Kulturë
Ndue Ukaj: Ferri është në tokë
E merkure, 02.03.2022, 06:44 PM
 Ferri është në tokë
Ferri është në tokë
(Dialog
nate me Danten Alighierin)
Nga
Ndue Ukaj
Në
moshën e mesme - edhe në qoftë se mbetesh në ferr
ke
një grusht nostalgji, ca kujtime të rrudhura
që
i zvarrit si këmbët e tua të lodhura. 
Por
fëmijët e luftës kujtimet i kanë te lodrat, 
faqet
e mbetura të librave plot aventura.
Kur
ata hapin dritaren, shohin tym, 
tym
dhe trishtim. Ky kapitulli i ri jetës shkruhet
nëpër
gërmadha dhe ulërimë armësh. 
Dante
- ferri është në tokë sa herë s’ekziston liria
dhe
pushteti i akullt i armëve shtrihet mbi fatet njerëzore. 
Është
mars, stinë e bukur. 
Dimri
është në gërhimat e fundit. 
Por
në Ukrainë s’ka qiell të hapur. 
Shtëllungat
e tymit kanë errësuar horizontet 
dhe
toka është mbështjellë me frikë.  
Një
fëmijë në spitalin e Kievit pret të arratiset në një vend të ri 
që
quhet Siguri. Ky vend sot në tokë s’ekziston, Dante.   
Në
tokë ka ethe e trishtim. Ka errësirë dhe damarët e urrejtjes duan të
pëlcasin.  
Është
errë dhe terri shpirtëror është ma i mynxyrshëm se ai i ferrit. 
Gjithçka
është shkruar dhe thënë: 
Lufta
është e tmerrshme.
“Jo
- ai s’mund ta bëjë këtë” -thotë ëma e vajzës së sëmur 
dhe
mbyll sytë që të shohë pak dritë, 
por
përpara ka gërmadha, 
ku
treten ëndrrat e të pafajshmëve. 
Vajza
qan. Ka dhimbje. Oksigjeni në spital ka rrezik të harxhohet. 
Ushqimi
është i kufizuar. Vetëm lajmet 
dhe
deklaratat e trishta politike janë të mjaftueshme.  
Askush
s’i njeh dhimbjet e fëmijës që le pizhamet,
thesin
me lodra dhe ikë. Ikja është e akullt si vdekja. 
E
lufta kontinent i skëterrshëm ku banojnë qeniet fatkeqe  
që
harrojnë emrat e tyre, gremisin ëndrrat 
dhe
shndërrohen në frikë.
Dante,
si të bashkohen lotët e fëmijëve - 
e
të pafajshmeve që vuajnë
dhe
të formohet një lum i madh i madh i madh 
dhe
të gjithë mëkatarët të hyjnë dhe të lahen në të. 
Dante,
sot kam qa me zërin e vajzës së vogël që në një spital të tokës sonë
tek
merrte ilaçe kundër dhimbjeve 
dëgjonte
sirenat e luftës dhe thoshte: dua të arratisem. 
Klithma
e saj ka hyrë në dhomën time, ushtin. 
Ajo
ka nevojë për një prijës që e nxjerr nga ferri.
Ti
e din si dilet, 
prandaj
shfaqu dhe nxjerri njerëzit nga skëterra e flakës së vuajtjeve. 
Dante,
ti e di se një ditë armët do të pushojnë, 
udhëheqësit
epshorë do të ulen nëpër tavolina
dhe
do të nënshkruajnë një dokument paqe të cilin e grisin kur të duan. 
Marrëzitë
i paguajnë të pafajshmit dhe breznitë që vijnë. 
Prandaj,
tokën duhet ta bëjmë ma të mirë, 
ta
pakësojmë sasinë e frikës
dhe
ta rrisim oksigjenin e mirësisë.
Pastaj
ta zhbëjmë fjalën luftë
dhe
bashkë me të, të digjen të gjithë kufijtë e mallkuar 
dhe
në vend të tyre të mbillen lule dhe pemë madhështore.  
Ndue Ukaj © 
Mesnatë, 1 mars 2022

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










