Kulturë
Kozeta Zylo: Bisedë me zonjushen Ema Hila, garuese për Miss Shqipëria 2023
E enjte, 29.06.2023, 07:35 PM
Bisedë me zonjushen Ema Hila, garuese për Miss Shqipëria 2023
Bisedoi
Keze Kozeta Zylo
Ema
Hila është një shqiptaro amerikane me banim në Florida. Ajo është 17-vjeçe dhe po merr pjesë në
Konkursin “Miss Shqipëria” 2023.
Si
një anëtare aktive e Diasporës natyrshëm ndihem krenare që këto bija
shqiptarësh dhe pse rriten në Amerikë shkojnë në rrënjët e tyre dhe nuk i
harrojnë kurrë.
Le
të ndjekim bisedën:
Zonjushe Hila sa vjeçe
keni ardhur në Amerikë dhe cila ka qenë fëmijëria juaj?
Përshëndetje,
unë kam ardhur në Amerikë kur isha vetëm 10 vjeçe dhe që në atë moment
fëmijëria ime ndryshoi krejtësisht. Nga një fëmijëri "argëtuese" dhe
tradicionale, u kthye në një fëmijëri më të "shtrirë" dhe të qetë.
Sigurisht, si çdo njeri kur vjen në Amerikë e ndjen ndryshimin thellësisht, por
falë familjes time dhe përkushtimit të tyre, kjo fazë e jetës nuk kaloi si një
"traumë" tek unë. Pavarësisht këtij ndryshimi në dy kontinente të
ndryshme, fëmijëria ime ka qenë e njëjtë me një fëmijë të moshës sime.
Ju jeni vetem 17 vjeçe,
por keni një portofol të pasur në fushën e modës në Shtetet e Bashkuara, na
flisni ju lutem për këtë karrierë artistike?
Fillimet
e mia në fushën e modelimit kanë filluar kur kam qenë 15 vjeçe, konkretisht në
Barbizon. Më pas, nga pjesëmarrja ime në "Passport To Discovery,"
fitova shumë kontrata me agjenci të ndryshme në botë, gjithashtu shumë
vetëbesim dhe një dashuri akoma më të madhe për kompeticionet dhe sfidat. Rruga
ime vazhdoi duke marrë pjesë në "Scene To Be Seen," dhe më pas duke u
bërë pjesë e kompanisë Turk&Turk në Miami, FL. Pasioni, qejfi dhe
përkushtimi im ndaj botës së modelimit më kanë ndihmuar të ec përpara.
Sa kohë ju kushton të
merreni me këtë fushë dhe si ja dilni për të qenë dhe një nxënëse e shkëlqyer
në shkollë të mesme në Florida?
Asnjëherë
më parë më nuk më është dashur të balancoj angazhimin ndaj modelimit, skuadrës
së cheerleading dhe shkollës në të njëjtën kohë. Por fatmirësisht, ja kam dalë
me sukses. Mendoj se disiplina dhe korrektësia në menaxhimin e kohës është
çfarë bën të mundur të kesh sukses në çdo gjë që bën. Ka pasur raste kur duhej
të mbaroja mësimet në shkollë, sepse pas shkolle kam pasur ndeshje deri në orën
10:30 pm, dhe të nesërmen modelim në orën 7 am. Sigurisht, që kam prioritizuar
shkollën, por jam munduar t'i jap po aq rëndësi modelimit edhe skuadrës.
Kur ju ka nisur kjo
ëndërr e bukur dhe a mendoni se njëditë do të pushtoni mediet si një top
modele?
Kjo
ëndërr e bukur ka nisur bashkë me mua. Gjithashtu, gjatë gjithë fëmijërisë
sime, suporti dhe dëshira e familjes sime më kanë frymëzuar ta bëj këtë ëndërr
realitet. Në të ardhmen e afërt, pres nga vetja që të jem një influencer dhe
top modele në media sociale, duke shpresuar që mund të kem sado pak fuqi për
t'i inkurajuar vajzat të kenë vetëbesim në vetveten dhe në atë që bëjnë. Por si
profesion, kam dëshirë të madhe të vazhdoj për mjekësi, pasi mendoj se nuk ka
forcë më të madhe se të ndihmosh dikë në nevojë.
Cilat janë disa nga
përshtypjet tuaja në natën e parë të siparit të edicionit të 25-të, ku ishin të
pranishëm emra të njohur nga showbizi shqiptar, artistë, politikane etj?
Sigurisht,
që në natën e parë kur takova të gjithë stafin dhe konkurrentët, kisha
jashtëzakonisht shumë emocione. Ndoshta nga kamerat, vajzat apo edhe vetë nga
lumturia që kisha brenda vetes! Por kur i pashë se të gjithë ishin të qeshur
dhe të ëmbël, u ndjeva më e qetë. Të pranishëm ishin Petri Bozo, Drita Ziri,
Hygerta Sako, Olta Ahmetaj, Ertemiona Mejdani. Të cilët jo vetëm na mikëpritën
në mënyrë shumë të shkëlqyeshme, por edhe kishin një humor që të bënte për
vete.
Cilat janë ëndrrat e tua
për të ardhmen?
Në
të ardhmen, unë endëroj që t’i kem plotësuar vetes dëshirën dhe pasionin për
botën e modelimit. Por përveç kësaj, sigurisht kam dëshirë të kem profesionin e
ëndrrave të mia, i cili është "gjenetologe," dhe të ndihmoj sa më
shumë vajzat. Gjithashtu, dua të eci kudo nëpër botë me kokën lart.
Cili është mesazhi juaj
për bashkatdhetarët në Amerikë dhe kudo në Diasporë?
Ajo
që unë ka dëshirë t'i them çdo shqiptari nëpër botë është: "Kudo që jeni,
mos harroni nga cili vend vini dhe çfarë gjaku kemi brenda venave tona,
gjithmonë rikthehuni Shqipërisë për ta zbukuruar akoma më shumë këtë vend që na
bën kaq krenar."
Faleminderit për bisedën
dhe shumë urime nga unë dhe TV “Alba Life” USA
Zonja
Kozeta keni falënderimet e mia për punën dhe mundësinë që ofruat. Ju falënderoj
nga zemra dhe suksese juve dhe TV “Alba Life” USA.
29 Qershor, 2023
New York