Mendime
Valon Kurtishi: Ne lidhje me ceshtjen e Afganeve dhe ardhjes se tyre ne Republiken e Shqiperise
E merkure, 18.08.2021, 09:35 PM
Ne lidhje me ceshtjen e
Afganeve dhe ardhjes se tyre ne Republiken e Shqiperise
Nga
Valon Kurtishi
1.
Republika e Shqiperise eshte shtet komb (nation state) i kombit shqiptar. Eshte
shtet me nje Komb te vetem titullar autokton dhe homogjen se paku dymije e
fundit te historise se njohur. Nuk eshte as vend migrantesh e as vend
shumeetnik. Sovraniteti i cili ne RSH i
takon Kombit etnik shqiptar eshte nje dhe e i pandashem. Per ceshtjet me karakter
nacional vendoset me REFERENDUM mbarepopullor jo me vendime qeverish. Qeverite
jane te PERKOHSHME, Kombi eshte i PERJETSHEM.
2.
Shtetasit afganet qe do vijne ne territorin e Republikes se Shqiperise si
pasoje e gjendje se jashtezakonshme ne vendin e tyre dhe me kerkesen e SHBA,
duhet te regjistrohen ne menyre strikte dhe te vendosen ne kampe me te gjitha
kushtet normale per jete kuptohe. Ne momentin e pare kur situata e sigurise ne
Afganistan te jete ne nivele te akceptueshme ose te qetesohet, duhet te kthehen TE GJITHE ne
atdheun e tyre, atje ku ata jane autoktone dhe kane sovranitetin e tyre
kombetar. Nese gjendja e sigurise atje nuk regullohet brenda disa muajve,
atehere Republika e Shqiperise duhet te kerkoje zyrtarisht nga SHBA ti evakuoje
te gjithe ne SHBA.
3.
Ligji per Shtetesi ne RSH duhet te ndryshoje me REFERENDUM kombetar. Duhet te
ndalohet reptesisht dhenja e shtetesise shqiptare per individe qe nuk jane
etnikisht shqiptare. Ceshtja duhet te vendoset URGJENTISHT edhe ne Kushtetute,
pasi gjendja me levizjet e masave te medha te popujve nga bota e trete drejt
Europes ku gjendemi edhe ne do te marre permasa te paimagjinueshme ne vitet ne
vijim. Presioni demografik i qindra milione banoreve nga vendeve te jugut (Azi,
Afrike) ndaj Europes eshte qe sot i tmershem dhe do te vije gjithnje e ne
ritje. Duhet ti dalim te keqes para. Rinia progresiste e vetedjishme etnikisht
duhet te jete avangarde e ketyre kerekesave dhe reformave urgjente per
shpetimin e Shqiperise.