Kulturë
Gjon Keka: Korrespondencë me rastin e vdekjes së poetit tonë kombëtar Gjergj Fishta
E enjte, 06.01.2022, 07:11 PM
Korrespondencë me rastin e vdekjes së poetit tonë kombëtar Gjergj Fishta
Nga
Gjon Keka
Me
rastin e 81 vjetorit të vdekjes së homerit tonë arbëror Gjergj Fishtës po e
sjellë këtu një korrespondencë (önb) të shkrimtarit dhe diplomatit austriak
Alfred Rappaport me Hofrat ,i cili jep lajmin e hidhur me rastin e vdekjes së
poetit tonë të pavdekshëm kombëtar, si vijon:
_____________________
Vjenë, 5 Janar 1941
I nderuar zoti Hofrat,
Do të jetë po aq e
dhimbshme për ju sa edhe për mua të mësoj që sipas gazetës „Corriere della
Sera“ të datës 31 të muajit dhe vitit të kaluar At Gjergj Fishta vdiq nga një
atak kardiak në Shkodër.
Gazeta jep gjithashtu
detaje mbi shprehjet e ngushëllimeve nga presidenti i senatit italian
Federzoni.
Sinqerisht, me admirim
të vazhdueshëm.
Juaji,
Rappaport