E premte, 04.10.2024, 08:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Mevlud Buci: Pesha e zërit

E premte, 15.04.2022, 10:38 AM


PESHA E ZËRIT

MEVLUD BUCI

Peshë e zërit është e madhe

Se ka brenda vlagë dhe dritë,

Si në kishë  prej tij vjen falja

Ngjan me yjet në orbitë.

Te zëri zbulohet jeta,

Dhe përfalja,dhe mirësia,

Është burim i së vërtetës,

Është shpirt—dritë-liria.

Thonë zëri del nga bedenat

Rrezaton flakadan drite

Si uragan hyn te zemrat

Mbetet testament ndër vite.

Thonë:është filani me za

Atij i flet zëri, drejtësia,

Zëri tund të fortat kala,

Kush  këndon me zë të tija.

Koha zërin e ligësisë fundos,

Zërin e së vërtetës lartëson,

Zëri jep alarmin-sos

Për çdo të keqe që nuk shkon.

Një nënë që pret djalin mërgimtar

Në errësirë e njeh nga zëri,

Zëri është tingulli më bujar

Që të ngrë e të ul të tërin.

Më e bukura fjalë ka zë

Ajo mbetet në brezni,

Zë i shpirtit kurrë s`të lë:

Të urtëve ju bëftë dita një mijë.

Një herë zëri më është mekur

Kur m`u dogj shtëpia me thesare,

Por u lartësua për të mos vdekur

Nga jeta që është bujare.

Edhe kur zëri krejt të ik,

Dhe kur mendon që s`ke më zë

Pranë të afrohet një mik

Dhe i thur fjalët një nga një…

Peshë e zërit është e madhe

Nëpër vite nëpër shekuj

Ngjan me lulet në livadhe

Me shkëmbinj të pavdekur…

NJË PRILLI

Më pikuan lot humori

Kur më tha gruaja të zuri frika,

I thashë lotoj për horra-horri

Ky njësh është për putanë-polithika.

Seç u mbusha gaz e shend

Kjo ditë qenka pasqyra,

Për ca palo në parlament

Lajkatarë në detyra.

Dhe kujtova satirat e mia

Për hajdutët besëprerë,

Më rrahu zemra nga krenaria

Se gënjeshtrën s`e quajta vlerë.

Këtë ditë, në gallatë

E shndërrojnë ata që hiqen si bilbili,

Që të ruajnë ditën e të vrasin natën

Ata që qajnë me lot krokodili.

Dhe kjo ditë si tëtjerat, së paku

Mban gënjeshtrën e pamerituar

Për ata që  kur shkojnë te pragu

Bien të vërtetën e premtuar.

Po kjo ditë shënon gënjeshtrën

Për ca horra  fjalë-mizor,

Mos veç një ditë, të vërtetën

Ata e mbysin në theror.

Jo,çdo ditë ata luftojnë

Të vërtetën krej ta mbysin,

Si butakë a Don Kishotë

Si Kainë derdhin helmin…

Po kjo ditë seç m`i kujton

Në lojë trilli  tek mendoj

Rrenë e tyre tek harbon

Dhe s`ka kush ta besojë…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora