Mendime
Alma Lama: Këngëtari i ''Kallashnikovit'' dhe paraja gojë-mbyllëse!
E enjte, 12.08.2021, 06:13 PM
Alma Lama:
Ky
kengetari serbo-boshnjako-kroat (muziken e te cilit se kam degjuar asnjehere
dhe se kam ne plan ta degjoj) nuk paska gjetur kurajo deri tani per te denuar
gjenocidin ne Srebrenice.
Nga
ana tjeter gjate luftes ne Bosnje ka bere nje kenge me titull “Kallashnikov” ku
therret “sulm” duke ekzaltuar turmat, edhe pse sipas tekstit nuk eshte thirrje
per lufte. Problemi eshte se konteksti
eshte shume i rendesishem ne art ashtu si ne politike, e ne kete rast,
konteksti kur e beri kengen, ishte
lufta.
Se
treti, ka marre pjese ne mitingje anti-NATO per luften e Kosoves.
Qofte
vetem njeri keto tre elemente mjaftojne per ta skualifikuar nga skena
shqiptaret, qe kane provuar ne kurrizin e tyre dhunen, terrorin dhe aparteidin
serb.
Dhe
kundershtite, por jo fryma lincuese, ne pergjithesi, jane te drejta.
Por
ka dhe nje te vertete tjeter edhe me te hidhur sesa prezenca e nje kengetari ne
nje koncert privat.
Ne
Kosove njerezit qe i kishin kthyer armet Serbise, vite me pas i besuan
Ministrine e Puneve te Jashtme dhe poste te tjera te larta drejtuese ne
hirarkine shteterore njeres prej figurave me kontraverese, te lidhura me
vellain e Millosheviqit, UDB-ne dhe Rusine.
E
atehere askush nuk kundershtoi. Paraja ua mbylli gojen mediave qe zakonisht i
nxisin turmat.