Speciale » Alia
Lutfi Alia: Dinastia e Dukagjinëve (3)
E diele, 29.10.2023, 09:05 PM
Aleksandër – Leka
III Dukagjini
DINASTIA
E DUKAGJINËVE
PJESA
III
ALEKSANDËR
– LEKA III DUKAGJINI (1410 – 1481)
Nga
Lutfi ALIA, Siena – Itali
Aleksandër - Leka
III Dukagjini u lind në vitin 1410 në Ulpiana, kryqendra e dytë e Principatës
të Dukagjinëve. Shkollimin dhe formimin kulturor Leka III i mori në qendrat më
të zhvilluara të kohës si Ulpiana, Shkodra, Raguza, Roma, Napoli, Venecia dhe
Ankona, i bujtun në kushërinjtë e tij që kishin emigruar në vitet e para të
shekullit XV. Në Venecia Dukagjinët kishin mbiemërin Docaigni (Dokainji),
mbiemër i shprehur në italisht, ashtu si u modifikuan shumë mbiemëra
arbërorësh, kur erdhën në Mbretërinë e Napolit.
Në moshën rinore,
Leka III qëndronte krah të atit Pali II Dukagjini, nga i cili mësoi artin e
administrimit dhe të drejtimit të Principatës së madhe të Dukagjinëve, që
përfshinte trojet nga Lezha, në të dy anët e lumit Drin dhe Kosovën
perëndimore. Pas vdekjes të atit Pali II Dukagjini (1384 – 1446), Leka III mori
drejtimin e Principatës të Dukagjinëve. Rrëfehet se Leka III dëshironte të
martohej me Jerina Dushmanin, por ajo e kishte refuzuar sepse ishte lidhur me
Lek Zaharia, Zoti i Danjës. Si tregojnë Gjon Muzaka dhe Biemmi, në vitin 1445,
në martesën e Mamica Kastriotit me Karl Muzakë Topia, mori pjesë dhe Leka III,
i cili debatoi ashpër me Lek Zakaria dhe grindja përfundoi me duel, por u
ndërpre pa pasoja, me ndërhyrjen e Gjergj Kastriotit. [Giovanni Musachio, La
breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi, 1510, p. 298]
Dështimi i
martesës me Jerinën dhe dueli me Lek Zaharia, në vitin 1447 e nxitën Lekën III
të organizoi vrasjen e dy kundërshtarëve Leka Zakaria dhe Bozhdar Cernoviçi.
Në vitin 1447 Leka
III Dukagjini u martua me Teodorën, motra e vogël e Gjon Muzakës të Beratit.
Nga kjo martesë nuk patën femijë. Pasardhësit e familjes Dukagjini in Itali dhe
ato që u vunë në shërbim te Perandorisë Turke në fakt janë fëmijët e adaptuar nga Pali II dhe sidomos nga vetë Leka III
dhe ishin fëmijë të mbetur jetimë pas vdekjes të prindërve në luftimet kundër
pushtuesve turqë. Pas pushtimit të trojeve arbërore nga Perandoria Osmane, disa
nga fëmijët e adaptuar të Lekës emigruan në Venecia dhe në Mbretërinë e
Napolit, ndërsa disa të tjerë u konvertuan në fenë islame dhe hynë në shërbim
të Perandorisë Osmane.
Në vitin 1448,
Skënderbeu dhe Nikolla II Dukagjini sulmuan Danjën dhe Shkodrën, që ishin në
zotërim të Venedikut. Në takimin e Skenderbeut dhe Nikolla II Dukagjinit me
përfaqësuesit e Venedikut dhe firmosjen e paktit të paqes, nuk mori pjesë Leka
III, madje i vazhdoi qëndrimet kundër Venedikut, konflikte që u theksuan në
vitin 1456, lidhur me pretendimet e të dy palëve për zotërimet e trojeve rreth
Shkodrës. [Marin Barleti: Rrrethimi i Shkodrës, Përkthyes H. Lacaj,
Tiranë 1982, faqe 47 - 68]
Në komplotin e
Krrabës të vitit 1452, por që dështoi kundër Gjergj Kastriotit, përflitet se
ishte i organizuar nga Leka III. Po atë vit, në një takim në Durrës, Leka III
pajtohet me Skenderbeun, pas kontradikatëve lidhur me pushtimin e Danjës dhe
konflikteve me Vendikun, që pretendonte trojet e Dukagjinëve.
Breksamus, mik i
ngushtë dhe diplomati i Leka III Dukagjini, në vitin 1454 e përfaqëson Lekën III
në oborrin e mbretit Alfonso V i Napolit. Në vitin 1458, në marrëvshjen e
miqësisë të mbretit Alfonsi V me Dukagjinët, të nënshkruar nga Breksamus me 21
tetor 1458, Alfonsi i akordon Lekës III një pension vjetor me 300 dukate.
Në vitin 1458,
Leka III pushtoi kështjellën e Shatit, që kishte kaluar në zotrim të Venedikut,
por Skënderbeu nuk e miratoi këtë veprim, ndërhyri me forcat e Lidhjes dhe ia
riktheu Venedikut. Këto rrethana ndikuan në paknaqësinë dhe ftohjen e
mardhënieve të Lekës III me Gjergj Kastriotin.
Në vitin 1458,
turqit pushtuan Prizrenin, qendra tregetare dhe kulturore e Principatës të
Dukagjinasve dhe në vitin 1459 pushtuan dhe shkatërruan Ulpianën, që ishte
kryeqendra e Dukagjinasve në Kosovë. Në nëntor 1462, turqit pushtuan trojet
verilindore të Principatës të Dukagjinëve dhe krijuan Sanxhakun e Dukagjinit.
Në këto rrethana
Leka III u strehua në trojet malore të Principatës, ku ndërtoi kështjella të
reja dhe forcoi ato ekzistuese, për të përballuar sulmet e ushtrisë turke.
Në vitin 1463 Papa
Pio II e pajton Skenderbeun me Lekën III dhe nga kjo kohë Leka u lidh me
Skenderbeun dhe bëhet pjestar aktiv i aleancës kundër turqëve të formuar nga
Skenderbeu, Dozha i Venedikut dhe Cernoviçi i Malit te Zi.
N? dhjetor 1463, princi Leka III, dërgoi Fratin Eugenio Summa OFM,
Nunci dhe Ministri Proovincial i Françeskanëve në Arbëri, p?r t’iu prezantuar venecian?ve, kërkes?n e Lekës III, p?r strehimin n? Venecia t? familjes t?
Dukagjin?ve, n? rast se do t? rrezikohesh jeta e tyre prej sulmeve të vazhdueshme të ushtrisë turke.
Në vitin 1464 Papa
Pali II, me nje ferendae sententiae, e çkishëron Leka III Dukagjini,
duke e akuzuar se ishte pak i frymezuar nga feja kristiane. Autorë të huaj
mendojne se çkisherimi ishte i lidhur me Kanunin, që kishte kodifikuar dhe
shpallur Leka III.
Në vitin 1465,
gjate betejës të Sfetigradit, Leka Dukagjini, me një ndërhyrje të guximëshme me
luftëtarët e tij, i shpëtoi jetën Skenderbeut, që ishte i rrethuar nga një grup
i madh ushtarësh turq. Pas kësaj ngjarje Leka III fitoi besimin e Gjergj
Kastriotit, i cili e ngarkoi me detyrë të rëndësishme në repartet arbërore,
kështu në vitin 1466, e ngarkoi Lekën III dhe Nikel Moneta, në komandën e
13.000 ushtarëve arbërorë dhe të ushtarëve napolitanë kundër ushtrisë të
Ballaban Pashë Badera. Në betejën e zhvilluar kundër hordhive të Baallaban
Pashës, forcat e komanduara nga Leka III dhe Nikel Moneta dolën fitimtarë.
Në janarin e vitit
1468 Gjergj Kastrioti u prek nga malarja dhe nga gjendja shëndetësore e rëndë
nuk mori pjesë në betejën kundër forcave në Shkodër, andaj këtë detyrë ië besoi
Lekës III, i cili komandoi ushtrine arbërore në betejën e madhe e të egër
kundër turqëve në Shkoder. Leka e fiton betejen, duke i shkaktuar dëme të mëdha
pushtuesve turqë.
17 Janar 1468 vdiq
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu. Arbëria vajtoi humbjen e strategut ushtarak dhe
Zotit të Arbërit (Dominus Albaniae). Në vitet 1468 – 1469, Leka i III tentoi
t’i mbante të bashkuar princat e Arbërisë, madje u vu në krye të rezistencës
kundër pushtuesve turqë, që ato vite kishin vënë në zotërim trojet e Arbërisë
qendrore dhe jugore. Për të ruajtur zotërimet e Dukagjinëve nga pushtimi turk,
Leka III filloi traktativat me osmanët për një pakt armpushimi, por ky veprim u
kundërshtua nga Venedikun, që i kërkoi Lekës të ndërpriste bisedimet, madje i
bëri presion duke ia bllokuar pasuritë e tij në Shkodër. Pas vdekjes të Gjergj
Kastriotit, Venediku kërkoi të merrte në zotërim trojet e Arbërisë. Në fakt në
ato vite Venediku kishte marrë Durrësin, Lezhën, Shkodrën, Danjën dhe disa nga
kështjellat rreth tyre në trojet qendrore dhe veriore të Arbërisë, që ende nuk
ishin pushtuar nga Perandoria Osmane, por ata pretendonin të merrnin në zotërim
të gjitha Arbërinë. Leka III u pozicionua një ndër kundërshtarët më aktivë ndaj
kërkesave të Venedikut.
N? janar të vitit 1471, Progoni IV Dukagjini
dhe i vëllai Gjergji IV Dukagjini s? bashku me 200 mal?sor? u bashkua me turqit dhe u
konvertuan n? fen? islame. Ky veprim e revoltoi Lekën III, i cili ngarkoi Fra Eugenio
Summa, të shkoi dhe t’i bindi t? ktheheshin në familjen e tyre. Fra Eugenio e kreu me sukses këtë
mision, shkoi i takoi dhe i bindi të rikthehen në trojet e tyre dhe në fenë
katolike. Ky mision u vlerësua nga Papa Pali II, i cili e përgëzon Fra Eugen
Suma me një letër të gjatë, të botuar nga historiani arbëresh I. Parrino në
Acta Albaniae Vaticana. Një fragment të kësaj letre po e prezantoj në vazhdim:
PAULI PAPAE II
BREVIA
1471. I. 23
F. 90 (89)v.
Fra. Eugenio de Albania.
Progonus Dukagjini
et alii, qui catholicam fidem olim turpiter abdicaverant, fr. Eugenii cura, ad
eam una cum pluribus sociis redierunt; a Pontifice reconciliationem petunt.
F. 90 (89)v.
* Dilecto filio Eugenio de Albania ordinis minorum de observantia nuncupatorum
professo.
Dilecte fili
salutem etc. Jntelleximus progenum, domicellum ducahi (x) olim in XVI uel circa
sue etatis anno
constitutum, animi
quadam Lieuitate ductum Jnimico humani generis suadente vna cum nonnullis vasallis
suis subditis: ac alijs stipendiarijs suis: usque ad numerum ducentorum uel
circa ad Turchorum Tirannum confugisse, ac eundem progenunt cum Triginta ex
illis fidem catholicam, quam in suo regenerationis lauacro [f. 91 (90)r]
deuouerat a se adbicando Maumeticam sectam astantibus Turchis quampluribus et
sibi congratulantibus turpiter suscepisse, et tam illos abnegatos, qui tamen
una cum illis auxilium consilium: uel fauorem contra christianos prestiterunt
interfueruntque quod multi christiani interficerentur tua sollicitudine, cura
ac inductione ad cor reuersos fuisse de premissis ex intimis cordis penitentes
et cupere ad vnitatem: ac gremium sancte matris ecclesie redire..... Datum Rome
apud Sanctum Petrum ad XXIII Januari 1471, Anno 7.
[Ignatius Parrino,
Acta Albaniae Vaticana Res Albaniae Saeculorum XIV et XV Atque Cruciatam
Spectantia. Tomus I Acta Ex Libris Brevium Excerpta Colligens Citta Deu
Vaticano Biblioteca Apostolica Vaticana 1971, dokumenti 541, faqe 138]
Në maj të vitit
1474, forca të mëdha turke, të komanduar nga Sulejman Pasha rrethuan
kështjellën e Rozafës në Shkodër. Si shkruan humanisti venecian Giorgio Merula,
banorët dhe luftëtarët shkodranë, së bashku me forcat veneciane të komanduar
nga Antonio Loredan, i rezistuan heroikisht sulmeve të barbarëve osmanë. Në
ndihmë të mbrojëtësve të kështjellës shkoi Leka III dhe prijësi Gjon Gjurashi
Cernoviçi, të cilët i sulmonin pa ndërprerje trupat osmane dhe karvanet e
furnizimit të tyre, duke iu shkaktuar dëme të mëdha. Pas tre muaj rrethimi e
pasi pësoi humbje të mëdha, turqit u detyruan të heqin rrethimin e të largohen
nga Shkodra. [Giorgio Merula, Beellum Scodrensis, Venice, settembre 1474]
Në vitin 1477 Leka
III komandoi forcat e Arberit në mbrojtjen e Krujës, i rrjeshtuar në vijën e
parë të luftimeve, ku mbeti i plagosur rëndë, për çka u tërhoq dhe u strehua në
bjeshkët e principatës. Në vitin 1478, pas një rezistence të gjatë dhe heroike,
ra Kruja. Turqit i masakruan në masë robërit dhe banorët e Krujës. [Coriliano
Cepione. Delle cose fatte da M. Mocenico, Venezia 1570, p. 43]
Në korrik të vitit
1479 në rrethimin e dytë të Shkodrës erdhi vetë sulltan Mehmeti II. Pas sulmesh
të egra të forcave masive turke, megjithë rezistencën heroike të shkodranëve
dhe reparteve venedikase të komanduar nga Antonio Da Leçe, si pasojë dhe e
vdekjeve të shumta të banorëve dhe ushtarëve të rrethuar të shkaktuara nga
murtaja, më së fundi më 28 korrik 1479 Shkodra ra në duart e pushtuesve turqë.
Rreth 1600 banorë dhe luftëtarë arbërorë e venedikas që shpëtuan, u falën nga
turqit dhe u lane të lirë të largohen me varka nëpërmjet Bunes, të cilët
zbarkuan në Venecia, ku u vendosën përgjithmonë. [Marin Barleti: Rrrethimi i
Shkodrës, Përkthyes Henrik Lacaj, Tiranë 1982, faqe 47 - 68]
Viti 1479 është
viti i fatkeqësive të madhe për Arbërinë heroike. Pasi ranë Kruja dhe Shkodra,
dy bastionet e fundit të rezistencës, Arbëria u pushtua dhe u vu nën diktatin e
pushtetit të Pernadorisë Osmane. Më 24
janar 1479, ambasadori i Venedikut në Stamboll Tomaso Malpiero dhe Sulltan
Mehmeti II firmosën pushtimin e Arbërisë nga Perandoria Osmane, më 24 prill
1469 marrëveshje u ratifikua nga Dozha i Venedikut. [Topkapi
Sarayi Ar?ivinde Fatih II – Sultan Mehmede Ait belgeler Belleten, 53, 1950, pp
49 – 56, dokumenti E9695].
Leka III, i
braktisur dhe i tradhëtuar nga venedikasit, u tërhoq në malet e pjesës veriore
të Principatës së Dukagjinit, ku bashkë me malësorët besnikë, vazhdoi
rezistencën kundër pushtuesve.
Deri në vitin
1481, Leka III ndërtoi disa keshtjella të reja, rindërtoi dhe rifortifikoi
kështjellat ekzistuese në thellësi të zonave malore të prinicipatës. Gjithashtu
ndërhyri energjikisht për forcimin pushtetit lokal dhe të unitetit të
malesoreve, që jetonin të lirë në këto zona të larta e të thella të
principatës. Në ato vite, Leka III kodifikoi dhe institucialinizoi sistemin
politiko – juridik popullor, që në vazhdim, u konsolidua e u transmetua brez
pas brezi si Kanuni i Leka Dukagjinit.
Në vitin 1481
dokumentohet shfaqia e fundit publike e Leka III Dukagjini, kur u kthye nga një
udhëtim në Raguza, ku shkoi për të krijuar një aleancë të re kundër pushtuesve
osmanë. Sipas gojëdhënave të malësisë, Leka III Dukagjini, para këtij udhëtimi
mblodhi një kuvend, ku bekoi lirinë e popullit dhe luftën për çlirimin e
Arbërisë dhe mallkoi pushtuesit turqë.
Në vitin 1481 vdes
Leka III Dukagjini, sundimtari i fundit i Principatës së madhe e të vjetër të
Dukagjinasve. Gojedhënat thonë se Lekën III e varrosën në një kishë të Malësisë
së veriut, por ende nuk është gjetur asnjë dokument, që të tregoi me preçizion
vendin e varrimit.
Leka III Dukagjini
është figurë historike tepër komplekse. Shumë kronista e historianë të mesjetës
kanë shkruar pa rezerva, duke e cilësuar komandant trim dhe i mençur (saggio
condottiero), madje pa rezerva mund të themi se renditet si figura e dytë
pas Skenderbeut. Paralel me këto vleresime të dokumentuara, janë edhe
gojëdhënat e popullit tonë, që e kanë ngritur në legjendë jetën dhe veprën e
Lekë Dukagjinit.
Leka III ishte
prijës i shkolluar, luftëtar e komandant trim, por dhe legjislatori i Kanunit
të Maleve dhe kjo është arsyeja bindëse, përse populli i dha emërin e tij,
madje dhe pasi kanë kaluar 5 shekuj, askush nuk i a mohoj këtë të drejtë, por e
transmetoi besnikërisht brez pas brezi, deri në ditët tona si Kanuni i Lek
Dukagjinit. Natyrisht Kanuni nuk është vepër vetëm e Lek Dukagjinit, por ai ka
meritën se mblodhi dhe sistemoi përvojën juridike të popullit tonë të shprehur me
ligje, norma dhe rregulla të trashëguara nga e drejta ilire, nga e drejta
romake, e drejta helene, e drejta bizantine, e drejta sllave etj, të cilat
ishin përshtatur me kushtet ekonomike, politike dhe social – kulturore të
popullit tonë. Kanuni i Lek Dukagjinit, si pjesë përbërëse e të drejtës
arberore, hyri në skenën historike në një moment shumë kritik të krijuar me
pushtimin dhe shtypjes nga Pernadoria Osmane, madje ligjet e Lekës ishin
kundërvënie ndaj ligjeve Perandorake dhe të Sheriatit, ishin elemente juridike
dhe etiko-morale, që garantonin unitetin dhe vazhdimësinë e kombit arbëror.
Historianët
shqiptarë dhe të huaj i kanë kushtuar vemendje figurës të Leka III Dukagjini.
J. G von Hahn
shkruan: “Leka Dukagjini është Zoti i këtij vendi dhe njëkohësisht dhe
legjislatori i tij. Ai ka kodifikuar Kanunin, pra ka shkruar dispozitat
ligjore, rregullat e normat, mbi bazën e të cilave, ky popull jeton edhe sot,
jo vetëm në zonën e Dukagjinit, por në të gjithë malësorët në veri të lumit
Drin, madje ky popull quhet Lekë, në nderim të vepres së Lek Dukagjinit, që e
kanë hero kombëtar”.
Edith Durham
shkruan: "…. Leka Dukagjini duket se eshte një personalitet imponent,
që ka influencuar shumë në popull, aq sa shprehja “keshtu ka thene Leka”, ka
një force detyruese, më shumë se dhjetë komandamentet e Biblës, më shumë se
mësimet e Islamit dhe të Krishtërimit, më shumë se ligji i Sheriatit dhe i
Kishës, sepse të gjithë këto që përmendëm, ishin të detyruar t’i nënshtroheshin
Kanunit të Leka Dukagjini. Fama e Lekës në fiset malësore, që e ruajnë me
krenari dhe nder emrin e tij në këto territore, e ka kapërcyer dhe famën e
Skenderbeut”.
historiani Athanas
Gegaj, në veprën “L'Albanie et l'invasion turque au XV Siècle”, Paris
- 1937, shkruan: "Nuk ka dyshime, se Leka ishte një ndër pjestarët
më të njohur të familjes Dukagjini. Ai ishte shumë energjik dhe i fortë
fizikisht. Kishte luftuar kundër turkut. Leka Dukagjini kishte aftësi
organizative dhe ndofta ishte eksperti i legjislacionit të asaj kohe. Të
gjithe princat e Arbërit, e kane njohur dhe pranuar Kanunin”.
Historiani turk
Sülejman Külçe, në librin “Osmanli tarahinde Arnavutluk” (Izmir 1944)
shkruan: “Ligjet zakonore, normat morale e sociale te Kanunit te maleve
Shqiptare, jane kodifikuar nga Leka Dukagjini dhe jane ligje drakoniane”.
Whitaker shkruan “Leka
ishte personazh historik, madje mund të konsiderohet një gjysëm hero i traditës
albaneze. Herë tregohej i ashpër, herë mik i Skenderbeut. Leka kontribuoi të
rilindin ndjenjat kombëtare albaneze dhe ishte pjestar aktiv i luftës kundër
turqëve, duke u shndërruar në simbol të krenarisë popullore. Leka mbetet në
kujtesën popullore për veprën e tij dhe si legjislator i kanunit”.
Aleksander (Leka)
III Dukagjini (1410-1481) ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit-Skenderbeu
(1405-1468). Historia i njeh të dy princa trashëgimtar, që morën drejtimin e
principatave respektive: Në vitin 1446, pas vdekjes të atit Pali II, Leka ishte
sundimtari i Principatës të Dukagjinit, po ashtu dhe Gjergj Kastrioti, e
drejtoi Principatën e Albanisë nga viti 1443 pas vdekjes të atit Gjon
Kastrioti, i cili në vitin 1407 njihej nga Venediku me titullin “Dominus
Satis Potens in Partibus Albaniae”.
Principata e
Dukagjinasve përfshinte Shkodrën, Mëlesinë e Madhe, Kelmendin, Pultin, Shalën,
Pukën, Kukësin, Tropojen, Gjakovën, Pejën, Prizrenin, Prishtinën, Ulpianën.
Principata kishte dy kryeqendra, Ulpiana për trevat verilindore dhe Lezha per pjesen jug-lindore.
Principata e Dukagjinit nëpërmjet portit të Shen Gjinit, mbante lidhje
tregëtare me Vendikun, Mbretërinë e Napolit dhe Raguzën.
Principata e
Kastrioteve, kishte kryeqendër Krujën dhe përfshinte Dibrën, Matin, Krujën dhe
kështjellën e Rodonit në breg të Adriatikut. Porti i Rodonit ishte pika e
komunikimit dhe e mardhënieve tregëtare me Mbreterinë e Napolit, me Vatikanin,
me Venedikun dhe Raguzen. Durresi ishte në zotërim të Venedikut.
Lek Dukagjini,
ishte shkolluar, i formuar me kulturën humaniste të Rilindjes Europiane, pasi
kishte studiuar në Venecia, Napoli, Roma, Raguza, në Ulpiana dhe në Shkodër.
Gjergj Kastrioti
kishte studiuar artin ushtarak në Stamboll dhe kish bërë një karrierë të
shpejtë e të shkëlqyer si ushtarak, në oborrin e Sulltan Muratit.
Kur u themelua
Besëlidhja e Arbërit në Lezhë në vitin 1444, morën pjese aktivisht dhe princat
e Dukagjinit, fillimisht Pali II dhe Nikolla II Dukagjini e me pas i biri Leka
III Dukagjini, që luftoj përkrah Gjergj Kastriotit.
Pas vdekjes të
Gjergj Kastriotit (1468), Leka III Dukagjini, mori komandën e ushtrisë së
Arbërit, pikërisht në përiudhën me të veshtire të rezistencës antiosmane dhe
vazhdoi të luftojë deri në vitin 1481.
Kronistët dhe
historianët Dhimiter Frangu, Marin Barleci, Marin Beçikemi, Gjon Muzaka, qe
ishin bashkëkohës të Gjergjit dhe të Lekës, më pas G. Biemmi, Margherita
Sarroki, Simonetta de Muratori etj si dhe historianë e shkrimtarë të vonshëm si
Athanas Gegaj, Fan Noli, Naim Frasheri, Aleks Buda, Kristo Frasheri, Sabri
Godo etj, e prezantojnë Leka Dukagjini,
si nje kapedan trim, bashkëluftetarë dhe mik i Gjergj Kastriotit.
Megjithatë, mund
të them se humanistët dhe kronistët e shekullit XV, ashtu si dhe shkrimtaret e
vjetër e të rinj, kanë qenë pak dorështërnguar në përshkrimet e figurës të
Lekës III, duke e lënë pak sa në hije, pasi të gjithë ishin përqëndruar dhe
magjepsur nga figura e madhe e heroit kombëtar Gjergj Kastroti.
Vlen të theksohet
se disa historianë të huaj dhe më rrallë ndonjë shqiptar, ashtu si dhe ndonjë
shkrimtar, e kanë përfolur dhe deri diku dhe e kanë denigruar figurën e Lekës,
duke e prezantuar si kundërshtarë i Gjergjit.
Atë që nuk e bënë
kronistët, historianët dhe shkrimtarët, e ka bërë populli ynë, mentorët anonimë
popullor, që e kanë ngritur në piedestal dhe e kanë mitizuar, si figurë e
shquar e historisë të mesjetës arbërore.
Populli e don dhe
e nderon Gjergjin si princin trim, si strateg i shquar, si Zoti i Arbërsë,
madje e identifikojnë me Shen Gjergjin, ndërsa Lekën III, populli ynë e trajton
princ engjëllor, mentor, personifikim i drejtësisë, legjislator i të drejtës
Arbërore, që e la trashëgim në Kanunin – kodin legjislativ, që i shërbeu
popullit tonë për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar. Për këto
merita, populli ynë prej 6 shekujsh, e njeh Kanunin me emrin e Leka Dukagjinit.
E drejta arbërore,
apo Jus Albaniense, kishte forcë vepruese, jo vetëm në Principatën e madhe të
Dukagjinit me kanunin e Lekës, por dhe në Nëntë Malet e Gegënisë, në Dibër, në
Toskëri, në Laberi e në Çamëri, pra në të gjitha trojet e banuara nga
arbërorët. Kanunet e trevavë arbërore janë ruajtur me dashuri e besnikëri,
pikërisht ligjet, rregullat e normat e tij, janë zbatuar me korrektesë nga
populli ynë, duke i shërbyer organizimit të jetës shoqërore, ekonomike,
ushtarake, kulturore, shpirtërore dhe në vetëqeverisjen e jetës në trojet
arbërore.
Në shekullin XV u
shquan shumë fisnikë arbëror, madje Gjergj Kastrioti dhe Leka III, ishin
shembull frymëzimi jo vetëm për popullin tonë, por dhe për popujt europianë.
Gjergj Kastrioti, Lek III Dukagjini dhe princat e tjerë arbërorë, i kishin
propozuar Vatikanit dhe mbretërive europiane, të krijonin një aleancë kristiane
kundër armikut të përbashkët Perandorisë Osmane. Në letrat derguar Papa Pio i
II, Gjergj Kastrioti shkruan: “Insieme dobbiamo difendere le radici
cristiane dell’Europa – së bashku duhet të mbrojmë rrënjët kristiane të
Europës”. Këto thirrje e propozime të Gjergjit, ranë në veshë te shurdhët,
pasi Europa u tregua egoiste, mendoj vetëm për interesat e saj. Populli ynë mbeti vetëm duke, luftuar heroikisht për 35 vjet në
mbrojtje të lirisë dhe të integritetit, por mbrojti dhe Europën nga pushtimi
Otoman, madje rezistenca e arbërorëve ndaj sulmeve të Perandorisë Osmane, ka
frymezuar lëvizjet patriotike dhe çlirimtare të shumë vendeve të Europës.
Poeti dhe
shkrimtari francez Teodor Agrippa d'Aubingé, në vepren "Les tragiques"
(1616), i propozon popujve europiane t’i kapërcejne e t’i lënë mënjanë ndarjet
mes tyre dhe të bashkohen dhe të bëjnë pajtim të përgjithshëm, duke zbatuar si
shembull modelin Albania në vitet 1444 – 1479, kohe kur mbizotëroi mençuria dhe
trimëria e Skenderbeut, kësisoj ai hodhi parullën: "Imitez Skenderbeg -
imitoni Skendrbeun”.
Në shekujt XVI -
XIX, shumica e shkrimtareve si Barleci, Beçikemi, Frangu, Xhiove, Biemmi, Longfellow, Ronsard, Montaigne, N Frasheri,
Fan Noli, A. Gegaj etj, që shkruan historinë e Skenderbeut, apo Christofer
Marlow me veprën “The true History of George Scanderbeg”, Margherita
Sarroki me poemen
“Scanderbeida” 1623; De Rada me “Skenderbeu i pafat” (1872-74), L. De Vega me “El principe Escanderbegh
(1627); A. Salvi me libretin e operas “Scanderbeg
(1718) te Vivaldit , ashtu si A. Houdar de la Motte me libretin e operas “Scanderbeg tragédie ilirique”, të
kompozitorëve Françoi Rebel dhe François Francoeur, evokojnë rezistencën
e arbërorëve kundër turqëve, si inspirim, si thirrje popujve europianë në
luftën për liri e pavarësi.
Kronistët dhe
historianët e mesjetes, i jane dedikuar me pasion vepres te Skenderbeut, Lek
Dukagjinit, Muzakeve, Araniteve, Mojsi Golemit, tradhetise te Hamzait etj, duke
evidencuar vlerat e gabimet e tyre, por asnjeri nuk ka guxuar të kritikoi
Republikën e Vendikut (Serenenissima), e cila nuk u bë aleate e vendosur e
arbërorëve, por përkundrazi e tradhëtoi shume here. Venediku perfitoi nga
Beselidhja e Lezhës dhe nga resistenza antiturke e ushtrisë të Arbërit e
komanduar nga Gjergj Kastrioti dhe më pas nga Leka III, por nga ana tjetër
ndërhynte me prapaskena dhe intriga, duke i shtyrë njeri kundër tjetri princat
e Arberit. Venediku i kundërvihej arbërorëve, sa herë i prekeshin interesat
tregetare dhe politiko-ekspansioniste, si veproi me Drishtin, me Danjën, me
Shatin, të cilat i shkëputi nga zotërimet e Lek Dukagjinit dhe nga aleanca me
Gjergj Kastriotin. Kur Vnediku nuk arrrinte të bente për vehte princat arbëror,
atëhere i shpallte armiq të krishtërimit, si vepruan kundër Leka III Dukagjini,
që disa herë u bë preja e politikës përçarëse të Venedikut.
Kur Venediku e
ndjeu nga afër rrezikun turk dhe pasi dorëzoi disa keshtjella në detin Egje dhe
në bregun e detit Jon, atëhere u afrua me Beslidhjen e Arbërit dhe i shpalli
luftë Perandorisë Osmane, por kjo ndodhi vonë, vetëm ne vitin 1463. Për kohë të
gjatë, Venediku bëri lojë të dyfshtë, nga një anë deklarohej aleate e Arbërisë,
here te tjera dilte kundër lidhjes së Arberit, si në rastin kur Dukagjinet
çliruan qytetin e Danias nga pushtuesit turqë. Venediku e kundërshtoj këtë
veprim të Lekës III, sepse kishte bërë marrëveshje të fshehtë me Pashain turk
të Shkodrës, për t’i sulmuar dhe pushtuar trojet e Dukagjinasve.
Pas viti 1463,
Vendiku u rradhit me koalicionin me Skenderbeun, me Lekën III dhe me Cernoviqin
e Malit te Zi e më pas dergoj disa ndihma në armatime dhe repartete ushtarësh
(mercenare), që u kaluan nën komandën e Leka III Dukagjini. Në këtë kohë,
vendikasit nuk i kursyen komplimentat dhe levdatat per Lek Dukagjinin, per
trimerine e tij dhe aktet heroike (gesta eroiche), qe kishte kryer duke
luftuar per krah Gjergj Kastriotit.
Aleanca me
Venedikun zgjati deri në mars të vitit 1479, kur Serenissima firmosi me
Sulltanin armepushimin dhe i a dorëzoi Arbërinë pushtuesve turq. Nga ky vit,
kronistët dhe historjanët nuk shkruajnë më për Leka III Dukagjini, Vatikani dhe
Venediku e harruan Lekën III dhe i braktisën arbërorët, por Leka III vazhdoi të
luftojë deri në fund të vitit 1481, viti kur vdiq, pasi u kthye nga Raguza.
Miti i Leka
Dukagjinit jetoi shumë shekuj, duke inspiruar ndjenja patriotike ndërmjet
malësorëve, që nuk e ndërprenë kurrë rezistencën ndaj Perandorisë Osmane, që
për të shuar rebelimin e malësorëve, kreu fushata të egra raprezaljesh me
vrasje në masë të banorëve. Leka III mbeti përherë në kujtesën e popullit si
kavalieri trim e bashkëluftëtari i Skenderbeut, si legjislatori i të drejtës
arbërore, që i u a la trashëgim bashkatdhetarëve, të cilët e ruajtën me
besnikëri deri në ditet tona si Kanuni i Lek Dukagjinit. Populli ynë e ka
shndërruat veprën e princit LekaIII Dukagjini, në një në legjendë, në një mit
të vertetë, duke e bërë të pavdekshëm.
Faik Konica
shkruan: “… At Shtjefem Gjeçovi punoj per Kanunin e Lek Dukagjinit, ose
vjetersitë greko-romake, pra me institutet e vjetra të Shqypnisë. Askush nuk
mund ta konkurojë At Shtjefen Gjeçovin, për zgjuarësinë dhe kompetencën
shkencore për Kanunin. Na tregójë një dorëshkrìm nj'a dymij faqesh,
studím i palodhur dhe i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të gjitha sa
kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të
cilat ngjan t'i kenë rrënjët shumë përtèj Kohës së Mesme”.
Hiresia e tij
Imzot Fan Noli shkruan: “Kanuni i Lek Dukagjinit, i mbledhur dhe i
kodifikuar nga At Shtjefen Gjeçovi, në realitet përfaqëson monumentin më të
rëndësishëm të kulturës shqiptare, i lindur gjatë Rilindjes Europiane dhe që ka
mbijetuar ndër shekuj, duke luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën e
popullit tonë, me gjuhën e të cilit është krijuar dhe është shkruar”.
Eqerem Çabej, në
vitin 1935, në veprën “Elemente të letërsisë dhe të gjuhes shqipe”, ndër
shkrimet e shumta të përfshira në antologjinë e vlerave letrare të zgjedhura
për nevojat e shkollës shqiptare, renditi dhe punime të At Gjeçovit, mes tyre
dhe disa njohuri themelore për Kanunin e Lek Dukagjinit.
Claudius
Schewering (1939), profesor i Fakultetit të Drejtësisë në Universitin e Münich
- Gjermani, shpreh publikisht opinionet e tij për Kanunin e Lek Dukagjinit të
mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi: “Kanuni i At Gjeçovit është një kontribut
me vlera të mëdha, një thesar i kulturës botërore. Kanuni i Lek
Dukagjinit është përmbledhje e të drejtës zakonore dhe e shumë ideve
interesante, ndofta më të vjetrit në Europë, andaj
duhet ta njohim se ç’ vlera të mëedha kulturore ruan kombi i vogël shqiptar”. Me këto deklarime për Kanunin e Lek Dukagjinit,
Schewering ka vlerësuar dhe nderuar kombin shqiptar dhe në veçanti autorin e
tij – legislatorin e dytë At Shtjefen Gjeçovi.
At Xhiusepe
Valentini, ndër studiuesit e njohur të albanologjisë, mbledhësi i shumë
elementeve të Kanunit, në veprën: “Il diritto delle comunità nella
tradizione giuridica albanese” (botuar në Firence në vitin 1956 nga shtëpia
botuese Vallecchi), shkruan: “At Shtjefen Gjeçovi na dha vlerat e padiskutueshme
të drejtes zakonore shqiptare dhe kësisoj na ndihmoi të kuptojmë mentalitetin
shqiptar. Pa At Gjeçovin, sot do të ishte e vështirë të imagjinojmë, si ka
mundur Kanuni i Lek Dukagjinit të rregullojë të gjitha aspektet e jetës
shqiptare".
Ndoc Kamsi
shkruan: “At Gjeçovi është shrimtari patriot dhe me vlera, intelektuali i
parë shqiptar, që i dhuroi popullit tonë një vepër të çmuar si Kanuni i Lek
Dukagjinit, vepër e të drejtës zakonore të popullit shqiptar”.
At Fulvio
Kordinjano shkruan: “… At Sh Gjeçovi, me veprën e tij madhore Kanuni i Lek
Dukagjinit, tregoi për vlerat historike dhe kulturore të popullit të lashtë
shqiptar”.
Giuseppe
Castelletti shkruan: “Me Kanunin e Lek Dukagjinit, At Shtjefën Gjeçovi na
dhuroi një monument të kulturës shqiptare”.
Ernesto Cozzi
shkruan: “Pa veprën e At Shtjefën Gjeçovit, do të kishim një boshllëk të
madh në historinë e popullit shqiptar”.
Salvatore Villari,
ne librin “Le consuetudini giuridiche dell'Albania nel Kanun di Lek Dukagjini”
(Roma 1940) shkruan: “Kanuni i Lek Dukagjinit është përmbledhje e të drejtës
zakonore nga më të vjetrit në Europë, i cili deshmon per vlera te medha kulturore te kombit shqiptar”
Ms. Hasluck,
Giuseppe Schirò dhe Witaker, shprehin opinione të njëjta për kanunin e Lek
Dukagjinit: "Pas nje trashëgimie të gjatë gojore, që fillon para dhe
vazhdon pas pushtimit turk, me kodifikimin që i bëri kanunit At Shtjefën
Gjeçovi, u njohëm me vlerat e modelit të normave dhe me tekstin historik, që
përfshinë bazat morale të shoqërisë shqiptare".
Federiko Patetta,
autori i hyrjes i botimit të parë në gjuhë italiane të Kanunit në Romë
në vitin 1941: “Codice di Lek Dukagjini - ossia Diritto consuetudinario delle
Montagne d’Albania”, thekson: “Kodi i Lek Dukagjinit, ose e drejta
zakonore e Maleve Shqiptare, i mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi, përmbledh
zakonet dhe ligjet e hartuara nga populli shqiptar si norma”.
Ndrek Pjetri, duke
vlerësuar punen e kujdesshme të At Gjeçovit shkruan: “… Kanuni u mblodh si
kokërrat e grurit, në një mjedis me varfëri të madhe. Kanuni ka shërbyer si
ligj, si mënyrë e jetesës e popullit shqiptar, ka qene tradita e jone juridike,
qe na pasqyron ne shqiptaret dhe fisnikerine tone si komb”.
Pandi Frasheri në
librin e tij “Famiglia albanese, fonte della civiltà Europea” shkruan:
“… Kur lexojmë Kanunin e Lek Dukagjinit, të mbledhur e të kodifikuar nga At
Sh. Gjeçovi, gjejmë institucione, ligje, rregulla e zakone themeloree, që të
mrekullojnë për ngjashmërinë perfekte dhe koincidencën me ato të Greqise dhe të
Romës antike dhe me traktatet ndërkombëtare të çdo kohe, madje dhe me këto
aktuale”.
Patrizia Resta,
autore e parathënies të botimit në gjuhën italiane: “Il Kanun, le basi morali e
giuridiche della società albanese”, Shtepia Botuese BESA, Lecce - 1997,
shkruan: “Kanuni i Lek Dukagjinit, është përmbledhje e ligjeve të drejtës
zakonore, të transmetuara gojarisht ndër shekuj, por që u be kod, vetëm kur u
shkrua nga At Sh. Gjeçovi, i cili është legjistlatori i vërtetë i traditës
jurdike të maleve shqiptare”.
Ismail Kadarè, në
një esse e përkufizon Kanunin e Lek Dukagjinit “Ius Albaniense”, konkluzion
që e bazon në lashtësinë, originalitetin, strukturën, specificitetin dhe ne
vazhdimesine historike të ekzistencës të kodit tonë të drejtës zakonore.
Shaban Sinani, në
një studim të dedikuar princit të perfolur Lek Dukagjini, shkruan: “… Kanuni
i kodifikuar nga At Shtjefen Gjeçovi, eshte një monument i kultures dhe i
historise te drejtes tradicionale te shqiptareve”.
Tonin Çobani, duke
analizuar Kanunin dhe per legjislatorin e pare Lek Dukagjini, shkruan: "Ne
vitet 1458-1481,kur Lek Dukagjini drejtonte kuvendet dhe këshillat e pleqeve
ndër male, u kodifikua dhe Kanuni, që ishte trashëguar brez pas brezi, si një
praktikë gjyqësore. Sentencat e transmetuara gojarisht si shprehje mentorësh,
janë të formuluara e të shprehura nga Princi Lek Dukagjini në formën e
sentencave juridike. Dhe pse Kanuni nuk ka qenë i shkruar, ka vepruar ndër
shekuj ne formen e një Common law anglez, deri sa u mblodh dhe u kodifikua nga
At Shtjefën Gjeçovi, në kapërcyell të shekullit XIX në shekullin XX".
Japonezi Kazuhiko
Yamamoto, në librin “The Ethical Structur of Homeric Society” (2002
Fukuoka), e ka studiuar Kanunin e Lek Dukagjinit me një dedikim të admirueshem
dhe gjatë analizës të koncepteve etike dhe morale si besa, nderi, buka,
mikpritja, gjaku, gjakmarrja, hakmarrja etj, konstaton se ato “Kane
ngjashmëri të çuditëshme me të drejtën zakonore antike japoneze e në veçanti me
filosofinë antike greke, me veprat e Platonit dhe të Aristotelit, pra me
konceptet etike të shoqerise greke pa autoritet shtetëror. Jo vetëm kaq, por
rezultojnë ngjashmëri me ngjarje të përshkruara nga Homeri në vepren e tij
madhore Iliada dhe Odisea., ashtu si dhe me ngjarje të tragjedive të Eskilit
dhe të Sofokliut”.
Prof Fabio Berti
shkruan: “Kanuni mbetet ende një mit, që evokon diçka misterjoze e të
panjohur, pasi në Kanun janë ngulitur mënçuria e moçme dhe irracionalizmi,
aktualisht në shume aspekte të çdukura, por nga ky libër na bëjnë t’i shikojmë
shqiptarët me një optikë tjeter, jo si nje popull i humbur dhe pa dinjitet, por
nje popull krenar, me hsitorinë e tij të gjate, me një bashkësi traditash me
vlera dhe jo ashtu si e prezanton padrejtësisht Gianni Amelio në filmin e tij
“Amerika”. Pra Kanuni i Lek Dukagjinit, i mbledhur nga At Shtjefën
Gjeçovi, është vepër monumentale, është pasuri e kulturës dhe e të drejtes
zakonore shqiptare, që pasqyron si është ndërtuar në shekuj tradita shqiptare”.
Prof Franko Belli
shkruan: “Kanuni i Lek Dukagjinit i transmetuar gojarisht gjatë shekujve, si
burim i vetëm i të drejtës shqiptare, që ka rregulluar jetën shoqërore të një
populli tëe martirizuar dhe pa ligje të tjera, u mblodh dhe u kodifikua në
fillimet e shekullit XX nga Ati Shtjefën Gjeçovi, madje ende mbetet i dukshëm
në jetën e shoqërisë shqiptare, në mënyrë të veçantë parimet etiko-morale, që
përbëjnë thelbin e Kanunit si besa, fjala e nderit, miku, vllazërimi, burrënia
etj.”.
Studiuesi Donato Martucci
thekson: “Me Kanunin e Lek
Dukagjinit, të mbledhur nga At Shtjefen Gjeçovi, Shqipëria ishte vënë përballë
jo vetëm kodifikimit të zakoneve, që e rregullonin jetën shoqërore, por më
shumë kishte kodifikuar strukturën etike dhe morale. Kanuni prezantonte një
sistem interpretimi dhe vlerash të një universi simbolik, që i respektonin të
gjithë, duke filluar nga individët, të cilët me këto vlera integroheshin në
shoqëri, ku bënin pjesë si anëtar të saj dhe seicili i prezantuar me
identitetin e vet”.
Anton Nikë Berisha në studimin mbi
Kanunin e Lekë Dukagjinit, në bazë të një analize të thelluar të kodit zakonor
shqiptar, sjell disa përfundime studimore të rëndësishme, duke theksuar: “Kanuni
i Lek dukagjinit ka qenë më shumë se një kod i thjeshtë zakonor nga se është
një thesar i pasur i vlerave etnike, kulturore dhe shpirtërore që ka ndikuar në
forcimin e identitetit dhe zakonet e shqiptarëve përgjatë shekujve; dëshmon për
vlera thelbësore etnike dhe kulturore që përcaktohen në Kanun si: mikpritja, besa,
nderi, burrëria e të tjera, të cilat janë përcaktuese në marrëdhëniet shoqërore
dhe përfaqësojnë trashëgiminë e qenësishme kulturore dhe shpirtërore të
shqiptarëve”.
Studiuesi
Timo Mërkuri, në analizën që i ka bërë “Parathënie” të At Gjergj Fishta në
veprën “Kanuni i Lekë Dukagjinit” i Shtjefën Gjeçovit botuar në
vitin 1933, thekson: “Meditimet e Fishtës kanë vlerë të dyfishtë, si një
vepër e përsosur letrare më vete dhe si një studim për një pasuri etnokulturore
të kombit tonë që të bën ta shohim Kanunin e Maleve me një sy tjetër pozitiv
për kohën kur funksionoi në ruajtjen e identitetit kombëtar, si dhe t’i shohim
shqiptarët si një popull që dhe në kushtet më të vështira të egzistencës së tij
ruante një shoqëri bazuar dhe të drejtuar me legjislacion dhe na mëson që të
vlerësojmë se : “Më mirë një ligj jo i përsosur, por që ruan identitetin
kombëtar se sa një shoqëri pa ligje”.
Nga ky vështrim i
përgjithshëm, rezulton se Kanun i Lek Dukagjinit eshte një vepër monumentale,
me frymëmarrje të gjere jurdike, etnokulturore dhe humanistike.Kanuni i Maleve,
apo e Drejta Arbërore-Shqiptare është vepër unikale dhe pse nuk ka qenë e
shkruar, fatmirësisht është transmetuar ndër shekuj i pa ndryshuar dhe
gjithmonë aktiv. Kjo kryeveper juridike dhe etiko-morale e të drejtës
shqiptare, tregon qartë mënçurinë dhe aftësitë e popullit tonë për ta
vetadministruar, vetorganizuar dhe vetqeverisur jetën e tij dhe për këtë qëllim
madhor, ka përdorur përvojën e tij juridike, kulturën, normat e veta etiko –
morale, që kanë mbijetuar me të gjitha vlerat deri në ditët e sotme, duke i
treguar botës se jemi një popull me kulturë të lartë e cilesore.
Sa me shume
kthehemi në historinë e vjeter iliro – arbërore - shqiptare, si në vitet e
pushtimit romak, gjatë sundimit bizantin, në vitet e pushtimit serb, në vitet e
errëta të pushtimit shumë shekullor turk, kuptohet qartë rendësia e të Drejtës
Arbërore-Shqiptare, forca vepruese, për të përballuar dhe konkuruar ligjet
drakoniane dhe shfrytëzuese të pushtuesve, sidomos ato të perandorisë osmane,
që synonin në nështrimin dhe shkatërrimin e identitetit tonë kombëtar.
Malesorët
shqiptarë ndër shekuj janë vetë-organizuar dhe kanë vetadministruar jeten e
tyre sipas ligjeve të drejtes zakonore, kësisoj kanë autokonservuar e mbrojtur
autonominë, pavarësinë dhe identitetin e tyre etnik e kulturor, gjuhën e bukur
e të lashtë shqipe, duke garantuar mbijetesën dhe identitetin tonë kombëtar.
E drejta arbërore
– shqiptare me Kanunin e Lek Dukagjinit dhe kanunet e trevavë të tjera, janë të
vetmet kode legjislative dhe etiko-morale, që funksionuan si e drejtë paralele,
madje dhe mbizoteruese mbi ligjet e Pernadorise Otomane, mbi Sheriatin dhe mbi
ligjet dhe te pushtuesve te tjere të mevonshëm, në ndryshim me vendet e tjera
ballkanike.
Kanuni i Lek
Dukagjinit, ka arrijt deri në ditet e sotme, sigurisht me modifikime të rralla
dhe shtresëzime të pakta, që i ka diktuar koha, por kryesisht ka mbetur i
pandryshuar, i trasmetuar besnikërisht nga tradita gojore, si thote Nietzsche,
i ruajtur si “tabelat e vlerave”. Kesisoj e mblodhi dhe e sistemoj At
Shtjefen Gjeçovi, duke na e prezantuar si pjesë integrale dhe monumentale e
historisë dhe e kulturës së lashtë shqiptare.