Mendime » Radovani
Fritz Radovani: A e njihni këtë shqiptar?
E shtune, 30.07.2022, 07:44 PM
A E NJIHNI KËTE SHQIPTAR?
Nga
Fritz RADOVANI
Ka
disa vite që Shqipja ia ka mberthye edhe krahët e nuk e lè me lujtë vendit...
Shqipja
i asht veshë per parzëm...
Ajo
e frymzon...Ka shkrue...Edhe vazhdon me shkrue...
Shqipja
me dy krenat e veta asht kafazi i krahnorit të Tij, që e mbushë me frymë...
Ky
Burrë ka dy palë mushkni...Prandej, nuk e ndijnë kurrë mungesen e
frymëmarrjes...
Po,
as frikën nuk e njeh! Mburoja e Tij ngjason me parzmorën e Kastriotit...
Shkrimet
e Tij të duken sikur janë shkrue me ngjyren e Flamurit...
Dhe
shkelqejnë nga ngjyra e puplave të krahëve të Shqipes,
Asht
bash Shqipja e çerdheve të Maleve të Bajram Currit...
A
e njihni kush asht?
Asht
Miku i të gjithë Atyne që kanë Zemer Shqiptare,
Asht
ZEQIR LUSHAJ.
Rrnosh
sa Shqipja Yte... që t’ ka rrokë aq fort, o Zeqir Lushaj!
Melbourne, Janar 2014.