Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Jo shamisë arabe në shkollat shqipe!
E premte, 12.08.2022, 08:14 PM
Jo shamisë arabe në shkollat shqipe! JO dhe JO!
Nga
Fahri Xharra
Fillimi
i mijëvjecarit të tretë ende na detyron të nxjerrim mësime nga ndodhirat e
pakëndshme që ne kemi kaluar. është shumë interesante të theksohet se derisa
Rilindësit tanë mundoheshin me të madhe dhe me krejt qenien dhe dijen e tyre të
na drejtojnë drejt zgjimit tanë dhe ky ishte aksioni më i madhi dhe më i gjeri
politik dhe kulturor; në ditët e sodit na dalin “ Rilindësit “ e rinj të cilët
mundohen të na kthejnë pas, aty ku ishim para 100 vjetësh.
Ne
duhet ta dimë që me futjen e fesë dhe shamisë në shkollat tona e bëjmë jo vetëm
përçarjen e kombit por edhe indoktrinimin e të rinjve me një të paardhme.
Nuk
guxojmë që me mënyrën tonë individualiste të jemi një xeherore e pafundme për
të sjellë egoizëm: egoizëm fetar. “ Nuk jemi popull i vogël “, thotë Kadareja;
jemi shumë të mëdhenj që të mbesim ata që jemi.
?farë parafytyrimi kanë
shqiptarët për vetveten?
Fytyrën
e mirë ose të keqe për ne nuk mund ta bëjnë as zyrtarët tanë, por as
pështjelluesit tonë, as nacionalizmi i tepruar por as mohuesit e tij, as diplomatët
mendjelehtë e as gazetarët e opinionistët e porositur, të gjithë të etur për
lavdi e para pa marrë parasysh mënyrën.
Kultura
dhe mendimi i një populli qëndron në një lashtësi të shquar, por që përpiqet ta
ngrejë lart gjithë kombin. Ne na duhet duhet që shkollat tona të jenë
centropetale në edukimin tonë. ?do futje e fesë në
shkolla i aktivon forcat centrifugale që na bëjnë të ikim nga ajo që jemi; e
kjo e sjell vetëm një gjë: kthimin prapa.
Nëse,
ne duhet të punojmë për të mirën e kombit, për pastrimin tonë shpirtëror duhet
të punojmë që t’i bindim që të gjithë të rrokemi pas një gjëje konkrete, të
prekshme dhe që na bën nder në mesin e kombeve të cilivizuara.
?’më duhet mua që fëmijën
tim ta kthej mbrapa në besimin se bota është e rrafshtë, në besimin e buallit
që mban botën dhe çdo lëvizje e tij i krijon tërmetet, në besimin se shkolla e
Darvinit mbi evolucionin ishte e gabuar?
“Memorandumi
për Shqipërinë“, i shkruar nga princ Vidi nga mbarimi i vitit 1917, e i mbetur
vetëm si dorëshkrim në Bibliotekën e Këlnit , paraqet më shumë se një rrëfim të
një personaliteti të rëndësishëm, i cili në një kohë tepër kritike për fatet e
Shqipërisë, do të pranojë të vihet në krye të saj me qëllimet më të sinqerta që
t’i ndihmojë bërjen e saj shtet evropian. Kështu shkruan Jusuf Buxhovi në
librin e tij : “Nga Shqipëria osmane te Shqipëria evropiane”.
Të
bën përshtypje të madhe kur princ Vidi këtu kërkon përveç tjerash edhe bërjen e
shkollave të mira. I njoftuar mirë që ishte dhe i bindur se mund të ketë
grindje të brendshme fetare kërkonte që shkollat të mos bëhen vatra të ërhapjes
fetare.
Shumë
interesant është të theksohet se në kohen e tij në programin e tij qeveritar ai
kërkonte që shkollat të bëhen vatra të edukimit të të rinjve shqiptarë për
çështje të mbara dhe për edukimin pro evropian. Normalisht që në memorandumin e
tij ai kërkonte që fetë të jenë të lira, por ai ishte kundër kërkesave të
huajve që me anën e fesë ata të arrijnë ndikimin në riformimin e popullit tonë.
E
njëjta gjë është edhe sot në Kosovë, që fesë dhe predikimit të saj të lirshëm i
është bërë i mundshëm, por atë duhet kufizuar me një kusht që të mos na
çorientojë busullën tonë evropiane.
Krizën
e moralit kombëtar dhe kthimin e humbjes së vlerave të tij nuk e rregullon
futja e fesë në shkolla, ajo në të kundërtën shkon në thellimin e tyre. Krizën
materiale, varfërinë ekonomike dhe mendore, lakminë e fitimit të shpejtë pa
marrë parasysh rrugën dhe mjetet e sollëm vetë ne me mënyrën tonë të bërjes së
shtetit.
Kur
shpirti i një kombi stërkeqet nga varfëria e nga lakmia, nuk ka asnjë bindje
fetare që mund ta shërojë atë. Vetem kamja mund t`a ndritë mendjen. Nuk ka
nevojë që t’i bindim edhe bashkatdhetarët tanë nëpër Evropë nga misionarët tanë
se si të largohen nga e keqja; kur ata jetojë në vende moderne aty ku dihet se
si ndahet “shapi nga sheqeri” .
”Në
Zot ne besojmë” , per shqiptaret ai zot është musliman ,katolik, protestan,
ortodoks, Baptist…Ne… Me futjen e fesë në shkolla atëherë secili duhet të
mësojë varësisht nga ora që e ndjek nga predikuesi i uniformuar që shkon aty të
bindë të rinjtë se Zoti është vetëm i tyre dhe se zoti i të tjerëve nuk është
për t’u përmendur.
Ndasi
të panevojshme. Ndasi të qëllimta. Nuk ka nevojë!
Rryma
përparimtare që e ka kapluar shoqërinë shqiptare në përgjithësi, duhet te jetë
aq e fortë sa që edhe ata që mendojnë ta kthejnë rrotën e historisë prapa duhen
ta kenë të kotë.
Qysh
në vitet e 50`ta të shekullit të kaluar ishte aprovuar Ligji për ndalimin e
bartjes së ferexhesë dhe mbulimit të fytyrës së femrës. Me ligj ndalohej
çfarëdo detyrimi apo bindje e femrave për të bartur ferexhe, gjegjësisht për ta
mbuluar fytyrën, si dhe çfarëdo mbështetje që i bëhej bartjes së ferexhesë dhe
mbulimit të fytyrës. Ndërkaq me punë të dhunshme, para të mëdha, apo burg të
gjatë dënoheshin ata që detyronin apo cytnin femrën në diçka të tillë.
Fatbardhësisht
që këso ligjesh as që janë të nevojëshme të propozohen, pasi që vetëdija e
botës sonë mashkullore dhe emancipimi i femrës shqiptare janë shumë të larta.
Kemi kulturën, traditën tonë që e kemi kultivuar brez pas brezi e me gjenerata
të tëra.
Fillimi
i mijëvjecarit të tretë ende na detyron të nxjerrim mësime nga ndodhirat e
pakëndshme që ne kemi kaluar. ?shtë shumë interesante
të theksohet se derisa Rilindësit tanë mundoheshin me të madhe dhe me krejt
qenien dhe dijen e tyre të na drejtojnë drejt zgjimit tanë dhe ky ishte aksioni
më i madhi dhe më i gjeri politik dhe kulturor; në ditët e sodit na dalin “
Rilindësit “ e rinj të cilët mundohen të na kthejnë pas, aty ku ishim para 100
vjetësh.
Ne
duhet ta dimë që me futjen e fesë dhe shamisë në shkollat tona e bëjmë jo vetëm
përçarjen e kombit por edhe indoktrinimin e të rinjve me një të paardhme.
Nuk
guxojmë që me mënyrën tonë individualiste të jemi një xeherore e pafundme për
të sjellë egoizëm: egoizëm fetar. “ Nuk jemi popull i vogël “, thotë Kadareja;
jemi shumë të mëdhenj që të mbesim ata që jemi.
?farë parafytyrimi kanë
shqiptarët për vetveten?
Fytyrën
e mirë ose të keqe për ne nuk mund ta bëjnë as zyrtarët tanë, por as
pështjelluesit tonë, as nacionalizmi i tepruar por as mohuesit e tij, as
diplomatët mendjelehtë e as gazetarët e opinionistët e porositur, të gjithë të
etur për lavdi e para pa marrë parasysh mënyrën.
Kultura
dhe mendimi i një populli qëndron në një lashtësi të shquar, por që përpiqet ta
ngrejë lart gjithë kombin. Ne na duhet duhet që shkollat tona të jenë
centropetale në edukimin tonë. ?do futje e fesë në
shkolla i aktivon forcat centrifugale që na bëjnë të ikim nga ajo që jemi; e
kjo e sjell vetëm një gjë: kthimin prapa.
Nëse,
ne duhet të punojmë për të mirën e kombit, për pastrimin tonë shpirtëror duhet
të punojmë që t’i bindim që të gjithë të rrokemi pas një gjëje konkrete, të
prekshme dhe që na bën nder në mesin e kombeve të cilivizuara.
?’më duhet mua që fëmijën
tim ta kthej mbrapa në besimin se bota është e rrafshtë, në besimin e buallit
që mban botën dhe çdo lëvizje e tij i krijon tërmetet, në besimin se shkolla e
Darvinit mbi evolucionin ishte e gabuar?
“Memorandumi
për Shqipërinë“, i shkruar nga princ Vidi nga mbarimi i vitit 1917, e i mbetur
vetëm si dorëshkrim në Bibliotekën e Këlnit , paraqet më shumë se një rrëfim të
një personaliteti të rëndësishëm, i cili në një kohë tepër kritike për fatet e
Shqipërisë, do të pranojë të vihet në krye të saj me qëllimet më të sinqerta që
t’i ndihmojë bërjen e saj shtet evropian. Kështu shkruan Jusuf Buxhovi në
librin e tij : “Nga Shqipëria osmane te Shqipëria evropiane”.
Të
bën përshtypje të madhe kur princ Vidi këtu kërkon përveç tjerash edhe bërjen e
shkollave të mira. I njoftuar mirë që ishte dhe i bindur se mund të ketë
grindje të brendshme fetare kërkonte që shkollat të mos bëhen vatra të ërhapjes
fetare.
Shumë
interesant është të theksohet se në kohen e tij në programin e tij qeveritar ai
kërkonte që shkollat të bëhen vatra të edukimit të të rinjve shqiptarë për
çështje të mbara dhe për edukimin pro evropian. Normalisht që në memorandumin e
tij ai kërkonte që fetë të jenë të lira, por ai ishte kundër kërkesave të
huajve që me anën e fesë ata të arrijnë ndikimin në riformimin e popullit tonë.
E
njëjta gjë është edhe sot në Kosovë, që fesë dhe predikimit të saj të lirshëm i
është bërë i mundshëm, por atë duhet kufizuar me një kusht që të mos na
çorientojë busullën tonë evropiane.
Krizën
e moralit kombëtar dhe kthimin e humbjes së vlerave të tij nuk e rregullon
futja e fesë në shkolla, ajo në të kundërtën shkon në thellimin e tyre. Krizën
materiale, varfërinë ekonomike dhe mendore, lakminë e fitimit të shpejtë pa marrë
parasysh rrugën dhe mjetet e sollëm vetë ne me mënyrën tonë të bërjes së
shtetit.
Kur
shpirti i një kombi stërkeqet nga varfëria e nga lakmia, nuk ka asnjë bindje
fetare që mund ta shërojë atë. Vetem kamja mund t`a ndritë mendjen. Nuk ka
nevojë që t’i bindim edhe bashkatdhetarët tanë nëpër Evropë nga misionarët tanë
se si të largohen nga e keqja; kur ata jetojë në vende moderne aty ku dihet se
si ndahet “shapi nga sheqeri” .
”Në
Zot ne besojmë” , per shqiptaret ai zot është musliman ,katolik, protestan, ortodoks,
Baptist…Ne… Me futjen e fesë në shkolla atëherë secili duhet të mësojë
varësisht nga ora që e ndjek nga predikuesi i uniformuar që shkon aty të bindë
të rinjtë se Zoti është vetëm i tyre dhe se zoti i të tjerëve nuk është për t’u
përmendur.