E diele, 06.10.2024, 11:20 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: 'Dashuri më të madhe nuk ka'

E merkure, 31.08.2022, 08:04 PM


AKTIVITETE KUSHTUAR SHËN NENË TEREZES

“DASHURI MË TË MADHE NUK KA”

Nga Frank Shkreli

Në Dardani, Kisha dioqezane e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë ka njoftuar organizimin e aktiviteteve, “Dit?t e Shenjtës N?n? Terez?”, nga data 26 gusht, (ditëlindja e Ganxhe Bojaxhiut) e deri m? 5 shtator -- dita e festës s? saj liturgjike, q? përkon edhe me kalimin e saj n? amshim.  Por “Drita e Gonxhës” u ndez në sheshin e Shkupit aty ku është pllaka përkujtimore e vendlindjes së Nënës Terezë, ku edhe u hap manifestimi kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”, që sivjet fillon si edicion i veçantë i organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Sipas këtij Instituti, ceremonia, filloi me vendosjen e luleve nga delegacioni i Institutit, i përfaqësuar nga drejtori Dr. Skender Asani, nga delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – i përfaqësuar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, Universiteti “Nëna Terezë”, i përfaqësuar nga rektori, Akad. Izet Zeqiri, ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja, nga bashkësitë fetare – Kryetari i BFI-së, H. Shaqir ef. Fetahu, Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës dhe Z. Pepi Levi nga Bashkësia Hebraike e Maqedonisë së Veriut, si dhe drejtori i Shtëpisë Përkujtimore të Nënës Terezë, Z.Naser Curri. “Drita e Gonxhes” u ndez në Shkup – ITSH

Pamje nga ceremonia në Shkup të Premten që kaloi

Nga Shkupi në Prishtinë -- Të premten që kaloi, në Qendrën “BogdaniPolis”, u përkujtua ditëlindja e shenjtëreshës shqiptare, Shën Nënë Tereza, me një akademi solemne të organizuar nga Katedralja e Prishtinës, përkatësisht, Dioqeza Prizren-Prishtinë.  Ditëlindja e Shën Nënë Terezës u kremtua me një akademi solemne (drita.info)

Me moton “Unë kam në zemër popullin tem shqiptar”, thënie e vet Nënë Terezës dhe me himnin e saj, filloi atmosfera solemne, ku t? pranishmit i përshëndeti, ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dod? Gjergji: “Duam t’i përngjajmë asaj n? thjeshtësi, n? dashuri, n? sakrificë, në punë të vogla, b?r? me dashuri të madhe siç thoshte N?n? Tereza”.  Me këto fjalë, Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dod? Gjergji, hapi akademinë solemne përkujtimore, organizuar n? Kurien dioqezane n? Prishtin?.  Akademia solemne, u mbajtë në qendrën ‘Bogdanipolis”, me pjesëmarrje t? gjërë t? qytetarëve, t? perfaqesuesve t? jetës politike, shoqërore, kulturore e fetare, n? mesin e të cilëve pati edhe përfaqësues t? Bashkësisë Islame t? Kosovës, sipas një njoftimi të Radio Vatikanit.

Pamje nga hapja e Akademisë Përkujtimore kushtuar Nenë Terezës në Prishtinë – Kryetari Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Imzot Dod Gjergji dhe Dom Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës me mbi 25 vepra

Programi i veprimtarive, kushtuar Nenë Terezës, që pritet të mbahen në Prishtinë, Shkup, Tiranë, Strugë e Letnicë.  Edhe Federata Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork ka njoftuar një tubim përkujtimor kushtuar Nënë Terezës e që pritet të mbahet të shtunën që vjen me 3 shtator, 2022 në qendrën e Vatrës në Nju Jork. Autori i këtij shënimi pritet të mbajë një kumtesë me titull: Amerika për Nënë Terezen.

Jam i sigurt se edhe në pjesë tjera të botës do të përkujtohet ky përvjetor me aktivitete të ndryshme kushtuar kujtimit të Nenë Terezës.  Këtu në Shtetet e Bashskuara është njoftuar se me këtë rast do të shfaqet një film dokumentar me titullin: “Nenë Tereza: Nuk ka dashuri më të madhe”, (Mother Teresa: No greater love). Filmi -- që është realizuar nga organizata amerikane më e madhe katolike në botë, “Kalorësit e Kolombos” (Knights of Colombos) -- do të shfaqet, fillimisht, për herë të parë në Vatikan, të mërkurën me 31 gusht.

Burime të medias këtu në Amerikë njoftojnë se filmi pastaj do të shfaqet në fillim të Tetorit këtu në Shtetet e Bashkuara në më shumë se 960 teatro filmash anë e mbanë Amerikës. Filmi përshkruan jetën e shënjtëreshës së shekullit 20-të dhe ndikimin e veprimtarisë së saj dhe të urdhërit të Nenë Terezës, “Misionaret e Dashurisë”, një komunitet fetar katolik i dedikuar t'u shërbejë më të varfërve, anë e mbanë botës. Në ekranin filmik do të shohim rishtas Nënë Terezën – nenën e “të varfërve më të varfër” në botë, nënën dhe motrën e njerëzimit, gruan më të madhe të shekullit 20-të.   Filmi dokumentar është realizuar në 5 kontinente, duke ndjekur punën dhe veprimtarinë e Misionareve të Dashurisë në ditët e sotëme, sipas të dhënave në median amerikane. Filmi përfshin edhe komentet e personaliteteve fetare dhe civile mbi jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës.

Kanë kaluar 25-vjet nga dita që Nenë Tereza ka kaluar në përjetësi. Si rrjedhim, ky përvjetor duket se ka shkaktuar nxitjen e një interesimi të ri në botë për këtë personalitet botëror të shekullit të kaluar, për këtë bijë të Kombit shqiptar – njëherazi edhe një gjigande shpirtërore të njëzetit (20) shekull. Sipas promovimit të këtij dokumentari, filmi është realizuar, siç shënova më sipër, në 5 kontinente ku vepron urdhëri i Nenë Terezës, duke përdorur dokumentacion nga arkivat institucionale të Misionareve të Dashurisë dhe të tjera, por edhe në aktivitetin aktual të Misionareve të Nënë Terezës. Filmi, jo vetëm që dokumenton se kush ishte Nënë Tereza, por gjithashtu tregon edhe se si Misionaret e Dashurisë veprojnë edhe sot bazuar në vizionin e saj për tu shërbyer dhe për tu kujdesur, për më të vafërit e më të varfërve të botës.  Është pra, një dokumentar, por më shumë se, thjesht, një film. Është gjithashtu edhe një nderim, një homazh që sa vjen e shtohet ndaj një ikone shpirtërore – për një dëshmitare të fuqishme të dashurisë së vërtetë autentike të krishterë, si dhe një shembull për të gjithë ata që kërkojnë shpresën në këto kohë të turbullta, thuhet në promovimin e filmit.

Për aq sa është njoftuar deri më tani, programi i veprimtarive, kushtuar “Ditëve të Shën Nenë Terezës”, pritet të realizohet në Prishtinë, Shkup, Tiranë, Strugë e Letnicë dhe nga Nju Jork nga Federata Pan-Shqiptare Vatra.

Imzot Dod Gjergji, Ipeshkvi i Kosovës, duke hapur manifestimin kushtuar Nënë Terezës (Fotot për këtë kronikë janë marrë nga Revista Fetaro-Kulturore, “Drita” e Kishës Katolike në Kosovë

Në akademinë solemne mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, shqiptaro-amerikani, Dr. Rifat Latifi

Dom Lush Gjergji duke folur në akademinë solemne kushtuar Nënë Terezës

Pamje nga salla në qendrën ‘Bogdanipolis” të Katedralës Shën Nenë Tereza në Prishtinë ku morën pjesë qytetarë, perfaqesues t? jetës politike, shoqërore, kulturore e fetare, përfshir përfaqësues t? Bashkësisë Islame t? Kosovës

Ndërkaq, edhe një NJOFTIM në përputhje me këto aktivitetet kushtuar Nenë Terezës nga Gazeta Dielli - Faqja Zyrtare -- VATRA PËRKUJTON NËNË TEREZËN NË 25 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM --Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, ditën e Shtunë, më 3 Shtator 2022, ora 11 AM, në adresën e Vatrës: 2437 Southern Blvd,  Bronx, NY 10458, në një ceremoni solemne do përkujtojë 25 vjetorin e kalimit në amshim të Nënë Terezës, Shenjtores së kombit tonë. Ceremonia e përkujtimit dhe nderimit do të organizohet në Selinë Qëndrore të Vatrës me pjesëmarrjen ekskluzive të:

-PhD Ines Murzaku me temë: "Nënë Tereza dhe Revolucioni i Brishtësisë".

-PhD Elmi Berisha me temë: "Energjia hyjnore e Shën Terezës dhe ndikimi i saj tek shqiptarët”.

-Z. Frank Shkreli me temë: "Amerika për Nënë Terezën".

-Dr. Paulin Marku me temë: ""Nënë Tereza", malli dhe dhimbja për atdheun".

Moderon aktivitetin, Editori i Diellit.

Ftohet i gjithë komuniteti shqiptar të bëhet pjesë e kësaj ceremonie të veçantë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Kush provokon me statujat e Stalinit dhe Leninit në Tiranë?! Frank Shkreli: Në kuadër të 25-vjetorit të kalimit në përjetësi të Shën Nënë Terezës Frank Shkreli: Në 10-vjetorin e shkuarjes në amshim të Arbën Xhaferit Frank Shkreli: Prapë bien kambanat në kishën e Currajve t’Epërm Frank Shkreli: Gjekë Marinaj, poeti erudit po pushton botën me poezinë e tij Frank Shkreli: Marrveshja Abazoviç-Porfirije - Krim ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve Frank Shkreli: Komuniteti shqiptaro-amerikan në 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe vlerat e përbashkëta Frank Shkreli: Në këtë ditë të lutemi për Viktimat e Komunizmit në Shqipëri! Frank Shkreli: Governatorja e Nju Jorkut takohet me shqiptaro-amerikanët në rrugën Gjergj Kastrioti Frank Shkreli: Një fillim i mbarë me një hap të mbrapshtë! Frank Shkreli: Lek Pervizi i flet botës anglisht për krimet e ferrit komunist të Enver Hoxhës Frank Shkreli: Apostulli i lirisë fetare - Dom Simon Jubani Frank Shkreli: Morali i Protestës Frank Shkreli: Fuqia e të pafuqishëmve Frank Shkreli: NATO, Rama dhe Liria e Shtypit në Shqipëri Frank Shkreli: Me rastin e 15-vjetorit të vizitës së Presidentit George Bush në Tiranë Frank Shkreli: Presidenti John F. Kennedy - Unë jam qytetar i Berlinit Frank Shkreli: Kanë filluar punimet për rehabilitimin e kishës së Kuvendit të Arbërit afër Lezhës, apel për ndihmë! Frank Shkreli: Tepër vonë dhe shumë pak, të nderuar ambasadorë! Frank Shkreli: Gëzuar 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora