Kulturë
Sylejman Morina: Katalogu mbi puset e Arbanasit
E enjte, 22.06.2023, 07:59 PM
Katalogu
mbi puset e Arbanasit
Shkruan
Sylejman Morina
Aktivitetet e
intelektualëve, aktivistëve dhe hulumtuesve arbneshë janë të pandërprera. Tani
ata janë autorët më kryesorë që gjurmojnë për të kaluarën, jetën e
tyre,specifikat e jo të tjerët. Atyre iu intereson gjithçka që është arbneshe e
hulumtojnë, regjistrojnë, botojnë, incizojnë, fotografojnë, e shpjegojnë dhe e
komentojnë. Të gjitha të arriturat i paraqesin para publikut arbneshë dhe ma
gjerë. Zakonisht i shfrytëzojnë festat kryesore, ku është numri më i madh i
vizitorëve. P.sh.për festen e Zonjës Loret ,Vitin e ri e festat të tjera .Vitin
e kaluar Autorët Bernard Kotlar dhe
Sergjo Dokoza,për nderë të Zonjës Loret. kishin përgatitur një foto ekspozitë
interesante e emerëtuar, Bunarët e
Arbneshëve. Ata e kishin botuar edhe katalogun me shumë informacione, ku, veç
tjerash parqesin rëndësinë e ujit për
jeten e njeriut, dhe jo vetëm.Uji është vetë ekzistenca, jo vetëm e njeriut,
por e gjithë botës së gjallë. Dihet fare mirë për te njerëzit ka një rëndësi
shumë dimensionale. Ai vlen edhe për florën e faunën e një vendi, begatitë
varen nga sasia e ujërave që disponon, e cila do të ndikojnë në zhvillim
ekonomik. Pra, edhe krijimi i
vendbanimeve të hershme ishin të lidhura, me mundësinë e furnizimit me
ujë.Bile filozofi grek Talesi ujin e konsideron si para element që gjithçka që
eksiton e ka burimin në ujë dhe ekziston në saje të ujit.
Aty ku uji sigurohet me
vështirësi, jeta e tyre është e rëndë dhe vështirë e përballueshme.Në botë
shembuj të tillë ka përplot: Te ne në Kosovë është e njohur Krahina e
Hasit. Aty jeta ka qenë e vështirë në
mungesë të ujit, andaj edhe nga kjo krahinë vazhdimisht ka pasur shpërngulje të
popullatës. Gjatë historisë kanë ndodhur edhe shumë e konflikte e
luftëra,pikërisht për burime të ujit. Nëse vjen sasia e ujit duke u pakësuar në
botë, e që flitet për këtë mundësi, rreziku i luftërave për burime të ujërave
bëhet shumë real, sesa për xehe ari e diamanti. Kjo na përkujton fare mirë
çmendurinë e Serbisë, pse çartej për përvetësimin e liqenit të Ujmanit.
Autorët e katalogut i
kishin paraqitur puset me fotografi dhe me komente se cilave familje u
përkisnin puset. Ata njiherit kanë treguar rëndësinë e atyre bunarëve, në
sigurimin e ujit për pije, pastërti, për shtazët, për ujitje të kopshteve
etj.Madje, ata shërbenin si frigorifer gjatë stinës së verës. Në zonën,ku ishin
vendosur arbneshët e Zarës më 1726-1733,edhe pse kishte qenë djerrinë,
megjithatë kishte qenë e pasur me ujëra nëntokësore. Atypari kishte kaluar edhe
ujësjellësi romak që e kishte furnizua qytetin e Zarës me ujë. Autorët
shpjegojnë se në përroin Riqina kishin eksistuar disa mullinj për bluarjen
grurit të popullatës lokale, si edhe disa puse para ardhjes së arbneshëve aty.
Arbneshët po ashtu i kanë shfrytëzuar mullinjët dhe ujin e përroit për ujitje,
mirëpo dhe kanë hapur puse të reja për nevojat e tyre. Sipas shënimeve nga viti
1939 në zonën e Arbneshit kanë ekzistuar 106 puse; shumica e tyre ishin në
pjesën më të ulët, ndërsa në pjesën jugore kishte më pak. Ne mesin e shumë
puseve(lexo bunareve) disa janë më të njohur, qoftë për materialin ndërtues,
thellësinë, formën të rrumbullakët apo katrore, po ashtu edhe për stilin e
arkës: disa syresh arkën e kishin të rrumbullakët e disa katrore dhe disa ishin
të skalitura. Pastaj disa e kishin pasur ujin më të mirë e disa të njelmët, në
disa puse ujin e kishin nxjerrë me
çikrik, e disa me kovë që tërhiqej me
litar, disa edhe kanë pasur më shumë ujë, e disa janë dukur sikur gropa e që
ishin të mbuluara me dërrasa, e disa e kishin edhe vendin për të pirë ujë
kafshët. E përbashkëta e këtyre puseve ishte se kurrë nuk ishin shteruar për
shkak të thatësisë. Autorët e përmendin se njëherë kishte ndodhur të humbasin
ujin një pjesë, por ajo ishte shkaktuar nga faktori njeri, kur kishte filluar
ndërtimi i objektit banesor, te lagjja Rela, mirëpo situata më vonë ishte
stabilizuar.Edhe pse, të gjitha shtëpitë nuk kanë pasur bunarë të tyre, por
pronarët e puseve ekzistuese ishin solidar dhe ujin e puseve kanë përdorur së
sëbashku me fqinjët, sigurisht edhe kjo ka ndikuar në kohezionin e
arbneshëve në forcimin e fqinjësisë së mirë.Arbanasi deri vonë kishte qenë
fshat edhe e shumica e banorëve ishte marrë me bujqësi e tokën e kanë punuar me
kuaj.
Fjala
shqipe thotë mos pështyj
në pusin e vjetër
Puset e Arbanasit i
kishin shërbye edhe qytetit të Zarës në vitet ‘20 të Shek..XX, kur Italia e
kishte aneksuar Zarën, dhe furnizimi me ujë i qytetarëve ishte vështirësuar,
sepse burimet e ujit nga territori jugosllav ishte e pa mundur të
shfrytëzoheshin. Në vitet ‘30 Italia e kishte ndërtuar një ujësjellës, që ishte
shfrytëzuar vijen e ujësjellësit romak. Arbanasi ishte i kyçur në te, dhe 6
çezme ishin ndërtuar në vende më kryesore të fshatit, mirëpo sasia e ujit nuk
kishte qenë e mjaftueshme. Deri në Luftën e Dytë Botërorë, furnizimin me ujë
arbneshët e kishin bërë kryesisht nga puset me kovë apo çikrik,ndërsa me
avancimin e teknikës,dhe fillimi instalimit të pombpave të ujit në puse, e
sidomos përmisimi i rrjetit të ujësjellësitë bëri që çikriku dhe kova të
largohen nga përdorimi., si dhe të përfundoi roli i puseve në Arbanas.
Kjo pati si rrjedhojë që
puset të lihen pas dore, disa edhe i kishin mbyllur e disa të tjerë edhe i
kishin përdorur për hedhjen e fekaleve. Por, kur kishte filluar lufta në
Kroaci, qytetit të Zarës serbët ia kishin ndërprerë furnizimin me ujë.
Arbneshët kishin filluar t’i pastronin puset e vjetra dhe të furnizoheshin me
ujë për nevojat e tyre, ndërsa ata që i kishin hedhur fekalet në puset e tyre e
kishin parë se çfarë gabimi kishin bërë si thonë autorët. Nga puset e Arbanasit
ishin furnizuar edhe një pjesë e qytetarëve të Zarës .Në zonat e Arbanasit
kishte pasur edhe burime mbitokësore që arbneshët i kishin quajtur Kroni,dhe
gjatë punës në fusha aty kishin pirë edhe u kishin dhenë ujë bagëtive.
Arbneshët për caktimin e vendit për
hapjen e pusit e kishin mënyrën e vetë. Ata në mbrëmje i
vendosnin në vendin e caktuar pasqyrat mbrapsht dhe në mëngjes i kontrollonin;
nëse ishin të ritueshme(të lagështa) aty edhe e fillonin gërmimin e pusit.
Bunarët e Arbneshëve nuk ishin të thellë duke filluar nga,1.50 deri në 8 metra
varësisht nga vendi.
Bunarët
me të veçantat e tyre
Fontona(shatërvani) në
Kolovare, Pusi i Madh dhe fontona në Vo ,në zonën Vani i Joviqit. ishin prona
të përbashkëta.Kur mendohet për Arbneshin, menjëherë na kujtohet Fontana
(arb.Funtona). Megjithëse burimi te fontana ka ekzistuar gjithmonë thonë
autorët e katalogut. “Në Kolovare gjithmonë kishte qenë një burim i fortë i
ujit .që i kishte shërbyer popullsisë lokale për pije “( Bernard Kotlar-Ser?o Dokoza,Arbanaški Bunari ,Zadar- Arbanasi ,svibanj 2022, faqe ).
.Në shek. XVI ,providori
i Venedikut kishte ngritur mbi burimin objektin e fontanës pamja është ruajtur deri
më sot, por shpesh i rinovuar pa e humbur origjinalitetin. Tani ambienti rreth
saj është i rregulluar shumë bukur.
Çfarë
lidhje kishte fontana me arbneshët
Edhe pse arbneshët nuk e
kishin ndërtuar, por ajo ishte në zonën e tyre, jeta e tyre ishe e lidhur me të. Asnjë pjesë e qytetit nuk ishte e
lidhur me fontanën si arbreshët, ajo
është dhe identitet i Arbanasit. Në të kaluarën aty anijet (sigurisht edhe ato liburne) e kanë shfrytëzua ujin për
pije për marinarë. Ppastaj edhe
arbneshët ujin e funtonës e kanë
përdorur për nevoja të tyre; për, pije, ujitje të kopshteve, pastrim
rrobash , për shtazët, si dhe për pastrimin
e fuqive për përgatitjen e venës. Si kudo për burime interesante të
ujit, janë krijua legjenda nga popujt,apo shkrimtarëve, piktorëve e këngëtarëve
u kanë shërbyer si inspirime për imagjinatën e tyre. Ashtu edhe për fontanën ka
pasur legjenda ..
Petar Zoraniq, i cili
tregon legjendën se si u ndërtua Fontana nga zanat, po ashtu e shpjegon
në mënyrë mitologjike edhe Juraj Barakoviq.Për fontanën nga
këndëvështrimet tjera kanë shkruar:Erber, Ivo Petriciolio dhe Aleksandar
Stipçeviq, si dhe Ivica Mateshiq- Jeremija, i cili flet se çfarë do të thotë
Fontana për Arbanasit.Rela ngjarjet e
dramave:” Nita” dhe “Martesa” i vendos te burimet, e para te Fontana e dyta
te Pusi i Madh.
Pusi i
Madh
Pos fontanës, më i njohur është Bunari
i Madh, (arb. Pûsi i màdh) i ndërtuar në fillim të shek XX më 1907. Aty
pranë tij tani është ngritur stacioni i autobusëve. Ai kishte pasur
sasi të madhe të ujit, dhe ishe përdorur deri në Luftën e Dytë Botërore.
Arka e pusit ishte bërë me blloqe të
mëdha guri të gdhendura, ndërsa uji nxirrej me kovë që kishte lënë gjurmë
lashtësie nga litari, si thotë;
Ivica Mateshiq në vargjet e tij.
Në
Skaj të Qytetit
Në
skaj të qytetit
gjurmët e dukshme
të
litarëve të gjyshërve tanë .
Në
kurorën e Bunarit të Madh
E
ujit të gjallë të burimit tonë.
Për të mbrojtur ujin e
pusit, nga njerëzit e
pandërgjegjshëm e fëmijët, që të mos
hidhnin gjëra të ndryshme, pusit i
kishin vu një kapak metalik.
Rreth tij nuk kishte
pasur pushimore(banka )karrige për të pushuar, megjithatë kishte pasur
shumë lule, të cilat arbneshët i quanin (pipat). Uji i këtij pusi
kishte një cilësie të lartë, ishte përdor vetëm për plotësimin e nevojave të familjeve
arbneshe, mirëpo jo për ujitje të kopshteve .
Pusi i Madh, në kujtesën
e arbneshve mbahej në mend edhe për diç
tjetër, si vend shoqërimi e takimi e argëtimi.
Ai tani qëndron në
heshtje, ruan ujin e kujtimet, rron si
një relikt material. Ishte më shumë se një pus. Për të gjithë ata që kanë kujtime për kohërat e
shkuara, kur gjallëria e pusit ishte gjallëri e
fshatit, rrugët drejt pusit ishin rrugët më të gjalla.
Pusi i tretë, i cili
kishte formë katrore funtona Vo, nuk ishte përdorur për pije,vetëm për ujitje
Autorët Kotlar &Dokoza i kanë përshkruar 10 puset
më karakteristike të familjeve
arbneshe . Disa familje edhe i kanë
rinovuar puset e tyre :si Josip Pina
Dadiq,Mitra Kërstiq Nike
Nikole Jelenkoviq.
Roli i
puseve në zhvillimin e bujqësisë
Shumica e tokave të
arbneshëve ishin të mbjella me rrush, si dhe pemë të ndryshme, që nuk kishin
nevojë për shumë ujitje. Ujin për ujitje e bartnin me karroca duke i
mbushur fuqitë e drurit me ujë. Më vonë
ato u zëvendësuan me fuçi metalike që ishin edhe më praktike. Pa karroca e kuaj
ishte e pa mundur të bëhej ujitja e kopshteve. Të gjithë anëtarët e familjes
ishin të përfshirë në punë vetëm
shtëpiakja që është ta përgatisë ushqimin. Kjo edhe ka mundësuar ta forcojnë
kohezionin brenda familjes ruajtja e gjuhës e dokeve të tyre.
Ana
sociale e fontanës , Pusit të Madh dhe
pusit të Andra Mateshiqi- Kalmitana
”Megjithatë, puset janë
të rëndësishëm në jetën e një komuniteti, jo vetëm për ujin që ofrojnë, por
edhe nga jeta shoqërore që zhvillohej rreth tyre. Përveç furnizimi me ujë, disa
puse ishin një vendtakim i preferuar për të rinjtë. Sidomos.
Për këtë u dalluan
Fontana, pastaj Bunari i Madh dhe ai i Andra
Mateshiq- Kalmitana... Aty përveç
marrjes ujit për nevoja shtëpiake, për dhënien ujë kafshëve, larjen e rrobave,
aty kanë lindur edhe shkëndijat e dashurisë e të rinjëve ,. ... me mbylljen e
bunarëve ( shuhet një segment i jetës dhe i traditës”
Atë kohë uji është
bartur për në shtëpi nga pusi, e më së shpeshte këtë punë e kan bërë vajzat. në
mëngjes. “Ato shkonin në grupe te pusi ku janë takuar me shoqet dhe kanë
biseduar për tema të ndryshme; se kush është martua, fejua, dashurua,
krijoheshin edhe thashë e thëna, shpifje dhe njoftoheshin se kush ka vdekur”..Djelmoshat e kanë ditur
kohën, kur vajzat janë aty,ata i kanë ndihmuar të dashurave të tyre të
vendosnin shtamben në kokë, kishin respekt ndaj tyre gjithherë, në asnjë moment
nuk i kishin nënçmuar, edhe ato ishin krenare.... por nuk i kanë ndihmuar atyre në bartjen e ujit, sepse konsiderohej
si punë e femrave. Nganjëherë, ujin të cilin e sillnin ato ua derdhnin qosheve
që të mund të kthehen edhe njëherë dhe të shëtisin para syve të tyre. Lala Petar Uçi Peroviq, thoshte se e tëra ishte vetëm në
shikime, deri sa zyrtarisht nuk janë njoftuar nëpërmjet fqinjëve miqve ose
kushërinjve.
Kjo na për kujton këngët
tona folklorike; vonesa e vajzave te kroni, takimi me të dashurin, vonesa për
kthim, arsyetimi se uji kishte qenë i turbulluar dhe janë krijua këngë
emocionalisht të fuqishme. Mirëpo, këtu nuk kemi të shënuar ndonjë këngë që
lidhet me këto puse,ku zhvillohen
dialogje mes mamasë dhe vajzës
për arsyetimin e vonesës. Dërgimi i vajzave për të mbushur ujë në këto vende, ndoshta familjet me qëllim i
kanë dërguar, që aty të njoftohen djemt dhe vajzat arbneshe dhe të zgjedhinin fatin e tyre.
Edhe
një pus tjetër ishte
me rëndësi bunari i Andra
Mateshiqit -Kalmitana
Një pikë e rëndësishme e
vendtakimit të rinjëve arbneshë ishte pusi
Kalmitana. Aty ata shoqëroheshin dhe u argëtoheshin. Ishte krijuar një traditë
interesante kurvajzat u fejoheshin
vendosnin një kurorë me lule te
pusi,si dhe ëmbëlsira për të gostitur shoqërinë e mbledhur aty. Të rinjët vet e
kanë zgjedhur hokun –shoqen e martesës, nga dashuria ndërsa fejesa ishte bër me
shkuesi, zakonisht martoheshin në moshen 17-18 vjeçare. Martesat në moshë e hershme dhe me shkuesi
deri vonë ka qenë edhe tek ne..
“Lala Pjetër thoshte: “Prindrit i porositnin vajzat,më mirë martohu deri sa vjehrra është gjallë që t’i ruajë fëmijt, deri sa ti
punon në ara”.Pra ishte koha kur
arbneshët vareshin nga bujqësia.
lidhur me ekspoziten dhe
katalogun iu drejtuam z. Abdullah
Seferoviqit* i cili u shpreh:
“Botimi i vogël, por
domethënës i Bernard Kotlarit dhe Ser?o Dokoza "Arbanaški bunari" (Zadar, 2022) të kujton thënien e vjetër se shpirti ruhet
në një shishe të vogël. Ata do të thonë se nuk mungon asgjë në atë botim të
vogël. Krahas të dhënave dhe monumenteve historike, ka të dhëna dhe foto për
puse të panjohura dhe anonime deri tani në oborret dhe kopshtet e Arbanasit. Për ata që dhanë jetën. Së
bashku me vëzhgimet e ngrohta njerëzore, si p.sh., ai për faktin se "vetëm
ata që kanë provuar ujin e pusit e dinë se sa freskues dhe i ndryshëm është në
çdo gjë, nga uji i rubinetit, ështëë folur se ai buron nga zemra e tokës. Çdo
konsideratë serioze në të ardhmen për qytetin dhe identitetin qytetar të Zarës
nuk do të mund ta anashkalojë këtë vepër të vlefshme”. Qëllimi i autorëve ishte
tu tregojnë gjeneratave të reja se gjithmon nuk e kan pasur qezmet brenda
shtëpive, ujin në banjo e qezme në oborre,jeta ishte zhvilluar ndryshe, kishte
qenë më e rëndë ...edhe në trojet shqiptare kudo, sa më shumë të hulumtojmë e
pasqyrojmë trashigiminë materiale e shpirtrore, sepse gjeneratat e reja duhet
ta dijnë e kuptojnë të kalurën, për ta sendertuar të ardhmen. .
*Abdullah Seferoviq
,,sllavist,artist në teatrin e kukullave në Zarë,gazetar,fotograf. Në vitin
2009 e ka fitu shpërblimin e qytetit të
Zarës, për librin” Photografia Laderina”