Editorial
Nikë Gashaj: Ndarja e Kosovës, opsion strategjik i Serbisë
E merkure, 12.07.2023, 08:44 PM
NDARJA E KOSOVËS, OPSION STRATEGJIK I SERBISË
NGA
NIKË GASHAJ
Ndarja e Kosovës është opsion i politikës strategjike serbe të cilin
Beogradi e mban në tryezë më shumë se tri decenie. Për ndarjen e Kosovës i pari
ka folur Dobrica Qosiq, i cili ndër të tjerat ka thënë: “Zgjidhja e
antagonizmit shekullor ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë mund të
gjindet në kompromis në bazë të së drejtës historike dhe etnike. Një kompromis
i tillë nënkupton të drejtën e shqiptarëve
në Kosovë për t’u bashkuar me Shqipëri, me territore në të cilat janë
shumicë. Ndërsa, Serbisë do t’i bashkoheshin territoret me shumicë serbe në
Kosovë.
Po përkujtojmë se Dobrica
Qosiq, më 2005. e ka publikuar librin në të cilin është përpjekur për
shpjegimin e ndarjes së Kosovës. Libri i tij është promovuar pothuajse, në të
gjitha qytetet e Sebisë. Kryetari aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si dhe të
gjithë të tjerët para tij, një ide të tillë politike mbi Kosovën e kanë
miratuar si strategji shtetërore. Andaj, Vuçiqi në vitet 2017 dhe 2018, haptasi
ka folur për përcaktimin e Kufijve Kosovë -Serbi, respektivisht për ndarjen e
Kosovës.
Për ndarjen e Kosovës,
udhheqësia politike e Serbisë për një kohë
gjatë ka bë përpjekje për kyçjen e Shqipërisë, por pa sukses. Më në
fund, sipas fjalëve të Sonja Biserko, kryetares së Komitetit të Helsinkit
të Serbisë, Beogradi në Tiranë e ka gjetur bashkëbiseduesin për realizimin e
një strategjie të tillë-për ndarjen e Kosovës, në një udhheqës të lartë të shtetit shqiptar i cili në
bashkëpunim me Aleksadër vuçiqin dhe Hashim Thaçin kanë
përgatitur planin për ndarjen e Kosovës. Për autorët e politikës të ndarjes së
Kosovës ka folur dhe ish - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Në lidhje për një plan të
tillë, në një intervistë, Vuçiqi është shprehur: gjithëçka ka qenë e dakorduar
ndërmjet përfaqësuesëve politikë serbë dhe shqiptar, por një shtet i fuqishëm
evropian e ka ndaluar një marrëveshje të tillë. Sipas tëra gjasave, ai shtet ka
qenë Gjermania, në krye me Kancelaren Angela
Merker.
Ballkani i
Hapur, dështim politik
Më 23. 12. 2019, në Novi Sad
u miratua iniciativa Mini Shengeni ballkanik. Në takimin e parë morën
pjesë Presidenti i Serbisë, Aleksandër
Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran
Zaev. Përfaqësuesit e kësaj Nismë kanë deklaruar se ajo do të ketë në “rëndësi
të madhe” për Ballkanin Perëndimor.
Me 29 korrik 2021,
funkëcionarët e lartpermendur e mbajtën mbledhjen e dytë në Shkup dhe e
riemertuan iniciativën “Mini Shengen” në “Ballkanin e Hapur”. Mirëpo, Kosova,
Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk i janë bashkuar nismës në fjalë. Për
Nismës “Mini Shengen”, respektivisht “Ballkanin e Hapur” kam shkrua në mënyrë
kritike në shumë mediume shqiptare, por dhe në ato sllave. Pra, kam qenë kundra
një iniciative të tillë, duke e vlerësuar atë si projekt të rrezikshëm politik për Kosovën dhe tërë rajonin
ballkanik, meqenëse nismëtari kryesor i saj, Aleksandër Vuçiq, në prapaskenën
politike, ka pasur ambicie dhe qëllim të realizmit të projektit nacionalist, të
ashtuquajtur “Bota Serbe”, apo “Serbia e Madhe” i cili do të destabilizonte
tëra vendet e rajonit ballkanik, por dhe më gjerë.
Ndër të tjera kam thënë se
çështje qëndrore për stabilizimin e rajonit ballkanik është vendosja e
normalizimit të plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, respektivist të njohjes së
tyre reciproke shtetërore, sepse pa stabilizim politik në rajon, nuk ka as
bashkëpunim të suksesshëm ekonomik. Përkundrazi, gjithë çka tjetër paraqet
gënjim apo mashtim politik për qëllime të politikës hegjemoniste të Serbisë.
Ajo që paraqiti befasi, çudi
dhe shqetësim ishte fakti se Shqipëria e pranoi këtë nismë të presidentit të
Serbisë Aleksandër Vuçiq pa marrëveshje me Kosovën, u rreshtua dhe u bë partner
i Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe pse një iniciativë e tillë kishte një
prapavijë të dëmshme politike për Kosovën, respektivisht, gjoja e normalizimit
të marrëdhënieve nëpërmjet të tegtisë së lirë, pa njohje shtetërore të Kosovës,
por si në kohën e ish-Jugosllavisë, si krahinë e Serbisë. Me fjalë të tjera,
Serbia kishte për qëllim të bënte manovra për legjitimin e një gjëndje të tillë
politike dhe për shtyrjen e njohjes së Kosovës. Ata është dashtë për ta ditur
shteti shqiptar, por dhe partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut që
kanë qenë në koalicion me ish kryeministrin, Zoran Zaev. Në anën tjetër, rajoni
nuk ka pas nevojë për iniciativë të tillë rajonale, kur dihet se të gjitha
shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të përfshira në procesin e Berlinit.
Procesi i Berlinit është
emri i procedurave të kombinuara të integrimit të vendeve të Ballkanit
Perëndimor drejt Brukselit, e nisur nga dëshira e Angela Merkelit, ish-
Kancelares të Gjermanisë, në vitin 2014., që Bashkësia Evropiane t’i kushtojë
vëmendjen më të madhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Serbisë,
Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit
të Zi.
Kryeministri i Shqipëris,
Edi Rama, nëpërmjet mjeteve të informimit, më 1. Korrik 2023, deklaroi se Iniciativa rajonale “Ballkani i
Hapur” ka përfunduar, dhe se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhen t’i
përkushtohen Procesit të Berlinit.
Sipas nënshkruesëve të
Inicijativës rajonale “Ballkani i Hapur”, Vuçiq, Rama dhe Zaev, ajo duhej të
mundësonte një qarkullim më të shpejt të mallrave, kapitali, njerëzve dhe
shërbimëve në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nuk u realizua. Iniciativa në
fjalë nuk pati asnjë arritje, por shkaktoi vetëm dëme në marrëdhëniet e
Shqipërisë me Kosovën dhe i shërbeu Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin
Kurti, kishte thënë më herët se nisma “Ballkani i hapur” më shumë i ngjan një
“Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa në nisme për treg të
përbashkët rajonal.
Në kuadër të “Ballkanit të
Hapur” Vuçiqi donte që Serbia të diktonte shumë gjëra dhe këtë do ta arrinte me
hyrjen e BeH dhe Malit të Zi, në këtë iniciativë, të cilat ai i kupton si
shtete serbe, që do të thotë “botë serbe” dhe Serbia do ta keqpërdorte atë inicijativë rajonale si
një vend më i madh në mesin e antarëve të saj.
Mud të supozohet se
kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marr një sinjal nga Brukseli për të
hequr dorë nga iniciativa “Ballkani i Hapur”. Po ashtu, situata e tensionuar në
Mitrovicën Veriore të Kosovës mes serbëve dhe organeve shtetërore të Kosovës
dhe KFOR-it, ishte një arsye e mirë që
Rama të shpallte se Ballkani i Hapur ka përfunduar, meqënse e kishte përmbushur
misionin e tij dhe se po vazhdonte t’i përkushtohej procesit të Belinit. Më
tutje, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në disa
raste ka thënë se ka rezerva për Ballkanin e Hapur. Prandaj, mud të konstatohet
se iniciativa rajonale e Ballkanit të Hapur ka dështua.
Përfundim: politika e
“Ballkanit të Hapur” është dëshmi e amatorizmit të pakuptueshëm të Ramës, Vuçiqit, Zaevit( dhe Pendarovskit)
nga Shkupi, të cilët një iniciativë të
tillë rajonale, e kanë mbrojtur për katër vitet e fundit pa asnjë projekt
studimor për kushtet e saj ekonomike dhe politike. Andaj, dështimi i politikës
të “Ballkanit të Hapur”, por dhe një sërie të politikave të tjera të gabuara në
vendet rajonale ballkanike në politikën e brendëshme dhe të jashtme, në rend të
parë, janë pasojë e krizës së politikës kuadrovike. Me fjalë të tjera, sot në
shekullin 21, në epokën e revolucionit shkencor dhe teknologjik, kur nga
Perëndimi deri në Lindje ka rreth 100
disciplina të shkencave politike, ndëra në anën tjetër, me keqardhje mund të
konstatohet se në vendet rajonale
ballkanike, me politikë kryesisht merren kuadrat pa asnjë arsimim politik,
dmth. kudra politikisht jokompetente.
Pikërisht për këtë arsye, si
dhe për shkak të kulturës së pazhvilluar politike demokratike, vendet rajonale
ballkanike kanë një rrugë aspak të lehtë për në Bashkimin Evropian.
Shtetet e Ballkanit
Perëndimor në mënyrë deklarative janë përcaktuar për integrime europiane. Por në
BE nuk hyhet nëpër rrugë shkurtore, sikurse mendojnë disa politikanë të
ballkanit. Por u duhet të përmbushin kriteriet e përcaktuara përkatëse
europiane. E gjitha ajo kërkon ekspertë të dëshmuar në teori dhe empiri, në
fusha të ndryshme të sistemit ekonomik, politiko-juridik, kulturor, etj. për
reformat thelbësore në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Njohjet politike tregojnë se
nuk është tejkalua ideologjia politike e viteve të 90-ta në Sërbi. Fjala është
për ide të njëjta dhe për gjëndjen shpirtërore mitologjike, por në një kohë dhe
rrethana plotësisht të ndryshme gjeopolitike. Pra ka të bëj me një mitologji
politike dhe ideologji, e cila gjithherë ka qenë e rrezikshme për paq dhe
stabilitet rajonal. Andaj, është i nevojshëm diferencimi i politikës mitologjike
dhe i asaj reale.
Ideja e Serbisë së Madhe
sikurse një sëmundje epidemike ekziston dhe mbijeton tashmë disa shekuj dhe se
gjithmon shfaqet në kohën kur për atë arrihen kushtet e volitshme. Ajo mund të
kapërcej dhe gjenerata, periudha të tëra, por kurr në të vërtet nuk shuhet apo
vdesë.
Një konkluzë të tillë më së
miri e vërteton dhe historiania e njohur serbe, Llatinka Peroviq, e cila
ndër të tjerat thotë: “Serbia është e lodhur nga luftërat për pushtimin e e
territereve të huaja. Brenda 125 vjetësh ajo ka luftuar për çdo 14 vjet... Sot,
kur një orientim i tillë do të duhej të jetë i zbrazur, bëhet e qartë se është
e nevojshme të ndryshoj ajo që quhet mentalitet. Mirëpo, parashtrohet pyetja: a
mund të ndryshoj fare mentaliteti serb? Unë e pranoj se vetë po përmballe
gjithnjë e më tepër me këtë pyetje, por akoma nuk kam përgjigje?!
(Autori
është antar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Diokles)