E premte, 01.11.2024, 12:10 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pse të kam respekt për ty, kur ti ma urrenë gjuhën?

E marte, 25.10.2022, 06:14 PM


Pse të kam respekt për ty, kur ti ma urrenë gjuhën?

Nga Fahri Xharra

I zhytur në mendime, i thelluar në historinë tonë jo shumë të largët ( diku nja 500 vjet e këtu ) as se si nuk po mund të vij në përfundim të plotë që duhet të të respektoj ; të kam “dashur “ sepse isha i obliguar falë rrethanave të jetës, më vonë fillova të ndjej lehtas një simpati për ty sepse mendova që ke ndryshuar, por vitet e që rrjedhën e treguan të vërtetën tënde  .

E mendoja atë që thoshte Kadareja : “Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit SergeMetais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor PandeliSotirin! “  .  I thosha a vetes, ndoshta duhet harruar sepse ishin osmanët ata, ishin selgjukët ata .

Cila  është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar.

Mendoja se jemi mbushur mend, jo të ngjallim urrejtje por së paku të rindërtojmë urën e miqësisë, një urë e cila ishte rrënuar që nga 1912 – ta.; që atëherë kur  ia lamë lamtumirën njeri-tjetrit.

Unë dhe ne, e kërkonim armikun e gjuhës sonë hyjnore tjetër kah ; atë e gjetëm, dhe atë e kemi vazhdimisht, por nuk e besoja që ti do të mundohesh të ringjallesh  prapë mbi kurrizin tonë .

Sa “ ëmbël “ ia filloi  dhe të doli në pah fytyra e vërtetë. U deshën disa vite të lirimit nga komunizmi, u deshën disa vite të lirisë kombëtare për të kuptuar të vërtetën tënde; U shfaqën rimohuesit të cilët nuk e donin të vërtetën që e thoshte Kadareja, por ne turma iu shkonim pas dhe e harruam gjuhën tonë e harruam “ Tungjatjetën “  mijëra vjeçare

Pra, rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori, për të na bindur që pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq ; për të na bindur se sa e keqe dhe kundër produktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli.

Ti nuk flitshe, na vijshe me “lodra” dhe “premtime “ por rimohuesit flitnin në vend teje . Më vonë e kuptuam se pse Kadareja thoshte : “Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij-  ( të Skënderbeut fxh ) . Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi!”

Të kujtohet që deshe të na ndryshon historinë dhe ta shkruajmë ashtu si e doje ti ? Unë e rikujtoj me  helm në zemër, kur të mashtruarit  të cilëve nuk iu mjaftonte vetvetja por thirrshin edhe “argat “ nga të gjitha anët për të  na ulur në byth dhe t`i bindemi asaj që e doje ti.

Kështu, ditë pas dite doli e vërteta në shesh, rasti i fundit shqiptarët e Maqedonisë .Deri dje ata ishin unë e  dje u bënë ata ; deri dje ata flitshin si unë dhe sot janë kundër gjuhës së vet . Sot ata flasin ndryshe,  e flasin gjuhën tënde dhe shtiren se gjoja është e tyre.

Në fund të fundit nuk mund të kam respekt në ty, kur ti ma urrenë gjuhën time; nuk mund të kam dashuri për lodrat dhe kurmet që m`i solle vetëm e vetëm të harroj se kush isha.

Unë e dua gjuhën time historinë time dhe kombin tim.

Fahri Xharra, 11.03.17



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora