Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Më në fund Shqipëria me Ambasador në Vatikan
E diele, 22.10.2023, 06:53 PM
“LEGATUM HABEMUS...” – MË NË FUND SHQIPËRIA ME AMBASADOR FUQIPLOTË NË VATIKAN
Nga
Frank Shkreli
Më në fund një
lajm i mirë: Aleluja! Sot me 21 tetor, 2023, nga oxhaku i Vatikanit doli tymi i
bardhë, duke njoftuar se,
“Sot, datë 21 tetor 2023, Ambasadorja Majlinda Frangaj
prezantoi Letrat Kredencaile Atit të Shenjtë Papa Françeskut. Ishte një takim i
ngrohtë e miqësor, ku Ati i Shenjtë u interesua për Shqiperinë në shumë
aspekte. Pas Takimit me Atin e Shenjtë, edhe takimi me Sekretarin e Shtetit të
Vatikanit (=Kryeminister) Hiresinë e Tij Kardinalin Pieter Parolin”, thuhet në
njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë pranë Vatikanit.Ambasada e Shqipërisë në Vatikan/Ambasciata di Albania presso la Santa Sede, 3h
Ka
disa vite që e kam ndjekur sagën e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Vatikanit
– e sidomos mos-emrimin e një Ambasadori Fuqiplotë nga Tirana zyrytare në
Vatikan për më shumë se 10-vjetë tani. Frank Shkreli: Në 30-vjetorin e mardhënieve Shqipëri-Vatikan, karrigia e ambasadorit fuqiplot të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë është ende bosh, që prej 8 vitesh | Gazeta Telegraf
Në të vërtetë,
gjatë gjithë kësaj periudhe të mungesës së një ambasadori Fuqiplotë të Shqipërisë në Vatikan, autoritetet
shqiptare nuk kanë dhënë asnjëhër ndonjë shpjegim se pse ky boshllëk në
marrëdhëniet e Shqipërisë me Vatikanin, megjithë marrëdhëniet e mira që
pretendohej se ekzistonin midis tyre.
Madje, me sa dijë
unë, as Kisha Katolike Shqiptare nuk ëshë prononcuar zyrtarisht në lidhje me
këtë mungesë në marrëdhëniet dypalëshme Shqipëri-Vatikan, me përjashtim të Imzot Gjergj Meta i cili
ka komentuar, me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve midis Tiranës dhe
Vatikanit, mungesën e një ambasadori të Shqipërisë në Vatikan, qysh prej
vitit 2013, “…si diçka që nuk na bën fort nder ne si shtet, duke qenë se
Vatikani, vazhdimisht, ka sjellë ambasadorë në Shqipëri dhe ne pra, prej disa
vitesh nuk kemi ambassador në Vatikan”, është shprehur Imzot Gjergj Meta,
Ipeshkëv i Rrëshenit.
Është gjithashtu
interesant fakti se, të pakën deri tani, në këtë kohë që po shkruja akëta
rreshta, nuk shoh asnjë njoftim për këtë emrim nga Ministria për Evropën dhe
Punët e Jashtme e Shqipërisë dhe as ndonjë burim tjetër nga Shqipëria. Unë nuk
e di se ku qendron arsyeja dhe pse kjo heshtje, jo vetëm tani, por për një
dekadë tani në lidhje me emrimin e ambasadorir Fuqiplotë të Shqipërisë në
Vatikan. Njoftimin për emrimin e Ambasadores së re të Shqipërisë pranë
Vatikanit, Majlinda Frangaj e lexova tek portali Ambasadës së Shqipërisë pranë
Vatikanit dhe në faqen e lajmeve të Radio Vatikanit, sipas të cilës, “Papa Françesku
priti në audiencë, sot paradite, në Pallatin Apostolik, në Vatikan, Zonjën
Majlinda Frangaj, Ambasadore e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, me rastin e
dorëzimit të Letrave Kredenciale.”
Me këtë rast,
Ambasadorja e re e Republikës së Sipërisë pranë Vatikanit u shpreh për
programin shqip të radio Vatikanit duke thenë se: “Jam shumë e nderuar që jam
emruar ambasadorja e re e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Për
mua, kjo detyrë nuk është vetëm fillimi, pore dhe vazhdimësi e një angazhimi që
kam përsipër si e ngarkuar me punë e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së
Shenjtë. Gjataë mandatit si e ngarkuar me punë, jam angazhuar nepërmjet
konferencave të bëjë të njohur vendin tim, historinë, kulturën, vlerat edhe ao
të lashta, si dhe vëllazërinë fetare që është baza e bashkjetesës vëllazërore
në Shqipëri. Në këtë angazhim kam gjetur bashkpunimin maksimal nga autoritetet
më të larta të Selisë së Shenjtë dhe gjithashtu edhe nga ambasadorët e vendeve
të tjera të akredituar në Vatikan. Në këtë rol, kam orgnaizuar vizita të shumta
të personaliteteve të vendit tim në prani të Shënjtërisë së Tij Papa Prançeskut
dhe kam pasur privilegjin që të sjellë në praninë e Papës, përfaqësues të
popullit tim dhe besimeve të ndryshme fetare të Shqipërisë. Detyra e re që pata
nderin të merrja nga qeveria shqiptare, përfaqëson për mua një angazhim të
ripërtërir ndaj vendit tim dhe të Selisë së Shënjtë, duke u përpjekur për të
zhvilluar marrëdhënie gjithnjë e më frytëdhënse në nivelin kulturor, social dhe
fetar. Për mua është një rast emocioni i madh pasi kjo detyrë u njoh nga vet
Papa Françesku, i cili ka treguar agjithmonë simpati dhe dashuri të madhe ndaj vendit tim, por
gjithashtu edhe ndaj meje si person. Gjithashtu jam mirënjohëse qeverisë
shqiptare që konfirmoi besimin që ndërkohë më kishte dhenë si e ngarkuar me
punë”, është shprehur Ambasadorja e re e Shqipërisë pranë Vatikanit, Majlinda
Frangaj, e cila sot ditën e shtunë, me 21 tetor i dorëzoi letrat kredenciale
Papa Françeskut në Vatikan.
Kush është Ambasadorja e re e Shqipërisë në Vatikan: Majlinda Frangaj është e diplomuar në
Shkenca Politike, me specializim në Marrëdhënie Ndërkombëtare (Università degli
Studi di Perugia). Më vonë mori një diplomë Master në Mbrojtjen Ndërkombëtare
të të Drejtave të Njeriut (Università La Sapienza, në Romë) dhe një diplomë
Master në Çështjet e Komunitare dhe Politikat e Inovacionit, me specializim në
Bashkëpunim Ndërkombëtar (Istituto Europeo per la Formazione e l'Orientamento,
Romë). Eksperte në të drejtën krahasuese
të feve si dhe në të drejtën islame dhe afrikane, në Universitetin e Perugias,
Fakulteti i Shkencave Politike, deri tani ka kryer detyra të ndryshme: gazetare
dhe producente në departamentin e programacionit; Sekretare e Parë dhe Konsulle
(2010 - 2012), Ministre Këshilltare dhe Konsulle (2012 - 2014), Ministre
Fuqiplotë dhe e Ngarkuar me Punë ad interim (2014 - 2015),
Ministre Fuqiplotë (2015 - 2017) Ministre Fuqiplotë dhe e Ngarkuar me
Punë ad interim (2017 - 2023) në Ambasadën e Shqipërisë pranë
Selisë së Shenjtë. (Sipas Radio Vatikanit në gjuhën shqipe)
Kujtojmë se
vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës
së Shqipërisë, në rang Nunciature apostolike për Vatikanin dhe Ambasade për
Shqipërinë, daton më 7 shtator 1991. Nunci i parë Apostolik
(Ambasador) i Selisë së Shenjtë në Shqipëri u emërua më 22 tetor të vitit 1991:
ishte prelati indian, imzot Ivan Dias, i cili më 18 dhjetor 1991 i
paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Tiranë.
Ndërsa Ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, i emëruar më
1993, ishte prof. Willy Kamsi, që i paraqiti Letrat Kredenciale Papës Gjon Pali
II më 22 prill 1993, tri ditë para vizitës historike të Atit të Shenjtë Karol
Wojtila në Shqipëri. Ambasadori i fundit i Republikës së Shqipërisë pranë
Selisë së Shenjë ka qenë Sh. T. Rrok Logu, i cili shërbeu nga shtatori i
vitit 2006, deri më 28 tetor 2013. (Burimi: Radio Vatikani shqip)
Ambasadorja
e re e Republikës së Shqipërisë, Majlinda Frangaj duke paraqitur Letrat
Kredenciale Atit të Shenjtë Papa Françeskut në Vatikan, 21 tetor, 2023
Me këtë rast, Ambasadorja e re e Shqipërisë në takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit (=Kryeminister), Hirësinë e Tij Kardinalin Pieter Parolin.