E diele, 28.04.2024, 10:40 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Papa Françesku në Mongoli, pritet nga Motrat e Shën Nënë Terezës

E diele, 03.09.2023, 07:50 PM


PAPA FRANÇESKU NË MONGOLI – PRITET NGA MOTRAT E SHËN NENË TEREZES

Nga Frank Shkreli

Papa Françesku arrijti të premtën në Mongoli, vizita e parë në historinë e papëve të Romës në atë shtete të Azisë, një vend ky pa dalje në det që, gjeografikisht, shtrihet midis dy fqinjëve të mëdhej, Kinës dhe Rusisë – dy shtete këto me të cilat Vatikani ka pasur dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të acaruara.

Papa Françesku u shpreh se po viziton Mongolinë – një shtet me një popullsi prej 3.5 milionë banorësh – për të inkurajuar komunitetin e vogël katolik në atë vend, prej jo më shumë se 1500 anëtarë të Kishës Katolike në Mongoli.

Duke folur me gazetarët për vizitën e tij në Mongoli, Papa Françesku u shpreh se është i kënaqur të vizitonte një vend si Mongolinë – ndonëse me një popullsi të vogël, por një popull me një kulturë të madhe, për të cilën “nevojiten ndjenjat që të kuptohet.”  Mongolia kuptohet, shtoi ai, vetëm me ndjenjat tona.

Sipas itinerarit të vizitës në Mongoli, Papa Françesku do takohet me udhëheqsit më të lartë mongolezë, përfshirë Presidentin dhe Kryeministrin

e vendit dhe do të mbajë një fjalim para elitës qeveritare dhe kulturore të Mongolisë, para se të takohet me ipeshkvijt, priftërinjtë dhe murgeshat  të cilët kujdesën për komunitetin e vogël katolik mongolez prej nja 1500-antarësh – në një popullsi prej 3.5 milonë banorë që ka Mongolia.

Kisha Katolike mongoleze ka një histori të re, jo më shumë se 25-vjet të themelimit të saj, pas shembjes së komunizmit në atë vend, dhe pasi liria e fesë u sanksionua në kushtetutën e re post-komuniste.  Me shembjen e komunizmit në atë vend, Mongolia dhe Vatikani kanë vendosur marrëdhënie diplomatike midis tyre dhe disa grupe misionarësh katolikë, përfshirë edhe – kush tjetër, por edhe Motrat e Shën Nenë Terezës, e kanë mbajtur gjallë këtë komunitet të vogël katolik në Mongolinë e largët.  Atje, motrat e Nënë Terezës, kujdesen për të moshuarit me aftësi të kufizuara, të pa strehët dhe persona të përjashtuar nga familjet e tyre dhe nga shoqëria.  Njoftohet se gjatë vizitës në kryqytetin Ulaanbaatar të Mongolisë, Papa Françesku do të inaugurojë një qëndër të re të drejtuar nga misionarët, për tu kujdesur për më të varfërit e Mongolisë.

Dëshmia e një murgeshe -- Salvia Mary Vandanakara -- Misionarët e Bamirësisë së Shën Terezës me Papa Françeskun, në Ulaanbaatar, Mongoli.

Kujdesi për fëmijët me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, ndihma për të sëmurët dhe të moshuarit e braktisur nga familjet e tyre, kujdesi për të pastrehët, për ata që nuk kanë ushqim për të ngrënë dhe ndihma për familjet e varfra dhe të flakura në mes të katër rrugëve. Këto janë veprat, në shërbim të Ungjillit dhe të popullit mongol -- sipas një lajmi nga Radio Vatikani -- që kryejnë çdo ditë Misionarët e Bamirësisë së Shën Terezës, në Mongoli. Motra e kjëtij urdhëri, Salvia Mary Vandanakara, u shpreh mëtej se, “Nëpërmjet këtyre veprave bamirësie – përpiqemi t’i bëjmë njerëzit të kuptojnë sesa të çmuar janë para syve të Zotit, me dëshirën e thellë për t’u rikthyer dinjitetin dhe vlerën e tyre njerëzore”. Motra Salvia Mary, përfaqësuese e Urdhërit të Shën Nenë Terezës, citohet nga Radio Vatikani të ketë thenë se ajo kishte mbërritur në Mongoli në vitin 1998, atëherë, "kur Kisha sapo kishte filluar të lëshonte rrënjë" në atë vend. “Duke iu kushtuar shërbimit ndaj të më të varfërve ndër të varfër, ne ndjemë se duhej të jetonim mes tyre dhe të provonim disa nga vështirësitë me të cilat përballeshin ata, si mungesa e ujit dhe e nevojave të tjera elementare”.

Jehona në median ndërkombëtare të takimit të Papa Françeskut me motrat e Urdhërit të Nënë Terezës gjatë vizitës së tij në Ulaanbaattar, Mongoli, përkon me organizimin në trojet shqiptare të Akademisë Solemne – “Manifestimi kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes” – që po shënon Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, në bashkpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) Shkup dhe drejtorin e saj, Skender Asani – manifestim ky që do të zgjasë deri më 5 shtator, në ditëfestën liturgjike të sajë.  Në këtë manifestim morën pjesë udhëheqsit më të lartë të Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani, pasi faleminderoi drejtorin Asani për këtë aksion domethënës, tha se Nënë Tereza mbetet hallka më e fortë  që mund të bëjë integrimin e brendshëm shpirtëror e kulturor të shqiptarëve. Ajo tha se si përfaqësues i udhëheqësve shtetërorë, është gjithmonë e gatshme për të mbështetur dhe për të kontribuar në nderimin dhe ruajtjen e trashëgimisë së figurave të ndritura si ajo e Nënë Terezës. Sipas saj, dashuria për njëri tjetrin ishte mesazhi më i rëndësishëm i Nënës Terezë.

Ky bredh, i mbjellë sot, simbolizon dëshminë e veprës së Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit, vullnetin e saj për t’i shërbyer atij. Nënë Tereza gjeti gjithmonë forcë që dhimbjen e saj, të popullit të saj dhe të të gjithë të vuajturve t’a kthejë në dashuri për njerëzimin, në vepër të përvuajtur në shërbim të të varfërve, madje, sikur thoshte vetë, në shërbim të më të varfërve, ndër të varfërit”, ka thenë me këtë rast, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Manifestimi kulturor-shkencor, “Drita e Gonxhes”, udhëtoi këto ditë për në Prishtinë. Drejtori i ITSHKSH, Skender Asani, me këtë rast, ka takuar Presidenten e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani, me të cilën mbollën një bredh, me origjinë nga farat e bredhit të shkatërruar të Nënës Terezë në Shkup. “Bredhi dedikuar Nënë Terezes simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. Shembulli i saj në shërbim të njerëzimit është modeli më i vyer, të cilin ne mund ta njohim”, ka thenë Skender Asani.

“26 gushti i sivjem na bashkoi sot në qendër të Prishtinës, në sheshin “Nënë Tereza”, pranë shtatores së Nënë Terezes, për të hapur manifestimin kulturor dhe shkencor “Drita e Gonxhes”.  Personi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu vdiq 87 vjeçare, më 5 shtator 1997, por figura e Nënë Terezës si Tereza e Kalkutës dhe si Shën Tereza, vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën, teksa fjalët e saj tashmë janë kthyer në postulate të sjelljes së shpirtrave njerëzorë mes tyre.” (Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, 26, Gusht, 2023

“Nga Ipeshkvia e Prishtinës, kemi nderin të bashkëpunojmë me Presidencën për njohjen, parqitjen dhe transmetimin e shpirtit të paqes të Shën Terezës, për të cilin bota ka kaq shumë nevojë. Dashuria e saj për vendlindjen, shqiptarët dhe mbarë botën është model jete për mbarë njerëzimin i cili duhet mbajtur mend jovetëm për disa ditë, por çdo ditë të vitit”, tha Dom Lush Gjergji i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë.

“Personi Anjeze Gonxhe Bojaxhiu vdiq 87 vjeçare, më 5 shtator 1997, por figura e Nënë Terezës si Tereza e Kalkutës dhe si Shën Tereza, vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën, teksa fjalët e saj tashmë janë kthyer në postulate të sjelljes së shpirtrave njerëzorë mes tyre”. Kryeministri Albin Kurti, Pprishtinë, 26, Gusht, 2023



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Po solidariteti i botës pan-shqiptare? Frank Shkreli: Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare kujtohet në ish-kampin e Tepelenës Frank Shkreli: Kur Gjergj Kastrioti trokiti në portat e Bashkimit Europian në Bruksel Frank Shkreli: Vizita e ardhëshme e Papa Françeskut në Kosovë Frank Shkreli: Pse jo, Republika e Dardanisë!? Frank Shkreli: 150 vjet në shërbim të Zotit dhe të Kombit Frank Shkreli: Mohimi i së keqes - 35 vjetori i varjes në litar të Poetit Disident Havzi Nela Frank Shkreli: Dom Ndre Mjeda në sytë e nxënësit të tij, Mons. Dr Zef Oroshit Frank Shkreli: Vrasjet makabër të komunizmit në Shqipëri dhe shteti që ende nuk i ka dënuar, një njollë e zezë për kombin shqiptar! Frank Shkreli: “Flamuri i Arbërit” i Jeronim De Radës Frank Shkreli: Universiteti i Bernës në Zvicër vërteton deklaratën e At Gjergj Fishtës Frank Shkreli: Mirënjohje për jetë e mot për Kongresistin Eliot Engel Frank Shkreli: Karrigia bosh e Kosovës në Tiranë dhe muri shqiptaro-shqiptar Frank Shkreli: Zbrazja e trojeve shqiptare sot dhe rreziku i brendshëm aktual Frank Shkreli: Po me Oso Kukën e me malësorët çka kini?! Frank Shkreli: Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara Frank Shkreli: A ekziston më Besa shqiptare? Frank Shkreli: Adem Demaçi - E para është fjala e lirë Frank Shkreli: Thirrje për dorëheqjen e Josep Borrell! Frank Shkreli: Ish-Presidenti George W. Bush, mik i përhershëm i shqiptarëve!

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora