Mendime
Hasan Hasanramaj: Oda Legjendare e Junikut
E premte, 24.12.2021, 06:42 PM
Oda Legjendare e Junikut
Vatër e kuvendeve, besës dhe rezistencës shqiptare ...
Kullat
e rezistencës shqiptare të moshën njëqind deri në pesëqind vjeçare, ishin vatra
të tubimeve të krerëve të fiseve dhe të burrave të Lëvizës kombëtare shqiptare,
marrjes së vendimeve me rëndësi historike për një të ardhmëri më të mirë popullit shqiptarë, zgjedhjen e
mosmarrëveshjeve në mes fiseve. Këto kulla historike dekada me radhë u dogjën
dhe u rrënuan nga pushtuesit shekullor.
Nga
Hasan Hasanramaj
Oda
e Junikut e moshës 543 vjeçare është objekt ma më rëndësi historike dhe vatër
e mbajtjes të kuvendeve, të lidhjes të
besës, të miratimit të vendimeve historike për organizimin e rezistencës,
çlirimin e Kosovës dhe tokave shqiptar. Në Odën e Junikut u bë pajtimi i
gjaqeve dhe ngatërresave në mes familjeve, individëve dhe fiseve. Në Kuvendin e Junikut në mesin e dyqind e
pesëdhjetë delegateve nga tokat shqiptare ishin edhe: Luigj Gurakuqi, Ismajl
Qemajli, Isa Buletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Beqir Vokshi, Azem Bejta e shumë burra të njohur
të rezistencës të kombit shqiptarë. Në
këtë kuvend unanimisht u bë betimi për fillimin e kryengritjes së përgjithshme
shqiptare kundër pushtuesve shekullor. Zona Neutrale e Junikut në dhjetor të
vitit 1921 e deri në shkurt të vitit
1923 mundësoi mikpritjen e madhe
shqiptare, strehimin, sigurimin e bukës, besë, mikpritjen e dhe përkrahjen e pesëmijë patrioteve të Lëvizjes të
rezistencës kombëtare shqiptare,
kryengritës në krye me burrat e mëdhenj
të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në luftë kundër okupatorit shekullor
turk dhe serbo-malazias. Kullat njëqind deri në pesë qind vjeçare ishin
monumente publiko- shoqërore,
individuale të cilat kanë një histori të veçantë ishin seli zbatuese e
pavarura e Kanunit të Lekë
Dukagjinit, vatra të tubimeve të krerëve të fiseve dhe atyre të Lëvizjes
kombëtare shqiptare, zgjedhjes së mosmarrëveshjes në mes fiseve, marrjen e
vendimeve historike për një ardhmëri më të mirë të popullit shqiptarë dhe djep
i mbajtjes të tubimeve dhe kuvendeve dhe miratimit të vendimeve me rëndësi
historike për Lëvizjen kombëtare shqiptare dhe fond shumë i rëndësishëm i
arkitekturës, të cilat dekada më radhë
u dogjën dhe u rrënuan nga armiq tonë shekullor turqit dhe sllavet e Karpateve,
por duke i falënderua angazhimit dhe qëndresës heroike të shqiptarëve me shekujve e ruajtën gjurmët
e kullave tona me rendësi historike dhe kulturore dhe mbi themelet e tyre me
mund dhe djersën u ndërtuan kullat e
reja, të cilat dekada me radhë shërbyen si fortifikata, në të cilat ndodhën
tragjedi, krenari dhe histori.
Në
ballin e kullës së plagosur shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit, të Kosovës, të
Shqipërisë, të Çamërisë në shekuj, por kurrë të përulura, të plakura, veç
krenare në gjirin e të cilave u lindën e
u rritën gjenerata, të cilat vulosën datat titanike të idealit kombëtar nga
stërgjyshërit dhe gjyshat tanë deri në ditët tona. Në këto data historike të
shënuara nëpër kullat tona krenare shkrepi dielli për lirinë dhe vetëvendosjen
e shtetit shqiptar.
Kullat
e Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës gjatë historisë së popullit shqiptarë
kishin një rëndësi, e kjo ishte zgjimi kombëtar, përgatitja e rezistencës për
mbrojtjen e trojeve tona stërgjyshore, nga pushtuesit turk dhe sllav. Kullat
shqiptare ishin shkollë e vërtet, në të cilat dekada dhe shekuj me radhë u mbajt
gjallë tradita e popullit shqiptar.
Në
kullat e mirënjohura të fshatrave: në
komunat e Deçanit, Gjakovës, Pejës, Istogut dhe shumë lokalitete të tjera të
Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës dhe Shqipëri me sukses është kultivuar trimëria, kultura,
mikpritja tradicionale shqiptare, si dhe shumë elemente të tjera shqiptare, ku
vend të posaçëm zë ndershmëria, entuziazmi, krenari kombëtare, modestia,
zemërgjerësia dhe shumë e shumë tipare të tjera, të cilat me besnikërinë më të
madhe i ka kultivuar dhe luftua populli shqiptar nëpër shekuj.
Në
shënimit tonë kësaj radhe do të bëjmë fjalë për kullën e Avdyl Hoxhes, e njohur
si “Oda e Junikut” e cila gjatë
historisë së popullit shqiptar ishte vatër kryesore e rezistencës , vendimeve
historike për popullin shqiptarë, simbol i qëndresës, mikpritjes, burrërisë,
besës, zbatuese e Kanunit të Lekë Dukagjinit, mbajtjes së tubimeve të krerëve
të Lëvizjes kombëtare shqiptare, zgjedhjes së mosmarrëveshjeve në mes fiseve
dhe individëve, pajtimin e gjaqeve dhe zgjedhjen e shumë çështjeve të tjera për
mbrojtjen e trojeve tona stërgjyshore nga pushtuesit shekullor turq dhe sllav
dhe të ligat të tjera...
Historiku
i këtij monumenti arkitektonik, ndërlidhet në mënyrë të drejtpërdrejt dhe me
personalitetin e udhëheqësve – kryefamiljarëve të Odës së Junikut nga familja
Hoxhaj, duke filluar nga Imeri, Sadiku, Imeri dhe duke përfundua sot të Avdyl
Hoxha
Është
për të përmendur së tipat e kullave paraqitën që në kohën e feudalizmit. Përveç
Shqipërisë kulla të tilla kishte edhe në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Çamëri.
Në kohën e Balshajve e posaçërisht në kohën e Dukagjinve në fshatin Junik filluan ndërtimi i kullave për banim.
Deri në vitin 1462 , fshati Junik dhe Dukagjini qeverisej nga Leka i tretë, ku
gjatë kësaj kohe behet edhe ndërtimi i kullës- Oda e
Junikut pronar i parë i saj në shekullin e XVII ishte Imer Hoxha i parë.
Që në fillimi duhet theksua se qëllimi i këtij punimi është të njihemi dhe të
bëjmë fjalë për ndërtimin e Kullës- Odës së Junikut, karakterit të saj
publiko-shoqëror dhe individual të banimit, që tregojnë së janë të lidhura për
së afërmi dhe në mënyrë direket me vetë personalitetin e udhëheqësve të Odës së
Junikut, familjes- Hoxha.
Në
rrethana të caktuara historike, shoqërore-politike, ekonomike, linden u
ndërtuan përveç objekteve tjera edhe objektet e banimit, të cilat janë
kushtëzuar edhe nga mënyra e të jetuarit me çka nënkuptohet nga vendi që zë çdo
klasë në tersin e marrëdhënieve në prodhim. Nga pikëpamja e tipareve
arkitektonike, ajo shtrihet në tri kate, me një sipërfaqe dhjetë metrave. Trashësia
e mureve të jashtme në përdhese është një metër, kurse kati i tretë nëntëdhjetë
centimetra. Materiali themelor me të cilin është ndërtuar kulla është guri, i
cili është nxjerrë nga shtrati i lumit Erenik. Murimi i gurëve është bërë me rërë gëlqerore të marr nga regjioni i
Hasit. Lidhja e bukur e gurit dhe drurit, kryesisht prej bungu të latuar me
sopat, me një mjeshtri të jashtëzakonshme me sukses u beri ballë sulmeve të
armiqve të shqiptarëve të ngjyrave të ndryshme
gjatë shekujve.
Në
përdhese, apo siç thuhet në popull, në katin e parë, është vendosur ahuri,
dyshemeja e të cilit është e shtruar në “kalldrëm”, përkatësisht me gurë të
mëdhenj, dhe i njëjti është
përdorur
për bagëti. Kati dytë ka tri dhoma për fjetje të cilat populli i quan qilarë, dhe një divahanja, ku janë të vendosura shkallët për tu ngjitur në
katin e tretë të kullës.
Kati
i tretë përbehet prej Odës së burrave, një dhomë dhe divahanen e madhe. Hyrja
në kullë bëhet nga të dyja anët, përkatësisht nga oborri familjar hyhet në
përdhese dhe prej
këtu
me anë të shkalleve të drunjta arrihet në kati e tretë. Ndërsa hyrja tjetër,
apo porta e burrave gjendej në katin e dytë dhe në anën e kundërt të kullës, të
e cila arrihet përmes shkalleve të jashtme të ndërtuara prej gurit. Kjo portë u
dedikohet kryesisht mysafireve, nga e cila me ndihmën e shkalleve të brendshme
të drunjta arrihet në katin e tretë të
kullës, përkatësisht të oda e burrave.
Kulla
veçohet me ndërtim të bukur arkitektonik, këtu sidomos bien në sy krahët e
dyerve dhe të dritareve të punuara me një mjeshtri të rrallë dhe me shije të
hollë. Dyshekllaku, i cili shtrihet në të tri anët e mureve perimetrit të
kullës, ishte i punuar prej drurit të bungut, me çeltira karakteristike të
vogla, gjithsejtë gjashtë, dhe me një të madhe në formë katrori. Në ballinën e
kullës shquhen dritaret dhe dyert harkore, tipike për kullën shqiptare të
Rrafshit të Dukagjinit. Dritaret përdhese kanë formën e frëngjisë, ndërsa në
katin e dytë janë ndërtuar dritaret e vogla harkore, dhe së fundi të kati i
tretë na paraqiten dritaret me të mëdha në një funksion të dyfishtë, për
ndriçim dhe për vrojtim.
Këndet
siç thotë populli në këtë anë, qoshet e kullës, janë të ndërtuara me një kujdes
të veçantë prej gurëve të latuar, kuptohet për shkaqe konstruktive. Kjo kullë
kishte një enterier të pasur, me kujdes me “maje të briskut” të punuar prej
drurit të pajës, bungut dhe pishës. Në këtë kuadër dalloheshin: tavanet,
dollapët, raftet, trapazani, oxhaku i Odës së burrave. Po ashtu, dalloheshin
edhe pjesët e divahanës, siç janë: dyshekllaku, baxha, vendi ku janë mbajtur
buria e ujit e tjera...
Duke
pasur parasysh kohën e ndërtimit, si dhe tiparet arkitektonike të saj, pastaj
ngjarjet me rëndësi të madhe historike e kombëtare të cilat lidhen
drejtpërsëdrejti edhe me Odën e kësaj kulle, ajo me kohë u vu nën mbrojte të
ligjit dhe shtetit. Kulla e Avdyl Hoxhës në fshatin Junik në komunën e Deçanit
shquhet me tipare të bukura arkitektonike, ajo ka një rëndësi të veçantë
kulturo-historike, meqë ishte kullë e Kuvendeve, besëve dhe e rezistencës së
madhe shqiptare kundër forcave pushtuese të armiqve shekullor,njëherësh kullë
me tipare autoktonie, shqiptare që nga mesjeta e hershme e deri në ditët e
sotme. Që nga koha e sundimit të Dukagjinasve,
në veçanti prej kohës së sundimit të Lekës së tretë / 1410-1481/ , pronarët e
Kullës së Junikut, Familja Hoxha, u emëruan për sendërtimin në jetë dhe vepër,
të Kanunit të Lekë Dukagjinit, gjë që nuk ishte e rastit, nga që kjo familje e
mirënjohur dhe disa burra në zë në
fshatin Junik kishin një traditë kombëtare dhe autoritet të madh në trevat
tjera shqiptare.
Si
në Rrafshin e Dukagjinit, po ashtu edhe në Malësinë e Shqipërisë së Veriut, pas
vdekjes së Skënderbeut dhe Lekës, banorët e kësaj ane kryesisht u merreshin me
blegtori dhe bujqësi të organizuar mirë në fise. Fiset të cilat asokohe gëzonin
autonomi, zbatonin në mënyrë të pavarur Kanunin e Lekë Dukagjinit.
Kryefamiljari, apo plaku i Kullës së Junikut- Odës së Junikut, ndante
drejtësinë sipas Kanunit shqiptarë. Kjo kullë prej kohës kur u trashëgua nga të
parët e mori emrin Oda e Junikut. Në te, të gjithë krerët e të gjitha fiseve
shqiptare vinin për t’i zgjidhur mos marrëveshjet, apo për të marrë vendime për
të mirën e popullit dhe trojeve tona stërgjyshore shqiptare.
Pushtuesit turq dhe
serbë ishin ata që luftuan për ta shuar aktivitetin e Odës së Junikut?!
Nga
Biseda që zhvilluam me trashëgimtarin e dhjetë me radhë mr. Avdyl Hoxhen mësuam
së Oda e Junikut nuk ishte vetëm monument ku ndahet drejtësia sipas kanunit,
por ishte kullë ku u mbajtën kuvendet, u lidhe besa e madhe shqiptare dhe u
miratuan vendime me rëndësi të madhe historike për organizimin e popullit
shqiptarë në luftë kundër armiqve shekullor Turqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe
shpirtrave të shitur të “shqiptarëve”, të cilët për interesa të veta
personale e tradhtuan popullin dhe kombin e për fat të keq edhe sot në shumë
mjedise ka mjaftë të tillë?!
Është
për tu përmendur së në kohën e Tanzimatit, Turqia me çdo kusht u përpoq që ta
shuaj aktivitetin e Odës së Junikut, meqë se ky aktivitete i burrave të
mirënjohur të Lëvizjes kombëtare shqiptare nga ana e armiqve tonë shekullor
konsiderohej si i rrezikshëm për interesat dhe qëllimet e tyre. Në kohën e
përgatitjes së Kuvendit të Lidhjes së Pejës, atdhetari Haxhi Zeka, me rastin e kthimit nga
Shqipëria, u ndal në kullën e fshatit Junik, ku
në pranin e tij dhe shumë burra të mirënjohur shqiptare u bë pajtimi i
gjaqeve dhe të ngatërresave në mes shqiptarëve dhe fiseve të lokaliteteve të
ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit. Këtu pas një diskutimi të gjatë dhe të
gjithanshëm u mur qëndrim që me të gjitha forcat nga Zona neutrale e Junikut të ndihmohet
Lidhja e Pejës. Juniku me forcat e rezistencës jo vetëm që iu bashkua Lidhjes
së Pejës, por në kullën e Imer Hoxhës u tubuan krerët e fiseve që nga fshatrat
e Vokshit e deri në Morinë e Koronicë ku të gjithë një zëri u obliguan për
t’i ndihmuar Haxhi Zekës dhe Lidhjen e
Pejës ushtarakisht.
Gjatë
viteve 1908-1912 udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjithashtu mëren
qëndrim që sa më parë të organizonin një kryengritje të përgjithshme shqiptare
për liri dhe pavarësi, përkatësisht për çlirimin e trojeve tona stërgjyshore
nga sundimi otoman. Figurat e mëdha të rezistencës së madhe shqiptare: Luigj
Gurakuqi, Ismajl Qemajli, Isa Buletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem
Bejta, Beqir Vokshi, paria e mirënjohur e regjionit të Junikut e Vokshit dhe
rrethinës me në krye me pronarin dhe luftëtarin e rezistencës shqiptare shumë
figura të tjera të kombit shqiptarë të cilat pas shumë besëlidhjeve shqiptare
në regjionet e : Llapushnikut, Podgurit,
Drenicës dhe regjioneve tjera anë e
këndë Kosovës , Shqipërisë dhe viseve të tjera shqiptare unanimisht u vendos që
Kuvendi i besëlidhjes shqiptare të
mbahet në fshatin Junik.
Në
prag të vitit 1912, kur ushtria malaziase i sulmoi toka shqiptare Plavën dhe
Gucin, familja dhe meshkujt e Odes dhe fshatit Junik me në krye me Avdyli Hoxhën dhe vullnetaret tjerë shqiptarë nga
anët e ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit shkuan për t’i mbrojtur tokat dhe
popullin shqiptare dhe atë mysliman në Mal të Zi. Avdyli i cili gjendet në istikamet në Qafë të
Bogiçëve në Bjeshkë të Nemuna gjatë luftimeve fyt për fyt dhe gjoks për gjoks
me ushtrinë malaziase merr plagë të rënda...
Pas
shumë përgatitjeve Kuvendi i Junikut u mbajte
në Junikun legjendar ku morën
pjesë 250 delegat shqiptarë nga të gjitha anët e tokave shqiptare. Burrat me
eminent të Lëvizjes kombëtare shqiptare me të arritur në këtë lokalitete të
mirënjohur nga plaku i Odës së Junikut Avdyl Hoxhes dhe burrat e fshatit Junik e të rrethinës
Zenun Muses, Sadri Isufit, Ukë Ramës, Jahë Hajdarit e shumë qytetar të tjerë iu
bë një pritje e madhe shqiptare...
Në kullën legjendare dhe me rendësi
të madhe historike pas një diskutimi të gjithë anshëm të burrave të mirënjohur të Lëvizjes
Kombëtare shqiptare u nënshkrua betimi dhe u mur vendimi për organizimin dhe
fillimin e kryengritjes së përgjithshme gjithë shqiptare e cila duhet të
vazhdoi deri në çlirimin definitiv të tokave shqiptare nga pushtuesit shekullor. Në diskutimet e zjarrta, qëndrimet
dhe vendimet historike që u murrën në Kuvendin e Junikut mirë u
dëshmua së gatishmëria e shqiptarëve për ruajtjen e
kontinuitetin e programit politik dhe kombëtar
ishte në nivelin më të lartë. Në kuvendin e Junikut patrioti i
mirënjohur i rezistencës shqiptare i madhe Ismajl Qemajli junikasve dhe të
gjithë pjesëmarrësve të kuvendit të Junikut në mes tjerash ju
tha:”
Të gjithë ne shqiptaret që jemi tubuar në këtë fshat të rezistencës shqiptare
dhe të tjerët të cilët nuk janë në mesin tonë mirë duhet ta dinë së këtu në
kullën legjendare të Lëvizjes kombëtare në Junik jemi tubuar për tu dal zot të
drejtave tona, me kusht që trojet tona stërgjyshore t’i shpëtojmë nga sulmet dhe
qëllimet e këqija të armiqve tonë shekullor turqve dhe sllave të Karpateve.
Bajram
Curri në tubimin e kuvendit të Junikut në mes tjerash patë thanë:” Ne shqiptaret për të hy në luftë kundër
armiqve shekullor dhe për të fituar luftën na nevojitën armë dhe para...”
Kuvendi
i Junikut me sukses i zhvilloi punimet në saje të bashkimit të forcave
kryengritëse, unitetit të krerëve të Lëvizës kombëtare shqiptare dhe të
pajtimit të disa krerëve të cilët deri në kohën e mbajtjes së kuvendit të
Junikut ishin të lidhur ngushtë me
forcat e armikut?! Kur jemi këtu duhet
veçuar Zenel dhe Sefedin Begun nga Peja dhe Jashar Bashën të cilët si
shpirtrat të” shitur” shqiptarë” jo vetëm që nuk ishin të interesuar për
ndonjë vullnet të mirë për t’i rezistua kundër vendimeve historike, kaheve,
aksioneve të këtij kuvendi dhe të
aksioneve të tjera në një anë, kurse në anën tjetër me gjithë fuqinë që
e patën u munduan t’i përlloçin vendimet
historike të Kuvendit të Junikut dhe të Lëvizjes kombëtare shqiptare.
Mirë
shihet së pushtuesi turk u përpoq që në
mes forcave të rezistencës , delegateve të Kuvendit të Junikut dhe burrave të
kombit shqiptarë të fus përçarjen, me kusht që të heqin dorë nga fillimi i
kryengritjes së përgjithshme të armatosur shqiptare kundër forcave të pushtuesit
turk.
Edhe
pas emisionit të pa suksesshëm të emisioneve forcat e ushtrisë turke me çdo
kusht u munduan që të pengojnë punën historike të Kuvendit të Junikut. Duke e
parë këtë rrezik forcat e rezistencës bashkë me trimat e pathyeshëm të fshatit
Junik e rrethinës forcave të ushtrisë
turke që ishin nisur në drejtim të fshatit Junik të vendi i quajtur Gurthi iu
shkaktuan humbje të mëdha si në njerëz dhe armatim. Kjo betejë heroike mirë
tregoi së vendosmëria e shqiptareve kundër forcave pushtuese ishte e
pathyeshme.
Pas
shpërndarjes së delegateve të Kuvendit të Junikut u lëshua proklamata për
fillimin e kryengritjes së madhe shqiptare kundër pushtuesit turk e cila duhet
të filloi. Kështu në muajin qershor të vitit 1912 Bajram Curri me malësoret e
vetë të rezistencës në Qafën e Prushit në një luftë heroike fyt për fyt dhe
gjoks për gjoks arritjen keqas t’i shpartallojnë katër batalione të ushtrisë
osmane.
Kryengritje
të tilla filluan edhe në regjionet e Drenicës, Mitrovicës, Prishtinës,
Podujevës, Ferizajit, Gjilanit, Prizrenit, Tetovës, Lumës, Korçes, Krujës dhe
në viset tjera të banuara me shqiptarë të cilat më një rezistencë të madhe për
liri apo vdekje në qytetin e Vlorës historike
arritën në që me 28 Nëntor të
vitit 1912 ta shpallin pavarësinë e
shtetit shqiptarë në një anë, kurse në anën tjetër në këtë ditë përfundimisht shënohet përmbysja
e
perandorisë
Osmane e cila në trojet shqiptare më shumë së pesë shekuj me radhë shtini në
veprim shtypjen dhe prapambeturin me të
egër të populli shqiptarë të kohës mesjetare?
Me
vonë Lëvizja e rezistencës shqiptare vazhdoi luftën kundër pushtuesit shekullor
serbo malazias nëpërmjet Lëvizjes Kaçake të udhëhequr nga Komiteti për
Mbrojtjen Kombëtare shqiptare. Turqia duke parë rrezikun nga Kuvendi i Junikut,
vendimet e tij dhe figurat e mëdha të rezistencës të Lëvizjes kombëtare
shqiptare iu kundërvu kërkesave të shqiptarëve të miratuara në Kuvendit të
Junikut si : caktimin e kufijve të
Shqipërisë, krijimin e administratës shqiptare, ngritjen e flamurit shqiptarë,
njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare e shumë kërkesa tjera...
Vit
i kobshëm për popullatën shqiptare ishte viti 1913, i cili gjen popullin nën
robërinë serbo-malaziase. Fshati Junik me forcat e veta të rezistencës gjatë
këtij viti iu nënshtrua një masakre të egër malaziase. Këtij terrori, vrasjeve
dhe zhvendosjes së pa parë që ushtroi administrata malaziase mbi popullin e
pafajshëm shqiptarë e ngriti popullin e Junikut dhe Rrafshit të Dukagjinit në
një rezistencë për jetë apo vdekje...
Lëvizja
e gjerë e armatosur e ngriti popullit shqiptarë kundër gjenocidit
serbo-malazias me qëllim të çlirimin të cilin e arriti në vitet 1918 -1924. Si
rezultat i kësaj lufte të përgjithshme u krijuan disa zona të lira. Nga kjo
rezistencë heroike e popullit shqiptar
rezultoi me krijimin e Zonës
Neutrale të Junikut në dhjetor të vitit 1921 dhe shkurt të vitit 1923,
ku gjetën strehë, bukë, besë dhe përkrahje e madhe shqiptare mbi pesëmijë patriot, kryengritës, dhe
udhëheqës të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në
luftë kundër okupatorit serbo- malazias.
Oda
e Junikut gjatë periudhës 1921- 1923, ishte Zonë Demokracioni, në kufirin
shqiptaro- shqiptar, gjetën vend të sigurt edhe Liderët e mirënjohur të Lëvizjes Kombëtare shqiptare si
: Ismajl Qemajli, Luigj Gurakuqi, Isa Buletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri,
Beqir Vokshi, Azem Bajta, Sadri Bardhi dhe shumë burra dhe patriot tjerë të
kombit shqiptarë. Plaku i Odës së Junikut
së bashku me parin e fshatit Junik dhe të rrethinës arriti që në kohën
1921- 1923, të organizojnë jo vetëm strehimin e luftëtarëve shqiptar, por
kontribut të madh dhanë në organizimin e çetave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
për aksione të mëtejme kundër forcave të armikut. Gjatë kohës së Zonës së
Demokracionit Avdyl Hoxha ishte edhe
kryetar i Zonës Neutrale të Junikut. Me shkatërrimin e Zonës Neutrale të
Junikut Avdyl Hoxha për një kohë qëndroi në fshatin malor të Gjocajve i cili
shtrihet në pjesën perëndimore të fshatit Junik, ku organizoi popullin e kësaj
ane kundër sundimit serbo- malazias.
Sundimi
serbo- malazias me zbatimin e “ Reformës
agrare”, më së tepërmi goditi zonën kufitare me shtetin amë, ku ishte planifikuar kolonizimin e këtyre pjesëve me
serbo-
malazias.
Kjo më së shumti e goditi fshati Junik me rrethinë, ku popullata e kësaj ane gjatë
këtyre viteve përjetoi torturat më të rënda nga pushtuesit barba serbo-
malazias.
Lufta
e Dytë Botërore, Junikut i hapi rrugë të reja. U duk se dëshira e kamotshme për
bashkimin kombëtar ishte shumë afër. Por,
e tërë lufta dhe i tërë gjaku i derdhur, si dhe vendimet e Konferencës
së madhe të Bujanit se “ Kosova e Rrafshit të Dukagjinit dëshiron me u bashkua
me Shqipërinë”. Mirëpo, kjo iniciativë
dhe vullnet i popullit shqiptarë më metoda më të egra u shkelen dhe as që u
përmenden me?...
Kosova
përsëri u pushtua nga hegjemonistet serbo- malazias. Divizionet serbo-malaziase
bënë gjenocid të pa parë mbi popullin shqiptar. Gjatë luftës 1941 – 1945 familja e Avdyl Hoxhës ishte në shënjestër të partisë
komuniste e cilin në vitin 1944 e burgosen dhe në burgun famëkeq të Gjakovës e
likuiduan plakun e Odës së Junikut Avdyl Hoxhen
së bashku me shumë shokë të rezistencës të Lëvizjes kombëtare shqiptare,
me të vetmin shkas së nuk dëshironin sundimin serbo- malazias. Këtë vepër
mizori e beri OZN – a serbo- malaziase e cila në mënyrë barbare me çekan e kazma i mbyti burrat e rezistencës
shqiptare, kurse trupat e tyre u dërguan në luginën e lumit Llukovac, ku ua
humben gjurmët një herë e përgjithmonë?! Avdyl Hoxha si
pjesëmarrës aktiv i rezistencës të Lëvizjes Kombëtare shqiptare mbeti në
kujtesë të mirë të qytetareve të shumë lokaliteteve në Rrafshin e Dukagjinit e
më larg për të mirë për kohën kur ai pajtoi shumë gjaqe dhe ngatërresa. Ai
gjithashtu ishte një ndër aktivistet dhe luftëtarët më të devotshëm për
çështjen shqiptare, ishte burrë i kuvendeve, besëve dhe vendimeve me rëndësi të
madhe historike për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.
Edhe
politika dhe dhuna e mëvonshme me së tepërmi u shfaq në fshati e rezistencës
dhe vendime historike në Junik si: kolonizimi i tokave shqiptare, aksioni i
grumbullimit të armeve në vitin 1956 e të tjera që vinin një nga një më radhë nga kriminelet serbë dhe klishetë e
tyre. Familjen hoxha dhe shumë familje
të tjera në fshatin Junik nga forcat hegjemoniste serbe vazhdimisht i përcjelli
një terror i paparë, vrasje, rrahje, publike, burgosje dënime pa të drejt
arsimore, kulturore, ekonomike e as politike. Nga të gjitha këto populli shqiptarë nga fshati Junik dhe familja hoxha
i kërkoi të drejtat e veta me anë të organizimit të demonstratave dhe formave tjera të
rezistencës. Pas vrasjes mizore të Avdyl Hoxhës me shokë familjen e udhëhoqi biri i tij i cili e vazhdoi
traditën familjare, në cilësinë e plakut dhe udhëheqësit të Odës së Junikut
gjatë tërë jetës së tij pajtoi mbi
shtatëdhjetë gjaqe dhe shumë ngatërresa. E gjithë veprimtaria e nëntë brezave
të kryefamiljareve të familjes Hoxha dekada më radhë u konkretizua në Odën e
Junikut e cila ishte dhe mbetet edhe sot simbol i qëndresës dhe mbijetesës,
mikpritjes e burrërisë, besës e nderit
shqiptar. Ajo ka shërbye si vend ku janë marrë vendime më rëndësi historike dhe
vend ku është respektuar mënyra dhe rregullimi i jetës shqiptare në bazë të
traditave, e jo në bazë të ligjeve të sunduesit.
Barbarit
e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në luftën e fundit duke e
ditur rendësin historike të objektit të Kullës së Junikut si shumë kulla tjera
anë e këndë Rrafshit të Dukagjinit dhe Kosovës me fitilin e benzinës në muajin prill
të vitit 1998 e bënë shkrumb e hi, gjë që
më së miri shihet në fotografit e kamerës sonë. Është për tu përmendur
së gjithë pjesa e drunjtë e kësaj kulle ishte djegur, ndërsa barbarive të
barbarëve serbë u shpëtuar vetëm
muret të ndërtuarat prej gurit.
Pra
rekonstruimi i këtij objekti me rëndësi historike i cili ishte në mbrojtjen e
shtetit imediat, me qëllim që të
ruhen vlera të cilat kishin ngelur, por
me rëndësishme për kulturën dhe traditën kombëtare. Kulla , e njohur si “kulla
e Junikut” ose “Oda e Junikut, i takon tipit të kullave të Rrafshit të
Dukagjinit, që në gjirin e vet ka galerinë e drurit, “dyshekllakun” në katin e
sipërm dhe konsiderohet se ka vlerë të rëndësishme arkitektonike, kulturore dhe
historike. Kjo kullë e familjes Hoxha në fshatin më të madh në Kosovë dhe më
larg në Junik është e vjetër pesëqind e
dyzetë e tetë vjet dhe si e tillë është e njohur si seli një kohë të
gjatë e pleqnarëve dhe Kanunit të Lekë
Dukagjinit, në të cilën gjatë historisë janë zgjedhur shumë mosmarrëveshje
familjare e fisnore familjare dhe fshatrave të Rrafshit të Dukagjinit e më
larg, pikërisht në Odën e Junikut.
Kulla
“Oda e Junikut” pasi që ka qenë dhomë zyrtare, hyrjen e veçantë në këtë dhomë ka pasur rëndësi të madhe që të
jetë plotësisht e ndarë nga hapësira ku jeton familja. Kjo
u
arrit me anë të shkallëve të jashtme në drejtim të katiti të parë. Hyrja e
familjes duke u bazuar në gjendjen burimore ka qenë në fasadën e kundërt. Në
ndryshimet gjatë kohës, në të njëjtën fasadë është hapur një derë e re si hyrje
për mysafirët.
Në
enterier të kullës çdo gjë është bërë
prej fillimit, rikonstruimi i gjendjes burimore
me material origjinal në katin përdhes dhe atë të sipërm, ndërsa kati i
parë është përshtatur standardeve moderne të jetës. Në katin përdhes do të
prezantohen vepra e pleqnarëve që kanë pasur rezistencën e tyre, kurse katit i
dytë i shërben për banim familjes, ku janë dhoma e nuses, fjetjes, kuzhina,
paradhoma. Në katin e tretë dhe të fundit gjendet oda e plakut, divahanja,
dyshekllaku dhe shkallet për gra dhe meshkuj me hyrje të veçantë.
Përveç kullave të Juniku edhe në fshatrat tjera të komunave të Deçanit, Gjakovës, Pejës, Istogut me fitin e benzinës dhe granatimeve nga armatimi i rëndë dhe u bënë shkruam e hi. Shumica e këtyre kullave para luftës dhe sot janë në përkujdesjen e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve historike të Kosovës. Kullat me rëndësi historike e Gecajve në fshatin Llukë, Demukajve në Deçan, e Osdautajve dhe Kuklecajve në fshatin Isniq , e Bajraktarit në fshatin Vranoc e lokalitetet të tjera në Rrafshin e Dukagjinit me ndihmën e Departamenteve dhe Ministrisë së Kulturës të Kosovës dhe shtrirjen e dorës së ndihmës së madhe me mjete materiale të Agjensionit Evropian, për Rindërtim, Implementusin e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij nga Suedia u restauruan. Në restaurimin e këtyre shtatë kullave dhe shumë të tjera, përveç të huajve punë të mëdha profesionale dhe administrative kryen arkitektët, profesorët nga Universiteti i Prishtinës, ekipit e ndërtimtarëve e tjerë të trashëgimisë historike kulturore nga Kosova.