Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Shën Nënë Tereza ‘’një urë që na lidhë’’
E diele, 14.01.2024, 09:00 PM
PORTUGALIA SHTET MIK I KOSOVËS DHE SHQIPTARËVE
SHËN
NËNË TEREZA “NJË URË QË NA LIDHË”
Nga
Frank Shkreli
Marrëdhëniet
midis Republikës së Kosovës dhe Portugalisë e kanë zanafillën kur Aleanca
Euro-Atlantike Perëndimore vendosi të sulmonte Serbinë në Mars të vitit 1999,
atëherë kur Portugalia si vend anëtar i NATO-s ndihmoi në sulmet ajrore kundër
Serbisë dhe më vonë Lisbona dërgoi trupa ushtarake si pjesë e forcave të
Nato-s, për ruajtjen e paqës në Kosovë. Marrëdhëniet midis dy vendeve u
zyrtarizuan pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt,
2008, kur Portugalia njohu, zyrtarisht, shtetin e pavarur të Republikës së
Kosovës në Tetor të vitit 2008 – njëra prej shteteve të para që bëri një gjë të
tillë.
Në
vijim, Lisbona ka vazhduar të tregojë interesimin e saj miqësor për Republikën
e Kosovës edhe në nivel ndërkombëtar, sidomos gjatë mandateve të saja si
kryesuese e Presidencës së Bashkimit Evropian, në periudha kritike për të
ardhmen e Kosovës – sidomos gjatë fazës së bisedimeve përfundimtare në vitin
2007, që çuan më në fund në bashkrendimin e qëndrimeve evropiane për Pavarësinë
e Republikës së Kosovës, në Shkurt të vitit 2008.
Sipas
Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lisbonë, lidhjet miqësore midis dy
vendeve janë çimentuar gjatë viteve: rreth 7000-ushtarë portugezë kanë shërbyer
në Kosovë, përfshirë një numër të konsideruar zyrtarësh e diplomatësh në
misionet europiane dhe ndërkombëtare. Ky numër i madh dinamik po afirmon
gjithnjë e më tepër lidhjet dhe marrëdhëniet dypalëshe duke u shënërruar kështu
në një urë ndërnjerëzore, kulturore dhe ekonomike bashkëpunimi. Këto janë,
njëherësh, edhe themelet e marrëdhënieve tona të së ardhmës, thuhet në portalin
e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Portugali. Marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis Prishtinës
dhe Lisbonës pasqyrohen edhe nga vizitat e nivelit të lartë midfis dy vendeve,
përfshirë vizitën e 16 Nëntorit, 2023 – e dyta vizitë e Presidentes së
Republikës së Kosovës, Zonjës Vjosa Osmani në Portugali – vizita e parë e
Presidentes Osmani në Libonë ishte në Tetor, 2021.
Vizita
e dytë zyrtare dy javë më parë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Zonjës
Vjosa Osmani në Portugali, ishte një provë tjetër e lidhjeve dhe një
partneriteti të veçant midis Prishtinës dhe Lisbonës – një pasqyzrim i një
thellimi të këtyre marrëdhënieve të forta e miqësore diplomatiko-politike,
midis dy vendeve. Portugalia, si një
vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian, vazhdon të jetë një zë i
fuqishëm në favor të çeshtjeve në interes të Republikës së Kosovës, në nivelin
evropian dhe atë ndërkombëtar, përtej Evropës.
Në
kuadër të vizitës në Portugali, dy javë më parë, Presidentja e Republikës së
Kosovës, Vjosa Osmani vlerësoi lartë marrëdhëniet e përgjithëshme midis
Republikës së Kosovës dhe Portugalisë, duke thenë se “potenciali i këtyre
raporteve, në fusha të ndryshme, është i jashtëzakonshëm”. E para e Republikës së Kosovës, gjatë vizitës
së fundit në Lisbonë, është takuar me udhëheqsit më të lartë të Portugalisë,
përfshir Kryeministrin António Costa. Presidentja e Kosovës u prit edhe nga
Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa.
“Kosova dhe Portugalia kanë ndërtuar raporte të shkëlqyeshme, të bazuara
në vlera të përbashkëta”, është shprehur ajo për vizitën e zhvilluar dy javë më
parë në Portugali. Vizita e Presidentes Osmani përkoi me 15 vjetorin e njohjes
së Kosovës nga Portugalia dhe lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy
shteteve. “Ky është një moment i rëndësishëm dhe historik për të shprehur
mirënjohjen për shtetin dhe popullin e Portugalisë, për kontributin e dhënë
përgjatë viteve. Kjo mbështetje ka ndikuar shumë në avancimin e qëllimeve tona
parësore në rrugën e integrimeve euro-atlantike, forcimin e paqës dhe
stabilitetit rajonal”, ka theksuar Presidentja Osmani në takimin me Presidentin
portugez.
Zonja
Osmani vizitoi Lisbonën me ftesë të Web Summit, e shoqëruar nga delegacioni i
bizneseve të Kosovës në fushën e ICT-së, ku edhe mbajti një fjalim – një takim
ky i nivelit të lartë që në këtë fushë konsiderohet si një ngjarje kryesore e
teknologjisë në botë. “Teknologjia duhet të jetë gjithnjë në shërbim të
njerëzimit dhe jo ta mbizotërojë atë. Duhet të jemi gjithnjë e më të angazhuar
për të garantuar gjithë përfshirjen, diversitetin dhe etikën, në çdo hap të
këtij rrugëtimi transformative”, është shprehur Zonja Osmani.
Ndërkaq,
në kuadër të vizitës në Portugali -- në një provë të thellimit të mëtejshëm të
marrëdhënieve bilaterale – presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani
dhe Kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas përuruan shtatoren e Shën Nënë Terezës, e
vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë, Lisbonë. “Bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës,
Carlos Moedas, përuruam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Nëna Tereza. Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër
arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit
vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët. Le të shërbejë kjo statujë si një
kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi!”, është
shprehur Presidentja Vjosa Osmani me rastin e përurimit të Shtatoressë së Shën
Nënë Terezës shqiptare në Lisbonë të Portugalisë.
Pa
dyshim se edhe vendosja e statujës së Shën Nënë Terezës shqiptare në Lisbonë të
Portugalisë, në këtë moment të historisë, në marrëdhëniet e shkëlqyera midis
Republikës së Kosovës dhe Portugalisë -- është një vlerë e shtuar në
marrëdhëniet kulturore -- por jo vetëm -- dhe tepër miqësore midis këtyre dy
vendeve mike dhe një dëshmi e qartë i një marrëdhënjeje të mrekullueshme në
rritje e sipër midis Prishtinës dhe Lisbonës.
Presidentja
Osmani bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas, përuruan
shtatoren e shënjtores Shqiptare Shën Nënë Tereza
“Kjo
shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na
lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të
tjerët.” Vjosa Osmani
Presidentja
Osmani u prit në takim nga presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa
Në
15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte kënaqësi të takoj
sërish Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa. Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin
na afron angazhimi i përbashkët për paq;, stabilitet dhe progres të
vazhdueshëm, ka thënë Presidentja Osmani.
Foto-Kujtim
para statujës së Shën Nenë Terezes Shqiptare në Lisnonë të Portugalisë
Presidentja
Osmani duke marrë pjesë në WEBSUMMIT-in në Lisbonë.
Frank Shkreli
30/11/2023