Editorial » Entela
Entela Binjaku: Studentët e “Shëndetit publik” paraqesin temën “Vaksinimi në Shqipëri-sfidë apo realitet?”
E marte, 03.05.2022, 09:00 PM
Studentët e “Shëndetit publik” paraqesin temën “Vaksinimi në Shqipëri-sfidë apo realitet?”
Nga
Entela Binjaku
Për
mbi 200 vjet vaksinat e kanë ndihmuar botën të jetë më e sigurtë. Vaksinat i
kanë ardhur në ndihmë mbarë njerëzimit.
Java
nga 24 deri në 30 prill njihet si
"Java Evropiane e Imunizimit".
Tema e këtij viti në kuadër të kësaj jave ishte: “Jetë të gjatë për të
gjithë” dhe synonte theksimin e rëndësisë së këtij aspekti dhe përhapjen e vaksinave si kontribut për një
jetë të gjatë dhe të shëndetshme për cilindo.
Gjatë
kësaj jave, sikundër ndodh përherë në javë të tilla me ndikim ndërkombëtar,
synohet të ndërgjegjësohen shoqëritë që i bashkohen fushatës të rrisin kujdesin
dhe vëmendjen ndaj të cilitdo aspekt që lidhet me shëndetin.
Me
përhapjen e Covid -19 dhe veçanërisht gjatë dy viteve të fundit shoqëria kuptoi
më mirë nevojën e madhe që ka për profesionistët e shëndetit publik. Për të
qenë profesionistë ata marrin fillimisht njohuri falë studimeve në
Universitetin e Mjekësisë. Mjaft prej tyre që gjatë viteve universitare shfaqin
interesat e profesionistëve të ardhshëm: me prezantime dhe pjesëmarrje në aktivitete
me në qendër rolin e specialistit të shëndetit në shoqëri.
Të
mërkurën e datës 27 prill 2022 në orën 12.00 studentët e
vitit të parë të degës së “Shëndetit publik” të Universitetit të Mjekësisë në
Tiranë organizuan prezantimin me
temë: “Vaksinimi në Shqipëri- sfidë apo realitet?”. Përgjatë një
ore ata sollën në vëmendje vaksinimin dhe skepticizmin, nevojën dhe
dobishmërinë si aspekte te lidhura ngushtë me të.
Punën
e ndarë në ekipe e prezantuan katër studente.
Friskida
Shkëmbi e cila mbajti edhe fjalën e hapjes u shpreh: “Kjo është Java Evropiane e Vaksinimit. Në
kuadër të kësaj nisme ne si studentë të “Shëndetit publik” kemi vendosur një
punim që përfshin realitetin dhe sfidat e sëmundjeve infektive dhe vaksinimit.
JEV është një nismë e vendeve evropiane e koordinuar nga zyra e OBSH-së në
Danimarkë në bashkëpunim me UNICEF-in dhe Qendrën Evropiane të Kontrollit dhe
Parandalimit të Sëmundjeve. Dimë se
vaksinimi shpëton më shumë jetë se cdo ndërhyrje tjetër në shëndet
publik ndaj të gjitha vendet e rajonit bashkohen në sloganin: “Parandaloni!
Mbroni! Vaksinoni”! Ne i bashkohemi këtij qëllimi dhe nëpërmjet këtij
prezantimi që të plotësojmë objektivin kryesor: rritjen e njohurive mbi
sëmundjet, vaksinat dhe imunizimin” e
mbylli Shkëmbi fjalën e saj.
Më
tej vijuan me prezantimin Klea Hyko dhe Erida Seitllari.
Përmes
grafikave të pasura dhe formatimit të materialit të punuar me kujdes nga Anjela
Hajdari ato paraqitën punën e kryer bashkë me kolegët e tyre: Juxhin Jonuzaj,
Anisa Dragoti, Inva Karaj, Daniela Kapaj, Klejdisa Lilaj, Franka Dashi, Klevisa Muçmataj, Aldisa Çika,
Klaudja Çuka, Bejanita Zhavari, Lauora Onuzi,
Sara Gjevori.
Ja
disa nga të dhënat e punës së tyre:
“Më
8 mars 2020, Shqipëria konfirmoi dy rastet e para me Koronavirus, një baba dhe
një djalë, të cilët kishin ardhur në vend nga Firence e Italisë.
Më
12 mars, Ministria e Shëndetësisë i shpalli "luftë" COVID-19, duke
njoftuar një mori masash të reja; u njoftua një shtetrrethim 72-orësh, gjatë së
cilit do të lejohej vetëm transportimi i nevojave themelore, si ushqimi dhe
ilaçet, një pushim kredie tre mujore, dhe mbyllja e detyruar e fabrikave të
veshjeve dhe qendrave të thirrjeve
Policia
dhe ushtria mobilizuan dhe ngritën gjithsej 70 post-blloqe për të siguruar që
njerëzit janë në përputhje me kërkesat e vetë-karantinës. Në pikat e
kontrollit, emrat u kontrolluan kundër
një baze të dhëne se kush ka qenë në Itali apo Greqi që nga 27 shkurt per t´ju
nënshtruar më pas kontrolleve mjekësore.
Një
nga pikat e punës së studentëve lidhej me hezitimin dhe skepticizmin që hasi
dhe ende vijon të hasë, procesi i
vaksinimit në vendin tonë.
“Po
pse refuzojnë qytetarët shqiptarë të vaksinohen?”- ishte një nga pyetjet e
shtruara në këtë paraqitje.
Ndër
argumentet që kishin përzgjedhur studentët citojmë:
“Shumë
të rinj studentë për t´i shpëtuar kontrrolleve kanë arritur të blejnë
çertifikatat që vërtetojnë vaksinimin. Në media janë përhapur shumë informacione mbi fertilitetin çka ka sjellë një stepje të grave shtatzanë
që refuzojnë të kryejnë vaksinat. Teoritë konspirative që gjejnë hapësirë për
t´u dëgjuar pranë mediave më të mëdha në Shqipëri.
Keqinformimi
dhe dizinfomimi në media ka luajtur shpesh një rol në mosbërjen e vaksinës për
shkak të shumë informacioneve jo të sakta dhe të paautorizuara.
Këto
teori konspirative në kohë pandemie kanë
sjellë frikë por edhe refuzim të kryerjes së vaksinës nga qindra mijra
qytetarë. Teoritë konsiparative lidhur
me vendosjen e një çipi apo edhe me vdekjen e të moshuarve mbi 65 vjeç nëse
bëjnë vaksinën u përhapen gjeresisht.
Paraqitjen
e këtij projekti në tekst, grafikë dhe pamje ilustruese e
mbylli Fatjona Curraj.
“Frika
ndaj të panjohurës është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në refuzimin ose
mosmarrjen e vaksinave. Një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm luajnë
profesionistët e shëndetit publik të cilët me një organizim më të mirë dhe më
saktë në ndërgjegjësimin dhe informimin e duhur të popullsisë dhe të gjitha
hallkave të tjera përgjegjëse për rëndësinë e bashkëpunimit tonë ndikojnë në ruajtjen
e shëndetit në të gjitha aspektet e tij. Ndërgjegjësimi i popullatës mbi rolin
e shëndetit publik dhe mbi të gjitha ndërgjegjësimi i vetë
profesionistëve të shëndetit publik do të sillte ndryshim në edukimin e
popullsisë mbi kontrollin e infeksioneve në komunitet, mbi edukimin e individit
për higjenën personale, mbi organizimin shërbimeve mjeksore dhe kujdestare për
diagnostikim të hershëm dhe trajtim parandalues të sëmundjeve”, u shpreh ajo.
Po
këta studentë të
vitit “Shëndetit Publik” të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, i
janë bashkuar si vullnetarë Kryqit të Kuq Shqiptar.
Ata
janë pjesëmarrës edhe në mjaft aktivitete që kanë në qendër rininë dhe edukimin
falë angazhimit edhe në organizata jofitimprurëse. Të rinj aktivë, që njohin
dhe vlerësojnë vullnetarizmin, dobishmërinë e dijes dhe që u bashkohen nismave
vendase apo ndërkombëtare me vlerë për një shoqëri të shëndetshme janë të
rinjtë për të cilët shoqëria ka më së shumti nevojë. Shumë nga këto vlera nisin
pikërisht gjatë viteve të shkollimit, me shpresën për t´u vijuar dhe përforcuar
me kalimin e kohës.