Mendime
Fahri Dahri: Pheidoni - Mbreti i parë i Thesprotëve
E merkure, 02.11.2022, 07:56 PM
PHEIDONI MBRETI I PARË I THESPROTËVE
Nga
Fahri Dahri
I
Plutarku
(1), në veprën e vet “Vitae Parallelae”, thotë se i pari që u bë mbret i
thesprotëve dhe i mollosëve pas përmbytjes (kujto: kohën legjendare të Noes
(Nuhut)1707 p.e.r.F.D.), ishte Pheidoni, njëri prej atyre njerëzve që erdhën në
Epir (zonën gjeografike të Thesprotisë) bashkë me Pellazgun. Kjo vërteton
praninë thesprote në atë rajon që nga shekulli XVIII-të p.e.s.dhe jo nga
shekulli V-IV-të.
II
Gjatë
shekujve VI dhe VII, pas Krishtit, në Gadishullin e Ballkanit, rrjedhojë e
dyndjeve barbare dhe kolonizimi sllav, ndodhën përmbysje dramatike demografike.
Ajo periudhë përcaktoi dhe kohën e përfundimit të epokës antike, ku u ndërruan
edhe emërtimet gjeografike të deri at'hershme si: Iliria, Epiri dhe Hellada,
duke hequr nga qarkullimi edhe emrat e popujve etnikë si: ilirë, epirotë dhe
helenë
III
Për
të konkluduar mbi faktet e mësipërme, po i drejtohem llogjikës, sipa
përcaktimit të Aristotelit: "llogjika nuk është shkencë e as disiplinë
filozofike, por llogjika është vetëm një mjet (organ) për të hyrë në studimin e
shkencave".
Atëhere:
A.- Sipas Plutarkut,
njerëzit e parë me origjinë pellazge paskan pas ardhur në kohën pas përmbytjes
së madhe. E thëmë me shifra, në hapësirën thesprote e mollose, pellazgët kanë
mbërritur në shekullin XVIII para erës sonë, në kohën e "përmbytjes së
madhe natyrore". (Nuk ndalemi nëse pellazgët kur arritën në Thesproti
gjetën popuj të tjerë apo jo dhe për gjuhën që flisnin. Ky është problem
tjetër).
B.- Një tjetër evolim
thelbësor janë ngjarjet e ndodhura në shekujt VI dhe VII të erës tonë, kur në
Gadishullin Ilirik, mësyjnë dyndjet barbare dhe kolonizimi sllav. Ajo idhte
koha e periudhës së "përmbytjeve dramatike demografike". Periudhë që
i dha fund epokës "Antike". Kohë ku ndërruan dhe emërtimet
gjeografike të deri atëhershme si: Iliria, Epiri dhe Hellada. Si rrjedhojë e
tyre ndërruan dhe emrat e popujve në: Ilirë, epirotë dhe helenë.
C.- Llogjika na shpie se
përpara epokës antike, popujt që erdhën mbas përmbytjes së madhe në Gadishullin
e Ballkanit ishin pellazgë. Këtë përcaktim krahas llogjikës që përfor, e kemi
ndeshur shpesh edhe nga autorë të ndryshëm, që në deklarimet e tyre vërtetojnë
origjinën pellazge të epirotëve.
Mbas
përfundimit të periudhës antike (shek.VI dhe VII), Gadishullit Ilirik i u
ndërrua emërtimi në Gadishull Ballkanik. Hapësirat gjeografike u quajtën Iliri,
Epir dhe Helladë, ndërsa popujt e këtyre hapësirave u quajtën lirë, epirotë dhe
helenë.
Ç.- Aktualisht popujt e
Gadishullit të Ballkanit janë shtuar edhe me emigrimet që u cituan më lart.
Ndërsa populli ilir i u nënështrua raprezaljeve të mëdha, nga dyndësit e jashtë
Gadishullit dhe nga greko-sllavët, etj. Synimet politike, fetare dhe
ekspansioniste kunfër kombit tomë kanë rënduar në shpërbërjen e popullin etnik
ilir, duke i coptuar dhe detyruar asimilimin etnik. I njëjti popull etnik. disa
quhen arvanitas, disa arbëreshë, disa arnautë, të cilët ruajnë emërtimin etnik
të vendit nga janë larguar. Pjesa tjetër banuese në vendin Amë quhen
shqiptarë.Të gjitha këto emërtime të bëra me qëllime asimilimi për shuarjen e
ilirëve dhe epirotëve, tregojnë konspiracionin e madh armiqësor ndaj kombit
iliro-epirot, si i vetmi pasardhës që
trashëgon më të shumtat e treguesave që kishin pellazgët.
IV
Shembuj nga terreni i
sotëm.
Dje
(01/11/2022) dëgjova intervistën e gazetarit Marin Mema të zhvilluar me një
grua të moshuar, nënshtetase e Maqedonisë së Veriut. Gazetari e pyeti në shqip
se ç'farë ishte. Ajo i përgjigjej në shqip, me bindje se ishte maqedonase.
Gazetari i thoshte se po fliste shqip. Po i thoshte ajo, shqip flas që kur kam
lindur, por jam ortodokse maqedonse. Dhe gazetari ngulte këmbë, por ajo
vazhdonte të thoshte një të vërtetë të madhe dhe të thjeshtë. E vërteta është
se duhet kuptuar që nuk ka patur gjuhë
maqedone, mbasi dikur maqedonishtja ishte dialekt i gjuhës iliro-thrake
-epirote. Po ashtu në shtetin e MV, kemi deklarime nga figura të larta politike
dhe shtetërore që pranojnë se para tre - katër shekujve, ata që sot quhen
maqedonas, kanë folur shqip, por janë asimiluar nën përcaktimin e kombit nga
besimi fetar ortodoks, kështu si ortodoks quhen maqedonas dhe jo shqiptar. Të
tilla deklarime gjinden në Slloveni, Kroaci, etj. Nuk shtjellojmë fenomenin
"arvanitas" në Greqi, sepse është tepër i njohur, i vërtetuar edhe i
pranuar prej tyre, por nuk shkëputen dot nga përcaktimi i kombit sipas besimit
ortodoks. Megjithatë, në qershor të vitit 2004, vizitova edhe kalanë e Agisë në
Pargë. Atje takova një të moshuar. Biseduam në dialektin çam. Aleksandra quhej.
Ajo fliste çamçe safi, si dhe unë. Po, tha, e flasim gluhën shqipe, ajo është
gluha jonë, por e flasim vetëm në shtëpi, përjashta flasim greqishten që është
gluhë leksiko, shqipja është gluhë e ndaluar. Aleksandra është një shembull,
por si Aleksandra në shtetin e sotëm grek janë 44 - 46% e popullsisë (pa
përfshirë shqiptarët e emigruar pas vitit 1990).
V
Shpresoj
se reagimet ndaj këtij shkrimi, do të plotësojnë më tej me të vërtetat,
historikun e kombit tonë. Po kështu shpresoj se çdo person, grup njerëzish me
prejardhje nga "Arbëria Mesjetare", pavarësisht nga përkatësia fetare
apo shtetet ku janë rezident, do të kthjellohen duke respektuar identitetin e
të parëve, të pranojnë emërtimin e përbashkët, kombas shqiptar. Nëse emërtimi
"shqiptar", me qenë se është më i vonshëm nga mesjeta dhe nuk përmbush
plotësisht preferencat e të gjithëve, zgjidhja le të jetë frut i një komisioni
në rang kombëtar (përfshi diasporën) në një emërues të përbashkët,
gjithëpërfshirës të shqiptarëve, çamëve,
arbëreshëve, arvanitasve, arnautëve. Ndarje të tilla territoriale dhe
emërtime të ndryshme për të njëjtin popull kudo ndodhet, kërkohet të marrin
fund. Kombit tonë i ka ardhur koha të njësohet me një emër të përveçëm dhe si
shtet të njihet vetëm me një emër. Le ta nisim nga atje ku ishim. Ndofta,
ndofta nga viti 1878 me "Lidhjen e Prizrenit".
????
Ky
artikull konstatues synon vetëm si mënyrë për të nxitur institucionet
shtetërore, studjuesit, historianët, analistët, akademikët, shkencëtarët, etj.
që të merren seriozisht me vendosjen e trojeve dhe të kombit tonë në vendin që
i takon shkencërisht e historikisht. Të marrin fund spekullimet, tjetërsimet,
shpifjet, etj. të hedhura në tregun historik botëror, duke e përcaktuar kombin
tonë sipas orekseve fetare, komerciale, jo pak por prej disa shekujsh, qofshin
kalemxhinj të shteteve të tjerë, qofshin kalemxhinjtë mercenarë të brëndshëm.
Shënim(1):
(Plutarku ishte filozof, historian, biograf. Lindur, në vitin 47, Greqi.
Vdekur, në vitin 127 në Delphi).
Fahri Dahri. Londër, më
02/11/2022.