Speciale
Skender Jashari: Përvjetori i aleancës ortodokso-islamike me rastin e rënijes së qytetit të Konstantinopojës
E merkure, 01.06.2022, 07:56 PM
Përvjetori i aleancës ortodokso-islamike me rastin e rënijes së qytetit të Shën Konstantinit (Konstantinopojës)
Nga Skender Jashari
Si
sot, më 1 qershor 1453, Sulltan Mehmet Pushtuesi, ia bleu rrobet fetare
Genadiusit dhe zhvilloi procesionin e Patriarkut të Konstantinopojës, duke bërë
që Perandoria Osmane dhe Patrikana e Stambollit të bashkësundojnë për 550 vjet
në vazhdim.
Konstantinopoja
ose Qyteti i Konstantinit ishte qytet i krijuar nga Perandori romak Konstantini
I, i cili ishte Ilir, nga qyteti i Nishit, më 11 maj 330, e që ky qytet u bë i
njohur edhe për Kishën e Agia Sofisë( pas pushtimit Osman e kthyer në xhamia e
Ajasofisë).
E
që Perandoria Romake, më 395 u nda në dy pjesë e që Bizanti kishte kryeqendër Konstantinopojën. Për të vazhduar
pastaj edhe me ndarjen e Kishave më 1054, humnera e tillë në vazhdimësi është
thelluar( edhe përkundër përpjekjeve për ribashkim). Vatikani përmes ndikimit
të tij, në vendet Europiane, organizoi
rreth 8 kryqëzata, në mes viteve
1096-1270, zakonisht kalonin përmes detit Adriatik, zbarkimit në portet Arbërore, nga veriu deri në afërsi
të Athenës( shkaku i këtyre ushtarëakët e Perandorisë Osmane dhe ortodoksit e
kuptonin që Perëndimi dhe Vatikani, zakonisht i kishin Arbërorët si pikënisje
për mësymjet drejt Lindjes). Osmanët nuk shpikën diç të re, ata trashëguan nga
Car Dushani, luftën anti-Arbërore, pasiqë Kodi i Car Dushanit, është dokumenti i
parë që luftonte dhe kërkonte asgjësimin e Shqipëtarëve, të cilët i
identifikonte vetëm si katolik, e që bënte përpjekje për t’i ortodoksizu.
Sllavët ortodoks dhe grekët, si dhe Kishat e tyre, ishin helmuar nga shovenizmi
anti-katolik, sa që Shqipëtarët i
identifikonin si katolik dhe se Gadishullin Ilirik e shihnin si rrezikun më
serioz, prej nga vendet Europiane mund të përdornin si trampolinë për
Kryqëzatat anti-islamike dhe i nënkuptonin si Kryqëzata anti-ortodokse. Po
ashtu edhe planifikimet për Kryqëzata të tjera, p.sh: edhe në kohën e Gjergj
Kastriotit i cili shikohej si Komandanti i Përgjithshëm i Kryqëzatës
anti-osmane, ishin planifiku nga dhe përmes
Atdheut tone, për të vazhduar pastaj edhe me shumë raste të më vonshme,
deri në rastin e Kryengritjes antiosmane të udhëhequr nga At Pjetër Bogdani
1689. Këto kanë bërë që frika të jenë tejet reale për Patrikanën e Stambollit
dhe për Perandorinë Osmane- shkaku i së cilës ndodhi islamizimi i dhunshëm dhe
gjenocidi osmano-ortodoks( sllav e grek) kundër Arbërorëve.
Kjo
ndarje dhe luftë antiperëndimore, vazhdoi të thellohet edhe më shumë. Në Betejën
e Maricës, më 26 shtator 1371, sllavët
e Gadishullit Ilirik( Serbët dhe Bullgaët etj) u ndeshën me Perandorinë
Osmane, pas mposhtjes dy princët serb, pranuan
nënshtrimin. Ata u bënë
vasal të
Perandorisë Osmane, duke i
dhënë kontribut edhe në ushtar për
zgjerimin e kësaj perandorie. Ky rast shënon rastin e parë që Ortodoksizmi
bashkohet me Islamin, për t’iu kundërvënë Arbërorëve, rrjedhimisht katolicizmit.
Jobesnikëria e ortodoksëve të Ballkanit, ishte e tillë saqë vazhdimisht ata sa
në njërën anë aq në anën tjetër kalonin, kështu edhe në Betejën e Kosovës 1389,
u rirreshtuan në anën e Aleancës së Krishtere kundër Osmane. Po ashtu ishte
princi tjetër serb, që tradhtoi Aleancën
e të Krishterëve( katolik dhe ortodoks
të Ballkanit), dhe si rrjedhojë e së cilës Perandoria Osmane
arriti të fitonte këtë betejë dhe të shtrinte pushtimet në këtë hapësirë. Edhe
në këtë periudhë ishin princat arbëror që vazhduan të luftonin kundër pushtimit
Osman, sidomos Gjergj Arianiti, por edhe fisnik të tjerë arbëror.
Prandaj
Arbërorët mbetën i vetmi popull nga Gadishullin Ilirik, që nuk ndalonë luftën
kundër Osmane, duke kulmuar me Epokën e të Ndritshmit Gjergj Kastriotit.
Mirëpo
Perandoria Osmane, nuk ndjehej e kompletuar derisa nuk pushtoi
Konstantinopojën, për ta bërë atë si Seli të saj të Shenjtë. Mirëpo edhe me
këtë s’do mjaftohej Sulltan Mehmet Pushtuesi, pasiqë pas pushtimit të
Konstantinopojës, menjëherë kishte drejtuar të gjitha forcat e tij ushtarake
dhe të vasalëve të tij( sllavëve e grekëve), për pushtimin e Arbërisë, e që
mrekullisht asnjëherë forcat e Gjergj Kastriotit nuk u mposhtën( madje as në
vitin 1448, kur luftoi njëkohësisht dhe mposhti forcat të dy fuqive më të mëdha
ushtarake të asaj kohe të Venedikut dhe të Perandorisë Osmane).
Rënija e
Konstantinopojës
Djali
i Sulltan Muratit II, pra Sulltan Mehmet
Pushtuesi, riorganizoi shtetin dhe ushtrinë osmane, me qëllim të
pushtimit të Konstantinopojës, më 29 maj 1453. Sulltanët kishin pushtuar tashmë territore ballkanike
dhe Atolike, por kishte mbetur ende e pamposhtur Konstantinopoja. Sulltan
Mehmet Fatihu, ndërmori hapa të rëndësishëm,
përmes inxhinierit Orban, ndërtoi
3 topa gjigand, të panjohur deri në atë
kohë. Kjo armë ishte kryesorja që mposhti muret e Konstantinopojës. Me
rastin e çarjes së mureve dhe mbi gjitha efektit psikologjik që shkaktonin këto armë të panjohura deri
atëherë- topat gjigand( për nga kalibri dhe forca shtaërruese), u arrit mposhtja e Perandorit Konstantin XI Paleologu
me 8.000 kështjellarët që e mbronin.
Derisa forca osmane ishte mes 75.000-100.000 rrethues, kurse më pas disa herë
Kështjella e Krujës është rrethuar me numër shumë më të madh forcash( deri në 250.000), si dhe është
granatuar me më shumë topat të tillë gjigand, e nuk është mposhtur. Mbrojtësit
e Konstantinopojës, po ashtu nuk pranuan vasalitet dhe mbrojtje nga
Europa-Vatikani ngaqë ishte tepër e
theksuar edhe armiqësia sidomos kundër Vatikanit, por pranoi nënshtrimin
ndaj Osmanëve.
Më
29 maj 1453, Sulltan Mehmeti hyri në Konstantinopojë, ku Katedralën e Konstantinopojës e ktheu në Xhami të Shën
Sofisë, duke deklaru si kryeqytet të
Perandorisë Osmane dhe duke konsideru veten si trashëgimtar ligjor të Perandorisë Romake.
Prej nga objektivi i menjëhershëm i radhës ishte pushtimi i Vatikanit, por për
ta bërë këtë, duhej mposhtur Arbërorët, të cilët ishim zotëruesit e Grykës së
Otranto-s, të bregut lindor, prandaj lufta brutale osmane u drejtu kundër
Arbërisë. E që Arbërorët në krye me Gjergj Kastriotin, përgjithmonë ia dështuan
projektin Osman për pushtimin e Vatikanit.
Me
pushtimin e Konstantinopojës fillon
më e keqja!
Sulltani
duke pa që Gadishulli Ilirik, kishte në afërsi të vetes kryesisht të krishterët
ortodoks, të cilët ishin treguar shumë më armiqësor ndaj
katolicizmit-rrjedhimisht ndaj Arbërorëve, kurse ishin më miqësor ndaj
pushtuesëve Osman, sa që disa herë ishin bërë vasal si në Betejën e Maricës,
Bejetën e Kosovës dhe nuk kishin bërë luftë të ashpër antiosmane. Prandaj
sulltanati Osman, aplikoi parimin “përçaj
e sundo!” parim i trashëguar nga
Bizanti. Veçmas pasi kishte vërejtë që Kisha Ortodokse( popullata ortodokse dhe
klerikët e Kishës Ortodokse ishin tejet
të armiqësuar me katolikët, më shumë preferonin Islamin sesa Vatikanin), pranoi
t’i dorëzohej Sulltanit Osman, e jo të
pranonte Vatikanin, me rastin e dorëzimit të Konstantinopojës, e këto e shtynë
Sulltan Mehmetin që ta lejonte Kishën Ortodokse të kishte autonomi për të
përfitu besnikërinë e saj. Sulltan Mehmet Pushtuesi e vendosi Genadius
Skolarius si Partiark të Konstantinopojës, ndryshe quhej edhe Genadiusi II apo
Georgios Kourtesios Scholarios, ishte
Partiarku më anti-Perëndimor,
kundërshtuesi më i madh i Bashkimit të Kishave dhe unifikues mes ortodoksëve(
veçmas grekëve) dhe islamikëve( Osmanëve). Ky Patriark i përbetuar dhe
mirënjohës për Autonominë e Kishës Ortodokse nën Perandorinë Osmane, do ushtroj terror mbi
besimtarët katolik nën këtë Perandori, madje edhe përmes besimtarëve ortodoks.
Në ndarjen e Perandorisë Osmane, sipas
Mileteve, të krishterët ortodoks u quajtën “rum”. Prandaj në periudhën e
bashkësundimit osmano-ortodoks, shumica e kulteve katolike Arbërore u
konvertuan në ortodokse slave duke i’u dhuru sllavëve, pasoi asimilimi i
Arbërorëve në sllav, derisa Arbërorët për të mos pranuar islamizmin, më lehtë e
kishin për të pranuar krishterizmin ortodoks.
Mozaiku Sulltan
Mehmet Pushtuesi me
Genadiusin!
Më
1 qershor 1453, vetëm 3 ditë pas rënijës së Konstantinopojës, Sulltan Mehmet Pushtuesi, ia bleu rrobet fetare
Genadiusit dhe zhvilloi procesionin e Patriarkut të Konstantinopojës. Sulltan Mehmet
Pushtuesi, e bëri aleancën që deri më sot do
vazhdoj. Pajtoi Islamin me Krishterimin Ortodoks, duke e thellu edhe më
shumë ndarjen mes Krishterimit katolik
me atij ortodoks. Kjo aleancë qe më fatkeqja për kombin Shqipëtar, i cili i
vetmi në Gadishullin Ilirik, është identifikuar si kufiri më skajor i Europës,
gjë që bëri të gjitha rrebeshet e sulmeve pansllaviste dhe panislamiste të godisnin mbi Arbëri.
Prandaj
1 qershori i 1453, është data më ogurzezë që shënon de jure bashksundimin
Osmano-Ortodoks, kundër Arbërorëve, e që kjo aleancë islamiko-ortodokse edhe
sot vazhdon.
Më:01.06.2022
Skender
Jashari i burgosur politik nga EULEX, për
rastet e sulmeve kundër policisë
dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga
punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master
drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.