Editorial
Xhemaledin Salihu: Kah po shkojnë Shqiptarët!?
E marte, 23.01.2024, 08:58 PM
Kah
po shkojnë Shqiptarët!?
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Shqiptaret
aktualisht kane nevoje per pajtim kombetar, sepse jemi hasmuar aq shume ne mes
veti, sa qe per nje çeshtje minore politike, fetare, aq shume urrehemi,
fjalosemi, shahemi, kercenohemi, ndoshta mos e dhashte Zoti edhe vrahemi,
ndersa çeshtja kryesore kombetare po na iken nga vemendja.
Te
tjeret per rreth neve, por edhe me larg, po pergatiten me programe konkrete
kombetare e shteterore per te na çkombetarizuar e per te na i marre edhe kete
liri qe e kemi, sepse nuk dijme ta mbrojme dhe ta gezojme si duhet, neve
balafaqohemi me gjera dhe çeshtje qe nuk jane te kesaj natyre. Apo ndoshta keta
po pergatiten ta mbrojne shtetin dhe komben e vet nga eventualet: lufta e
mundshme e tjere.
Shteti,
Kombi, Liria, Tradita, Doket, Zakonet, Trashegimia Shqiptare jane primare,
duhet te gjithe t'i mbrojme dhe t' i ruajme, secili sipas mundesise dhe
kaçikut. Secili te jap kontributin intelektual per keto çeshtje madhore. Keshtu
porositen Rilindasit tane, Burrat e Kombit, por edhe shume hoxhallare qe dhane
jeten per Atdhe. Si Hoxhe Tahsini, Hoxhe Mulla Idris Gjilani, Hoxhe Lipovica e
shume te tjere.
Nuk
po e arsyetoj Rrahman Morinen, por thenia e tij: Na ka hy ni dreq i zi, po na
sillet verdalle, jo per interesa tona kombetare, por per punet sekundare.
Anglia
doli nga Europa, ajo mbetet Europe, prap mund te hyje aty ne organet dhe
institucionet e saja, por neve jemi Europe me territor, por me mendje nuk jemi
Europe, jemi Afrike, Azi.
Shtetet
dhe Kombet e Europes po pergatiten me programe konkrete per daljen nga kjo
krize, ndersa ne merremi me pune sekundare. Edhe neve na duhen programe
kombetare, per te dal nga kriza, qe te mos gllaberohemi nga armiqet, sepse ne
forma te ndryshme kane gjetur bashkepunetor ne mesin tone apo ne nje menyre po
i ndihmojme edhe ne.
Rreziku
qendron pezull per Shqiptaret, kemi mbetur ne udhekryq, ku shume rryma
ideologjike, politike, fetare, po na rrahin me kamxhik te roberise, ndersa ne
po flejme dhe po rrahemi ne mes veti. Deri kur me!?.
Me
ne fund: i respektoj intelektualet, politikanet, kleriket, punetoret, te gjithe
ata shqiptare qe ne rend te pare e vejne Kombin dhe Shtetin, pastaj te tjerat
vijne me radhe.