Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Amerika për Nënë Terezën
E hene, 05.09.2022, 07:00 PM
AMERIKA PËR NËNË TEREZËN – RASTËSI APO DORA E ZOTIT NË VEPRIM
“PREJ SOT JE BIJË E
AMERIKËS”
“Me
gjak, unë jam shqiptare…”
Nga
Frank Shkreli
Javën që kaloi
filloi periudha, gjatë së
cilës, jo vetëm bota shqiptare, por e mbarë bota, kujton më intensivisht jetën
dhe veprimtarinë e Nënë Terezës.
Murgesha shqiptare me famë botërore, ka lindur më 26 gusht, 1910 dhe ka
ndërruar jetë më 5 shtator, 1997. Këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
ky vit ka shënuar një numër veprimtarishë kulturore dhe fetare kushtuar
Shënjtëreshës shqiptare, Nënë Terezës, në 25-vjetorin
e kalimit të saj në amshim, (5 Shtator, 1997), që festohet edhe si Dita
kushtuar Shën Nënë Terezës. Deri më
tani, komuniteti shqiptaro-amerikan ka organizuar një numër veprimtarishë në
kujtim të Nënë Terezës. Disa prej të
cilave jam munduar, modestësisht, t’i pasqyroj për lexuesit gjatë muajve të
kaluar, si për shembull, Nga Frank Shkreli/ Aktivitete kushtuar Shën Nënë Terezës,“dashuri më të madhe nuk ka” | Gazeta
Telegraf Komuniteti shqiptaro-amerikan, pa
dallim feje a krahine, sa ishte gjallë Shënjtëresha shqiptare, por edhe në
tani, vazhdon ta kujtojë ndërsa ruan një respekt të veçant për Nënë Terezen.
Gjatë dekadave të shekullit të kaluar, ajo vizitonte shpesh motrat e saja në
Nju Jork, në Washington, por dhe bënte shpesh vizita edhe komunitetin tonë
këtu.
Por, jo vetëm
komuniteti shqiptaro-amerikan kishte lidhje të ngushta, dashuri dhe respekt, pa
kushte, për veprimtarinë në shërbim të varfërve në botë dhe për personin e Nenë
Terezës gjatë afër 50-viteve të fundit të shekullit të kaluar. Në të vërtetë – dukej sikur e mbarë Amerika –
pa dallim feje dhe pa dallime politike -- ishte në dashuri me këtë murgeshë shqiptare,
me trup të vogël, por me shpirt dhe zemër të madhe – e cila i kishte caktuar
vetes misionin e jetës së saj për t’u kujdesur për “më të varfërit e të
varfërve në botë.” Kjo dashuri e
Amerikës me Nënë Terezën kishte filluar në vitin 1960 – që shënon vizitën e
parë të saj në Shtetet e Bashkuara. Vizita e parë e Nenë Terëzës në Amerikë
është e datës 7
Nëntor, 1960, kur
Nënë Tereza kishte ardhur në Nju Jork të takohej me udhëheqësen e “Motrave të
Misionit Mjekësor” (Medical Missions Sisters”, Anna Dengel. Këtë të dhenë e
mësova nga një faturë e hotelit ku kishte qëndruar Nenë Tereza, në Nju Jork. 7
Nëntori 1960 ka qenë -- rastësisht ose jo – edhe dita e zgjedhjeve
presidenciale në Amerikë, kur votuesit amerikanë, për herë të parë në historinë
e SHBA-ave, kanë zgjedhur presidentin e parë katolik, Xhon F. Kenedi.
Vizita e parë e
Nenë Terezës në Amerikë – 7 Nëntor, 1960—Fatura e Hotelit
Për më tepër,
mësova gjithashtu nga libri i shoqërueses së Nenë Terezës dhe autores së librit
të saj kushtuar murgeshës shqiptare, “Such A Vision of the Street”, Zonjës
Eileen Egan se vizita e Nenë Terezës në Amerikë, shënonte herën e parë që ajo
po largohej nga India për një vizitë jasht vendit, që nga Janari i vitit
1929. Nënë Tereza pra, kishte zgjedhur
që vizitën e parë jashtë Indisë t’a bënte në Amerikë. Sipas autores, Eileen Egan, Nënë Tereza e ka
filluar vizitën e saj të parë në Shtetet e Bashkuara në qytetin Las vegas, në
përgjigje të një ftese për të marrë pjesë në Kuvendin vjetor të Këshillit
Kombëtar të Grave Katolike, në atë qytet.
Gjatë asaj vizite, Nënë Tereza vizitoi gjithashtu edhe qytetin Peoria të
shtetit Illinois, Washingtonin dhe Nju Jork-un.
NENË TEREZA SHKON NË WASHINGTON
Kështu, pra filloi
një marrëdhënie dashurie e Shteteve të Bashkuara me murgeshën shqiptare, Nenë
Terezen – jo vetëm me popullin amerikan të të gjitha shtresave dhe etnive, por
dhe me përfaqsuesit më të lartë të politikës amerikane, për më shumë se një
gjysëm shekulli.
Shën Tereza e
Kalkutës, e njohur në jetë si Nënë Tereza, ka vizituar Shtetet e Bashkuara disa
herë, zakonisht për të hapur shtëpi të reja të rendit të saj, Misionaret e
Bamirësisë. Por, ajo ka vizituar edhe për raste të tjera, kur ka folur për
detyrën që kemi të gjithë ndaj të tjerëve -- për të ndihmuar njëri –
tjetrin. Ajo ka vizituar herë të tjera e
ftuar nga entet më të larta politike dhe fetare të këtij vendi për takime me të
dhevendit për të marrë prej tyre çmime dhe dekorata për puën e saj dhe të
urdh[rit të , në shërbim të varfërve anë e mbanë botës. Ndikimi i veprës së Nenë Terezes njihej
tanimë, jo vetëm në Kalkuta të Indisë, por edhe anë e mbanë botës, e sidomos
këtu në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mori hov gjatë dekadave pas vizitës së saj
të parë në Amerikë, në nëntor të vitit 1960.
Amerikanët e kanë
vlerësuar dhe e vlerësojnë gjithnjë veprën dhe personin -- Gonxhen e
shqiptarëve dhe shën Nënë Terezën e Amerikës dhe të botës. Ajo ishte shpallur
Qytetare Nderi e SHBA, një titull i dhënë Nenë Terezës shumë vite më parë nga
Presidenti republikan Ronald Reagan. Presidenti Reagan e adhuronte shumë Nenë
Terezën për punën e saj në shërbim të të varfërve amerikanë dhe botës. Gjatë viteve, pas vizitës së parë në Amerikë
në vitin 1960 -- ajo ka vizituar shpesh Shtetet e bashkuara dhe është takuar më
personalitetet më të larta të fushës politike, kishtare, dhe përfaqësues,
pothuaj, të gjitha shtresave të shqoiërisë amerikane, pa dallim. Përveç Presidentit Reagan, Nënë Tereza është
takuar edhe me Presidentin Xhorxh H. Bush i vjetër dhe me Presidentin Bill
Clinton, por edhe me udhëheqsit më të lartë të Kongresit amerikan të dy partive
politike kryesore të Amerikës dhe me përfaqsues vendorë dhe shtetërorë, anë e
mbanë Amerikës.
Siç shihet edhe
nga takimet e tyre, Nenë Tereza kishte një marrëdhënie të ngushtë me
Presidentin republikan, Ronald Reagan, në krahasim me të tjerët. Me Presidentin
Bush të vjetër kishte marrëdhënie korrekte, ashtu edhe me Presidentin Bill
Clinton, megjithëse Nenë Tereza nuk ngurronte të kritikonte politikat
pro-abortit të administratës së Z. Clinton.
Megjithë ndonjë
kundërshtim ndaj qendrimit të Nenë Terezës kundër abortit, respekti dhe
mirënjohja amerikane për këtë bijë të Kombit shqiptar ishte e gjithanëshme dhe
e pa dyshimtë. Shtetet e Bashkuara kanë
vlerësuar Nenë Terezën me medaljet dhe titujt më të lartë që Amerika rezervon për
personalitetet më të njohura dhe më të merituara, për kontributet e tyre ndaj
këtij vendi dhe në botën mbarë:
Më 1985 presidenti
Ronald Reagan ka nderuar Nenë Terezën me Medaljen Presidenciale të Lirisë. Nëna Tereza është ndër personalitetet e rralla
– amerikane dhe botërore -- të cilës në vitin 1996, presidenti Bill Clinton i
dha titullin Qytetar Nderi i Amerikës.
Në vitin 1997, Kongresi Amerikan ka nderuar Nënë Terezën me Medaljen e
Artë. Pasi Kongesi amerikan nderoi atë
me medaljen e Artë, Posta Amerikane më 2010 nxori pullë postale me portretin e
Nënës Terezë, një tjetër nder prej shumë vlerësimeve që i janë berë asaj nga
ente të ndryshsme amerikane qeveritare dhe private, anë e mbanë këtij shteti
planet. Është e vështirë të thuhet se cila ishte përmbajtja e vërtetë e
bisedimeve kokë-më kokë të Nenë Terezës me udhëheqsit më të lartë politikë
amerikanë, përfshirë presidentët e këtij vendi dhe ata botërorë, por sipas Dr.
Lush Gjergjit, i cili e ka shoqërurar shpesh Nenë Terezën në udhëtimet e saja
anë e mbanë botës, ka shkruar se ajo e kujtonte gjithmonë popullin e vet. Nëna Tereze na ka përcjellë vazhdimisht me
uratën e saj – dhe ajo, duke filluar nga Papa, prej Sekretarit të Përgjithëshëm
të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryetarëve të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, apo kudo në botë, porosia e saj drejtuar udhëheqsve më të lartë
amerikanë dhe botërorë, ishte: “Ju duhet të bëni diçka për t’a shpëtuar
popullin tem shqiptar, e në veçanti Kosovën”, ka shkruar Dom Lush Gjergji,
biografi autor i 25 librave mbi jetën dhe veprimtarinë e Shën Nënë Terezës.
Presidenti Ronald
Reagan në Shtëpinë e Bardhë – Qershor, 1985 duke i dorëzuar Nenë Terezës
“Medaljen Presidenciale të Lirisë. Presidenti Reagan: “Nenë Tereza është një heroinë
e kohëve tona. Kështuqë, përveç shumë nderimeve dhe dekoratave që i janë dhënë
asaj, përfshir Çmimin Niobel për Paqë -- me dashuri të madhe dhe me respekt të
pafund, i dorëzojmë Nenë Terezës, Medaljen Presidenciale të Lirisë.”
Nenë Tereza: “Unë
nuk jam e denjë e kësaj dhurate fisnike nga Presidenti ynë, nga bashkshortja e
tij dhe nga populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por unë e pranoj për
glorifikimin më të madh të Zotit dhe në emër të miliona njerëzëve të varfër…”.
Z. Reagan ka thënë
me atë rast se ndonëse kjo medalje tradicionalisht u jepet shtetasve amerikanë,
Z. Reagan shpjegoi se në shenjë nderimi dhe admirimi të thellë për punën e saj,
kjo dekoratë po akordohet Nënë Terezës, pasi “Shpirtmirësia në zemrat e disa
individëve, i kapërcen të gjithë kufijtë kombëtar dhe tejkalon të gjitha
konsideratat e vogla nacionaliste”, u shpreh ish-presidenti amerikan Regan,
duke iu drejtuar Nënë Terezës.
Janë absolutisht
të pazakonta marrëdhëniet që Presidenti Regan dhe bashkëshortja e tij Nancy –
që konsideroheshin si ndër çiftet më aristokratë në Amerikë dhe ndoshta në botë
– kishin vendosur me Nënë Terezën, përfaqësuesen dhe mbrojtësen e më të
varfërve në botë. Anë e mbanë botës,
Nënë Tereza kishte takuar shumë udhëheqës politikë e fetarë. Por dalloheshin
marrëdhëniet e saja me Presidentin Ronald Regan dhe me Papa Gjon Palin e dytë,
sidomos gjatë dekadës së Luftës së Ftoftë të 1980-ve. Ishin këta të dy,
protagonistët kryesorë të luftës kundër komunizmit, Presidenti Regan dhe Papa
Gjon Pali i dytë, me të cilët dukej sikur Nënë Tereza kishte lidhje të ngushta
me ta.
Për Papën Gjon
Palin e dytë, ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachov është shprehur se
shembja e komunizmit do të kishte qenë e pamundur pa kontributin e Papa Gjon
Palit të dytë. Ndërsa për Presidentin Regan, Nënë Tereza ka thënë: “Kur
presidenti amerikan ishte plagosur në një atentat kundër tij, ajo ishte e
bindur se shpëtimi i jetës së Presidentit Regan nga plagët që kishte marrë nga
atentati”, në të vërtetë ishte “Një akt hyjnor”.
Nëna Tereze pritet
nga Presidenti Reagan në Shtëpinë e Bardhë me 16 Dhjetor, 1985. Nenë Tereza i
kishte sjellur Presidentit Reagan një dhuratë me rastin e Festës së
Krishtlindjes.
Më 9 dhjetor 1991,
në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Washington, DC, Presidenti amerikan
George H.W. Bush u takua me murgeshën shqiptare Gonxhe Bojaxhiun, alias Nënën
Terezë (Shën Tereza e Kalkutës)
Ishte 11 Gushti, i
vitit 1971 Nenë Tereza është takuar me një tjetër figurë dominuese të politikës
amerikane gjatë dekadave të shekullit të kaluar, Senatorin Edward Kennedy në
Kalkuta të Indisë, për të biseduar mbi problemet e refugjatëve. Teresa addresses Congress
Admirimi dhe
respekti për Nenë Terezen tejkalonte oborrin e Shëpisë së Bardhë dhe mjediset e
presidentëve të dy partive politike. Ky admirim shtrihej edhe tek Kongresi
amerikan dhe në mbarë shoqërinë amerikane.
Në foto, 5 Qershori, 1997, Nënë Tereza falënderon udhëheqsit e Kongresit
për nderimin që i kishin bërë duke ia akorduar asaj Medaljen e Artë të Kongresit
të Shteteve të Bashkuara – medalja më e lartë që jep Kongresi.
Ishte 16 Nentori,
1996 -- Nënë Tereza me deklaratën në dorë të nenshtetsisë së saj amerikane,
nënshkruar nga Presidenti Bill Clinton me 1 Tetor, 1996
Unë besoj se --
ishin vlerat amerikane ato që admironte Nenë Tereza dhe vlerat e Nenë Terezës
që admironin amerikanët -- arsyeja e kësaj lidhjeje të ngusht të Nenë Terezës
dhe Amerikës. Ishte 16 Nentori, 1996 --
Nënë Tereza me deklaratën në dorë të nenshtetsisë së saj amerikane, nënshkruar
nga Presidenti Bill Clinton me 1 Tetor, 1996.
“Të jesh një shtetas amerikan, do të thotë se ndajmë disa vlera
themelore: Se ne kemi për detyrë t'i ndihmojmë të tjerët të jetojnë në
lartësinë e premtimit të dhënë nga Perëndia. Se ne kemi përgjegjësinë për të
ndërtuar dhe përforcuar lidhjet në komunitetin ku jetojmë, Se ne kemi detyrim
të ofrojmë ndihmën ndaj atyre që nuk mund të ndihmojnë gjithmonë vet-veten”, ka
shkruar Presidenti Clinton në shpalljen e Nenë Terezes, shtetase amerikane e
nderit. Me këtë masë, Nënë Tereza tashmë
është një qytetare amerikane. Dokumenti i nënshtetsisë i është dorëzuar Nënë
Terezës nga Ambasadori i atëherëshëm amerikan në Indi, Z. Frank G. Wisner –
edhe ky një mik i vjetër i shqiptarëve, ç’prej fillimit të viteve 1950-ata e
deri më sot. Dorëzimin e dokumentit të
shtetësisë amerikane të nderit nga Ambasadori Wisner, Nenë Tereza e ka cilësuar
si një, “Dhuratë nga Perëndia. Kam drojë se nuk e meritoj atë”, është shprehur
ajo për mediat në atë kohë. Ndërsa Ambasadori amerikan, Wisner e ka siguruar
Nenë Terezës duke i thenë se: “Prej sot, ti je bijë e Amerikës”.
Nënë Tereza nuk
ngurronte t’i kritikonte as personalitet e larta të politikës amerikane. Në
tubimin vjetor “The National Prayer Breakfast” në
Washington, 5 Shkurt, 1994, në mbrojtje të parimeve të saja, Nëna Terezë u
ngrit në këmbë para Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill
Clinton dhe Zevendës-Presidentit, Al Gore dhe bashkshorteve të tyre si dhe 4000
personaliteteve pjesëmarrës në atë tubim - nga e gjithë bota – duke deklaruar
se, “aborti është vrasje”.
Koincidencë apo vullneti i Zotit në veprim?
Po kush është kjo
bijë e Kombit Shqiptar e cila admirohej nga Papët e Romës dhe Presidentët e
fuqive më të mëdha të botës, përfshir presidentët e Amerikës, të cilët kërkonin
jo vetëm të takoheshin me të por donin edhe këshillat e saja? Lind pyetja se
çka dinte kjo bijë shqiptare për këta burra të mëdhenj të shekullit 20-të dhe
çfarë frymëzimi prisnin këta prej kësaj murgeshe të thjesht me origjinë
shqiptare – kujdestarja e më të varfërve në botë – gjatë një periudhe historike
dhe aq vendimtare për fatin, e jo vetëm Europës, por të mbarë njerëzimit? Çfarë roli mund të kenë luajtur Presidenti
Reagan dhe Papa Gjon Pali i II për realizimin e vizitës së parë të Nënë Terezës
në Rusi, në Gusht të vitit 1987? Dhe a ishte ajo vizitë 5-ditëshe e Nenë
Terezës në Rusi në përputhje me përpjekjet e Presidentit Reagan dhe të Papa
Gjon Palit II për t'a tundur njëherë e mirë nga rrënjët komunizmin
ruso-sovjetik? Po cili ishte roli i
udhëheqsit sovjetik, Mikhail Gorbachev – një protagonist tjetër i Luftës së
Ftohtë, i cili meriton gjithashtu kredi për kontributin e tij historik në
shembjen e komunizmit sovjetik, për realizmin e asaj vizite?
Sipas të dhënave
në media të asaj kohe, Raisa Gorbachev, bashkshortja e ndjerë e Mikhail
Gorbachev, i cili ndërroi jetë këtë javë, ka lujtur rol vendimtar në
përgatitjet e vizitës së Nenë Terezës në Moskë, në vitin 1987?
Unë nuk besoj se
sot për sot i dijmë të gjitha dimensionet e jetës dhe të veprimtarisë së Nënë
Terezës, por as influencën që ajo mund të ketë ushtruar në takimet e saja me më
të fuqishmit e botës, sidomos gjatë 1980-ave. Uroj që një ditë – me deklasifikimin
e dokumenteve të fshehta të asaj kohe -- të mësojmë më shumë, sidomos për
trekëndshin e lidhjeve dhe të bashkpunimit – në kulmin e Luftës së Ftohtë –
midis Presidentit amerikan Ronald Reagan, Papa Gjon Palit të II dhe Nënë
Terezës. A ishte kjo lidhje e
rastësishme, apo ishte dora e Zotit në veprim? “Unë jam vetëm një laps i vogël
në duart e Zotit…” – (Nena Tereze)
Në
këtë 25-vjetor të shkuarjes në amshim të Nenë Terezës me mall kujtoj dhe si
privilegj të madh e bekim të jetës time e konsideroj takimin me Nenë Terezën –
një takim që mund të ndodh -- nëqoftse dikush është me fat -- vetëm njëherë në
jetën e një njeriu. Autori me kolegun dhe mikun e ngusht të familjes, Dr. Elez
Biberaj me familjet tona në vizitë me Nenë Terezen – në kryeqendrën e Motrave
të Dashurisë të Nenë Terezës, në Washington DC.