E shtune, 27.04.2024, 07:42 AM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda, Ajet Haxhiu dhe Sherif Tërstena

E hene, 16.08.2021, 05:28 PM


Deri në vitin 1955 Aziz Zhilivoda, Ajet Haxhiu dhe Sheriff Tërstena, kishin dalur në Jugosllavi si divërzëntë të Sigurimit Shtetror Shqiptarë

Një udhëheqës i UDB-ës, me emrin Radoica ishte përgatitur një ditë për t’i zënë Aziz Zhilivodën dhe Ajet Haxhiun që kishin ardhur nga Shqipëria dhe qarkullonin në hapsirën e fshatit Vaganicë (vendlindja e Ajet Haxhiut). Mirëpo nuk kishte pasur guxim t’u dalë për ball dhe të ndërmerr një aksion të tillë, prandaj ishte kthyer me ekipin e tij në Mitrovicë…

Nga Hilmi Saraçi

Aziz Zhilivoda për herë të fundit kishte dalur në Jugosllavi (Kosovë) me 1955. Në këto kalime të kufirit si divërzant, Azizi kishte dalur më parë me Sherif Tërstenën dhe Ajet Haxhiun. Pasi që Ajeti ishte i njohur dhe i shkollur, sigurimi shtetror shqiptar, gjithmonë e caktonte udhëheqës të grupit divërzant, mirëpo si kalonin kufirin dhe dilnin në Jugosllavi (Kosovë), Ajeti i thonte Azizit që të merr iniciativen dhe të udhëheqë operacionet, pasi që ai ishte njohës i mirë i tërë terenit dhe stratek i luftës. Ajet Haxhiu i lindur me 1935 në Vaganicë të Mitrovicës në moshën rinore kishte dalur në Shqipëri dhe ishte përballur ,kështu me vështirësi dhe përjetime të rënda gjatë jetës . Kushëriri i tij Sylë Haxhiu (90 vjeçar) nga Vaganica, me vendbanim në Mitrovicë tregon shumë ngjarje për Ajet Haxhiun dhe fëmijërinë e tij. Kur kishtë ardhur Brigada Partizane Shqiptare në Jugosllavi, Ajeti e kishte lutur komandantin shqiptar që ta merrnin në Shqipëri. Pasi ishte ende i vogël, nuk kishin dashur që ta pranojnë kërkesën e tij. Ajeti kishte qajtur dhe ishte lutur pa nda, prandaj komandanti ,më në fund e kishte pranuar dhe e kishte marr me veti. Kështu herët kishte tregua shenja të një personaliteti të squat, sepse shpeshherë gjatë bisedave ndërhynte dhe korrigjonte gabimet e të tjerëve në familje dhe më gjerë-tregon axha Sylë, për të shtuar se heret kishte fillua të merret me disa aktivitete që tregonin se në shpirtin dhe zemren e tij vlonte dashuria për kombin e vetë dhe për Shqipërinë etnike. Aktivitetin dhe angazhimin e tij herët e kishte fillua që ta përcjellë OZN-a dhe mendonte për ta burgosur një ditë. Hamit Asllani tregon se Ajeti në Shqipëri kishte një autoritet dhe besim të vaçantë, ishte njëri që hynte pa trokitur në zyren e Enver Hoxhës dhe kishte pozita të larta shtetrore. Ndërsa kusheriri i tij, Syla, në vijim tregon se në kohet e vona vëllau, Mehmerti i kishte falur një djal, pasi në jetën bashkëshortore, Ajeti nuk kishte pasur fëmij.Tani ky djal është rritur, ka kryer Fakultetin Juridik dhe jeton në Shqipëri. Pasurinë e patundëshme tani e posedon i vëllai, Mehmeti në Vaganicë –tregon Axha Sylë, për të theksua se Ajeti deri me vdekjen e tij ishte shok i ngushtë i Aziz Zhilivodës. Ndersa Kasim Haxhiu (1937) nga Vaganica,tani me vendbanim në Mitrovicë, kusheri i afërt i Ajet Haxhiut dhe shokë i pandashëm në kohën e fëmijërisë, tregon si kishin marrë mësimet e para nga mixha i tyre Ahmeti që ishte një hoxhë i njohur në fshat. Pastaj edhe Kasimi kishte kërkua si Ajeti që komandanti i Brigadës Partizane Shqiptare ta marrë në Shqipëri. Mirëpo nëna e Kasimit nuk e kishte lejuar. Ishte koha kur këto Brigada Partizane Shqiptare tërhiqëshin për në vendin e tyre në Shqipëri. Kasimi në këtë rast përkujton shumë ngjarje nga fëmijëria e tyre e përbashkët, për të shtuar se Ajeti ishte shok i ngusht i Aziz Zhilivodës. Ai e mban mirë në mend, kur Aziz Zhilivoda bashk me Ajetin vishin kendej, në fshatin e tyre dhe përkujton se UDB-a gjithmonë kishte hetuar ardhjen e tyre.. Një udhëheqës i UDB-ës, me emrin Radoica ishte përgatitur për t’i zënë, mirëpo nuk kishte pasur guxim të dalë përball dhe të ndërmarrë një aksion të tillë. Ishte kthyer me ekipin e tij në Mitrovicë-tregon Kasimi, për të shtuar se e kishte parë Ajetin në kopshtin e shtëpisë, por ishte natë dhe derisa përgatitësha që ta shoh dhe të bisedoj, Ajeti dhe Azizi ishin larguar me të shpejt… Pas ndryshimeve demokratike në Shqipëri, gruaja e Ajetit, Drita kishte ardhur në vizitë në Kosovë, ishte takuar me Kasimin dhe me vëllaun e Ajetit, Mehmetin. Ajo në këtë rast kishte shpieguar shumë ngjarje që kishin të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë e Ajet Haxhiut dhe të Aziz Zhilivodës. Kasimit i kishte treguar se bashkëshorti i saj, Ajeti në kohet e fundit ishte prishur me Enver Hoxhën, prandaj nuk kishte besim si dikur në pushtetin komunist dhe nuk kishte pozita të larta në pushtet, ishte tërhequr nga pushteti. Kasim Haxhiu tregon , kur djali i axhes Hasan Haxhiu, në vitin 1946 ishte në radhët e njësitëve partizane, kishin marr aksionin për kapjen e Azizit në magazinën e shkatrruar nga bombardimet, në dalje nga Mitrovica, afër fshatit Frashër ku ishte strehuar. Mirëpo derisa mendonin se do ta kapnin , Azizi si mjeshtër dhe strateg në të gjitha rastet e vështira, kishte bërtitur: “ Shpejtoni se në këtë anë është Azizi, unë do t’i dal përball” dhe kështu partizanët vrapojnë në këtë drejtim, ndersa Azizi hyn në radhet e njësitëve partizane komuniste dhe shpëton. Mirëpo kur del nga rrethimi, kishte hudhur bombën dhe kishte treguar se ai ishte Aziz Zhilivoda…

Edhe Hamit Asllani , bashkëluftëtar i tij thotë se Ajet Haxhiu gjatë qendërimit në Shqipëri, përveç që gëzonte një besim dhe autoritet të madh në shtetin shqiptar, ai ishte një ideolog dhe udhëheqës i njohur sepse me iniciativën e udhëheqjes më të lartë shtetrore ishte shkollua, kishte kryer Akademin Ushtarake në Moskvë (Rusi). Ishte ndër shokët më të mirë të Aziz Zhilivodës. Kështu një kohë të gjatë edhe Aziz Zhilivoda ishte përpjekur për të fituar një besim dhe përkrahje nga pushteti komunist shqiptarë dhe deri me burgosjen e tij, gëzonte dhe kishte një autoritet dhe besim të madh…

(Nga libri monografik “Aziz Zhilivoda”)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora