E enjte, 29.02.2024, 12:22 PM (GMT)

Kulturë

Hivzi Muharremi: Fryma e introduktit simbolik

E diele, 04.06.2023, 05:59 PM


FRYMA E INTRODUKTIT SIMBOLIK

Motive e imazhe autoktone nga eksponatet e zbuluara Ilire.

Me rastin e hapjes së ekspozitës përsonale të grafistes, profesoreshes, Albulena Bilalli në qytetin e Zarës në Kroaci. Kjo ekspozitë është hapur me rastin e Manifestimit: Ditët e Kulturës Arbëneshe, “Zonja Jonë e Loretos”, ku i përkushtohet përkujtimit të 297 – vjetorit të arrdhjes së arbëneshëve në rrethinat e Zarrës.

Nga Prof. Dr. Hivzi Muharremi

Padyshim, dita e hapjes të një evinimenti të tillë artistik, ekspozitës përsonale me imazhe dhe motive nga trashëgimia kulturo-historike nga periudha e hershme të eksponateve të zbuluara në lokacione të ndryshme të vendbanimeve ilire të cilët ishin të parët për nga qëndrimi dhe realizimit të veprave të shumta artistike që kanë mbetur si dëshmi për një kohë të kaluar e që në esencë shpërfaqin vlerat e vërteta të periudhave të ndryshme historike ku kanë jetuar dhe vepruar në hapësirat europiane dhe të gadishullit Ilirik. Pikërisht, kjo datë e manifestimit është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për artin shqiptar, por, për vetë artisten e cila një kohë të gjatë është duke u marrë me trajtimin e temave ilire, nga periudha më e hershme e bronxit e deri tek ajo e rilindjës, ku arti dhe kultura e arrijnë pikën kulmore të vlerave të njëmendta artistike e figurative.

Artistja Albulena Bilalli edhepse ishte e brymosur me motive dhe imazhe nga ambienti përkatësisht nënqielli kosovarë, ku kryesisht është marrë me realizim të temave akademike-shkollore nga spektri i imazheve kosovare, Por krahas atye imazheve autorja ka qenë e frymëzuar me spektrin e gjerë të motiveve Ilire sidomos të simboleve ilire që kryesisht identifikoheshin me diellin, delfinët, gjarprin, spirale, tipografi të ndryshme, ornamente e shumë simbole të tjera të natyrës, si dhe me simbolikën e veshjeve tradicionale. Përveq këtyre frymëzimeve autorja me përkushtim të madh i ka realizuar edhe trajtimin e imazheve nga “Simbolet” dhe “Monedhat Ilire” në teknikën e kombinuar digjitale. Kompozimet më të njohura nga cikli i “Monedhave” vecohen: “Monedhë Dardane, Zoti Apollo”, sinonim i mashkullit ideal, monedhë e mbretit Monounios – Durrës; monedhë “Triton”- Koka e Apollos; Laurete- Koka e Apollos e shumë fletëgrafika të tjera të realizuara nga Albulena Bilalli me një pedantëri dhe invencion artistik figurativ ku artistja është orvatur që tërë atë thesar kulturore nga e kaluara të stërgjyshërve tonë iliro pellazgë ta mbarshtroj dhe ta jetësoj në tërë opusin e saj krijues. Posacërisht Albulena Bilalli, që në kohën e fundit me një pasion dhe përkushtim të madh është duke iu qasur krijimtarisë së saj artistike në fushën e artit grafik.

Pra, për t’i prezantuar këto kompozime me imazhe dhe motive ilire, autorja kryesisht shërbehet me elementet simbolike që nga lashtësia të cilët ngërthejnë në vete një histori të vërtetë, një dëshmi të periudhave historike gjatë periudhës Perandorike ilire, me një shtrirje të gjerë dhe me një specifikë të vecantë zhvillimore të segmenteve artistike të shtatëdhjetë e më shumë fiseve ilire që përbënin tërësinë e Perandorisë ilire.

Ekspozita në në bibliotekën “Aleksander Stipeviq”, në Arbasan të Zarës, pjesë nga katlaogu i ekspozitës (foto ilustrim)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora