Mendime
Blendi Fevziu: Sot ato kane goditur secilin nga ne
E merkure, 02.11.2022, 07:57 PM
Blendi Fevziu:
Kjo
grua e moshuar ka qene sot dhimbja e perbashket e te gjithe shqiptareve. E qara
e saj e trishte qe mbytej nga zgerdhirjet e disa punonjeseve te shtepise se
pleqve, perpara nje telefoni qe regjistronte ate skene thuajse makabre, nuk do
te kishte ndodhur nese jeta sdo kishte rezervuar nje tjeter surprize te trishte
per te.
Kjo
nene kishte nje djale. Ajo do ishte sot me te, e me siguri, do kishte qene e
kenaqur dhe e lumtur me nipat e mbesat ne shtepine e tij. Por djali nuk e
lumturoi dot. Ne momentin me te rendesishem e me delikat te vendit te tij,
Taulant Nuraj vendosi t’i bashkohet UCK - se. Ai vendosi te mbroje me jeten e
tij jo vetem te moshuarit, por edhe gjithe qytetaret e Kosoves qe kercenoheshin
nga dhuna serbe. Ai ra deshmor ne afersi te Gjakoves ne vitin 1999. Duke lene
pas nje foto te vetme, me nje buzeqeshje dhe me bindjen qe shteti per te cilin
po flijohej do ta meritonte sakrificen e tij. Qe prej vitit 1999 kjo nene digjet
ne dhimbjen per djalin qe humbi, por me siguri edhe me krenarine qe ai ra
deshmor per kete vend. Por vendi te cilit ajo i flijoi djalin e saj, i ka
rezervuar sot nje skene qe te ngjeth. Gruaja e vetmuar goditet ne nje shtepi
pleqsh, nga dy vajza, te dyja me uniforme, ndesa nje e trete e filmon skenen me
siguri per ta shfaqur me krenari ne ndonje nga ndenjiet banale te kesaj
kategorie qe ska asgje te perbashket me qenien njerezore. Apo pse jo per ta
bere edhe virale ne tik tok. Sot ato dy vajza nuk kane goditur vetem nje te
moshuar, qe ne vetvete eshte mekati me i madh ne kete bote. Sot ato dy vajza
kane goditur mbi enderren e mijera deshmoreve te Kosoves per te ndertuar nje
shoqeri me te mire, pa dhunen me te cilet serbet kercenonin shqiptaret. Ato vajza
kane goditur mbi besimin e nje kombi te tere qe respektin ndaj te moshuarve e
ka pasur ne thelb te filozofise se tij. Sot ato nuk kane goditur nje nene pa
djalin e saj. Sot ato kane goditur secilin nga ne, ndaj secili prej nesh duhet
te ndjeje ne fytyre ato goditje dhe ate turp…
https://www.facebook.com/blendifevziu