E enjte, 31.10.2024, 11:54 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Tragjedia e një familjeje

E premte, 18.08.2023, 06:53 PM


Tragjedia e një familjeje

Nga Kastriot Dervishi

Në foto është Hamit Arif Myrtja nga Shkodra (1944-1976) me bashkëshorten. Historia e familjes së tij është tejet tragjike. Punonte në ndërmarrjen e peshkimit në Shkodër. Nevoja ekonomike e bëri të kërkonte arratisjen nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

Mbrëmjen e datës 31.8.1976 vjen në ndërmarrje me gruan dhe tre fëmijët e tij. Iu lut rojes së ndërmarrjes ta linte të ikte se do kalonte kufirin. Kundërshtitë e rojes bënë që të përleshen dhe ta godasë me dru në kokë. Roja humb jetën. U nis ora 24.00, por për fatin e tij të keq filloi një shi e shtrëngatë dhe varka përmbyset. Gruaja dhe tre fëmijët e vegjël vdesin, ndërsa Hamiti del matanë. Nuk mjaftoi kjo por më 7.10.1976 autoritetet jugosllave e dorëzuan. U akuzua në bazë të neneve 64, 73/1 dhe 76 të Kodit Penal. E dënuan me vdekje, varje në litar dhe konfiskim të pasurisë. U var më 26.12.1976. Tejet i stresuar kërkoi ta vrisnin ballë për ballë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora