Mendime
Florim Zeqa: Mirëqenja e qytetarëve nuk arrihet me spektakle televizive!
E premte, 24.12.2021, 06:18 PM
Mirëqenja e qytetarëve nuk arrihet me spektakle televizive!
Shkruan:
Florim Zeqa
Qytetarët
e varfër dhe të nëpërkëmbur të Republikës së Kosovës, të abuzuar dhe të
plaçkitur nga të gjitha qeveritë, të joshur dhe mashtruar për vota nga të
gjitha partitë, më me dëshirë do ta prisnin fundin e botës sesa vazhdimin e
jetës në Kosovë me këtë klasë kusarësh politik në pushtet dhe opozitë.
Pas
premtimeve të mëdha, nuk kanë të ndalur zhgënjimet e qytetarëve
Nga
secila palë zgjedhje qytetarët po dalin më të dëshpruar shkaku i mashtrimeve të
politikanëve. Secili pushtet i pas ri-shpalljes së pavarësisë në mënyrën e vet
i ka vënitur shpresat e qytetarëve të Kosovës.
Megjithatë
ata që erdhën të fundit në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, erdhën
me premtimet e mëdha për ndryshime substanciale dhe përbajtësore, me premtime
për ndryshimin e kursit qeverisës, me premtimet për ngritjen e mirëqenjes së
qytetarëve, me premtimet për barazi ligjore dhe paqe sociale në vend, me
premtimet për ngritjen e imazhit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, por,
për këta 9 muaj të qeverisjes nuk e realizuan asnjërin prej këtyre premtimeve
elektorale!
Si
pasojë e mashtrimit epokal të klasës aktuale në pushtet dhe të atyre në
opozitë, qytetarët e vendit, e në veçanti të rinjët duke mos e parë as një
dritë të vogël në tunelin e gjatë të pritjes, i kanë humbur të gjitha shpresat
për jetë në vendin e tyre.
Vazhdon
zbrazja në heshtje e Kosovës
Një
largim kaq i madh i qytetarëve Kosovës nuk ka ndodhur as në kohën e regjimit të
Millosheviqit. E gjithë kjo po ndodhë si pasojë e mungesës së përspektivës
zhvillimore, e mungesës së sigurimeve shëndetëore, pagave të ulëta dhe mungesës
së mbrojtjes ligjore në vendet e punës në sektorin privat.
Si
pasojë e mungesës së ligjit të mirëfilltë të punës, punëmarrësit i trajtojnë
punëtorët si skllevër, pa kontrata pune, pa orar të caktuar të punës, pa
sigurime, pa pushime vjetore, pa shtesa për fëmijë dhe pa asnjë të drejtë
njerëzore.
Mungesa
e ligjit të punës, përveqse e ka minimizuar rolin e Sindikatave në sektorin
publik, ua ka pamundësuar atyre totalisht çasjen në sektorin privat. Duke qenë
kështu, punëmarrësit në sektorin privat sillen si të donë me punëtorët e tyre!
Kur
punëtorët e zellshëm punojnë pa hile me orar të stërgjatur dhe pa u ankuar dhe
pa kërkuar asgjë, punëmarrësi ua rrahë krahët, por, në momentin që puntori e
kërkon ngritjen e pagës ose kontratën e punës, të nesërmën lirohet nga puna!
Përderisa
në sektorin publik, punëtorët janë me kontrata të përkohshme dhe të përhershme,
në sektorin privat “kontratat” i kanë në baza ditore! Në momentin që punëtori e
nuk e jepë maksimumin në orarin e stërgjatur të punës në mbrëmje i skadon
“kontrata”, punëmarrësi i thotë punëtorit, nga nesër jeni i lirë!
Kësisoji
punëtori mbetët pa punë, pa të ardhura personale dhe pa asnjë mbështetje
sociale nga shteti!
Nivelizimi
i pagave të sektorit publik me atë privat dhe hartimi i ligjit të ri të punës
nga qeveria aktuale do duhej të ishte hapi i parë për kthimin e besimit të
qytetarëve për jetë dinjitoze në atdheun e tyre-Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Por,
për fatin e keq të qytetarëve, edhe qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti
rrëshqiti në rrugën e pararëndësve të tij. Në vend të interesit të qytetarëve,
e zgjodhi të kundërtën, forcimin e pushtetit përmes shkarkimeve politike të
bordeve të ndërmarrjeve publike dhe emërimin politik të njerëzve të dëgjueshëm,
familjarëve dhe militantëve partiakë nëpër çdo institucion publik dhe
strategjik të vendit tonë, duke e betonizuar kështu kapjen e re të shtetit
sipas modelit të sistemit komunist.
Spektaklet
televizive, mbulesë e kontrabandës dhe informalitetit financiar
Edhe
përkundër gjendjes katastrofale në sektorin privat, të diskriminimit të
punëtorvëe në baza ditore nga punëmarrësit, asnjëherë deri më sot nuk e kemi
dëgjuar kryaministrin dhe asnjë nga ministrat e kabinetit qeveritarë që të ngrisin
si çështje shkeljen e të drejtave të punëtorëve në këtë sektor vital të shtetit
tonë të ri.
Sikurse
qeveritë paraprake, edhe ‘Qeveria Kurti’ po vazhdon me spektakle televizive për
kinse luftimin e korrupsionit, mbrojtjen e pasurisë dhe pronave publike,
kontrabandës dhe pengimit të veprimtarive antiligjore siq ishte aksioni i para
disa ditëve i policisë në fshatin Karaçevë, aksionet brenda ditës në komunën e
Shterpcës dhe në Brezovicë.
Qytetarët
e Kosovës nuk kanë nevojë për spektakle televizive, por për lajme të mira të
hapjes së vendeve të reja të punës, parandalimit të hyrjes së përditshme të
mallrave nga Serbia e Maqedonia në rrugë legale dhe ilegale në Kosovë.
Qeveritarët
e sotëm janë të njëjtit njerëz, që kur ishin në opozitë rrotullonin kamionët me
mallra serbe me të hyrë legalisht në vendin tonë, kurse sot, kur janë në
pushtet kamionet me targa të shtetit serb pa “stikera” vërshojnë rrugët dhe
furnizojnë tregun me produkte serbe, por e njëjta gjë nuk ndodhë në anën e
kundërt me hyrjen e produkteve kosovare në Serbi!
Prodhuesit
vendor pa përkujdesje shtetërore
Invazioni
i produkteve serbe në Kosovë dhe mosmbrojtja e produkteve vendore nga shteti,
ka bërë që të bie rendimenti i prodhimeve vendore. Si pasojë e kësaj kemi rënje
drastike të prodhimeve bujqësore dhe atyre blegtoriale.
Hyrja
enorme e produkteve të jashtme dhe me çmime të ulëta, i ka dëmtuar rëndë
prodhuesit vendor, të cilëve u prishën prodhimet e tyre shkaku i konkurencës
jolojale të tregut vendor dhe mundësive të kufizuara për eksportim jashtë
vendit.
Edhe
përkundër takimeve të dy qeverive shqiptare (Kosovës dhe Shqipërisë) prodhuesit
kosovarë nuk e kanë të siguruar transportin e lirë të produkteve në tregun
shqiptarë, ku për çdo vit shkaku i barrierave artificiale tarifore në pikat
kufitare, me mijëra tonelata patate dhe produkte tjera të prodhuesve kosovarë
shndërrohen në plehra, për të cilat zyrtarët shtetërorë të Kosovës jo vetëm që
nuk i kompensojë me asgjë, nuk e flasin asnjë fjalë të vetme dhe nuk i bëjnë
publike në media siq i bëjnë spektaklet televizive për kinse luftimin e
korrupsionit dhe mbrojtjen e pasurisë së qytetarëve!
Klasa
politike është në shërbim të mafio-oligarkisë
Jo
vetëm që nuk ndryshoi asgjë për të mirën e qytetarëve për këta 9 muaj të
‘Qeverisë Kurti’, ende nuk e kemi asnjë nismë serioze që shkon në funksion të
përmirësimit të jetës së qytetarëve, përkundrazi, kemi humbje të vendeve të
punës, ikje masive të qytetarëve nga Kosova, rritje të krimit (vrasje çdo të
tretën ditë), thyerje dhe demolim të shtëpive të mërgimtarëve, vjedhje dhe
plaçkitje të pasurive të qytetarëve!
Qytetarëve
të Kosovës nuk u ka mbetur asnjë shpresë e vetme për një jetë më të mirë e të
dinjitetshme në këtë shtet të tejkriminalizuar, si në nivelin qendror ashtu
edhe në atë lokal - nëpër komunat e Kosovës.
Kështu
pra, Kosova po (keq)qeveriset, apo më mirë të themi po sundohet në të dyja
nivelet, si në qeverinë qendrore ashtu edhe në atë komunale, nga të njëjtit
njerëz, përkatësisht nga nëntoka kriminale, ku e tërë
klasa politike është në shërbim të mafio-oligarkisë, ndërkaq qytetarët po
kërkojnë shpëtim duke gjetur rrugë legale dhe ilegale për të ikur sa më larg
Kosovës.
Qytetarët
e lodhur nga varfëria dhe denigrimi social e pritën gjatë liberalizimin e
vizave, i cili megjithatë nuk i gëzoi as në fund të vitit 2021, siç u kishin
premtuar pushtetarët paraprakë dhe këta aktual.