E merkure, 04.12.2024, 09:13 AM (GMT)

Mendime

Klajd Kapinova: Kryeministri neo-otoman Albin Kurti kundërshton SHBA dhe bërtet: Duam Babën…

E enjte, 12.08.2021, 04:20 PM


Kryeministri neo-otoman Albin Kurti kundërshton SHBA dhe bërtet: Duam Babën…

Shqiptari, duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë.”  Faik Domenik Konica, Albania 15-30 Janar 1899

Nga Klajd Kapinova

Turqeliu Albin Kurti, në kamxhikun brilant të Konicës

“Turqit i kemi dhe kemi me i pas vëllezër” - Albin Kurti Kryeminister i Kosovës

Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët.“ Nëse ky gjeni i mendjes intelektuali brilant mbarëshqiptarë do të ishte gjallë, sigurisht ai do të kishte thënë sërisht me zë të lartë dhe shkronja kapitale të njëjtën frazë aktuale sot edhe për Kosovë.

Kosovarët bukëshkalë (sepse kanë votuar si robot për ekstremistin bolshevik Albin Kurti), duhet t’a ngulisin shumë mirë në mendjen e tyre të shpërlarë nga propaganda neo-otomane dhe t’a shkruajnë në historinë e tyre me germa të arta, se Kosova, pas luftës së vitit 1999, është shtet i pavarur, në saj të luftës çlirimtare të SHBA-së dhe NATO-s dhe jo të Turqisë së Erdoganit, që i sugjeroi arnautëve të Babës rubën e turpit me ngjyrën e 6 (gjashtë) yjeve si republikë e babanëve me sfond blu ndërkombëtarë.

Ky është turpi i radhës së Kuvendit të Kosovës më 8 gusht 2021, e cila brutalisht hedh poshtë Marrëveshjen historike me SHBA-në në Shtëpinë e Bardhë, midis Qeverisë së Kosovës me ish Kryeministrin Abdullah Hoti me Administratën e Presidentit Donald J Trump në vitin 2020. “Dëshira për hakmarrje, është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar”, thotë Faik Domenik Konica, në revistën e famshme Albania #4, të vitit 1907.

Miku i shqiptarëve Profesor David Phillips, Columbia University thekson:

Kompromentimin e sovranitetit të Shqipërisë veprimi i Qeverisë shqiptare në interes të Erdoganit. Kryeministri i Shqipërisë është qenush i bindur i Erdoganit, sepse Turqia është kthyer në një gulag gjigant, shenjë se Shqipëria preferon besnikërinë ndaj Turqisë (Neo-Otomanizmit), përpara identitetit europian. Marrëdhëniet dy paleshe, Shqipëri-Turqi, po zhvillohen mbi interesa personale dhe jo kombëtare. Rruga e Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të jetë bashkpunimi i ngushtë me ShBA-në dhe anetaresimi europian dhe jo nënshtrimi ndaj Turqisë.” Me saktë dhe me rëndë se kaq nuk ka.

Pse organizatat majtiste globaliste “atdhetare” shqipfolëse kosovare këtu në SHBA dhe atje në vendlindje vazhdojnë si gur varri të heshtin!?

Pse hesht si zakonisht gazeta zhurmëmadhe “atdhetare” private “Dielli” (1909) e cila bërtet në konferenca dhe shkrime kilometrike moralizuese për “nacionalizmin” primitiv se është themeluar “për të qenë gjithnjë një tribunë apo zë i fuqishëm i çështjes shqiptare në SHBA”!?

Pse vijon të luaj rolin e sherrbudallit me heshtje “gazeta” tjetër humoristike e “komunitetit” në internet “Illyria” (1991) e cila ndër vite vazhdimisht i ka mbushur faqet e saj me reklama apo artikuj servilizmin në mbështjetje të O-Biden 1, 2, 3, gjatë viteve të shkatërrimit të Amerikës më 2008-2016-2021!?

Pse heshtin e bëhen memecë kryeministrat aktualë dhe ish kryeministrat në Shqipëri e Kosovës!? Pse heshtin mediat e korruptuara qeveritare dhe “opozitare’ në vendlindje të cilat tjerrin lesh arapi çdo ditë!? Ku janë të vetëquajturit “analistët” e “intelektualë” që bëjnë lloqe kavaje çdo ditë në kanalet televizive dhe median e shkruar online!? Ku jeni ju “patriote” apo “nacionalistë”, që 24/7 apo 365 ditë të vitit na keni rrahur gjoksin para mediave për adashin tuaj shpirtëror dhe antishqiptar Sleepy Joe Biden!?

Loja pro turke e ish senatorit dhe ish zv/Presidentit Joe Bidenit me Albinin dhe partinë e tij neo-otomane, është shumë e rrezikshme, për interesat e sotme dhe të ardhme të Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kjo tregon se politikanët dhe deputetët kosovarë në pushtet dhe opozitë dhe të mbështetur nga populli në mënyrë të fuqishme, vetëm genjejnë vetën, duke u paraqitur para botës me dy fytyra, kur thojnë se i duan amerikanët. Asnjë proteste nuk ka sot në Kosove apo shtetin amë Shqipëri, për këtë urretje antiamerikane tipike otomane tradicionale “shqiptare”.

Ata tani po e shikojnë Amerikën, Kongresin dhe Senatin Amerikan në Kapitol Hill, sipas pikëpamjeve të tyre politike që ata kanë në zemër me sozën e tyre Bidenin, dhe jo si një SHBA MIKE e tërë pa ngjyra politike.

Kreu i W, Albin Kurti, ka dalë kundër presidentit aktual të SHBA-së, Donald J. Trump dhe ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta votojnë Joe Biden për president në zgjedhjet presidenciale.

Ai përmes një video-mesazhi në Facebook, ka thënë se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishtë ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviqit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës” ka thënë Kurti…” https://youtu.be/HctnJI3_8qY

Debatikasit komunistë të Albin Kurtit, përkrahin komunistët radikalë me ide të çmendura socialkomuniste globaliste për Amerikën. O-Biden 3, duan t’a kthejnë SHBA në kopje të Kubës, Venezuelës, Shqipërisë, Kosovës, etj.

I papërsëritshmi në histori intelektuali i shquar edhe i ditëve tona, Domenik Konica, ia ka gjetur mjeshtërisht diagnostën njerëzve turqeli, që duan t’a shkatërrojnë vendin me politikën e tyre idiote pro turke në ditët tona: “Njeriu, është më i lig se egërsirat, po kur vështronj shqiptarët e Stambollit (Kosovës, shënimi im K.K.), më vjen të thom që është më i lig se gjarpri dhe miu.” (Letër N. Nacos, 20 mars 1896).

Sikurse shihet kjartë, ata në fakt kanë dalur hapur, sepse duan llojin e vet, pra komunistët amerikanë, sikurse organizatat marksiste violente BLM, Antifa, apo liderët e tyre shpirtëror politikë si: Barack Hossein Obama, Bill dhe Hillary Clinton, Sleepy Joe Biden, Pelosi, Scumer, Bill deBlasio, Nadler, etj.

Leninisti Albin Kurti si një Rasputin i sotshëm i Kosovës, fatkeqsisht i graduar nga delet edhe si Kryeministër kakareq, është thjeshtë kukëll lodër në duart e forta të Erdoganit dhe Turqisë kalifatiste radikale islamike.

“Burrërinë” tradicionale tipike otomane të Albin Kurtit, euroditi Konica e përmbledhur shumë bukur: “Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla (dokrra), ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu!... Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie.” (Vepra 1, f.271-272).

Albini është turqeli i bindur si Kali i Trojës, i kontrolluar 100% nga Erdogani. Ai është një demagog fudull dhe euforik, i cili fatkeqsisht po zbaton me përpikmëri skenarin e politikës së teneqexhiut katundar diktatorit radikal islamik sultan Erdoganit, me një saktësi absolute, me synimin final të rikthimit 1000% otomaneve të dikurshëm, duke ripërtërirë eren e kërmes së kufomës së vjetër të Perandorisë Kalifatiste Islame Neo-Otomane edhe mesin e shqipfolësve të tij atje, në Dardaninë fatkeqe, të mbushur ndër shekuj me emra dhe objekte dedikuar 1000% me shpirt dhe zemër sulltanëve, pashave, vezirave, imamëve, jeniçerëve, valive kriminelë pushtues otoman-turq, duke qenë një rast i veçantë absurd, në të gjithë historinë e njerëzimit...

Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje, për nipat tanë të ardhshëm.”, shkruan mendjendrituri Domenik (Faik) Konica, Albania #2, 1907.

Mirëpo publiçisti dhe nacionalisti i shquar me kamxhik (pendë) në dorë Konica, shkruan pa ndërprerje, për të ndërgjegjësuar arnautët haxhiqamilë, por nuk ka se kujt ia lë mesazhin patriotik, sepse otomanizmi fatkeqsisht ka shekuj që është i konsoliduar në trojet “shqiptare”, të larë prej 700 vjetësh me gjakun e miliona shqiptarëve të pafajshëm nga shpata e Genocidit dhe përsekutimit sistematik islam otoman.

Turp e mjer ai vend se në dorë të kujt ka ra...

“Mjerimi i shqiptarëve, ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë (sot Kosova, shënimi im K.K.), është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë, jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.” - Faik Domenik Konica, Albania #16, 15-30 Korrik 1898

Injoranca e skalitur e Albinit megadhoman, po e fut me koshiencë Kosovën në çorrsokak eksperimental, në rrugën e sigurt drejt humnerës pa krye si tash 700 vjet, ku gjendet fatkeqsisht vendi, e cila nuk gjen forcë të de-otomanizohet, de-turqizohet dhe të shqiptarizohet natyrshëm, duke u kthyer në origjinën arbërore në ditët tona.

Kjo lojë për largimin e ndikimit pro amerikan të vendit fatkeq, do të vazhdojë të futet në kalendrat greke, ashtu sikurse ka hyrë sot Lindja e Mesme, që edhe 1000 vjet të tjera problemi apo konflikti i saj midis Izraelit dhe Palestinës kurrë nuk do të zgjidhet përfundimisht.

Shqiptari e ka zakon që kundërshton, para se të marrë vesh”, shkruan Domenik Konica, në Vepra 1, f.187.

Ish i adhuruari i hershëm i presidentit të Bosnje Hercegovinës Alia Izebejgoviç, dilitanti pro otoman Albin Kurti si  fëmijë kapriçioz, bën sikur nuk e kupton se është pikërisht merita e Presidentit Donald J. Trump, që Israeli e njohu si shtet të pavarur Kosovën, që ende sot fatkeqsisht nuk e njohin “vllaznit” e tij muslimanë të Konferencës Islamike Boterore, ku fatkeqsisht Kosova dhe Shqipëria aderojnë shpirtërisht prej disa dekadash.

Ai nuk e kuptoj lojën politike të interest apo konpensimit që ka kërkuar diktatori radikal islamik Rexhep Taip Erdogan, të cilin fatmirësisht nuk e do as populli i vet i shtypur dhe masakruar barbarisht, sepse ka futur në burg mbi 600,000 shtetas, si: republikanë, pro Presidentit të Parë të Turqisë Moderne Mustafa Kemal Ataturkut, liberalë, ateistë, antierdoganistë etj.

Për më tepër, sulltani i pa kurorëzuar Erdogan, u ka premtuar kosovarëve, plot zhurmë mediatike, se personalisht do të bëj fushatë aktive diplomatike ndërkombëtare, për njohjen e shtetit vëlla musliman shqiptar nga shtetet simotra islame. Ai për këtë “mirësi” të tij, Kosova do të lejoj sulltanin e ri turk si shpërblim vijimin e ndërtimit të qindra e mijëra minarëve të reja otomane dhe neo-otomane të mjerimit kompleks sikurse deri më sot, ku çdo familje atje do të ketë një të tillë...

Mendoj, se SHBA nuk duhet të vijojnë të ndihmojnë politikisht në aspektin ndërkombetar një shtet satelit pro otoman të Erdoganit, që trupin fizikisht dhe rastësisht e ka në Europë, ndërsa mendjen dhe shpirtin e ka apo e mban sipas traditës shumë shekullore tek Baba Sulltani dhe Turqia, për hir të fesë së pushtuesit, të cilën 700 vjet më parë të parët e Erdoganit ua kanë impunuar me dhunë e cila vetëm mjerim dhe mungesë të theksuar të civilizimit, ka shkaktuar tek fatkeqkeqët e vetëquajtur “shqiptarë” kudo në trojet e Arbërisë.

Trojet e dikurshme të Arbërit, nuk do të ecin përpara dhe përkrah shteteve të civilizuara europiane dhe SHBA-së, nëse nuk fillojnë me ndërgjegje proçesin e de-turqizimit, de-otomanizmit, de-erdoganizmit, që fatkeqsisht kanë zënë rrënjë të thella në ndërgjegjën dhe jetën e tyre formale shqiptare, duke iu kthyer natyrshëm vlerave më të mira të etnicitetit të pastër iliro-arbnor.

Ne nuk mund të futemi në Europë, Bashkimin Europian, Parlamentin Europian si Kalë Troje i Erdoganit. Ai ka vite që i përdor shqiptarët naiv si mish për top, për arritjen e qëllimeve të tij afagjate, të cilat kanë deshtuar vazhdimisht me përpjekjet e tij për fytjen e diktaturës radikale islame dhe Turqisë në Bashkimin Europian, shtetet e të cilave me kohë e kanë shpallur Erdoganin dhe politikën ekstreme të mbajtjes flamurit të gjelbërt të islamit politik, si një objektiv që asnjëherë nuk do të zërë vend në Europën e Bashkuar demokratike.

Për hir të së vërtetës historike, duhet thënë se ditët tona, më shumë shqiptarë krenarë janë turko-shqiptarët në disporën e Turqisë, që janë larguar asokohe për arsye historike, sipas Marrëveshjes së Shpopullimit të arritur midis Mbretërisë së Serbisë dhe asaj që kishte mbetur nga Perandoria Kalifatiste Islame Otomane (e Turqisë), se sa të vetëquajturit "shqiptarë" shqipfolës të rastësishëm, që jetojnë fatkeqsisht prej shumë dekadash në Kosovë.

Turqit me dëshirë asokohe i kanë pranuar arnautët e i kanë vendosur apo përplasur si kolonë në kufi me populsinë etnike kurde, me të cilës ata kanë pasur e kanë edhe sot probleme territoriale dhe shtetformimi shumë shekullorë…

Politikani dhe senatori i deshtuar për 50 vjet socialkomunisti ekstremist globalisti antiamerikan Joe Biden, i cili nuk e di as vetë se ku është fizikisht dhe menderisht, aktualisht në SHBA është fatkeqsia më e madhe e popullit amerikanë dhe për fat të keq turpi edhe i të gjithë botës, që bëjnë show humori me gafat dhe deklaratat e tij të papërgjshme mendore.

Albini po merr në qaf me politikat e tij të përsëritura antishqiptare Kosovën, duke rigjallëruar dhe forcuar ngulimet e hershme të osmanlinjve të vendosur asokohe me dhunë në Dardani. Ata vazhdojnë të jetojnë në provat, tokat, shtëpitë dhe objektet fetare të banorëve etnik të krishterë dardanë, ku shumë prej tyre janë vrarë barbarisht me Genocide, për t’u marrë pasurinë dhe objektet e kishës katolike iliro-dardane atje.

Të gjithë e dijnë në SHBA, se i pavetëdijshmi sleepy Joe Biden shumë shpejt mund të shkarkohet nga posti i lartë, që ka ia dhënë atij si peshqesh vetë globalistët komunistë demokratë. Ata po përgatitën të përdorin fatmirësisht ligjin apo Amendamentin 25-të të Kushtetutës së SHBA-së, i cili parashikon shkarkimin e tij nga Kongresi dhe Senati si i paaftë fizikisht dhe menderisht të kryej me vetëdije detyrën që ata vetë ia lanë në dorë më 3 nëntor 2021.

Fatmirësisht, më në fund po ndodh ajo që pritej, gjatë kohës që Biden pensionist “garonte” si kandidat për detyrën e kryetarit të shtetit më të fuqishëm në botë, shumë ekspertë profesionistë dhe doktorë të pavarur të universitetëve të famshme këtu, mendojnë se duke parë gjendjen e vazhdueshme shëndetsore në rënie, para dhe sot në detyrën që mban, kanë arritur në përfundimin e saktë të diagnostifikimit në paaftësinë e tij mendore, jumbje të kujtesës, gafat e rënda dhe shenjat e paraqitjes së dobët fizike (disa mendojnë se ai vuan nga sëmundja e Parkinsonit), për të kryer detyrën e kryetarit të shtetit, që media, Big Tech dhe socialkomunistët në Kongres dhe Senatin Amerikan i lanë atij në dorë qëllimisht dhe gabimisht, duke e graduar në postin e shkatërrimit ekonomik dhe politikë të SHBA-së.

Gjithashtu ekspertët e pavarur politikë, akademikë, politologë, ekonomikë, financiarë, ushtarakë etj., kanë arritur shumë shpejt në përfundimin e saktë, se Amerika asnjëherë nuk ka qenë më poshtë vlerave të saj të verteta demokratike, krenarisë dhe prestigjit të saj sot në këto 8 muaj brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare.

Qeveria Erdogan-Kurti 2

Përballë kësaj komedie të turpshme, që kanë filluar të lozin dilitantët injorantë si Presidentja kukull e Kosovës Vjosa Osmani dhe partia pro erdoganiste otomane W, me politikën e tyre të hapur vetëshkatërruese të vetëvrasjes ndërkombëtare (si fickrra që vret vetën më dorën e vet), përmes kartonave robot kundër të deputetëve të Kuvendit, më të papërgjshëm antikosovarë të Qeverisë Erdogan-Kurti 2.

Djallëzinë e turqve, që qimen e ndërrojnë, por zakonin se harrojnë, si dhe bashkëpunimin e turpshëm me trathtarët mercenarë shqiptarë me neo-otomanët e Erdoganit, mendjendrituri Domenik (Faik) Konica do t’a përshkruante kështu: “Turqit turq mbeten; të rinj a të vjetër, ata janë, siç thotë shprehja latine popullore eiusdem farinœ (të të njëjtit brum). Në tërë perandoritë, që kanë ekzistuar a ekzistojnë, janë gjendur në kombin sundues mendje bujare për të marrë në mbrojtje kombet e nënshtruara. Po a mund të përmendet që prej katër shekujsh qoftë edhe një fjalë e vetme e një turku të vetëm në favor të Shqipërisë? Kjo fjalë vërtet do të meritonte në këtë rast të shkruhej e gdhendur mbi një pllakë bronzi dhe të varej në muret e klubeve tona popullore si një relikte kurioziteti. Turqit, na mohojnë edhe ato cilësi që vëzhguesit e huaj i pranojnë njëzëri… Turqit, na mundën, por pa arritur të na mposhtin, edhe pasi na imponuan Muhametin e tyre. (Albania 121, #12, 1909).

Mendoj, se populli atje, nuk meriton më shumë dhe më mirë se Qeverinë propagandistike erdoganiste të Arbin Kurtit, që ata vetë kanë votuar me ndërgjegje të plotë.

Ka shqiptarë që sillen si këndesa të vërtetë e zemërohen posa zë të këndojë kokorikooo ndonjë tjetër si ata. Mjerisht në Shqipëri ka pak pula. Shqiptarët me mendje të nderuar s’duan e as kanë dashur njeri që del e thërret: “Unë jam!” Historia e Shqipërisë s’është përveçse vërtetimi i kësaj që themi.”, shkruan Domenik Konica në Vepra 3, f.63.

Administrata republikane Trump e ka ditur se otomani Kurti dhe partia e ekstremist të majtë W, janë vegla qorre të erdoganizmit në Ballkan, janë kundër SHBA-së, kundër Presidentit Trump, gjë e cila është shprehur fatkeqsisht hapur shumë herë me veprime anticivilizuese.

Vota e kosovarëve në formën e Referendumit popullor antiameirkan, në mbështetje të hapur të ideve radikale komuniste të globalistit Albin Kurtit, ka qenë në radhë të parë kundër popullit amerikan, administratës së Presidentit Trump dhe SHBA-së në tërësi, gjë e cila lexohet fare lehtë edhe nga opinionet e tyre pas zgjedhjeve në Kosovë, sikurse edhe me hapin e fundit të prishjes së Marrëveshjes midis Shtëpisë së Bardhë, të kryesuar me ndërmjetësinë direkte të Presidentit Donald J. Trump, mes Serbisë dhe Kosovës në vitin 2020.

Komunistët dhe socialistët amerikanë, duke e ditur zemërimin mbarëpopullor amerikanë, janë në panik të hakmarrjes popullore amerikane e cila po rritet si uragan çdo ditë, për vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntori 2020 nga media, Big Tech dhe komunistët në Senat dhe Kongresi Amerikan.

Shqiptaro amerikani Domenik ose Faik Konica shkruan: “Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve.” (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

Domenik ose Faik Konica është një prej figurave më interesante të letërsisë shqiptare. Ky njeri me kulturë të lartë, eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, solli një model të ri në mendësinë shqiptare. “Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë.” (Albania #2, 1897).

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kundër SHBA

Kuvendi i Kosovës ose sikurse njihet sot si Kuvendi Neo-Otoman i Erdoganit, nuk e miraton Rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit. Deputetët e Kuvendit të Kosovës fatkeqsisht dhe si fëmijë kapriçozë, kanë dështuar që të miratojnë një Rezolutë, për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, të arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë.

Për rezolutën e propozuar nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) votuan 24 deputetë, ndërkaq 57 abstenuan. Ishin deputetët e partisë komuniste erdoganiste në pushtet, Lëvizja Vetëshkaterruese W, që abstenuan për miratimin e kësaj rezolute, ndërkaq në sallë ishin 83 deputetë. Rezoluta në fjalë ftonte Qeverinë e Kosovës të zbatonte këtë Marrëveshje dhe të përgatiste një plan-veprim, që do t’i dorëzohej Kuvendit.

Debati për këtë rezolutë ishte zhvilluar më 7 korrik 2021. Shtetet e Bashkuara, kanë deklaruar që presin nga Kosova dhe Serbia t’iu përmbahen detyrimeve, që dalin nga Marrëveshja e Uashingtonit.

Sikurse shihet kjartë, mosvotimi i rezolutës nga deputetët erdoganistë antiamerikanë kosovarë (që përfaqsojnë 80% të populsisë), për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, është tashmë i hapur si mosvlerësim i rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Donald J. Trump.

Ky turp i radhës antiamerikan, ka nënshkrimin e turpshëm të Grupit Parlamentar Neo-Otoman të W e cila kundërshton nismën e ‘mini-Shengenit’ etj…

Mos të harrojmë, se afërsisht një vit më parë, vetë propogandistët erdogaistë të W, ishte pjesë e planit të marrëveshjes në fjalë, gjatë kohës së bashkëqeverisjes me Qeverinë e LDK-W, të ish Kryeministrit Abdullah Hoti, kurse tani e hedh atë poshtë, sepse ishte merita direkte e Presidentit Donald J. Trump dhe jo e idhullit të tyre komunist pensionistit Joe Biden.

Konica e ka parashikuar edhe ardhjen në pushtet me demagogji dhe mashtrime të njerëzve, që vetëquhen si liderë shqiptar. Si një patriot i vërtetë Konica, tërheq vëmëndjen për shqiptarët, përmes artikullit të tij Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare. Ai përkufizon saktë shprehjen e artë: “Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët, se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton.”

Grupi Parlamentar i W dhe Qeveria e leniniste e Arbin Kurtit, janë tashmë kundërshtarët e përkushtuar kundër partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata më këtë veprim antiamerikan dolën hapur, se duan SHBA-në vetëm sipas përkatësisë politikë të tyre (komuniste erdoganiste) në Kosovë dhe në rezonancë me atë komuniste globaliste në Shtëpinë e Bardhë Joe Bidenit, që fatkeqsisht dhe rastësisht është emëruar gabisht nga media, Big Tech dhe komunistët në Senatin dhe Kongresin Amerikan.

Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij… Ata shqiptarë për të cilët bota thonë se janë “të egër”, shqiptarët e maleve e të pyjeve, ata s’janë të ftohtë, por përkundrazi, janë shqiptarë të mirë e do të ishin atdhetarë sikur të kish njerëz t’u jepnin të kuptonin (t’i ndërgjegjësonin)”, shkruan Domenik Konica, në Vepra 3, f.100.

Plaku i tejmoshuar Biden, është emëruar nga votat e vjedhura dhe të manipuluara të popullit amerikan. Rrëzimi i turpshëm e i pashmangshem i Bidenit, do të sjellë edhe rrëzimin e fëmijës kryeneç antiamerikan Albin Kurtit, i cili është treguar vazhdimisht antiamerikan, duke vijuar të zbatoj planin e Erdoganit, për de-shqiptarizimin dhe neo-otomanizimin e Dardanisë së shkretë...

Konica i pavdekshëm dhe aktual edhe në ditët tona, në revistën zemadhe Albania #12, qysh në vitin 1909, për trojet shqiptare saktëson: “Duke u ngritur përmbi egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake, le të ulim kokat e të punojmë për formimin e një Shqipërie (Kosovë, shënimi im K.K.), ku poshtërsia keqbërëse e armiqve tanë trashëgimtarë t’i lërë vendin drejtësisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të stërgjyshërve tanë. Boll duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, le të japim goditjen përfundimtare në rrënjët e së keqes.”

Unë po e mbyll shkrimin tim modest, me shprehjen brilante të idhullit tim Domenik Konica: “Palla ime është penda; atë pallë të dobët kam, me atë përpiqem t’i shërbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes (shkrimtarët bëhen, heronjtë lindin). Ti që leve trim, bëje fora një herë jataganin për nder të Shqipërisë.” (Vepra 1, f.155).



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora