Speciale
Nuhi Veselaj: Nga Jetëshkrimi (6)
E merkure, 27.07.2022, 07:59 PM
NGA JETËSHKRIMI (6)
Përjetime nga Qendra shkollore teknike (6)
II. PËRJASHTIMI
DHE BOJKOTIMI SI MASA
DISKRIMINUESE allaudboristiqE PËR TË
PENGUAR ÇDO PUNËSIM
APO ZGJIDHJE GJYQËSORE
Sihyrje
Pas kasaj gjendjeje egërsimi që e
lamë Dushko Ristiqin në zyrën e tij pas vizitës problemore, ku duke më ofruar e
joshur me postin e drejtorit të Qendrës nuk arriti me më futë nën sund dhe me
më mbështjellë brendapërbrenda rrjetës së merimangës së politikës
serbointriguese skllavëruese, atëherë pritja ndëshkim patologjik, veçori e
shtetit komunist serbojugosllav, të trashëguar nga Serbokralevina që e kujtoj
si dhunëngarkesë që nga fëmijëria dh që nuk pushoi së vepruarile asnjëherë
kundër nesh e në veçanti kundër kuadrit intelektual shqiptar, sidomos në
Kosovë. Dhe aq më keq kur një veprim i tillë i tipit partiashoudbash
momentalisht te ne udhëhiqej nga udbopolitikani Dushan Ristiq, i cili kishte
një mentalitet primitiv diktatorial dhe nga e prorët e tij kishte autorizim
veprimi të pakufizuar. Për që kishte mentalitet diktatori e autorizim të tillë
fuqiplot dëshmon katërcipërisht edhe rasti ynë. Po e rikujtojmë: Para dyvitesh,
duke më konsideruar armik të përbetuar dha urdhër me gojë: Nuhiun ta
përjashtoni menjëherë nga LKJ, mësimdhënia dhe kolektivi, por kur kjo nuk i
eci në vijë partiake, veproi në komitet dhe e e ktheu në vijë shtetërore, i dha
urdhër me shkrim drejtorit të Qendrës shkollore të më suspendojë nga
mësimdhënie dhe të më përjashtojë nga bashkësia punonjëse (kolektivi). Edhe pse
vetëm kushti i parë largimi nga mësimdhënia u realizua menjëhershmërisht,
pjesa tjetër jo, përkundër insistimit të përsëritur muaj të tërë, kjo ngecipa u
zbatuara për mungesë provash, por megjithatë, ky e implikoi rastin me një Letër
të Titos, dhe me direktiva partiake e shpalli në gazetë përjashtimin tone
si fakt të kryer, pa e miratuar fare kolektivi. Dhe në këtë mënyrë u shkaktua
një konfrontim DushkoKomiteti në njërën anë ndaj Qendër (THLKJ kolektivi) në
anën tjetër. Meqë gjendja status quo që zgjati më shumë se një vit ishte e
patolerueshme, pritej konfrontimi haptë, atëherë Qendra shkollore, kolektivi i
saj ishte nën ankth, sepse në këtë duel që pritej, dihej se humbësi
ishte shkolla edhe pse kishte mbështetje: forcën e të drejtës dhe të së
vërtetës, ndërsa fituesedo të dilte pala tjetër, DushkoKomiteti, vetëm pse
kishte forcën e partisë dhe të pushtetit dhe plus urdhërin e
diktatorit, prandaj shokët nga Qendra më çuan fjalë, pasi ti, ndonëse pa faj e
dëshirë je i implikuar në këtë konfrontim, kërkojmëprej teja ta takosh Dushko
Ristiqin, të rrëfehesh para tij për pafajsinë tënde, sepse ai ka në dorë
zgjidhjen. Së këndejmi, pas disa dilemave ashtu edhe bëra. Vizita dhe biseda u
krye në zyrën e tij. Dushku u paraqit si një politikan. Më testoi, mori
përgjigjet. Nuk përmendi asnjë gabim tonin. Si zgjidhje, çka nuk e pritja, nga
armik që më kishte shpallurme damkë më ofroi postin drejtor i Qendrës
shkollore (!). Mori zjarr pasi refuzova me arsyetimin, se më lehtë e kam
profesor i thjeshtë i gjuhës amtare për çka më ka shkolluar shteti dhe kam
përvojë mbi dhketë vjçare. Drejtor nuk mzund të jem sepse jam poe i
fëmijëve dhe kam tipare fëmijënore dhe ndërkohë për ta ndëprerë
insistimin e tij si arsyetim refuzimi mora si shembull vetë veprimtarinë e tij
konkretisht me fjalë: Edhe ti Dushka ke punue shumë në UDB, do ta keshë
vështirë tash në politikle!
Kjo e vrau shumë. Filloi me ngre
zërin …më quante ramik… Unë nuk mujta me durue më. Pa i kërkuar falje u largova
dola jashtë pa përfilluar atë propozim. Vërtet, doli i zhgënjyer dhe kishte të
drejtë. Me atë propozim, me këqyrë hollë e hollë nga logjika e
situates ai kishte ndryshuar qëndrim ndaj meje. Me këtë ofertë-propozim, nëse
mund t’i besohej, Dushku më rehabilitonte, duke zhvlersuar formalisht dy akuza
qënësore kundër meje, siç ishin:
E para, etiketimi moralopolitikisht
i papërshtatshëm në arsim i para 10 viteve që ishte në fuqi dhe
E dyta, dilnin të paqëndrueshme dhe
zhvlerësoheshin të dhënat nga suspendimi, siç ishin gjoja veprimet kundër vijës
së LKJ, të ndaj “të ndajmbathura” në redaktimin e fletushkës së shkollës
etj.-etj.
Me shikue nga një kënd tjetër, vallë
a nuk është ky manovrim që vetëm një diktatori, apo një personalitet i
autorizuar mund t’i lunate fjalët e veta, siç bëri Dushku më këtë propozim, apo
jo!?! Ç’është e vërteta, propozimi i Dushkut ishte një zgjidhje mençurake e
problemit që vetë e komplikoi me rastin tone, po të ekzistonin kushte normale.
Madje nuk di a ishte sajim i vetë Ristiqit apo i OTHLKJ të Qendrës apo ndoshta
i ndonjë këshilltari fadilistë:
Hiqej drejtori Hamit Maloku, që
nga fillimi ishte kërkesë e OTHLK të Qendrës, dhe këtë po e bën Dushku,
pasi i doli i paaftë e mashtrues. Në vend të tij vendosej sipas
Dushkut Nuhi Veselaj, person i propozuar më parë nga kolektivi i asaj
Qendre, i cili, edhe pse përkohësisht, dy
here e kishte udhëhequr me sukses atë Qendër si zëvendës drejtor.
Kjo zgjidhje, po përsëris, me shikue
formalisht ishte një fitore e madhe imja, rezultat i punës sime në atë Qendër
dhe i rezistencës së atij kolektivi që mbi një vit i rezistoi kërkesës së
DushkoKomitetit që mbeta i papërjashtuar nga BP. Njëherazi, në dukje, ishte një
fitore e madhe OTHKJ e Qendrës po edhe e DushkoKomitetit që shpëtonin
formalisht nga një konfrontimi i palavdueshëm Komitete/Qendër (OTHLKJ).Vërtet,
nëse do ta pranoja ofertën, ligjërisht e politikisht ishte planifikuar si
gjithçka e zgjidhur: Hamiti transferohej gjetiu, Nuhiu drejtorme fuqi
partiakopushtetoreme këtë sprovë do ta spastrojë kolektivin dhe OTHLKJ
nga të padëgjueshmit dhe do të jetë kuadër i rëndësishëm i (ndër)lidhur
kokekëmbë nga organet speciale të politikën e LKJ për Krahinën Socialiste të Kosovës
në kuadër të RS të Serbisë. Kështu nuk do të isha drejtor i kolektivit, si dy
herat e para, po drejtor i Dushkut si edhe Hamiti i gjorë, dhe më në fund pasi
të më shfytëzonte jo vetëm për çështje të shkollës, por do ta sprovojë
besnikinë ton rreth qarqeve më të larta, sidomos ato të ndërlidhjes me
vatrën studimore përtej gardhi dhe kështu do të humbja lirinë e krijimtarisë
dhe veten. Edhe për ato punë ka arsye të rrezikosh, për vetëm atëherë nëse për
intersa të larta merr kuptim ai ofiqi “pëllumbi”, që e mbaja mbyllur në vete
deh priste urdhër-veprimi që nga viti 1951. Përmdryshe “pëllumbi” gëzon liri
mes njerëzish e jo mes skifterësh të egër politikë. Gjithsesi po të pranoja në
këtë punë do të dile fitues i madh Dushku dhe regjimi i tij.
Sidoqoftë, sipas atij propozimi, me
shikue esencialisht në parim qëndrimi i Dushko- Komitetit nuk kishin
ndryshuar. Sherri shihej pasi nuk kthehesha si mësimdhënës, po si shërbyes
regjimi. Madje nëse nuk kryhet ndonjë detyrë sipas shijes së ndonjë eprori,
automakisht kthehej epiteti i papështatshmërisë, i qytetarit jolojal, i armikut
të popullit e shtetit, apo jo?!
S’do mend se me këtë refuzim sipas
Dushkut u zbulova fytarën e v ërtetë, “armik i rrezikshëm, qytetar jolojal,
andaj etiketimet, dyshimet e akuzat mëparshme kishin qenë të drejta prandaj për
sjelljet e më parshme dhe për këto të rejat, ndaj Nuhiut bukëpërmbysës, duhet
të ushtrohen ndëshkime plus e dhumë deri edhe vuajtje urie.
Dhe pikërisht për ndëshkime plus
allaristiqe bëhet fjalë në këtë krye, të cilin e ndamë në dy nënkrerë:
A. Përjashtimi dhe bojkotimi rigoroz
i punësimit allaristiqokomitet i drejtpërdrejtë kundërligjor e kundërnjerëzor
dhe denim familjar me vuajtje urie dhe për këtë askush nuk guxon ta mbrojë.
B. Intervenimi allaristiqokomitet në
sistemin gjyqësor me ndikim në zvarritje, në ankimim e apelim, në mënyë që
kontesti gjyqësor assesi mos të zgjidhet në favor të padiparaqitësit.
A. PËJASHTIMI DHE LUFTA
ALLAUDBORISTIQE KUNDËR PUNËSIMIT TONË dhe
gjetshmëria jonë në luftën
e imponuar
për mbijetesë
Në këtë pjesë ndërlidhur me atë që u
tha më sipër do të bëjmë fjalë rreth masave konkrete ndëshkuese që ndërmori
kryeudbashi i komitetit me lukuni gjoja për sanimin e gjendjes në Qendër, , të
cilën e komplikoi vetë me rastin tone. Kjo kjo po nëkuptohet ishte shfryerja e
mllefit kundër meje, për me u tregue kolegëve të parshëm, që nuk mundën me më
largue nga arsimi, që ky është më i zoti dhe vërtet siç do të shohim do t’ia
arrijë, që me metodën e tij udboallaristiqe me më largue plotësisht nga
mësimdhënie, madje edhe ngaformat e tjera të paraqitjeve publike. Sidoqoftë, tnë këtë nënkrye po e trajtojmë në katër pjesë çështjet
si vijon:
a) Aplikimi i Këshillit të
administrimit të dhunshëm dhe përjashtimi kundërligjor dhe antihuman kundër 40
e sa punëtorë e me prishje kontratash të punësimit, e transferimesh, kanosjesh
etj. Megjithatë nuk mundi me sigurue shumicë absolute të votave për jashtimin
tim, por atë e bëri arbirarisht me anë të administrates së dhunshme.
b) Bllokimi i punësimit tonë gjetiu,
veprim antinjerëzor dhe atak ndaj organeve vetëqeverisës të ndërmarrjeve
përkatëse.
c) Ndihmë kërkesë dhe pamundësia e
udhëheqësve fadilistë për zhbllokim punësimi si hehtësim për mosvuajtje urie,
atak kundër autoritetit të tyre.
ç) E drejta dhe durimi ishin me ne e
në ne si ndihmë e forc ë për përballimin dhe të kësaj episode dhune në luftën
tonë për ekzistencë.
a) Aplikimi i Këshillit të
administrimit të dhunshëm dhe përjashtimi
allaudbashoristiq kundërligjor e
antihuman
Fill pas bisedës së ndërprerë
Ristiqi vërtet mbeti si i tërbuar pse sipas tij, nuk desha t’i shërbeja, po as
nuk munda ta dëgjoja deri në fund se ku e kishte qëllimin e vërtetë. Po,
sidoqoftë, unë si vartës rebel, u tregova bukëpëmbysës që nuk kuptova që
sa shumë kishte ndryshuar qëndrim në favor timin, që sipas mendimi të tij, më
rehabilitonte nga të gjitha akuzat e akumuluara që para 10 vitesh e deri më sot,
ndërsa unë e refuzova në mënyrë arogante. Thonë se pasi paska pritur që brenga
jave t’i kërkoja falje, por pasi këtë nuk e bëra, ai jep urdhërin që Qendra të
kalojë nën regjimin e administrimit të dhunshëm. Ky urdhër filloi së zbatuari
në momentet kur Dushku do të kalojë në detyra më tëlarta të Krahinës dhe
pikërisht rastin tim paska lënë urdhër-amanet që asgjë mos të zgjidhet pa
pëlqimin paraprak të tij. Ai do më mëshirojë vetëm atëherë, kur i molisur nga
uria familjare do të përulem para këmbëve të tij. Ky amanet do të respektohet
nga sekretaru i ri që e zëvendësoi dhe dhe tërë lukunia komiteto-ristiqe, ngase
një dënim të tillë , edhe pse inatçe, e meritoja pasi e shpëfilla bëmirësinë e
tij, të Dushko Ristiqit.
Në të vërtetë, kundër të padëgjuesve
të kolektivit të Qendrës, kundër Hamitit të pa zot që mendonte me realizue duke
më përdor mua si vegël i dështoi si plan, prandaj atë mllef DushkoRistiqi tash
kundër rebeluesve të Qendrës dhe kundër meje do ta realizojë me aplikimin
e Këshillit të dhunshëm administrativ, konkretisht me drejtor Halil
Vllahia dhe zëvendës Ivko Jagodic, ku sundimtar e ligj do të jetë
vetë ai, fjala e tij. Kështu jo vetëm ndodhën përjashtime, si p.sh. Nga Qendra
ishin ishin përjashtuar afro 50 arsimtarë shqiptarë entuziasë, qoftë me
mosnënshkrim kontratash, qoftë em trasnsferim e mënyra të tjera. Sadri Tolaj
kishte pushtuar postin: sekretar i OTHLKJ në vend të Ramadan Seferajt.
po megjithatë, jo ndikimi im, po kolegët që kishin mbetur vazhdonin të punonin
sipas sipas frymës që aplikonim ne, edhe pse dihej se Këshilli i dhunshëm
administrativ vepronte në emër të organeve të shuara të Qendrës shkollore.
Gjithsesi Halil Vllahia, drejtor i
dhunshëm i Kishillit adminstrativ, në emër të Këshillit të arsimtarëve ma
lëshoi vendimin e përjashtimit, duke theksuar se që nga data 07.03.’73 Nuhi
Veselaj shkarkohet nga detyra, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, por
të ardhurat personale i takojnë deri më 02.08.’73, kur i dorëzohet
libreza e punës, ku nënkuptohet se atëherë i ndërpritej marrëdhënia e punës në
këtë BP. Njëherazi citohet paflefshmëria e suspendimit që ishte në fuqi nga
shtatori i vitit 1972, por si palë e pakënaqur kisha të drejtë ankimimi
Pleqësisë së Qendrës. Ankimim fomalisht e bër. Pamë ftuar fare Halli Vllahia në
emër të Pleqësisë e refuzon më 23.4.1973 me udhëzimin që për të drejtën time, për
prishjen e vendimit të përjashtimit dhe për kthim në vendin e punës duhet t’i
drejtohesha Gjykatës komunale. Si arsyetim i përjashtimit shënohet se punëtori
i plotëson kushte formale, por jo ato moralopolike për arritjen e qëllimeve
të arsimit dhe edukimit të nxënësve.
Kështu nuk më mbeti rrugë tjetër
vetëm t’i drejtohesha Gjykatës dhe të paraqitesha në Entin për inkuadrim si i
papunësuar. Padinë në Gjykatën komunale e paraqita më 25.04. 1973, ndërsa. në
Entin për punësim u paraqita më 02.09.73.
Si e veçantë e këtij
vendim-përjashtimi, vërtet jokushtetues, kundërligjor është edhe antihuman,
ngase unë si qytetar i lire i përjashtuar nga vendi i punës pa asnjë provëfaji,
i cili qëndronte i hapur, jo i shuar, ku isha caktuar me afat të përhershëm
kohor nga organet legale të shtetit, pa pasur kurrfare akuze penale nga
prokuroria a gjykata, sipas Rregullores, deri sa të zgjasë papunësia ose
kontesti, sipas Rregullores (ligjit), si mbajtës i familjes 7 anëtarëshe më
takonte gjysmë rroge e ndihma të tjera si shtesat fëmijnore, për pesë fëmijë
filloristë e parashkollorë, por për çudi, me këtë vendim më mohohej çdo
ndihmë-kompensimi. Masa kaq drastike ndaj familjeve kundështare nuk di se janë
aplikuar diku në ndonjë shtet normal të botës as në kohë lufte a trazirash, por
për çudi e keqardhje kjo ngjau në Krahinën Socialiste të Kosovës, e cila gjoja
si njësi e barabartë në federate fitoi liri më të gjerë autonomie në dobi të
qytetarëve!!! Çdo njeri normal mund të pyeste: Si mund të ndodhte kështu në
Republikën Socialiste së Serbisë pa kahina apo brenda Federatës jugosllave të
Titos, shtet ky që lavdohej në botë për sistemin e vet humanitar vetëqeverisës
që edhe krahinat socialite fituan status si njësi federative edhe pse mbesin në
kuadër të Serbisë, që këto të drejta duhet t’i zbatonin organet politike e
administrative vetëqeverisëse të Partisë e të Pushtetit, të cilat këtë rast
shkelen gjithçka ligjore e humane, apo jo?! Ku mund të ankohesh, ku vetë
diktatorikryetari faktut i Kosovës, udbashpolitikan i Dushan Ristiq fjalën e
kishte ligj.
Jo vetëm kaq po ndodhën veprime ë
tjera kundrë meje e familjes sime që mos me ta marrë mendja, siç sdo të
argumenohenm në vijim.
b) Bllokimi allaristiq i punësimit
atak kundër organeve
të pavavrura vetëqeverisëse të
Kosovës
Unë edhe më parë, por fill pas
suspendimit e sidomos pas marrjes së vendim-përjashtimit nga drejtori i
dhunshëm edhe pse e bëra padinë në gjykatë dhe u parqita në Entin për punësim,
, sipas lidhjeve të mia, bëra përpjekje për punësim gjetiu, ashtu siç isha
këshilluar nga Nagavci i komitetit e nga disa fadilistë të tjerë, sepse e dija
se në gjykata zgjidhja përfundimtare për lëndë të kësaj natyre mund të zvarritej
shumë dhe Enti nuk punësonte kudro me përgatitje profesionale të profilit tim.
Para se të jap raste kon krete, për
lexuesit po shpjegoj, se më përpara posa e merrja në dijeni se kishte filluar
një propozim i tillë nga UDB-ja, i ikja rrezikut. Meqë përjashtimi i tillë
politik ishte i kundërligjshëm, në raste të tilla i tërhiqja dokumentat dhe
drejpëdrejt kërkoja punësim në komuna e vise të tjera në të njëjtin profesion
mësues, pasi kishte shumë nevojë, ndërsa unë posedoja diplomën dhe komplet
dokumentacionin e kisha në rregull, bile edhe vërtetimin se nuk isha i dënuar e
as nën hetime jo si lepuri nëpër qen, se nuk frigohesha, po si dhelpna,
dinakërisht paraprakisht kërkoja vendimin me shkrim se isha i pranuar dhe
pasi ligji republikan parashihte që mësuesit të pranuar sipas rregullit vendimi
për ndëprirjen e marrëdhnies së punës mund të dorëzohet vetëm gjashtë muaj para
përfundimit të viti shkollor, kështu unë shfrytëzoja këtë të drejtë ligjore.
Para përfundimit të viti shkollor tërhiqjadosjen me dokumentat dhe konkurroja
në vend tjetër ose e përsëritja po aty nëse nuk kishte intervenca allaudbashe.
Kështu shërbeva mbi dhjetë vjet në arsim, duke e dhënë kontributin tim pa
kursyer mund e dije. Po tashti në Kosovën socialiste kishin ndërruar raportet.
Nuk mund të lëvizja si më parë, jo vetëm për shkak moshe, por pse isha lidhur
familjarisht me Prishtinën. Sa e pata blerë një shtëpi të vogël përdhese, sa me
shti kryet, ku e strehova familjen posa u punësova në Shkollën e mesme
ekonomike të Prishtinës. Madje pos halleve familjare që kishte nevojë për
përkujdesje direkte fizike, edhe fëmijëtve parashkollorë e shkollorë, po aq më
tepër vetë isha ndërlidhur tashti me studimet pasuniversitare në Prishtinë,
ndër të tjerë, lëndë obliguese momentalisht kishim edhe me profesorët e nderuar
nga Tirana: A. Kostallari dhe E. Çabejt e të tjerë, prandaj individualisht e me
këshillë shokësh mbi bazë mirëkuptimi fillova me kërkue punësim gjetiu, ngase
kishte vende vakante që u dilja zot, u përgjigjeshin aftësive të mia shkollore
e profesionale. Më poshtë do t’i përmend disa raste të kësaj natyre, ku ndreqja
punë, mirëpo edhe pse hasja në mirëkuptimmë si nga titullarët dhe komisionet e
pranimit tash drejtpërdrejt prishte punë Komiteti komunal me lukuninë vartëse
të tij, sipas amanetit të DushkoRistiqit.
Në vijim po jap vetëm nja pesë raste
konkrete, ku punësimin e pohuar drejtpëdrejt e prishte lukunia allaudboristiqe
e servilosët e tij:
E para, meqë pas bisedës me Dushkun kisha humbur çdo mundësi kthimi në shkollë,
ashtu edhe në RadioPrishtina, si lektor apo redaktor gjuhësor, iu drejtova
Institutit albanologjik. Kishin një vend të lirë: bibliotekist. U paraqita me
dokumenta. Abdullah Zajmi, përgjegjës, pasi foli me dikënd, më tha, je i mirëseardhur,
i plotëson kushtet, po nesër paraqitu në sekretari. Sekretar ishte Zekiria
Cana, shok shkolle. Ai më tha, sot kemi një takim të rëndësishëm me Komitetin
komunal, kur të kthehem ta lëshoj vendim-pranimin. I thash si fore, të
kontaktojë Nagavcin nga Komiteti, sepse ai më ka premtuar se ata nuk do
të pengonin kudo që të punësohesha gjetiu, vetëm nga shkolla duhet të heqësh
dorë patjetër, sepse urdhëri i Komitet-pushtetit gjithsesi duhet me u
zbatue.
Kur u kthye Zeqa më tha:
-Nuhi, e zgjidhëm çështjen: Ty nuk
të kemi pranue e Zymer Nezirin e kemi përjashtue.
E mora vesh sa ishte acaruar çështja
edhe Instituti nuk ishte i sigurtë nga masat ndëshkuese të Dushkut. Me Zymerin,
i pejan, jemi kolegë. Unë e pata pranuar në Qendër. Ishte aktiv te Flaka
e nëndorit. Ai ndëkohë, pas suspendimit tim, ishte pranuar në Institut e
në vnd të tij ishte pranuar Isa Demaj. Pra, organet e Institituti jo nga qejfi,
atëbotë, besnikërinë ndaj Dushko-Partisë e paskan dëshmuar me mospranimin tim
dhe me përjashtimin e shokut tim.
E dyta,
deri sa punoja në Qendrën e mesme shkollore teknike, jo vetëm si
zv-drejtor, bashkëpunonim me Fakultetin teknik, sidomos unë
si gjuhëtar isha i interesuar të kontibuoja, aq sa dija, edhe për çështje të
terminologjisë tekniko-teknologjike në gjuhën shqipe që termat të jenë, sa
ishte e mundur në harmoni me ato të Tiranës, apo edhe të formoheshin sipas
natyrës fjalëformuese të shqipes së njësuar dhe meqë ai Fakultet kishte vend të
lirë të një përkthyesi profesional që më përshtatej dhe tashti dihej rasti im,
kolegët në fakultet kishin biseduar dhe me insistimin e inxh. Mekulkës më
kishin pranuar përkthyes profesional. Mirëpo kur u paraqita te sekretari, ai,
më njoftoi se pak më parë paska intervenuar personalisht ai Buzëpremi,
sekretari i ri i Komitetit komunal të LKJ-së që Dushku e kishte caktuar në atë
post, pasi vetë ai paska kaluar në poste më të larta në organet krahinore.
Kështu Buzëpremi, sipas urdhër-detyrës marrë nga Dushku i paska thënë
sekretarit të Fakultetit: Nuhi Veselajn assesi nuk guxoni me punësue! (ne
smete zaposliti!). Kur ky e pyet: Pse mos ka vra dikënd! /Ubio li nekoga?!/
Merr përgjigjen: On je opasniji od ubice. Nemojte ga primiti! (Ai
është më i rrezikshëm se krimineli, Mos e pranoni!).
Kështu, ç’është e vërtetë, m’u shtua
droja, mos po shpikin ndonjë inskenim, prandaj përforcova mbrojtjen
rreth vjershërimeve të fletushkës dhe disa dorëshkrimeve të tjera.
E treta,
meqë atëkohë ishte fushatë politike që të gjitha institucionet e ndërmarrjet në
Kosovë duhet të kompletoheshin me të gjitha aktet e rregulloret në të dyja
gjuhët: serbokroatisht e shqip dhe meqë unë kisha përvojë si lektor-përkthyes
dygjuhësie, shqip-serbokroatisht, paraqitesha drejtpërdrejt si ekspert
përkthimi në shërbimet e ndërmarrjeve të caktuara, dhe kështu bëja përkthimet
më lirë në harmoni me stilin administrativ të Tiranës. Kështu pata rastin me i
kopletue dokumentacionin zyrtar në të dyja gjuhët edhe në Entin për
inkuadrim të Prishtinës, ku drejtuesve të entit si ekspert u ofrova edhe si
pëkthyes i profesioneve, duke sugjeruar edhe hapje të një vendi punë, ku do të
punësohesha si ekspert, ku në të vërtetë isha i paraqitur si i papunë. Ata u
dakorduan dhe shoqërisht pothuaj më pranuan, por pas dy tri ditësh u arsyetuan
se nuk guxojnë me më pranue pa u shpall konkursi (!). Unë e dija se kush kishte
intervenuar për anulimin e pranimit. .
E katërta, në Entin për botimin e teksteve shkollore, Jak Mita, redaktor i
revistës “Përparimi” provoi me më pranuen redaktor në Entin për
botimin e teksteve shkollore, po nuk e dëgjuan, edhe pse drejtor Duriqi
ndërkohë ishte fjalë mirë, punësimi dështoi
E pesta,
do të përmend edhe rastin lidhur me vendin e punës: përkthyes në Fletën
zyrtare të Kosovës, ku drejtor ishte një politikan, thoshnin se ishte me
kombësi turk, i cili njëherazi ishte nënkryetar i Komunës së Prishtinës, të
cilin e kishte autorizuar kryetari Nazmi Mustafa me i pranue palët ankimore, ku
më shpesh apo njëherë në javë duhej të paraqitesha për punë te ai. Ku gjoja,
fjala e tij, interesohej me më gjetë punë, andaj aty evidentohesha. E dija for
mire që kuptohej lehtë që kjo ishte masë ndëshkimi me porosi të Dushkut, për me
më pasë nën kontrollë dhe gjithsesi kështu të kënaqen më molisjen time lipsare
nga skamja. Gjithsesi kështu ishte planifikuar gjunjëzimi i uni-karaketerit
tonë. Kjo u vërtetua si e saktë kur në një ditë papritmas nënkryetari më tha:
Dushku ka dhënë pëlqimin me të
pranue përkthyes në Fletën zyrtare, ku duhet ta paraqitësh kërkesën, po
varet nga kolektivi.
Kuptohet, e paraqita kërkesën me
komplet dokumentacionin e kërkuar. Njëherazi intimisht i tregova z. Smajl
(Ramë) Bllaca, mik shpie, i cili punonte aty, të cilit i sugjerova, që së
paku t’u tregojë shokëve që mos të kundërshtojnë pranimin, nëse drejtori e paraqet
si rekomandim të Dushko Ristiqit, ngase kandidat jam unë që jam viktimë e jo
njeri i Dushkut.
Dhe vërtet, kur vjen në renddite
shqyrtimi i pranimit të një përkthyesi drejtori e paraqet propozimin me
sherr, cek pëlqim-rekomandimin e Dushkut (të Komitetit komunal tash krahinor),
ngase:
Kandidati, Nuhi Veselaj, professor,
qenka i papunë, pasi ishte larguar nga procesi arsimor moralopolitikisht i
papërshtatshëm, andaj propozohet të pranohet këtu përkthyes.
Pas kësaj, siç më tregoi Smajli, si
me qenë të porositur disa të punësuar gjakovali, u treguan ma
serbo-titistë se Dushku, Kundërshtuan energjikisht, sepse gjoja assesi nuk
donin me pranue në këtë kolektiv njerëz të etiketuar të papërshtatshëm
moralopolitikisht dhe kështu dështoi pranimi. Është interesant, siç vazhdoi me
më tregue me lot në sy, Smajli, aq më keq këta refuzues, në anën tjetër,
lavdëroheshin nën rogoz, si patriotë shqiptarë që guxuan me
refuzue, mos me pranue njeriun e Dushkut (!).
Për çudi, në anën tjetër siç më pati
treguar bashkëvendasi im suharekas Shefqet Bytyqi, ish kryetar i Gjykatës
supreme të Kosovës, tash avokat, në zyre i paska shkuar Dushku me sihariqin: Zamisli,
Shefko, tvoj Nuhi nisu ga primili u radni odnos. (Për çudi, Nuhiun tend
nuk e kanë pranue në marrëdhënie pune!). Shefqetin më shumë e kishtu
çuditur fjala tvoj Nuhi. Dhe si me shqetësim ia kthen: Zasto moj
(Pse i jemi?).Vërtet edhe unë u çudita, nuk po i kuptoj dy gjëra,
Dushkun si politikani më i lartë i Krahinës, si me pasë lënë logjika. Mos
vallë, paska menduar që unë gëzuakam autoritet edhe jashtë Qendrës shkollore,
prej nga dy vjet nuk mundi me më përjashtue, apo a paska pasur edhe këtë rast
si masë primitive ndëshkimi për me më plasë. Po nuk e ka ditë ai dhe argatët e
tij se mua masat primitive të kësaj natyre nga armiku, si luftëtar i sprovuar.
i paepur, që e ndjeja veten, këto masa po më bëjnë gjithnë e më të fortë.
c) Ndihmë kërkesë për punësimi dhe
pamundësia për debllokim atak ndaj liderëve tanë fadilistë të asaj kohe
Me thënë të drejtën, mbasi u pa se
si kjo rrugë: vend pune me vetëkërkim nuk ishte e munmdur me u sigurue dhe pasi
u binda se edhe rruga e zgjidhjes me padinë nga data 15.04.1973, ishte po ashtu
e bllokuar, rastësisht e takova Metush Krasniqin, i tregova se më keq se atij
ma kanë bllokuar punësimin dhe gjyqin. Veç tjerash më tha: Kështu është e
drejta e tyre. Këta bakallat tanë vetëm dine me hangër jugovinë e me pi
shlivovicë Mjer na që i kemi. Provoji, le ta shohin veten ku janë.
Së këndejmi, qoftë nga kërshëria,
qoftë nga halli, apo si e lyp e rendi, doli e domosdoshme t’u drejtohesha disa
udhëheqësve tanë fadilistë, prej të cilëve, kërkova ndihmë për me më shpëtue
mua dhe familjen time nga kthetrat gllabëruese primitive të Dushko Ristiqit,
pra të ndërhyjnë për zhbllokimin e punësimit. Ndër të cilët po i përmend:
Së pari,
më 15.09. 1973, iu dejtova me një letër z. Mahmut Bakalli, sekretar i
Komitetit Krahinor të LKJ-së të Kosovës, ku citoja që me pa të drejtë më kishin
përjashtuar nga anëtarësia në LKJ, por aq më keq edhe nga puna dhe më kishin
lënë familjarisht pa kurrfarë të ardhurash. Kështu familja 7 anëtarëshe ka
mbetur pa mjete jetese, pa gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e jetësore deri
edhe pa shtesat fëmijënore. Madje cekja se janë mbi 10 raste vende vakante ku
mund të punësohem edhe jashtë arsimi, por me intervenim ristiqopartiashëve edhe
pasi po pranohem po prishet gjithçka.
Nga Mahmuti, edhe pse më njihte, nuk
di që do të jetë parë ndonjë efekt.
Së dyti,
pasi gjendja vinte gjithnjë duke u përkeqësuar, më 11.04 1974, iu drejtova me
shkrim z. Ilaz Kurteshi, kryetar i Këshillit Ekzekutiv Krahinor, të
cilin e luta të zhbllokojë bojkotimin rreth punësimit, duke i shënuar po ashtu
mbi 10 vende të lira pune që profesionalisht u dilja zot, pasi përveç përvojës
si profesor i gjuhës shqipe, kisha përvojë përkthimi e lektorimi, por plus si
shkrimtar kijues kisha libra të botuar e në dorëshkrim, madje i kisha provimet
e dhëna për gradën magjistër i shkencave filologjike në degën e gjuhës.
Me fjalë të tjera, Ilazi, sekretarit
të tij, shok imi, i paska thënë vetëm kaq Nuk e njoh Nuhi Veselajn,
që vërtet s’ka pasur nevojë me më njoftë personalisht, ai është dashur të
ndihmonte nëse kishte mundësi, së paku, për ndihmë sociale të familjes 7
anëtarëshe të një qytetari që rastësisht ishte intelektual po ishte në hall,
nga përjashtimi antiligjor e antinjerëzor sipas mënyrës udboallaristiqe, apo
jo?
Së treti, më 10.06.1974 u drejtova me shkrim për ndihmë dy kryetarëve: Kryetarit
të Komunës së Prishtinës, z. Nazmi Mustafa dhe atij të Komitetit komunal të
LKJ të Prishtinës,. Në të vërtetë, pritja ndihmë jo nga zëvendësuesi i Dushko
Ristiqit, po nga kryetari, Nazmi Mustafa, i cili, kur na kishte shpallur
kundërligjshëm të përjashtuar nga Qendra shkollore, në bazë të direktivës së
Komitetit të Dushko Ristiqit, botërisht kishte shprehur zotimin se të gjithë
përjashtuarit e tillë do t‘i punësonte në vende të përshtatshme, por asgjë nuk
u ndërmor ndaj meje. Madje, bile ndërkohë për mua qenka deklaruar se për
punësimin e Nuhi Veselajt, nuk isha i autorizuar, por, siç e ceka më sipër,
rekomandonte që si ankimues për punësim duhet të paraqitesha për evidenë te
nënkryetari turk i tij. Si duket kjo zgjidhje ishte sugjeruar nga vet Dushku që
të kënaqej me efektin e ndëshkimit të tij si hamarrje inatçe për qëndrimin tim
mosmirëfillës ndaj bashkëpunimit dhe postit të padëshiruar që më ofroi, apo
jo?!
Edhe nga kjo letër-kërkesë nuk
rezultoi kurrfarë zhbllokimi.
Së katërti, një ish koleg nga Qendra teknike (Dima) më pati thënë se po flitet që
në Kosovë politikisht: (jaçi od Ristiqa (më i fortë se Ristiqi) është vetëm
Xhavit Nimani, të cilin duhet ta zëvendësojë (Koka cila da zemeni). Një
ditë, hajt thashë ta provoj. Hyra në ndërtesën e Kuvendit, Duke u ngjitur
shkallëve, e hetova që para meje ishte nisur këmbë, ndoshta për kondicion vetë Xhavit
Nimani, i cili në kthesë të shkallëve të katit të parë, u ndal
ndoshta me u mbushë frymë. E kalova, duke e përshëndetur: Ju paçim baca
Xhavit!, dhe pa e ndal tempon e ecjes shkova në katin përkatës, para
zyrës së tij. Aty si më pa nuk më la me pritë Pajazit Nushi, gojë ëmbël
e punëmbarë. Ai më pranoi, në zyrën e tij, Ma dinte hallin. Ai pas një kohe
kaloi në zyrën tjetër u konsultua me dikënd. Në fund më tha se po e marr për
sipër me më ndihmue. Edhe pse më vonë vetë Pajazit Nushi e pranonte që
edhe në emër të Xhavit Nimanit, nuk mundi me më ndhmue, po me gjithatë ndoshta
ndihma e tij shihej u pa nga nga sjellja kryetarit të komunës Nazmi Mustafa, i
cili edhe pse nuk më pranoi, pasi e dinte situatën, po pa folur me mua fare
kish porositur që të prisja te sekretaresha e tij, një crnagorkë e pashme, e
cila tashmë më mbante në evidencë. Kështu nuk më dërgonte më tek ai nënkryetari
turk, Ndoshta e kishte me qëllim të mirë, pse ato ditë, e priste në zyrë Dushan
Ristiqin që kishte pozitën më të lartë në Kosovë, i cili vrante e kthiellte.
Vërtet, një ditë isha në pritjetore pranë sekretaricës kur e pashë Dushkun që
doli nga zyra e Nazmi Mustafës. Dhe vërtet ato ditë Nazmiu urdhëroi Vetime
arkataren me m’i dhënë ndihmë 3000 dinarë. Si duket Dushku qënka mëshiruar pasi
më paska parë tur pritë si qni një cope bukë, apo jo ?! Unë ë vërtetë
pritja te sekretarica, por shfrytëzova atë pritje për vjershën humoristike “Hallet
e një Sekretareshe” (Shih te Ther me pupël.
Pas një kohe Nazmiu i thotë përgjegjësit
të arsimit të Komunës, Nuhiut i kam gjetë punësim, thuaj mos të kundështojë.
Dhe vërtet, ndoshta në pajtim me Dushkun, ma kishte sigurue një vend pune: referent
në një Ndërmarrje për ndërtimin e rrugëve Partizanski put me seli në
Beograd - dega në Prishtinë (zyra në rrugën afër Fushë Kosovës). Pasi vërtet
nuk kisha rrugë tjetër, për t’u hequr nga vendi i cungut të kovaçit,
pranova atë vend pune, që e hapën ata të partizanskiputit pa pasur
nevojë fare, vetëm pse kryetari Nazmi u kishte sigurue punë me atë kusht.
Kështu, pas 15 muajsh maltretimi Nazmiu më nxori nga kthetrat diskrimiminuese
të dushkoristiqëve, të cilët pa ndonjë vdendim gjyqësor, më detyruan ta lë
arsimin, I etiketuar gjoja moralo-politikisht i papërshtatshtëm, që aplikohej
vetëm kundër arsimtarëve shqiptarë sipas dëshirës subjektive të ndonjë
udbashpolitikani, apo jo?!
Është e vërtetë që nuk doja të
besoja se udhëhesit tanë pas Plenumit të Brioneve nuk po munden me më shpëtues
nga kthetrat e Dushkut,por fadilistëve tanë u duhel dikush si viktimë në gojën
e bishës, për të shpëtuar e manovruar vetë mëlirë drejt qëllimit që do të
kurorëzohet me fitore.
Sidoqoftë, kështu me këtë punësim ideal
u zgjidh zhbllokimi i punësimit tim, por lufta për ekzistencë fizike dhe ngritje
intelektuale e ajo në fushën e krjimtarisë letrare e shkencore do të vazhdojë,
përkundër përkufizimeve e bllokimeve të tjera, po tashti dy fjalë si munda të
mbijetoja këtë episodë dhune 15 muajshe pa të ardhura personale.
ç) E drejta dhe durimi ishin me ne e
në ne si ndihmëe forcë për përballimin edhe të kësaj episode dhune në luftën
tone për ekzistencë.
Edhepse e kishim të drejtën
hyjnore-njerëzore e ligjore të jetonim të lirë në vendin tonë, ne nuk mund ta
gëzonim, jo pse nuk donim a nuk dinim, po pse nuk mundnim, sepse ishim të
robëruar, Po edhe në robëri me punë e mësim tek i gjalli forcohet shpresa dhe
durimi, Po vërtet shpresa e durimi që janë fundament i gjallimit të njeriut si
subbjekt ontologjik të ndihmojnë botën shpirtnore të njeriut në luftën për
ekzistencë, ku është edhe burimi i mbështetjes së lëvizjaçs së ringjalljes së
ëndërrimit, të nismës dhe të akumulimit të force-qëndresës në luftën për liri
individuale, shoqërore e kombëtare.
Sidoqoftë se si u gjindëm si e
përjetuam luftën për ekzistencë të ndihur edhe nga durimi dhe shpresa si veçori
hyjnore edhe në këtë episodë dhune do të bëj fjalë në dypikat vijuese:
e para, gjindëshmëria në përballje
edhe me këtë dhunë të papritur në zgjatje dhe
e dyta, ndihma e pakërkuar morale
nga bamirësit si sforcim shprese, jo vetëm në luftën për mbijetesë, por edhe
për më shumë.
1) Shqetësimet dhe gjindshmëria në
përballje me sfidën e papritur në zgjatje
Se si u gjinda në këtë sfidë,
zgjatja e së cilës ishte e papritur, befasi që nuk ia dëshiroj as hasmit do të
pëpiqem ta shpeh sa më shkurt në disa pika:
E para, që në vitin 1951/52 si
nxënës i Normales së Gjakovën, jashtë procesit mësimor, një “mësues i ditur”
për ne (Coli) qoftë individualisht, qoftë si grup, na pati këshilluar që, sipas
tij:
Kur të dilni në prodhim, si mësues,
mos harroni që një pjesë simbolike të pagës që merrni, kushtojani fondit të
kursimit si fond rezervë, mirëpo pëveç këtij fondi, ai që është zotshpie i mirë
një pjesëz të këtij fondi, ta “fshehni” edhe prej vetevetes, ta leni në një
vend të veçantë të fshehtëj ose si fondi sekret që nuk duhet ta dijnë as
anëtarët e familjes së ngushtë, fond ky i cili harxhohet vetëm në raste tejet
të vaçanta, të papritne. Të pa pritme janë edhe telashet që vijnë prej dhunës
politike kah sE kujton.
Kjo m’u rikujtua, kur m’u dorëzua
vendimi i perjashtimit antiligjor e antihuman, sepse nuk ishte paraparë asnjë
lehtësi-ndihmë deri sa të zgjatë papunësia. E konsultova fondin nuk kisha
mjaft, sepse pata harxhuar kursimet për librat shqip nga Shqipëria, të cilat na
freskuan e na forcuan gjuhësisht e kombëtarisht.Mund të thotë dikush në raste
të tilla të gjendet miku, shoku, Vërtet, po, por në sistemin komunist,
konkfretisht në atë serboshqiptarofobist një ndihmë e tillë dilte shumë e
rrezukshme, prandaj edhe quhet fond sekret. Dhe për të kuptuar pse quhet
fond sekret në raport me fondin e kursimeve po japim dy shembuj si
sprovë:
E para, kur më ndodhi kjo bela pyeta
shokun më të ngushtë në rast përkeqësimi a ka mundësi me më ndihmue në fondin
secret? Ai më tha: -Po, por duhet ta pyes gruan. Bëzëqesha.
E dyta, po ashtu e pyeta mikun më të
ngushtë që rastësishte punonte jashtë, ai më tha:-Po, kam mundësi po më
duhet ta pyes të zotin e shpisë. Buzëqesha.
Në raste të të tilla kam njohuri, që
në kohën e Kralevinëss jugosllave, që u trashëgoi madje edhe më egërsisht në
regjimin komunist, kur dënohej një familje kaçak ose e atyre të malit me izolim
të plotë që nënkupton edhe denim me uri, nëse dihej se kush po i ndihmon me bukë
e me para, jep ndimuesusi maltretohej brutalisht, familet e tilla
internoheshin si familje armike. Prandaj për një ndihnmë të tillë nlëse di
gruaja, di i zot i shpisë, atëherë për shtetin serbokomunistoshqiptarofobist ai
nuk është fond sekret. Prandaj ndihma në raste të tilla duhet të jetë
plotësisht secrete. Në të vërtetë, edhepse tash jemi në kushte tjera, rasti
ynë, ngjante me dënime të asaj natyre. Sipas Dushko Ristiqit e lukunisë së tij familjarisht
unë isha denuar me vuajtje urie, dënimi pse revuzova
propozimin e tij, andaj vetëm ai regjim mund të më ndihmonte ose jo dhe askush
tjetër. KJo ishte arsyeja e bllokimit të çdo punësimi. Së këndejmi nëse UDB-ja,
merrte vesh për ndonjë ndihmë, ndihmëtari do të pësonte rëndë.
Sidoqoftë, pasi nuk isha i burgosur,
edhe pse duhet të sillesha me shumë kujdes. Së këndejmi ai fond aq sa e kisha
më ndihmoi që deri sa ta marrë veten, mos t’ia shtri dorën e lypës askujt.
Së dyti, nuk e dija që kjo periudhë
papunësie 15 muajshe (2.09.1973 -15.02.1975) do të zgjaste përtej çdo logjike,
prandaj lypsej kursim me masë. Është tepër e dhimbshme për një kryfamiljar,
nëse kursimi prek: tek buka e gojës, librat e shkollarëve dhe tek ilaçet për
shëndet. Këtë dëshironte ta arrinte armiku, andaj duhej gjindshmëri, por në
luftë lejohet edhe ndonjë rast simulimi si strategji për me çorinetuar armikun
sadist.
Së treti, pasi isha nën vëzhgim nga
organet shtetërore, kush do të besonte nga qytetarët që një familje
intelektuale po vuante ose duhet të kursente për bukën e gojës, librat e
shkollarëve dhe ilaçet shëndetsore, prandaj për mos me ra në atë pikë dhimbjeje
jo nga qejfi, po nga halli, iu rrëfeva vëllaut Baftiut, i cili jetonte në
fshat, të cilin e falenderoj pa masë që më mirëkuptoj dhe më siguroj se për nevoja
më elementare nuk do të ketë nevojë fare me ia shtri dorën për lëmoshë as
kurrkujt as armikut. Shiti plepat dhe të hollat ia destinoi fondit sekret.
Pra falë këtij tij vëllai jo vetëm nuk vuajti familja për bukekripë, por edhe
për më shumë, ngase ai bujarinë që kishte si tipar më mundësoi që muajtë e
veres familja t’i kalonte bashhkë me familjen e tij në fshat, ku gjenin prehje
dhe në punët fushore.
Së katërti, edhe unë meqë që kisha
shëndet e vullnet, kur kishte nevojë ushtroja jo pakënaqësi punë bujqësore e
ndërtimore, ku shatit, kosës, llaçit i jepte forcë fakulteti.
Së pesi, është e vërtetë që nuk e
fsheh, ndihmoja privatisht disa nxënës për riprovime apo maturantë të shkollave
të mesme që kërkonin ndihmë në shkrim e korrigjim tema diplomash, po në anën
tjetër krahas përgatitjeve të provimev të magjistraturës, pata përgatitur si
libërtim një përmbledhje të ligjëratave të prof. Kostallarit për nevoja të
kolegëve pasuniversitarë. Nga kjo veprimtari më shumë më dilte leku se nga
krjimtaria lerare studimore që nuk m‘i botonin, apo nëse diçka botohej hiqej
emri im si autor. Kuptohet, veprat e botuara u hoqën nga shitja, madje edhe
ndonjë autor kompozitor që përdorte tekstet nga vjershat e mia ka pasur pasoja,
Së pesti, pata filluar edhe si taxi,
në të zezë, po nuk më eci fare.
Po sidoqoftë, edhe pse nuk e pata
lehtë me shpëtue nga ato masa udbashe, shoqëruar nga lukuni agjentësh,
megjithatë pata ndihma morale nga njerëzit që kuptonin e më kuptonin.
2) Ndihma morale e pakërkuar
satisfaksion i shenjtëruar
Tash në disa pika po i cek disa nga
ndihmëtarët bamirës që nuk ishin pak, të cilët në atë raste më kanë ndihmuar që
dhimbjen ta kthej në forcë,
edhe pse ndihma e tyre ishte e natyrës morale kryesisht, por që vinte në të
mirë të qëndresës, për çka i falenderoj edhe edhesot nga zemra:
Së pari, falenderoj udbashët
intelektualë fadilistë e profesorët tanë, meqë gjatë vacuumit e
përjashtimit gjatë kësaj episode shtypëse, më kanë mundësuar përherë pa pengesa
me e shfrytëzuar ndjekjen e ligjëratave studimore si student pasuniversitar, si
dhe t’i ndjek ciklet e ligjëratave si ato në degën e gjuhësisë nga professor
Eqerem. Çabej e prof. Kostallari si dhe tema të veçanta nga të tjerë, por dhe
nga dega e letërsisë nga prof. Rexhep Qosja e profesorë të tjerë. Me fjalë të
tjera kam pasur mirëkuptim nga të gjithë. Dhe kjo përkrahje, në të vërtetë,
ishte ndihmë e jashtëzakonshme për ta përforcuar më shumë qëndrueshmërinë edhe
në thellësi në këtë luftë të shihja fundin e shtypjes të shndërruar në fitore
të madhe, prandaj edhe isha aktiv në diskutime.
Së dyti, po e përmend veprimtarin
nga Ferizaj Sinan Sahiti, i cili punonte në organet e larta krahinore që
si duket, një kohë epror e kishte Dushko Ristiqin, i cili, siç më pati treguar
Sinani, së paku në dy mbledhje e kanë pasur në diskutim rastin tim. Dhe në të
dyja rastet Dushku paska thënë haptas që Nuhiu duhet të vuajë: Nuhija treba
da o/seti za uno sto je odbio. (Nuhi duhet ta ndjejë gabimin që ka
refuzuar). Për mua ishte e rëndësishme që Dushku nuk po kërkonte burgosje
por vetëm zgjatje maltretimi. Madje intimisht Sinani kish ndëgjue se është
folur se unë qenkam enverist, por pasi mungojnë fakte nuk duan me bë “të
mbathme”, sepse nuk duan me pasë komplikime ndërshtetërore në këtë kohë. POr
për gabime ë paskam bërë meritoj të vuaj. Këto informata ishin ndihmë shumë e
madhe për mua, për stabilitetin tonë në qëndrime e veprime të mëtejme.
Së treti, falenderoj politikanin
guximtar, atbotë ministër në Federatë, Smajl Bajra, i cili në qendër të
Prishtinës, duke qenë i njohur me situatën time, e ndali veturën. U përshëndet,
vetëm me mua dhe u kthye, vijoj rrugën. Kuptohet qëllimi pse Bajra më nderoi kështu
vetëm mua.
Së katërti, falenderoj Xheladin
Topçiun me shokë që u pëpoqen me bë zhbllokimin, që derisa të punësohesha
me më përfshi si kuadër rezervë në regjistin përkatës të Komunës. Ndonëse
askush nuk kishte guxim e forcë me i ra ujkut, edhe kjo përpjekje për
mua ishte satisfaksion i veçantë, sepse për inteketualët tanë isha ballëhapur.
Së pesti, falenderoj nga zemra ish
nxënësin, Shefqet (Azem) Fanda që tash kishte një qebaptore. i cili më
erdhi te shpia dhe me ofroj ndihmë në të holla. E pyeta, pse po do me më
ndihmue a vetëm pse më ke pasur professor a për diçka tjetër? Ai u përgjegj:
Pak a shumë si professor, pasi ashtu
të njohim me shokë. Po unë po ndihmoj Nazif Gashin si boksier që me forcën e
grushtin po i nokauton kundërshtarët, kurse ti me auritetetin tënd prej
punëtori e intelektuali e ke nokautue Dushan Ristiqin, i cili dy vjet si
pushtet, krejt po mundet me ngrehë ngreh hundësh, vetëm ty s’ ka mujtë me të
poshtnue, s’ka mujtë me të ble, me të hasmue me kolektivin, po u detyrue me të
përjashtue me shtet. Ti tash po i eskivon grushtat e një shteti, që të ka lanë
pa të ardhura, për me të denue me ujë buke. Po do me të plasë ty, por e plasi
veten prej inati. Dushkun e ka prekë damlla. Në vend me të plasë ty e ka plasë
e tranue vetveten. Me durim, me qëndrim me mend ti nuk po jepesh, po mbahesh me
të drejtën e Zotit. Kështu Dushko Ristiqit ju ka prish truni veç pse ty s’ po
mundet me të pa ndër kambë tue e lutë, tue ai shtri dorën për bukë…
Nuk di sa ishte e vërtetë kjo që më
tha Shefqeti për Dushkun, Duhet të ketë diçka se ku ka zë s’është pa gjë,
Sidoqoftë për këtë gjest human e falenderova shumë Shefqetin e Azem Fandës. I
thashë: Faleminderit, i vetmi je që të ka ra ndërmend për këtë ndihmë. Nëse bie
në zor, do të trokas te ti, po tashpërtash nuk kam nevojë, se vëllai im në
fshat i ka shitë do plepa dhe po bëhemi idare, sa mos me e shtri dorën e lypës
te askushi. Shpresoj se do da kaloj këtë krizë.
P.S.:
Lidhur me këtë bamirës, tash i
ndjerë, jam në dijeni se më 1981, kur shpëthyen demonstratat te ne, Shefqeti,
me porosi të dajëpatriotit Mehdi Raçi, pati shkuar në Turqi, në një
mision sekret, për të njoftuar dhe me marrë edhëzime nga një person i një
ambasade të huaj, detyrë kjo që Shefqeti e pati kryer me sukses.
Së gjashti, në mënyrë të veçantë,
falenderoj prof. Sadri Fetiun, i cili trimnisht e pati mbrojtur
fletushkën Flaka e Nëntorit edhe më ka dale zot mua ndaj disa
komitetlinjve e vetë Dushko Ristiqit, por aq më tepër Sadriu më ka mbrojtë nga
disa propagandistë partiashë e fadilistë destruktivë, të cilët përjashtimin tim
dhe krajatat nga ndeshja me Dushko Ristiqin e ndërlidhnin si taksiratë që
gjoja mua më paska zënë në luftë për karrierë, për vendin e drejtorit të
Qendrës e jo siç është e vërteta, sepse sipas Sadriut:
Nuhiu, gjatë tërë jetës si mësues
inetelektual me shkrime e veprime ka qenë në anën e shqiptarisë në luftë, madje
të sukseshme, kundër tërë aparatit të pushtetit serbojugosllav.
Së shtati, dua ta falenderoj
pinjollin e familjes së Qamil Mushtishtit, Qemalit, dy muaj nxënës imi
nga viti 1952 në Mushtisht, i cili pas 23 vitesh, më dha të rinjohur në Partizanski
put, madje në një rast kur ishim duke e pritur autobusin, më tregoi se
punëtorët e parizanskiputit, ku punonte edhe ai, janë në hall se
po i detyrojnë me punue nëpër lloç e shiovinë. I tregova se në
Rregullore shkruan:
Në në raste të tilla punëtorëve u
takojnë qizma dhe mantela shiu, prandaj pa u plotësuar këto kushte kanë të
drejtë me refuzue punën.
Të nesërmen fillon kërkesa për qizma
e mantela dhe ato ditë ndodhi bojkoti, greva për qizme e mantela në Partizanski
put. Hetuesit dolën në gjah, Më pyetën edhe mua deklarimi im ishte i prerë:
Nuk kam kontaktuar me asnjë punëtor.
Nuk njoh asnjë, Po sipas Rregullores punëtorët kanë të drejtë. Sigurisht për
këtë të drejtë. Ma merr mendja se qenkan informuar nga ata të Viaduktit,
Viadukti, ishte organizatë rrugëndërtuese nga Kroacia, rivale e
Partizanskiputit. Askush nga punëtorët nuk u muar në përgjegjësi,
pos brigadierëve serbë për sharje e fjalë të rënda fyese kundër punëtorëve
shqiptarë.
E teta, pas dymuajsh qëndrimi në Partizanski
put kalova në uzinën “Amortizatorët” falenderoj drejtorin e
atëhershëm të kësaj uzine, emri nuk po më kujtohet, sepse tek sa ia fillova
punës lektor-përkthyes, kishin intervenuar ata të lukunisë, dhe
siç më tregoi vetë drejtori gjenral (I përgjithshëm) i paskan tërhequr vërejtje
që mos i lësho vendim-pranimi, refuzoje, Nuhi Veselajn. Ktheje kah të ka
ardhë, sepse është shumë rrezikshëm, kundër drejtorave. Është zaglavitë (tërthurue)
me Dushko Risiqin, ai mundet me të krijue problem, me të zagllavitë ty me
punëtorë. Mirëpo siç u shpreh ai:
Për hatër të anëtarëve të Komisionit
që po të njohin dhe për hatër të vëllait tënd, Ramë Veselajt, që e kam pasë
sekretar, mora përgjegjësi. Nuk besoj se do të sillesh keq këtu. Më mire do ta
kesh këtu se në arsim, se atje përsëri mundesh me u “zaglavitë”.
Ma bleu një tavolinë dhe një makinë
shkrimi. Dhe për çdo siguri më caktoi. në një zyrë me shefin e sigurimit. Edhe
në këtë Uzinë, lukunia e agjentëve dhe provokatorëve nuk pushonin, por nuk
ndjeja bezdisje të madhe, pasi kisha mbështetje nga disa ish nxënësit e mi të
teknikës, tani drejtues repartesh, të cilë i falenderoj edhe për bashkëpunim.
Edhe pse pata provuar me u largua
nga kjo uzinë, kudo që më pranonin, interevenonin lukunia nga Komiteti, që u
kishte lënë amanet Dushku Ristiqi Në vitet e nëntëdhjeta, ndodhën disa
turbullira në Uzinë, kish pyetur Dushku për mua. Nga njollosja e njëfarë
Çerkini më ka shpëtuar Asllan Fazlia.
Në këtë uzinë, vërtet, veç si
përkthyes-lektor punova pa u lodhur në ngritje profesionale. Arrita ndërkohë
gradën magjistër i shkencave filologjike si dhe e përfundova temën e
doktoratës. Njëherazi, bëra përgaditjen e mbi 10 veprave letrare e po aq
shkencore, përfshirë edhe veprën: Fjalor pune/Poslovni
recnik, shqip-serbokroatisht kryesisht me material nga fusha
terminologjisë tekniko teknologjike. Dhe prej këndej pas 18 vjetësh punë dola
në pension të dhunshëm më 1992, kur edhe doktorova.
(vijon)