Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Një takim i përzemërt në Nju Jork me Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji
E diele, 30.10.2022, 07:55 PM
NJË TAKIM I PËRZEMËRT NË NJU JORK ME IPESHKVIN E KOSOVËS, IMZOT DOD GJERGJI
Nga
Frank Shkreli
Ishte
një kënaqësi e veçant takimi para disa ditësh me Ipeshkvin e Kosovës,
Shkëlqesinë e tij, Imzot Dodë Gjergji, në Nju Jork. Imzot Gjergji ishte në
udhtim e sipër duke u këthyer në Prishtinë nga Detroiti ku kishte marrë pjesë
në festimet me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Kishës së parë Katolike,
Zoja Pajtore e Shqiptarëve, në Southfield, afër Detroitit, në shtetin Miçigan, Frank
Shkreli: Në shërbim të Zotit dhe Atdheut | Gazeta Telegraf
Në
Nu Jork, morëm pjesë në këtë darkë miqësore me Ipeshkvin e Kosovës, një grup i
ngushtë, të ftuar nga Paulin dhe Drita Mrnaçaj, vatranë, aktivistë të
komunitetit dhe anëtarë të njohur të familjes anti-komuniste Mrnaçaj nga
Kelmendi i Malësisë së Madhe.
Në
takimin me disa shqiptaro-amerikanë, Imzot Dodë Gjergji shkëmbeu me të ftuarit
në këtë darkë, mbresat e tija nga celebrimet dy-ditëshe kushtuar 50-vjetorit të
themelimit të Kishës Pajtore të Shqiptarëve në Detroit dhe mbi jetën dhe
veprimtarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan në atë shtet dhe në përgjithësi
këtu në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se sa herë që vjen në vizitë në Shtetet e
Bashkuara të Amerikë e ndjenë veten si në shtëpinë e vet dhe falënderoi
mikëpritsit, miqtë dhe dashamirsit e tij të shumtë në këtë vend të lirisë e
demokracisë – me të cilët, siç tha ai, është gjithmonë një takim midis
vëllëzërish. Ai u shpreh gjithashtu se
vlerson shumë rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan -- përpara, gjatë dhe pas
çlirimit të Kosovës -- duke shtuar se roli i diasporës së madhe shqiptare anë e
mbanë botës -- por sidomos asaj në Amerikë dhe në Evropë, mbetet jetësore për
të ardhmen e Kombit shqiptar – Kosovës dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve anë e
mbanë trojeve në Ballkanin Perëndimor. Prelati
i lartë i Kishës Katolike në Kosovë ndau me të pranishmit edhe informacione mbi
gjëndjen aktuale të Kishës që ai kryeson në shtetin më të ri të Evropës, për të
kaluarën dhe për përspektivat e saja në të ardhmen. Ai u shpreh entuziast për
zhvillimet dhe gjëndjen e Kishës që ai drejton, në përgjithësi.
Në
një atmosferë miqësore, Imzot Dodë Gjergji ndau me pjesëmarrësit, në këtë darkë
të shtruar nga familja Mrnaçaj në Nju Jork, edhe veprimtarinë e tij
publicistike dhe prej autori, duke folur për botimin e kohëve të fundit të
trilogjisë rrëfimore, “Kthimi”. Vepër
kjo e cila është vlerësuar nga autorë e historianë, qoftë nga Kosova ashtu dhe
nga Shqipëria, si një libër i së vërtetës historike të identitetit kombëtar e
shpirtëror të shqiptarëve dhe si një rrëfim i bashkjetës fetare ndër shqiptarët,
gjatë historisë.
Darka
me Udhëheqsin e lartë të Kishës Katolike në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji u
zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe u përshëndetëm me të duke falënderuar
Ipeshkvin e Kosovës për kohën që kaloi me ne atë darkë, ndërsa i uruam rrugë të
mbarë për në Atdhe, duke shprehur shpresën dhe deshirën që të shihemi përsëri
dhe sa më parë, qoftë në Kosovë qoftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Disa
prej pjesëmarrësve në darkën e shtruar nga familja Mrnaçaj në Nju Jork për nder
të Imzot Dodë Gjergjit, Udhëheqsit të Kishës Katolike të Kosovës.
Autori
duke përshëndetur Imzot Dodë Gjergjin
Autori
me Z. Paulin Mrnaçaj në pritje të Imzot Dodë Gjergjit
Para
se të vinte në Nju Jork, Imzot Dodë Gjergji me disa nga pjesëmarrsit në
Konferencën kushtuar 50-vjetorit të themelimit (nga i ndjeri Dom Preke
Ndrevashaj) të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Southfield afër
Detroitit. Nga e djathta në të majtë:
Disidenti dhe ish i burgosuri i regjimit komunist të Enver Hoxhës, Visar Zhiti,
Mons. Lush Gjergji, Biografi i njohur i jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës
Dom Fred Kalaj, Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi i Kosovës, Imzot Rrok Gjonlleshaj,
Ipeshkvi i Tivarit, Patër Pashk Gojçaj, Udhëheqsi i Provincës Shqiptare të
Françeskanëve dhe Dom Anton Kçira, ish=famullitari i Kishës Shën Pali në
Detroit.
Nga promovimi i librit tre vëllimesh “Kthimi” i Imzot Dodë Gjergjit, më heret këtë vit, në Qendrën Bogdanipolis, që gjendet në Katedralën Shën Nënë Tereza në Prishtinë.