Speciale
Skender Jashari: Gjergj Kastrioti në Betejën e Nishit dhe Kisha e Tij në Rahovicë
E premte, 03.11.2023, 08:58 PM
Gjergj Kastrioti në Betejën e Nishit dhe Kisha e Tij në Rahovicë
Si
sot 580 vite më parë, më 3 nëntor 1443,
ndodhi Beteja e Nishit dhe 2-3 ditë më pas më 5-7 nëntor 1443, qëndrimi i
Gjergj Kastriotit edhe në Kishën dhe Manastirin e fshatit Rahovicë
Nga
Skender Jashari
Më
1 janar 1443, Papa Eugjeni IV, publikoi
një enciklikë me të cilën shpallte Kryqëzatë, që thërriste vendet Europiane dhe
kërkoi nga kleri katolik që taksën e të dhjetave ta dislokonin për të financuar
fushatën ushtarake.[1]
Ky organizim mori përkrahje të gjerë në vendet Europiane, përfshirë edhe të krishterët
e Ballkanit,[2]
e që më 22 korrik 1443, mbreti Vladislav III filloi fushatën ushtarake kundër
Perandorisë Osmane, nga qyteti Buda me 35.000 ushtar.[3]
Forcat e tilla, marshuan nëpër Ballkan për 4 muaj nga shtatori 1443 deri në
janar 1444.[4]
Edhe Gjergj Arianiti i sulmoi në shtator 1443 forcat Osmane, duke çliruar shumë
pjesë të Arbërisë, ku iu bashkuan edhe Gjiin Zenebishi, por në afërsi të qytetit
të Kosturit u sulmuan dhe u shpartalluan nga forcat osmane.[5]
Beteja
e Nishit dhe afër Kunovicës, në vetëvete ka 5 beteja të ndryshme, ku Janosh
Huniadi e sulmoi garnizonin Osman në Nish, duke e marrë kontrollin e qytetit, e pastaj duke u zhvillu edhe 3
beteja të tjera kundër ushtrive osmane, që shkonin në drejtim të Nishit.[6]
Forcat e 4 ushtrive osmane të shpartalluara, u baashkuan dhe ato ishin nën
komandën e Bejlerbeut të Rumelisë arbërorit Kasëm Pashës, Turhan Beut(
guvernator i Thesalisë), Isak Beut( sanxhakbe i Shkupit) dhe Gjergj Kastriotit.
Dy ushtritë kundërshtare ishin vendosur në dy brigjet e lumit Morava, kurse më 3
nëntor ushtria e Huniadit me rreth 10.000 ushtar kaloi lumin dhe sulmoi ushtrinë
osmane.[7]
Kasëm Beu u frikësu dhe filloi tërheqjen por kur pa se Huniadi kishte më pak
forca filloi kundërsulmin, por në momentin vendimtar Skenderbeu braktisi fushëbetejën,
duke i mbledhur kalorësit arbëror pranë vetes, duke shkaktuar edhe tërheqje të plotë
të ushtrisë osmane,[8]
kurse historian Osman e thotë që Alfonsi i Napolit e kishte nxitur Gjergj
Kastriotin për këtë plan.[9]
Historian thonë që Huniadi dhe Gjergj Kastrioti kishin marrëveshje sekrete për këtë
betejë sepse kishin kontakkte të shpeshta,[10]
ose që marrëveshjen e kishin bërë pak para betejës,[11]
apo gjatë betejës.[12]
Ashtu edhe Barleti thotë:”… Skënderbeu ua kishte bërë të ditur planet e veta
hungarezëve dhe se kishte vënë në dijeni më parë me anë lajmëtarësh Huniadin
për çdo gjë dhe e kishte grishur me dëshirë të madhe bashkë me fuqitë e tija. Sido
që të ketë ndodhur, unë nuk ngul fort këmbë për ta pohuar, sepse nuk e kam të
sigurtë. Por unë do të besoja këtë: se të gjitha janë kryer me llogarinë më të
madhe, mbasi edhe përfundimi i luftës, i cili është shpesh një gjykatës jo i
padrejtë i planeve, këtij mendimi ia jep votën.”[13]
Me atë rast Gjergj Kastrioti kishte përcjell me vëmendje myhydarin( sekretarin) e Sulltanit Reis Efendinë( të cilin e vrau bashkë me disa ushtar turq,[14] të mos i shkonte lajmi Sulltan Muratit II) që e shoqëronte Kasëm Pashën e të cilin e mori peng,[15] të cilin e detyroi t’ia lëshonte një ferman për ta emëruar subash të Krujës.[16]
Sipas
gojdhanava që janë përcjellur tek Shqiptarët katolik të Luginës së Preshevës, theksohet
datat 5-7 nëntor, por më shpesh theksojnë nëntorin 1443. Gjatë kthimit të Gjergj Kastriotit, gojdhanat
e popullit Shqipëtar (pra
Shqipëtarët katolik të Luginës së
Preshevës, ende e ruajnë Kujtimin
për të). Thonë që kaloi nga Gryka
e Somolicës nëpër
fshatrat në anën
perëndimore (pra rrëzë maleve të
Karadakut). Kampimi i Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij, u bë në fshatin Rahovicë, tek Kisha dhe Manastiri i Artilevicës, e që pastaj
u quajt nga
populli yn si Kisha dhe Manastiri
i Shën Gjergji (kurse serbët në shekullin XIX dhe XX filluan ta indentifikonin
si Shën Gjergjin e Kapadokisë e jo për Gjergj Kastriotin). Subkoshienca e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës (nënkupto Shqipëtarëve
katolik), deri më sot kujtojnë
“Gurin e Skenderbeut”, “Manastirin e Skenderbeut”( ndryshe manastiri i Rahovicës), “gjurma e kalit të
Skenderbeut”, “sofra dhe kampi i Skenderbeut”,
“kampi i ushtrisë së
Skenderbeut”,”rrugën e Skenderbeut”,
“Prroi i Markut” etj. Ndërsa anën e
djathtë të fshatit ndodhet Kisha e Artilevicës ( e sllavizuar Arhilevica). Koha
e ngritjes së kësaj Kishe Katolike, daton nga vitet
1400, edhe pse disa burime theksojnë ndërtimin e
saj 6 vite para lindjes së Gjergj Kastriotit. E që edhe kjo
Kishë ishte pjesë e
Manastirit të Hilandarit( që në shekullin XIV, përmendet në hartën
e Despotes Jevdokija dhe të birit të saj
Konstantinit). Manastiri i Hilandarit i njohur për
përkatësinë e tij dhe
lidhjen me Familjen
dhe me vetë Gjergj Kastriotin.
“Guri
i Skenderbeut” i cili ndryshe quhet Kacipupi, me rastin e qëndrimit
të Gjergj Kastriotit në fshatin Rahovicë, në majën
e
këtij shkëmbi, ishte “sofra e
Skenderbeut”( vendi ku ushqehej), ndërsa disa
metra më tej, në një
lëndinë në maje të këtij
shkëmbi, ishte emërtuar “kampi i
Skenderbeut”( vendi ku ishte vendosur
kampi i Skenderbeut).[17]
“Manastirin
e Skenderbeut”( ndryshe quhet Manastiri i Rahovicës), sot vetëm themelet kanë
mbetur. Një pjesë e
kalorsisë ( gojdhana jepte shifrën e 50
kalorsëve) së Skenderbeut, nën
komandën e një
kalorësi të quajtur “Mark” sipas gojdhanës, ishin vendosur
në këtë pjesë. Qëndronin
fshehur nga syri i
garnizonit Osman në
Tabanoc. Madje gojdhana e
identifikon vendin si “rrafshina
e Manastirit”, ku thuhej që
natën qëndronte kampi, kurse gjatë ditës
ai zhvendosej tek “Prroi i
Markut”, më saktë tek “Kodra e Shemtë”.[18]
Kjo njësi ishte si mbrojtëse dhe mbështetëse e Kampit
të Gurishtes. Si prej Gurishtes,
ashtu edhe prej Manastirit, tërësisht
shihet pjesa e Tabanocës( ku
ishte vendosur kampi Osman, po ashtu edhe pjesa
totale e “rrugës turke( xhades
osmane).”
“Gurishtja”,
vendbanim i lashtë iliro-dardan, por që në
Motin e Madh, ishte vendosur “Kampi i Ushtrisë së Skenderbeut.” Gojdhana
e jepë versionin, që gjatë
natës kampi vendosej
në Gurishte, kurse
gjatë ditës zhvendosej
anash saj deri afër Kacipupit.
Rruga
e Gjergj Kastriotit, ishte quajtur rruga nëpër të cilën Gjergj Kastrioti vazhdoi
rrugën për Kthim në Krujë. Sot
kjo rrugë quhet “rruga e Vrajës” apo
“rruga e Muhaxherëve.”
Rrugëtimi
i Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij, vazhdoi nga Gurishtja( Kampi i Ushtrisë së Gjergj
Kastriotit), duke ndjekur rrugën e
Gjergj Kastriotit, për të kaluar në pjesën e
sipërme të Preshevës( Preshevën e
Vjetër), pastaj për t’u ngjitur rrëzë
maleve të Norçës( N’orës, emërtimi i vjetër sipas gojdhënës), ku edhe
gjendet “Gjurma e kalit të Skenderbeut.” Kjo gjurmë,
interpretohej duke glorifikuar madhështinë
e kalit të Skenderbeut, i cili nga ai vend kishte
nisur vrapimin malit përpjetë, ku
në shkëmb edhe sot, shihet gjurma e patkoit. Rrugën e kishte
vazhduar për në Karadakun e
Llojanit( Kumanovës), prej nga
kishte shmangur ndeshjen
me garnizonin osman
të Tabanocës.
Historiografia sllave, i sllavizoi dhe tentoi t’i tjetërsoj
Kujtimet dhe Faktet për Motin e Madh, duke tentu shkëputjen
e Lidhjes së Shqipëtarëve të
kësaj ane me Skenderbeun. Mjafton të shikohet,
në Kadillëkun e Vrajës, ka dhjetra Kisha dhe Manastire të cilat janë
të emërtuara në emër të Shën
Gjergjit. Disa nga Kishat dhe Manastiret e Kadillëkut
të Vrajës, kanë qenë mikpritëset
e Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë
së tij, gjatë Kthimit për në Krujë. Mirëpo aludohet në Shën
Gjergjin e Kapadokisë( edhe ky me
prejardhje Ilire), kurse Shqipëtarët katolik
të kësaj ane e identifikojnë Shën
Gjergjin me Gjergj Kastriotin. Madje Lugina
e Preshevës( e më gjerë), pra edhe pjesa e Karadakut, njohin Shën
Gjergjin si “pajtorë” të tyre.
Më:
03.11.2023
Skender
Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin
komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi
i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] A.Serra, Shqipëria dhe Selia e Shenjtë në kohën e Gjergj
Kastriotit-Skënderbeut, faqe 16.
[2] A.Ermenji, Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë, Tiranë
1996, faqe 34.
[3] B.Bartók, János Hunyadi: preventing the ottomans from conquering
Western Europe in the Fifteenth Century (A thesis presented to the Faculty of
the U.S. Army Command and General Staff College in partial fulfillment of the
requirements for the degree Master of the Military Art and Science – Military
History),faqe 74.
[4] A.Vaccaro, Per una lettura dell’Albania medievale e delle guerre
antiturche nei Balcani, në: “Miscellanea di studi storici”, 16 (2009-2010),
Soveria Mannelli (Catanzaro), 2011, faqe 233.
[5] K.Biçoku, Skënderbeu, faqe 97.
[6] J.P.Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, faqe191; F.Sansovino,
Historia Universale dell’origine, et imperio de’Turchi, faqe250; T.Jaques,
Dictionary of Battles and Sieges [3 volumes]: A Guide to 8,500 Battles from
Antiquity through the Twenty-first Century. Greenwood: 2006, faqe 733; V.Talarico,
Vita di Scanderbeg, faqe 23; F.Pall, Skënderbeu dhe Huniadi, në: Konf. e dytë e
Stud. Alb., I, Tiranë 1969, faqe 76; A.Papo & G.Nemeth, – Giovanni Hunyadi
e Giorgio Castriota Scanderbeg. Da avversari ad alleati nella lotta
anti-ottomana, Giorgio Castriota Scanderbeg nella storia e nella letteratura
(Atti del Convegno Internazionale, Napoli, 1-2 dicembre 2005), A cura di: I. C.
Fortino – E. Çali, Università degli Studi di Napoli “L’Orientale”-Dipartimento
di Studi dell’Europa Orientale, Napoli, 2008, faqe321-345; ?. ???????, ??????
????? ????????? ? ?????? ????. ???????, 1994, faqe 281-282, 422; E. Bnb. Necati
Salim, Ikinci Kosova:1448, Istanbul: Istanbul askeri matbaasi, 1932, faqe 4;
K.DeVries & R.D.Smith,. Medieval Weapons: An Illustrated History of Their
Impact. Oxford: ABC-CLIO, 2007, faqe 203; R.Knolles, The Generall Historie of
the Turkes, faqe283; ?.?.???????????, ???????? ?????????? (??E????M?E??), faqe13;
?.Turcu?, I rapporti tra Iancu De Hunedoara e Scanderbeg nella storiografia
romena, në: Giorgio Castriota Scanderbeg nella storia e nella letteratura (Atti
del Convegno Internazionale, Napoli, 1-2 dicembre 2005), A cura di: I. C.
Fortino – E. Çali, Università degli Studi di Napoli “L’Orientale”-Dipartimento
di Studi dell’Europa Orientale, Napoli, 2008. faqe409-417.
[7] J.Pisko, Skanderbeg: Historische Studie, faqe 15; M.Sirdani, Në
shka fajiset Skanderbegu, në: Gjergj Kastrioti “Athleta Christi”, faqe 160.
[8] G.C.Saraceni, I fatti d’arme famosi successi tra tutte le nationi
del mondo, da che prima han cominciato a guerreggiare sino ad hora, Parte
seconda/Volume II, In Venetia, Appresso Damian Zenaro, M.D.C. (1600), faqe 425;
G.Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto, detto Scander-Begh, faqe17.
[9] M.Maksudo?lu, Historia osmane dhe institucionet, faqe 175.
[10] M.Bielski, Mbi Skënderbeun e Maqedonisë, Princin Shqiptar, faqe 24;
A.Papadopulo-Vreto, Compendio dell’istoria di Giorgio Castriotto soprannominato
Scanderbeg, principe dell’Albania, Volume I, Presso Agnelo Nobile:
Libraio-stampatore, Napoli, 1820, faqe 36-37; olberg, Gjergj
Kastrioti-Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori, në: Skënderbeu në
vendet nordike (Përg. Xhevat Lloshi dhe John Quanrud), Instituti për Studime
Shqiptare dhe Protestante, Tiranë: Vernon, 2018, faqe 91.
[11] C.Paganel, Histoire de Scanderbeg: ou turks et chrétiens au XVe
siècle, faqe 21.
[12] Murgu Anonim Rus, Rrëfim për Skënderbeun, Princin Shqiptar, faqe
28-29.
[13] M.Barleti, Historia e Skënderbeut, faqe69.
[14] J.C.L. Simonde De Sismondi,Storia delle Repubbliche Italiane dei
Secoli di Mezzo, Tom. X, faqe175; M.Barleti, Historia e Skënderbeut, faqe68-69;
G.Hammer, Storia dell’Impero Osmano, IV, 1300-1453, Venezia, 1829, faqe
460-461.
[15] F.Becattini, Storia ragionata dei Turchi, e degl’Imperatori di
Costantinopoli, di Germania, e di Russia, e d’altre potenze cristiane, faqe
95-96; F.M.A. de Voltaire, Essai sur l’histoire générale, et sur les moeurs et
l’esprit des nations, depuis Charlemagne jusqu’à nos jours, faqe 229-230; R.Knolles,
The Generall Historie of the Turkes, faqe283-284; Shih edhe A.Richer, Les
caprices de la fortune…, Tome III, faqe25; E.S.Creasy, History of the Ottoman
Turks: From the Beginning of Their Empire to the Present time, faqe 72.
[16] J.P.Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, faqe191; J.Pisko,
Skanderbeg: Historische Studie, faqe 15; W.J.Armstrong, Scanderbeg: Prince of
Albania, faqe 23; V.Talarico, Vita di Scanderbeg, faqe 23; E.Gibbon, The
history of the decline and fall of the Roman empire, Vol.XII, London 1802, faqe171;
G.Pallotta, Storia di Scanderbeg, Principe degli Albanesi, faqe 20; M.Sirdani,
Në shka fajiset Skanderbegu, Gjergj Kastrioti “Athleta Christi”, faqe 160.
[17] Duke shiku këtë “sofër dhe kamp të Skenderbeut”, shihet qartë që u hyjnizu Gjergj Kastrioti si një Mesi” Shpëtues” i Arbërisë.
[18] Kodra e Shemt- Kodra e Shembur. Besohet sipas gojdhanës, që kjo kodër është shembur shkaku i largimit të Ushtrisë së Gjergj Kastriotit.