Speciale
Nuhi Veselaj: Nga Jetëshkrimi (4)
E hene, 11.07.2022, 07:54 PM
Nuhi Veselaj:
NGA JETËSHKRIMI (4)
PËRJETIME NGA QENDRA SHKOLLORE TEKNIKE (4)
7) Viti shkollor 1972/73
Pa qenë fare i njoftuar se Dushan
Ristiqi me Komitetin e tij, më 11.08.72 kishte rikërkuar me shkrim nga OTHLKJ e
Qendrës përjashtimin tim nga LKJ dhe njëherazi nga Bashkësia punonjëse,
përkatësisht nga procesi mësimor, ndërsa OTHLK, me Ramadan Seferajn në krye, më
29, 08.1972, e kishte pasë refuzuar si plotësisht të pa bazë atë
vendim, unë në vitin e ri shkollor ’72/73 si zakonisht fillova me dhënë mësim
normalisht sipas orarit. Ndërkaq Komiteti i revoltuar më 17.09.72 i drejtohet
me shkrim drejtorisë së shkollës për zbatimin e urdhër-përjashtim-suspendimit
nga marrëdhënia e punës, sipas Urdhërit të Komitetit në mënyrë allaudboristiqe.
Drejtori i Qendrës Hamit Maloku, pas dyditësh
konsultimesh e zierjendërvete harton tekstin e suspenndim-përjashtimit, duke dhënë
urdhër një Komisioni të paformuar (!), i cili kur të formohet duhet, jo t‘i
verifikojë të dhënat e akuzës, por t’i përdorë ato si të vërteta dhe ta
përjashtojë punëtorin Nuhi Veselaj nga Bashkësia punonjëse. Kështu drejtor,
Hamit Maloku, më 18 shtator 1972, e harton vendim-suspendimin e shkruar prej
tij. I cili m’u dorëzua, po atë datë, posa dola nga ora e mësimit.
Kjo ishte befasi çasti për mua, po jo diçka e
jashtëzakonshme. Në të vërtetë gjatë këtyre 9 ditëve, vëreja që në orët e
mësimit në klasë me nxënës qëndronte edhe dikush tjetër. Kujtoja se ishte
ndonjë i interesuar nga jashtë, gjë që më ka ndodhur edhe më përpara, që diksuh
nga kërshëria donte t’i dëgjonte orët e mia që vërtet përpiqesha t’i përgatitja
si më së miri. Nuk e dija që plusdëgjuesit e tashëm paska qenë agjentë sigurimi
dhe paskan pasur për detyrë me lajmërue bazën se si po sillem ndaj nxënësve e
ku ta di.
Sido që të ketë qenë vendimi i suspendimit shkruar nga
Hamit Maloku kishte këtë përmbajtje:
I. Nuhi Veselaj shkarkohet nga detyra menjëherë në këtë
Qendër, sepse ka bërë shkelje të rëndë të detyrave në punë dhe ngarkohet
Komisioni përkatës nga Qendra, i cili ka për detyrë që urgjentisht të
konstatojë dhe arsyetojë shkeljet siç janë:
Së pari, si kryredaktor i revistës shkollore Flaka e nëndorit”
ka keqpëdorë pozitns së tij si profesor e edukator i brezit të rij në këtë
shkollë, të cilën si hap të parë e ndau revistën e shkollës në gjuhën shqipe
dhe në atë serbokroate, pastaj i ndërroi emrin 19 nëntori në Flaka
e nëndorit, dhe filloi të shkruajë e botoi artikuj me përmbajtje
nacionaliste që janë në kundërshtim dhe me parimet LKJ, siç janë vjershat Dritën e duam ne dhe Atë buzë
mrëmje, me çka ngjallet urrejtje ndaj politikës së LKJ, Revista ka
edhe raste të tjera të cilat Komisioni i emëruar do t’i cekë.
Së dyti, në vitin 1971 për 29 nëntorin festën e Jugosllavis
nuk ka shkrue kurrgja. Të gjitha këto KK e LKJ e Prishitnës mbajtur me 11 shtator
72 ka konstatuar dhe autorin e ka përjashtuar nga LKJ pasi LK e OTHLKJ
me 29 gusht 72 ka refuzue urdhnin e Komitetit komunal.
Së treti, veç tjerash me ardhjen e tij në këtë shkollë Nuhiu
është mundue me deskreditue udhëhëqësin e shkollës gjoja drejtori nuk
di dhe kështu udhëheqësit e shkollës nuk mund të zhvillojnë punë
normale.
II. Kështu Nuhiu vetdishëm e me paramendim ka vepruar
dhe për këtë edhe më parë ka qenë i larguar nga shkolla të ndryshme.
Andaj aktiviteti i tij i fundit është kulminacioni i veprimeve dhe qëllimeve të
tij kundër brezit të rinj, prandaj i propozohet Komisionit që ky punëtor
të përjashtohet nga Bashkësia punuese
III. Gjithashtu u kumtua që deri sa Komisioni ta
kryejë punon e vet, d.m th., pa marrë letërthirrje Nuhiu nuk duhej të paraqitet
në shkollë dhe sa të zgjatë suspendimi atij i pranohet stazhi dhe takon
80%-shi i rrogës.
Siç po shihet në klauzulë ku
zakonisht shënohet mbështja në ndonjë nen e paragraf ligji, këtu si arsye
citohet se Komiteti komunal i LKJ të Prishtinës, pa qenë unë në dijeni fare më
kishte përjashtuar nga anëtarësia e Partisë më 11. 08.72, dhe njëherazi
paska propozuar përjashtim nga BP dhe mbasi atë vendim e paska
refuzuar OTHLKJ e Qendrës më 29.9.’72, atëherë Komiteti komunal me Dushko
Ristiqin në krye, i mllefosur në OTHLKJ me në krye Ramadan Seferajn për
refuzimin e urdhërit për përjashtim, atëherë më 17.09.72, i dërgon shkresën
Drejtorisë së Qendrës me urdhër të prerë për përjashtimin tim nga BP, kurse
drejtor Hamit Maloku më 18 shtator1972e shkroi
përjashtim-suspendimin, si më lart, gjithsesi jashtëligjor, pa pritur vendimin
e Komisionit, i cili sipas Rregullores më parë duhej me marrë në pyetje të
akuzuarin dhe të konstatojë fajet penale apo jo dhe t’i propozoj organit
vetëqeverisës Pleqësisë për marrjen e vendimit për përjashtim ose jo.
Në të vërtetë,nga drejtori u emnuan disa komisione herë
me kryesues serb e herë shqiptar, por asnjë komision nuk kompletohej, sepse nuk
pranonin me zbatue urdhërin e Komitetit dhe të drejtorit që ishte krejtësisht i
padrejtë, deri pa mbështetje logjike, madje nu pranin as me kontaktue mw mua.
Në të vërtetë Pleqësia e Qendrës shkollore, në bazë të
kërkesës së drejtorit u mblodh më 19.10,72, evidentuar nr. 3808, pastaj më
23,11.1972 ev. nr. 2684 dhe më 7.02. 1973, nr, 185 dhe në të gjitha rastet ka
konstatuar që të gjitha akuzat ishin sajuar me të pavërteta e me sherr të
Hamitit që për paaftësitë e veta në drejtimin e Qendrës, kishte shpifur kundër
Nuhiut, me motiv që vetë Hamiti me mbetë drejtor. Mjerisht ato shpifje i kishte
përvetësuar Komiteti, i cili nuk hiqte dorë nga propozim-përjashtimi që e
kishte sajuar më përpara për çka kishte dështuar, ngase kolektivi nuk e
zbatonte. Atëherë Komiteti për me ia arritë qëllimit këtë rast e implikoi
çështjen me një Letër të Titos, e cila pothuaj çdo 10 vjet
përsëritej allapartiashe për shqiptarët dhe zbatohej sidomos në Kosovë e vise
ku baninin shqiptarët dhe vetëm për shqiptarë, ndaj të cilëve lejohej që nga
organet e sigurimit të merren masa të jashtëligjshme për të spastruar arsimin
e përgjithësisht nga ata njerëz që SPB, vetë UDB-ja jepte mendimin për
papërshtatshmërinë politike të tyre, vetëm pse nuk bashkëpunonin me të. Kështu,
pa pritmas në gazetën Rilindja të Prishtinës më 07. 07 1972 lexova:
Nga Qendra shkollore teknike “19
Nëndori” e Prishtinës, sipas
direktivës partiake të Komitetit të LKJ-së, gjoja me votat e shumicës së
kolektivit shpallen të përjashtuar nga ajo Qendër këta
punëtorë: Nuhi Veselaj, Isa Demaj, Mehmet Rukiqi, profesorë të
gjuhës shqipe dhe Metush Krasniqi, referent i nxënësve.
Kur të nesërmen pyeta sekretarin e shkollës, cili më
përjashtoi pa qenë i pranishëm, dhe pa ndonjë proces paraprak dhe a ka fare
vendimi me shkrim? Më tha:
-Këtë paligjshmëri e ka udhëhequr vetë kryetari i
Komunës, Nazmi Mustafa, i cili në mbledhje të kolektivit ku
nuk ka ekzistuar as kuorumi, vetëm ka konstatuar përjashtimin sipas
direktivës së Komitetit komunal me në krye Dushan Ristiq,
madje pro përjashtimit nuk ka votuar as çereku i
të pranishmëve në tubim, por kryetari i Komunës qenka zotuar se të
përjashtuarve të përmendur ka me u gjetë punësim adekuat gjetiu.
Unë, jo edhe aq i befasuar, për fushatën hakmarrëse
kundër meje nga Dushko, po më fortisha i çuditur me udheheqësit tanë pse
Ristiqi, si mos me pasë ndodhë brionet, aq lehtë po i ngreh për hunde, si këtë
rast konkretisht kryetarin e komunës së Prishtinës, Nazmi Mustafa, e fadilistë
të tjerë, udhëheqës të njohur me emër shqiptarë, të cilët po i detyron me
veprue jashtëligjshëm kundër intelektualëve të dalluar shqiptarë, bile edhe më
haptas e brutalisht se në kohë të Rankoviçit (!).
Sidoqoftë, meqë vendimi i përjashtimit pohohej në
gazetë, që për mua në realitet ishte në fuqi suspendimi i shkruar nag Hamiti,
por si do që të ketë qenë, kjo ishte vërtetë çështje serioze. Unë pas tri
ditësh, më 10.7. 72, ia dorëzova një shkrim Protestë- sipëgënjeshtrim redaktorit
përkatës të Rilindjes z. Anton Pashku, i cili më tha se gazeta është nën
cenzurim, Këtu ka gisht UDB-ja e Partisë, shkrimi nuk guxon me u botue, por dorëzoje
se mund të shqyrtohet nën hije nga organet.
Përveç kësaj, është e vërtetë që në fillim të
suspendimit pata kërkuar të mbahet një mbledhje e kolektivit, përkatësisht e
Këshillit të arsimtarëve nën drejtimin e OTHLKJ, ku do të shqyrtoheshin akuzat
që drejtori i kishte shënuar në vendim-suspendim dhe nëse
dikush kishte ndonjë vërejtje në punën time të shtohen. Tubimi u mbajt dhe
askush nuk pati asnjë vërejtje kundër meje. Përkundrazi pati falenderime dhe
njëherazi u demantuan si të pavërteta të gjitha akuzat si:
E para, fletushka nuk ka pasur tjetër emër, pos Flaka
e Nëntorit – Buktinja novembra, të propozuar prej meje, përvetësuar
nga Këshilli redaktues, miratuar në Këshillin e Arsimtarëve dhe nga Pleqësia e
Qendrës dhe nga vetë drejtor Hamiti.
E dyta, ndarja në dy gjuhët si më funksionale është
miratuar po nga këto organe e nga Këshilli redaktues dhe vetë drejtori, ndërsa
artikujt me vlerë tani përkthehen në të dyja versionet dhe fletushkat u jepen
falas nxënësve e arsimtarëve, kushdo që ishte i interesuar.
E treta, vjershat e cituara, nuk janë aspak
shoveno-nacionaliste, ato si vjersha të nxënësve, janë vlerësuar e zgjedhur për
botim së pari nga nga profesorët e klasës përkatëse, jo nga Nuhiu, i cili as që
u ka dhënë mësim mxënësve të tillë. Nuhiu vetëm ka ndihmuar më fort koordinimin
e anës teknike të fletushkës dhe për ndonjë përkthim teksti në të dyja
gjuihët..
E katërta, mbi bazë të dokumentacionit, Nuhiu nuk ka
ndëprerje në stash pune në arsim mbi 10 vjet dhe posedon dy certifikata nga SPB
Prizren dhe SPB Prishtinë, me të cilat vërtetohet që i përmenduri nuk ka
qenë i dënuar dhe nuk është nën hetime.
E pesta, Nuhi Veselaj dyhere ka ushtruar postin e
zëvendësdrejtorit të kësaj Qendre shkollore dhe ka qenë shumë
dinjitoz e korrekt në qëndrime dhe ka pasur sukses të dalluar në punë të
udhëheqjes, dhe mirësjellje e qëndrim shembullor në raport me kolegët serbë e
shqiptarë.
E gjashta, vargjet nga recitalit ku për Revolucionin
popullor socialist përmenden bashkë Herojt e Vigut (shqiptarë), ata të
Sutjeskës (jugosllavë) dhe ata të Stalingradit (sovjetikë) duhet
pranuar si krejt normale, ngase ishin heroj në luftën e përbashkët
kundër nazifashizmit, apo jo?!
E shtata, cili paska shkruar për Revolucionin e
Jugosllavisë që nuk ia ka botuar Nuhiu, atëherë për çka mund të fajësohet ky
punëtor?!
Dhe kështu u demantuan katërcipërisht të gjitha të
dhënat e gabuara që drejtori i kishte shënuar në mbështje të urdhërit të
Komiteti komunal të LKJ me udbashin Dushan Ristiq në krye, madje Hamiti
alergjikisht kishte shtuar e fryrë disa gjëra të pacekura nga Komiteti. Por
megjithatë, Komiteti nuk i mori parasysh ankesat sipas vijës partiake si dhe as
konstatimet kaq bindëse për pafajsinë time të dëshmuara nga kolektivi dhe të
OTHLLKJ të Qendrës shkollore.
Së këndejmi, me të drejtë kërkoja rikthim në vendin e
punës: profesor i gjuhësdhe letërsisë shqip, por sa kisha të drejtë dhe sa
ishte e mundur le të vlerësohet, kur thuhet se edhe Komiteti kishte formuar një
grup hetimor.
Si do që të ketë qenë , në vijim po rikthej kujtimin
rreth çështjes ose përmbajtjes së të gjithë numrave Fletushkës së
shkollës, FLaka e nëntorit/ Buktinja novemra, e cila, pa të drejtë,
u gjet si provë-pretekst për përjashtimin tonë, që në të vërtetë vetë
përmbajtja përgenjeshtron çdo trillim të tillë, siç ishte komentuar nga dikush
nga anëtorët e lukunisë së Dushkokomiteit të Prishtinës.
2.
FLETUSHKA “FLAKA E NËNDORIT (BUKTINJA NOVEMBRA)” 1971/72 SI FAKT
KULTURO-HISTORIK ME VLERË
E QENDRËS SHKOLLORE TEKNIKE “19 NËNTORI” TË PRISHTINËS
Meqë në akuzë ceket si faj botimi i
fletushkës “Flaka e Nëntorit”/”Buktinja Novembra”, me qëllim që të
gjykohet e vërteta, çfarë të keqe i paska sjellë shkollës dhe marrëdhënieve
ndërnacionale kolektivit të Qendrës e më gjerë, siç u kualifikua pa të drejtë,
nga vetë drejtor Hamiti dhe që u mor si pretekst nga Komiteti komu,al i LKJ-së
për përjashtimin tim për jetë nga arsimi dhe organet administrative-shtetërore
në kuadër të Jugosllavisë federale socialiste, në vijim do të njihemi paksa me
rrjedhën e kësaj ngjarjeje dhe me përmbajtjen e fletushkës.
Është e vërtetë se nisma, emri “Flaka e
nëntorit/Buktina norvembra” dhe puna organizimi për fletushkën ishin
të mia, por kjo si vepër u përqafua dhe u përkrah njëzëri pothuaj nga të
gjithë. Kështu përvç Kishillit redaktues, u miratua nga Këshilli i arsimtarëve
u bë më 29.04.71,
nga Pleqësia më 21.05 71, kur edhe jam caktuar përgjegjës për fletushkën.
Programi u hartua më 26.05.71, ku parashihej botimi veçmas sipas versionit
gjuhësor, dhe si i tillë u miratua nga Pleqësia e Qendrës shkollore teknike “19
Nëndori” – Prishtinë.
Në vijim që të vërtetohet normaliteti i përmbajtjes,
ngase siç dihet në çdo punë e sidomos në letërsi kërkohet një e ardhme më e
mire, por në përgjithësi lënda ishte në harmoni me planprogramin
arsimor-shkollor dhe të drejtën e njeriut dhe nuk ishte kundër ligjeve të
shtetit normal. Së këndejmi, për t’u vlerësuar si duhet, po i paraqit përmbajtjet (titujt)
e numrave të publikuar me radhë: një në serbokroatisht,
ndërsa tre numra në gjuhën shqipe.
A) NË GJUHËN SERBOKROATE:
Buktinja Novembra, BUKTINJA NOVEMBRA br. 1, juni 1971
god.
(list školskog centra “19 Novembar” u Prishtini)
Sadržaj
/Redni broj
ozna?ava broj stranice lista/
1. /Emblem i naslov/
2. Re? redakcije (n)
3. Slobodne aktivnosi u?enika naše škole (n)
4. Izjavili povodom izlazka prvog broja “Buktinja
novembra” (n), Pesma o Prištini (S. Redzi? G13)
5. Reci mi majko (Šehide Biljali M14), Mi (Lesi Zuhra
M24), Zora, Mila (Mihajlovi? Zoran M14).
6. Stihovi slavnih pesnika: Strašna prica (Boris
Pasternak), Pesma mladosti (Milos Gjergj Nikola).
7. Regulatori mašina (Stanislavjevic? Nebojša G13).
8. Domovina (Dragovi? Petar EI1), Lutanje (Snežana
Redži? G 13).
9. Kozmi?ka biologija danas (Mitrivi? Zoran M14).
10. Podvu?eno (Šopi? Slobodanka).
11. Nedostaci izlivenih delova i njihove opravke
(Mitrovi? Milomir M34).
12. Mržnja (Snežana Redžic G13).
13. Humor… humor; Rebusi (Bojani? Ranko M14).
14. Redakcioni odbor: Rajovi? Dušanka, Šopi? Slobodanka,
Risti? Ilija, Bojani? Bane i Nuhi Veselaj. Odg. urednik: Nuhi Veselaj. Glavni
urednik: Rajovi? Dušanka.
B) NË GJUHËN SHQIPENË GJUHËN SHQIPE:
a) Flaka e Nëndorit nr. 1, maj-qershor 1971
Përmbajtja
(Numri rendor tregon numrin e faqes së fletushkës)
1. Emblema dhe titulli.
2. Fjala e redaksisë (n)
3. Aktivitete të lira të nxënësve të shkollës sonë
(Ramadan Seferaj).
4. Deklaruan me rastin e botimit të numrit të parë të
fletushkës Flaka e Nëndorit.
5. Atë mbrëmje (shokut të vrarë) (Fehmi Ademi M41),
Dritën e duam ne (Bajram Limani M41), Mbi valet e jetës (Sh. Sejdiu M41).
6. Unaza si kujtim (Bajram LImani M41), Këngë e tretur
(R Shala M41), Pas ikjes (M. Statovci).
7. Vrasja për një pëllëmb tokë e dy pika ujë (Sebahate
Zejneli N41), Besëlidhjes së 28 Qershorit (Jakup Gjokaj M41).
8. Naim Frashëri -Me rastine përvjetorit të lindjes
(Sadri Fetiu).
10. Kritikë letrare, Shqiptari, pushka, mali (A.
Kallulli).
11. Kosova (I. Kadare), Kosova heq valle (B. Kurti).
12-13. Tregimi ynë Mësimi i përgjakur (Faik Ballanca).
14. Nga biologjia kozmike, Sistemi ekologjik (Mitrovic
Zoran M14).
15. Terminologji shkencore-teknike Nga detalet e
makinave (Inxh. Zaim Kurti).
16. Nënvizuam (Z. Neziri).
17. Faqja humoro-satirike: Nxënësi me veturë, Apsolventi
i shkollës së mesme (n).
18. Këshilli redaktues: Sadri Fetiu, Zymer Neziri,
Ramadan Seferaj, Xhemile Zeka e Nuhi Veselaj. R. përgjegjës Nuhi Veselaj.
b) Flaka e nëndorit nr. 2, nëntor
1971
Përmbajtja
1. Emblema dhe titulli
2. Lexues të nderuar, nxënës të dashur (n).
3.Tridhjetë vite, flake e dritë… (Fragnente nga recitali
kushtuar 30 vjetorit të Revolicionit popullor, Ditës së Çlirimit të Prishitnës
“19 Nëndor” dhe 10 vjetori që këtë emër e bart shkolla jonë (n).
4. Nga aktiviteti i organizatës së rinisë (n). Rritu
vendi im (R. Hoxha).
5. Emin Qëndresa (Ali Caka E41). Shqiptari (Sabri
Krasniqi E41), Heroinës dibrane Ibe Palikuça (Shaip Jonuzi E41).
6. Trëndafilet e kuqe çelën - shokëve që dhanë gjak kur
isha në agoni (H.B. E42), Tradhtarin s‘e duam … (Agim Rukovci E41), Kur të
pashë (R. Shala E33), Në rrugën e dritës (M. Salihu E41),
7. Si t‘u këput kënga – motërzës sime që mbeti pa
vazhduar shkollën që aqë shumë e dëshiroi (Mustafa Statovci E33), Një natë
hidhërimi (Emrullah Ademi E42), Barka mbi det (Hilmi Kastrati E42) Ne rrojmë …(
L. Qehaja E41).
8-9. Nga e kaluara - Nëndori i vitit 1912 (Sadri Fetiu).
10-11. Në gjurmat e historisë së Qendrës sonë shkollore
-Shkolla e parë teknike në Kosovë (Slobodan Jovanovi?).
13 -15. Ç’është televizioni me ngjyra? (inxh. Enver
Xharra).
16. Radiomarrësi i dedektorit - dedektori (Fehmi Havolli
E41).
17. Diçka mbi rastet e fatkeqësive nga rryma elektrike
(Nuredin Burani inxh.).
18. Terminologji shkencore-teknike - Leksion i shkurtër
terminologjik i teknikës së rrymës së dobët (Enver Xharra inxh.).
19. Nënvizuam (Ramiz Misini E41).
20. Faqja humoro-satirike: Hobi i një “akademiku”,
Rrugëdalja e një mendjeholli, Dietë frizeri (n).
21. Këshilli redaktues: Sadri Fetiu, Ramadan Seferaj,
Enver Xharra e Nuhi Veselaj, red. përgjegjës Nuhi Veselaj.
c) Flaka e nëndorit nr. 3, mars
1972
Përmbajtja
Emblema dhe titulli
1. T’i përvishemi punës për ta përmirësuar suksesin
(Hamit Maloku, drejtor i Qendrës)
2. Ju informojmë (n)
3. Kosovarja trime (E. Ademi E41), Në një shkollë të
fshatit (Ismet Xhema M13), Bajram Curri (Arif Hashani E41), Burrë i forte trim
legjendar -Skënderbeut (Ymer Neziri E 42).
4. Tri vjersha: Erë pranverore,
Larg teje…, Flamujt e dijes (Hilmi Kastrati E42); Tri vjersha: O
Penë…, Poeti, Pa titull (Emrullah
Ademi E 42) Ti (Ismet Xhema M13).
5. Pika e bima e keqe (Mehmet
Salihu E41), Migjenit (Sabri Krasniqi E41), Loja e agimit
(H.K.42).
6. Kortezhi i përcjellur (Ramiz Shala E33), Pa titull
(Tyrkane Ymeri E21). Pa nënë… (Fejzullah Krasniqi M41), O bjeshkë… (Hilmi
Kastrati E 42).
7-8. Rrëfim i shkëputur Kob montruoz (n).
9. Aleks Stavre Drenova –Asdreni – me rastin e
përvjetorit të lindjes (S. Fetiu)
10. Përpara, Lulekuqeja, Të rinjve, Krerëve tradhëtarë
(Asdreni).
11-12. Elektronika në mjekësinë moderne (Enver Xharra).
13-14. Zhvillimi i telefonisë (Skënder Vërsheci).
15. Tri detyra (kuriozitete) nga fusha e matematikës (S.
Vërsheci).
16. Teknika dhe jeta bashkëkohore: Televizioni në
shkollë. Mikroskopi elektronik, Llogaritjet elektronike për nevojat e policisl
kriminalistike, Makina për selektimin e adresave që janë shkruar me dorë (E
Xharra).
17. Terminoolgji shkencore-teknike (EXharra).
18. Nënvizuam (Ylber Xharra E 31).
19. Shkencëtarët në botën e anekdotave (E Xharra).
20. Faqja humoro-satirike: Brucoshi boshkohor (n)
E redaktuan: Sadri Fetiu, Nebi Caka, Ramadan Seferaj e
Nuhi Veselaj. R. përgjegjës Nuhi Veselaj.
Në përmbyllje
Unë ndjej lehtësim dhe falenderoj portalin “Zemra
shqiptare!që ma bëri të mundur me botue përmbajtjen e të gjithë numrave të
fletushkës. Sigurisht, do të jetë e mirëpritur nga të gjithë dhe me interes për
historikun e shkollës dhe përgjithësisht e sidomos: për të gjithë autorët
nxënës e mësimdhënës tash të moshuar. Pastaj, mund të shërbejë si material
ndihmën edhe për biografinë e ndonjë autori, sot të afirmuar apo jo, si Sadri
Fetiu, Nuhi Veselaj, E. Xharra, Ramadan Seferaj, Slobodan Jovanoviq, Zaim Kurti
e për cilin jo, të cilët për të parën herë rastisën me i botue punimet e tyre
në këtë fletushkë. Përveç kësaj ndonjë shkrim ka rëndësi të veçantë historike,
siç është ai i Sllobodan Jovanoviqit, për shkollën e parë teknike në Kosovë,
nismuar nga H. Sulejmani, pastaj nga N. Veselaj te krijimi Kob
monstruz, ku për të parën here sinjalizohet varja (vdekja e dyshimtë e
ushtarit shqiptar Musli Shkodra në ushtri më 1955 në Valevë) dhe mbytja me
turturë e Jetë Mushtishtit në Suharekë, gjatë të ashtuaquajturit: Aksioni
për mbledhjen së armëve më 1955/56,
Gjithashtu, ndër poezitë që bëri më shumë jehonë ishte
ajo Atë buzë mrëmje (Shokut të vrarë), ngase u kuptua që i
kushtohej Murat Mehmetit, nxënësit dëshmor të kësaj shkolle, i cili u vra në
Demonstatën e vitit 1968, për çka edhe u përdor si pretekst i forte pë
përjashtimin nga arsimi i redaktorit përgjegjës të fletushkës, prof. Nuhi
Veselaj.
Kur analizohet sot përmbajtja vërtet ishte dëm i madh
dhe mëkat i pafalshëm ndalimi i vazhdimit të botimit të asaj vepre
kulturo-mësimore. Sidoqoftë edhe sot fletushka Flaka e Nëntorit (Buktinja
novembra) ruan rëndësinë historike, prandaj pasi ekzistojnë ekzemplarët
origjinalë me dokumentacionin përcjellës nuk e meriton vetëm arkivimi saj, por
edhet bëhet si përmbledhje me fotokopjim dhe aq më tepër del e dëshirueshme që
ndonjë stdiues-analitikan ta analizojë e vlerësojë e si punim ta
dixhitlibërtojë. Ku kemi të bëjmë me rëndësinë e letërlibërtimit të kësaj pune
që lindi në një rkohë të pa dritë e mundësi, më mban shpresa që nuk do të
mungojë ndonjë shpirtbardhë (sponzori apo redaktori) që ta bëjë edh këtë punë
të mire. Ndërsa për vetë titullin Flaka e nëndorit, kur dihet se
rinia shqiptare atëherë e tash ishte dhe është e etur për realizimin e idealit
e pashuar të flakës të Flamurit të Nëntorit, mund të them vetëm kaq se kjo rini
e ka titullin e gatshëm për kurorëzimin e fryteve të idealeve të
përbashkuara të frymëzimeve të veta me një dëshirë për një
qëllim. Ne shumë utopi-ëndërrime tona të rinisë me punë të palodhshme në
kohëhapësirën e deritashme po i gëzojmë si realitet.