Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Shkodra fisnike
E enjte, 01.06.2023, 06:55 PM
Shkodra fisnike
Nga
Edison Ypi
Po
kaloja nëpër unazën e Shkodrës drejt Vermoshit.
Po
shihja sa majtas djathtas tu u munu me përfytyru ku vallë e kishte pa Migjeni
ate shkodranen që pyste “A don qymyr zotni?”.
Isha
me Fijen, inxhinier i kompjuterave nga Vaksinca e Kumanovës me punë në Tiranë.
I
thashë Fijes; O Fije, të lutem zbrit na merr nga një kafe.
Zbriti
Fija mori kafe për mu dhe për vete.
Kur
hyri në makinë bashkë me kafet në kupa plastike, Fija tha se kafexhiu s'kishte
pranu për qamet me i mor pare për kafet.
U
habita.
Nuk
ndodh kurrkund në botë.
Zbrita
nga makina. I thash' kafexhiut;
-Pse
nuk ja mbajte Fijes paret për kafet ?!
Nisi
me numuru arsyet që nuk mundesh me i dëgju nga asnji kafexhi i planetit;
-Sepse
mu duk zotni burr', xhentelmen, njeri i butë, i sjellshëm, njerzor, i
qytetërum.
U
mahnita. E kishte seriozisht. Jo seriozitet i shtirur. Kafexhiu shkodran ishte
absolutisht i besueshëm.
Në
fund e pyeta kafexhiun e çuditshëm;
-A
e meriton Shkodra simpatinë tane ? A e din Shkodra ça ban me zotnit si ty ?
U
përgjigj me një vendosmëri tronditëse;
-Shkodra
fisnike e meriton simpatinë teme. Shkodra fisnike e din ça ban.
Zotnilleku
i zotniut shkodran me kafe gratis dhe simpati reciproke me Shkodrën fisnike nuk
mbaroi këtu.
Po
atë ditë, kur unë dhe Fija po ktheheshim nga Vermoshi, ndala për një tjetër
kafe diku ku rruga që zbret nga malet bie në fushë.
Kyt
her' me i marrë kafet zbrita un'.
Pronarja
e kafenesë, një hotjane bajagi elegante me bel quasi inekzistent, nuk kishte
kupa plastike me ma dhan me e pi kafen si e du un, n'makin tu ik.
-Po
ti baj kafet n'filxhana, tha Miss Eleganca. Filxhanat mbaji. Ti kam fal.
Fijes
kafet, mu filxhanat.
Fijes
Alpet, mu Taraboshin.
Zoja
Shkodër, si ato Femrat e rralla që Dashni pafundësisht kanë dhe Dashni
pambarimisht japin, nga një fije fisnikërie të dyve na fali.