Kulturë
Hasan Hasanramaj: Vepër e shkruar me përkushtim të madh dhe dije profesionale
E premte, 15.04.2022, 02:23 PM
Libri kushtuar aktorit Aleksandër Moisiut
Vepër
e shkruar me përkushtim të madh dhe dije profesionale ...
Studiuesi
i përkushtuar Sinan Gashi, i cili deri tashti ka botuar rreth tridhjetë e
gjashtë vepra letrare e shkencore, pas
monografisë për aktorin me famë botërore Bekim Fehmiun dhe aktorin e talentuar Muharrem Qena, botoi
monografinë e tretë, tani për aktorin e përbotshëm Aleksandër Moisiu.
Nga
Hasan Hasanramaj
Kjo vepër strukturoren në këtë formë: pas
hyrjes, është biografia e tij e emërtuar Kronologjia e një jete interesante,
për të vijuar me Mosiu aktor teatri dhe filmi, pastaj vijohet me disa shkrime
dhe një dramë, dëshmi krijuese në petësi. Një kaptinë e veçantë është
Aleksandër Moisiu dhe Bekim Fehmiu, dy gjeni të skenës, për të vijuar me
albumin Transformimi artistik i figurës, pastaj Vlerësime ndër vite, Në
përfundim të jetë-krijimtarisë dhe faqes Bibliografia, të shtrira në gjithsej njëqind
e tetëdhjetë e një faqe libri. Në kaptinën e parë autori i librit - Sinan Gashi
jep të dhëna për jetën e aktorit shqiptar, që nga lindja e tij në Trieste, ku
kishte emigruar i ati, e deri sa jeta e tij u përmbyll nga sëmundja e
tuberkulozit, në Vjenë.
Ky studiuesi para
vetës ka mjaft monografi nga shqiptarët dhe te huajt që kanë shprehur interesim
për aktorin Mosiun, por ai mundohet të bëjë një seleksionim pozitiv për të
ndërthurur të dhëna që nuk i ka pikasur asnjëri nga biografët e më parmë. Madje
nëpërmjet fusnotes sqaron për lexuesin
se çfarë është unaza e Iflandit, kur është dhënë si çmim aktrimi gjenial,
pastaj kush ishte aktori Iffland; në sa vende interpretimi ka qenë ai, duke i
saktësuar qytetet dhe shtete pothuaj në tërë botën, në sa teatro ka shfaqur
gjeninë e tij të aktorit, me cilët personalitete të artit skenik është takuar
dhe ka pasur bashkëpunim, si ka filluar të xhiroj filma (fillimisht pa zë e më
vonë edhe më zë), të cilat janë peripecitë e përjetimit emocional dhe shqetësimet
profesionale deri në shkatërrimin e tij gradual të shëndetit të tij, e ujerë.
Në Vlerësimet kushtua librit Sinan Gashi paraqet faktet artistike
përmes fragmenteve shkrimore dhe të kritikëve
Në këtë vepër nuk mungojnë edhe detaje nga
familja e tij shumë anëtarësh, pastaj momente nga jeta fëmijërore dhe rinore,
jeta e tij herë në pasuri nga i ati biznesmen, pastaj rënia ekonomike dhe
përjetimi ekstrem i jetës së varfanjakut dhe, kur bahet i famshëm sërishmi
ngritja ekonomike, të cilën më as që e shijon, duke qenë tërësisht i dhënë
vetëm pas krijimtarisë artistike shumëdimensionale. Gjithashtu vlen të
theksohet se autori i monografisë e
evidencon edhe kohën kur Aleksandër Moisiu ishte i mobilizuar si ushtarak në
Gjermani, pastaj zënia rob lufte dhe së fundi, pas ndërhyrjes së
personaliteteve të shquara të artit, ai lirohet. Pas një jetë me ngritje e
rënia drastike të të gjitha natyrave, fizike dhe emocionale, vjen fundi i
dhimbshëm tragjik i tij, pa qenë në gjendje as të përmirësojë për pak kohë
gjendjen shëndetësore. Ajo që është më rëndësi është krijimtaria e tij letrare,
që rrëfen edhe për një talent të patheksuar deri vonë për të. Atë talent
shkrimi, Aleksandër Moisiu e reflektonte fillimisht në letrat që i dërgonte
familjes, në disa ese, në të cilat
trajtonte problemet e teatrit dhe të filmit në Evropë, duke pikasur edhe figura
të shquara të kësaj lëmi. Por, ajo që kulmon është drama kushtuar Napolon Buonapartit,
titulluar “I burgosuri”, të gjitha ttë
shkruar në gjuhën gjermane. Me artikuj, Aleksandër Moisiu reflekton njohuritë
thelbësore që kishte ai për artin skenik si dhe problemet që e rëndonin gjatë
viteve atë, si pasojë e lëvizjeve politike në Evropë.
Reflektimi i Moisiu rreth
njohurive thelbësore për artin skenik dhe problemet që e rëndonin ...
Përkundrazi, për ta krijuar dramën për
Napoleonin, ai kishte hulumtuar literaturë dhe kishte studiuar me përkushtim
për ta dhënë figurën e një personaliteti të shquar të historisë botërore,
përkatësisht të një perandori që e përjeton fundin tepër të ultë, sa ishte
burgosur në stallën e kafshëve. Kjo sikur rezulton që sundimtarët e vrazhdët e
të pashpirt do e kenë përfundimin fatal si ky. Duke qenë se ai e njihte mirë
skenën, shkrimin e dramave, me të cilat i kishte shkuar jeta, i jep edhe këtu
qartë dhe me sens të masës të gjitha pjesët e ngjarjes dhe ndërthurjet e tyre
përmes personazheve në vepër. Madje edhe kur ajo ishte shfaqur në teatrin
gjerman, kishte përjetuar vlerësime pozitive. Sipas të dhënave, Moisiu- na
tha Gashi - kishte synime të krijonte edhe më, por dinamika e lëvizjeve të tij
të kushtëzuara, me udhëtime të shpeshta ndërkontinentale në Evropë, në Amerikë
dhe në Arabi bëri që të mos i realizoi ato, por i mbeten vetëm si ide. Në
kaptinën krahasimtare mes jetë-krijimtarisë së Aleksandër Moisiut dhe të Bekim
Fehmiut, autori i monografisë dëshiron
të bëjë një krahasim barazimtarë, që nga familjet e tyre, me numër anëtarësh në
familje, shkollimet, e duke ardhur të sulmimet e tyre: njëri në artin teatral të
Moisiut ndërsa tjetri në atë filmik (B.
Fehmiu), ani pse që të dy kishin interpretuar në teatër, përkatësisht në film.
Ajo që e bënë më aktuale këtë kaptinë është se në fusnota jepen emrat edhe të
aktorëve të tjerë shqiptarë, gjithsesi më të rinj, që kishin bërë emër në filmo
grafinë botërore.
Kaptinë e veçantë e librit është ajo e albumit fotografik, ku
Moisiu paraqitet si fëmijë, si aktor në
role të ndryshme...
Për të na dhënë aftësinë e jashtëzakonshme,
gjeniale të tij në transformimin e figurës, me plasticitetin e rrallë, që lë
gojëhapur shikuesit, regjisorët dhe aktorët me famë të kohës së tij. Me këtë mënyrë lexuesi i mishëron faktet e
dhëna fillimisht me fotografinë, që vjen si dëshmi konkretizuese. Në Vlerësime
ndër vite, autori Sinan Gashi synon të faktikeje madhështinë artistike të
qenies së tij përmes fragmenteve shkrimore të kritikëve të teatrit apo të
shkrimtarëve dhe aktorëve të ndryshëm botërorë dhe shqiptarë për këtë
personalitet të papërsëritshëm më në historinë e teatrit dhe filmo grafisë, aq
më tepër kur gjërat ishin në fillimin e tyre, pa teknikat e sotme ndihmëse, kur
vetëm lëvizjet në skenë dhe timbri i fjalës me emocion si as një tjetër, e bënë
të jetë tepër i adhurueshëm sa edhe të mbetet i njëhershëm në artit skenik. Për
të mos i thënë këto nga lakmia kombëtare, ai citon krijues gjermanë, francezë,
rusë, austriakë e tjerë, si dëshmitar të afërt me kohën e interpretimit
gjenial. Marrë në tërësi mund të konstatojmë se kjo monografi është mjaft
interesante nga përmbledhja e të gjitha të dhënave për Moisiun sa edhe për
kompletimin e shumanshëm të figurës së tij, si dhe fatin heroika – tragjik të
një artisti. Mbase të gjithë personalitetet gjeniale dhimbshëm e kanë
përmbyllur jetën fizike, Vepër e shkruar me një përkushtim të madh dije dhe profesionale.