që e kanë thënë se identiteti i tyre, është musliman.

E saktë.

Baruk Spinoza-Benedikt de Spinoza, me prejardhje hebre, u lind më 24 nëntor 1632 në Amsterdam dhe vdiq më 21 shkurt 1677, në Hagë.

“Paragjykimet nacionale dhe fetare i mbajnë njerëzit të mashtruar, i përulin ngase u rrëmbejnë përdorimin e lirë të së mirës më të lartë të tyre - arsyes, krijojnë armiqësi reciproke dhe urrejtje, shkaktojnë luftëra dhe gjakderdhje”.

Kuptojeni!

Nuk ka mundësi të besohet në diçka që nuk kuptohet, prandaj është trushpërlarje e servilitet dhe mos respekt ndaj vetvetes, kur verbërisht akceptohet.

Andaj duhet unitet me vetveten si shqiptar për Shqiptarinë dhe për shtetin si qytetar.

“Vlerat kombëtare janë Shqiptaria dhe Shqiptaria është madhështia”