Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Revista 'Life' nderon dhe kujton Nënë Terezen
E premte, 02.09.2022, 07:58 PM
“Me gjak, unë jam shqiptare…”
REVISTA “LIFE” NDERON
DHE KUJTON NENË TEREZEN NË 25-VJETORIN E SHKUARJES NË AMSHIM
Nga Frank Shkreli
Për
disa ditë tani, anë e mbanë botë, përfshir këtu edhe Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, po kujtohet jeta dhe veprimtaria e Nenë Terezës, në 25-vjetorin e
shkuarjes së saj në amshim (5 Shtator, 1997). Edhe këtu në Amerikë po
organizohen përkujtime dhe simpoziume të ndryshëm, në kujtim të këtij
përvjetori, si për shembull simpoziumi që do të mbahet në Universitetin Katolik
në Washington DC dhe shumë të tjera, si ky, anë e mbanë Amerikës.
Edhe
media amerikane në përgjithësi duket se nuk do e qesë në hararesë këtë
përvjetor dhe kujtimin e Nenë Terezës -- kësaj bije krenare të Kombit
Shqiptar. Më ra në sy sot në mengjes një
botim i posaçëm i revistës së njohur amerikane, historike dhe me vlerë, “LIFE”,
që ka vazhduar të botohet -- me formate të ndryshme -- që nga viti 1883 e deri
në ditët e sotëme. Kjo revistë prestigjoze amerikane e njohur, botërisht, i
kushton ekskluzivisht një numër të posaçëm jetës dhe veprimtarisë së Nenë
Terezës – në 25-vjetorin e ndarjes së saj nga kjo jetë.
Edicioni
fundit i revistës “LIFE”, kushtuar Nenë Terezës me rastin e 25-vjetorit të
ndarjes së saj nga kjo jetë.
Siç
dihet, Nenë Tereza ka jetuar dhe vepruar në periudhën modern të medias së
shkruar, vizive dhe në prag të revolucionit teknologjik të informacionit. Për
‘të, janë shkruar dhe botuar mijëra artikuj e libra, janë prodhuar filma dhe
programe televizive të panumërt -- dedikuar jetës dhe veprimtarisë së Nënë
Terezës, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara
por edhe anë e mbanë botës.
Nenë
Tereza është ndër 5-6 veta në të gjithë botën që kanë marrë titullin qytetar
nderi i Amerikës. Nenë Tereza, e dashur
dhe e respektuar gjithmonë nga media amerikane – megjithëse nganjëherë nuk
mungonin as kriktikat ndaj saj. Për shumicën e amerikanëve të thjesht, përfshir
median, si dhe për përfaqsuesit më me influencë dhe më të fuqishmit e politikës
amerikane, Nëna Tereze pasqyronte dhe shpërndante dashurinë dhe dinjitetin për
çdo krijesë njerëzore, pa dallim, përfshir edhe të varfërit e më të varfërve të
botës. Këtë respekt po tregon edhe
revista e njohur amerikane, “LIFE” me edicionin e saj të fundit.
“E
djeshmja ka shkuar. E nesërmja nuk ka ardhur ende. Kemi vetëm të sotëmen,
Prandaj,le të fillojmë” (Nenë Tereza)