E premte, 01.11.2024, 12:17 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Krahina historike e Buzit ndez qirinjtë e isos me frymëz Hëne në Gjinokastër

E premte, 07.07.2023, 07:56 PM


Krahina historike e Buzit ndez qirinjtë e isos me frymëz Hëne në Gjinokastër

Nga Keze Kozeta Zylo

Këtë vit pata një vemendje krejtësisht të posaçme për të dëgjuar kur mundesha ose gjeja një shteg hyjnor për këngët dhe vallet folklorike në Festivalin e Gjinokastrës.  Natyrshëm i shihja dhe dëgjoja me nostalgji grupet folklorike të famshme dhe të reja që ngjiteshin në skenën tradicionale dhe të madhërishme të Gjinokastrës.

Bota e folkut shqiptar është e magjishme, është si Dielli dhe Hëna, ngase larmia shumëngjyrëshe e kostumeve, traditat shekullore ndezin edhe netët duke ndriçuar fort saqë disa fjolla dritëzash u panë dhe në sipërfaqen e mëndafshtë të Oqeanit Atllantik ku jetoj.

Ja psh dëgjova grupin e krahinës së Buzit që njihet aq shumë nga Tafil Buzi, ku një grup tjetër i Tepelenës nga Kalivaci i dashur me këngëtarin e mirënjohur Viktor Aliun i kënduan si Tafil Buzi Hane Hane. Kujtoj namin e një burri/ Kapedan o Tafil Buzi… Lot më ranë kur i dëgjova, u gëzova që iu këndojnë këtyre trimave të pashoq si Tafil Buz mustaqeziu që i vuri kufirin tek thana Perandorisë turke. Ai ishte udhëheqësi kryesor i kryengritjeve antiosmane në Shqipërinë e Jugut në vitet 1828-1847.  A e kuptoni se çdo të thotë që një djalë buzjot nuk i pagoi taksat nuk u bë skllav, mbrojti trojet e veta dhhe i dërgoi osmanet me bisht ndër shalë në Anadoll?  Hajde ta kuptoj brezi i ri që me siguri se kanë idenë kush ishte ky trim i pashoq nga Buzi i Tepelenës?

Në vitin 1968 Gjinokastra u konfirmua si streha e Folklorit, shtëpia ku gjëmonte kënga dhe vallja e Kombit.

Ja këtë ka dashur të thotë Poeti i dashur Pëllumb Aliaj në vargjet: “Do t'ja mar këngës  buzjoçe/ Kënga ime, kënga jote/ Kënga  labe, kënga toske/ Kuvende burrash vuloste”.  Janë vargje të një filozofie të thellë, vargje frymëzuese që ashtu si ndër shekuj me këngë burrash vuloste shpesh herë për fatet e Kombit.  Kjo këngë të sjellë ndërmend grupin e Velçës, Vlorë për Flamurin dhe  Ismail Qemalin si:  “Tundu, tundu, o Flamur,/ Përmbi shkëmb e përmbi gur! /Smaili të vuri vulë! /Aferim, o Smail Be/ Evropës rrotull i rè/ Flamurin në Vlor’ ngulè/ Smail Be, o diplomat/ Na e ngrite kokën lart!”

Po le të hidhemi tek kënga buzjote që nuk e di pse u dha e fundit në medie, por natyrshëm ne nuk mund te heshtim përpara zërave të polifonisë labe që me vibrimet e tyre aq të mrekullueshme dukej sikur ishin bashkuar bilbilenjtë dhe kanarinat tepelenase si Xhevairja dhe Margarita që ndezën qirinjtë në muzgun e kalasë si me frymëz Hëne…

Është kënga ku falet shpirti i artistit, i poetit, i marrësit, isombajtësve dhe ata ishin:

Marrës Margarita Pashaj, Xhevaire Allkushi, Kthyesi, Pëllumb Alia, Hedhës: Zylyftar Alia, Iso. Bashkim Brahimi, Agim Allkushi, Kostandin Goçi, Dajlan Shehaj dhe Pirro Nakaj.

Fuqia e zërit te tyre si me shpejtësi drite vetëtimë, është muzikalitet dhe ndjeshmëri e tejskajshme. Kënga labe është pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO dhe është quajtur Kryevepër e Njerëzimit.  Përgëzimet tona Pëllumb Aliaj dhe gjithë grupit tuaj simpatik që ecni ethshëm dhe ndritshëm në rrënjët e të parëve ashtu si në vargjet:

“Kush e mban kombin bashkuar/ Kënga jonë, këngë e bekuar/ Babai birit ia mësonte/ Mbretëreshë këngën e donte.

Urime Buzjotë të nderuar!

Në përjetësi mbretëroftë Folklori ynë Kombëtar!

Ps: Kënga e Grupi Buzjot së shpejti do të transmetohet në TV “Alba Life”, New York

6 Korrik, 2023

Staten Island, New York

______

Libra nga Kozeta:



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Bisedë me zonjushen Ema Hila, garuese për Miss Shqipëria 2023 Kozeta Zylo: Mbrëmje Gala dhe Paradë madhështore nga Rrënjët Shqiptare në 15-të Vjetorin e saj Kozeta Zylo: UÇK-ja në gjyqin e turpit të shekullit 21 Kozeta Zylo: Ambasadori Blerim Reka midis nxënësve të shkollës shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në New York Kozeta Zylo: Përçarja dhe mosmirënjohesit, Kanceri i shoqërise shqiptare Kozeta Zylo: Në Udhën e Shkronjave Shqip drejt Washingtonit Keze Kozeta Zylo: Një kurorë ulliri në kulturën kombëtare Kozeta Zylo: Çështja e Pazgjidhur Çame së shpejti në Kongresin Amerikan Kozeta Zylo: Gjenerali Clark u takua me komunitetin shqiptar në Staten Island Kozeta Zylo: Shqip nëpër gjithë Nju Jorkun dhe në Online nga Alba Life, Ambasador i Kombit Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx filloi vitin akademik Kozeta Zylo: Kujtojmë Martirët e Gjuhës Shqipe Kozeta Zylo: Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York Kozeta Zylo: Festivali i parë i shkollave Shqipe “Alba Life” New York Kozeta Zylo: Lamtumirë President Bujar Nishani! Kozeta Zylo: Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx Kozeta Zylo: Mark Gjonaj sjellë Gjergj Kastriotin në Bronx të Nju Jork-ut Kozeta Zylo: Bisedë me znj. Shukrije Ramadani, bashkëshorten e Heroit Agim Ramadani Kozeta Zylo: Trëndafila Maji për gratë, nënat dhe edukatoret nga Motrat Qiriazi, New York

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora