Mendime
Aurel Dasareti: Vdekja e çuditshme e Shqipërisë
E enjte, 05.08.2021, 07:00 PM
Vdekja e çuditshme e Shqipërisë
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
“Minishengeni” ballkanik është parajsa e
Serbisë dhe bileta për në ferr e Shqipërisë. Nuk është Edvin Kristaq Rama ai që krijoi kaosin e sotëm në Shqipëri,
ishte kaosi që krijoi Rama Kristaq Edvinin. Ai do t'ju ndalojë në çdo hap, do
t'ju neveriti me çdo përpjekje, do t'ju ofrojë prova të panumërta se është më
mirë të heshtni, të pushoni, të shikoni nga mënjanë. Ju vetëm duhet të njihni
një objekt me emrin e tij të duhur që ai të humbasë magjinë e tij të
rrezikshme.
***
Unë shkruaj për luftën shekullore serbe-sllave kundër vendit, kombit dhe qytetërimit tonë,
katastrofën e udhëhequr nga Djalli që luan me zjarrin. Dhe
tradhtarë tjerë. Vëllazërimin e tyre me armiqtë e përjetshëm serbo-sllav që nën
kujdesin e rusëve dhe disa vendeve dashakeqëse perëndimore kanë kryer shumë
gjenocide ndaj nesh, të fundit në vitin 1998-1999. Servilizmin e kokëtulëve dhe
qafëleshëve shqipfolës ndaj armiqve. Identitetin. Burrërinë tonë të dridhur.
Atdheu që ne e njohim si Shqipëri
është gati të bëjë vetëvrasje dhe se as Kosova dhe as ndonjë tokë tjetër
shqiptare nën pushtim nuk mund ta shmangë këtë fat, sepse të gjithë duket se
vuajnë nga të njëjtat të këqija dhe simptoma. Gjatë jetës së shumicës së
shqiptarëve që jetojmë tani, në vend apo diasporë, Shqipëria (e gjithë
shqiptaria) do të pushojë së qeni Shqipëri dhe populli shqiptar do të ketë
humbur të vetmin vend në botë që ne mund ta quajmë shtëpinë tonë. Fara jonë
pellazge-ilire-shqiptare do të zhduket përgjithmonë. Historia botërore do të na
përmend vetëm si një nga popujt që dikur jetonte. Pikërisht siç më tha ai serbi
i sinqertë: “Shqiptarët ishin si derrat në rrugën e tyre për kasap. Ata
mendonin se kjo do të jetë një udhëtim i këndshëm, dhe vullnetarisht hyjnë në
portën e therjes”.
Bashkëkombësve të shtetit amë që i gëzohen “Minishengenit”, një
paralajmërim: Nëse mendoni se rrezet e “diellit” që u premton kryeministri
kloun joligjor dhe Serbia ju sjellin lumturi, atëherë nuk keni vallëzuar si
“kosovarët” në breshër e shi. Xhaxhin do ta përkujtoni si engjëll në krahasim
me çorbën që do t`ua gatuaj Serbia. Nuk keni pa gjë akoma. Pyetni “shqiptarët e
ish Jugosllavisë”.
Kthjellojeni mendjen. Ne jemi njerëz. Ne luftojmë, ne po mundohemi, ne e
mashtrojmë veten si budallenj, lejojmë të na manipulojnë, biem dhe zakonisht
ngrihemi përsëri. Zgjohu, ngrihu nga shtrati dhe bëhu gati për gjëra të tjera
që janë jetike.
PS: Unë nuk mund t'i shfaq të gjitha kartat për momentin,
megjithatë, ata që nuk besojnë në këto paralajmërime, duhet të bëjnë një
kontroll shëndetësor në institucionin më të madh psikiatrik. Nuk po kërkoj grindje apo
konfrontim. Por unë vlerësoj të vërtetën dhe qartësinë. Ndonjëherë, ai kombinim
rezulton të jetë i ndezshëm.
***
S`ka gjë më të keqe, më të egër e më
mizore në një vend, sesa kur ca këlysh të dal nga kopeja e majmunëve sundojnë
mbi një tufë tutkunësh mendjetrashë që nuk janë në gjendje t`i dalën zot vetes.
Asgjë nuk është më e dëmshme për një qenie njerëzore sesa mungesa e
rezistencës.
“Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar. Jo për
shkak të të ligjve, por për shkak të atyre që nuk bëjnë asgjë me ta”, - Albert
Einstein
Në këto momente shumë të rrezikshme, kur kuislingët e shtetit amë, të
udhëhequr nga kryeministri i droguar, po bashkëpunojnë me armikun monstruoz
kundër kombit dhe vendit të tyre, përmbajtja nga kritikat ndaj atyre që deri më
tani e udhëheqin Kosovën me dinjitet, nuk do të thotë gjithmonë se ti je i
dobët. Ndonjëherë kjo do të thotë që je mjaft i fortë për të bërë lëshime.
Patriot. Sigurisht që duhet të ketë vend për mosmarrëveshje politike kundër
qeverisë LVV (Lëvizja Vetëvendosje
dhe Lista “Guxo”). Është e panevojshme të thuhet. Por, jo
gënjeshtra, shpifje, xhelozi e sëmurë, budallallëqe, nga inati apo konflikti të
interesit. Shpresoj se të gjithë atë që nuk e kanë mizën nën kësulë pajtohen me
mua kur është fjalë për këtë rast.
Shqiptarët lavdërohen se janë patriotë, por në realitet nuk janë njerëz të
guximshëm dhe të vendosur që të zhdukin barërat e këqija nga drithërat e tyre,
plot hipokrizi dhe zili në shoqëri, pa energji pozitive dhe shpirt të gëzuar. E vërteta e pastër, njerëz të
tillë të dobët nuk meritojnë një shtet sovran të pavarur sepse nuk dinë ta
ruajnë atë. Shqiptarët meritojnë vendimmarrësit që kanë, përndryshe nuk
do të lejonin asnjë këlysh të trajtonte atdheun tonë të zakonshëm sikur të
ishte pronë e tij private. Ky gënjeshtar kronik e i pabesë që punon të shtyj Shqipërinë
nën Serbo-sllavi e bënë këtë sepse nuk mërzitet për reagimet e plogështa të
shqiptarëve indiferent.
***
Jugosllavia filloi të shpërbëhet në
copa të vogla - menjëherë
pas vdekjes së Titos. Kjo ndodhi për shkak të shtypjes së shumicës absolute të
popullsisë shqiptare, të kryer nga pakica serbe. Edhe para se dikush të dinte
diçka për Gorbachev, populli shqiptar në Kosovë u ngrit në vitin 1981, në një
revoltë, demonstrata masive kundër diktaturës komuniste dhe sundimit kriminal
të serbëve. Këto ishin demonstratat e para
masive për demokracinë dhe lirinë shumë kohë para se njerëzit e qyteteve të
tjera të Evropës Lindore të fillonin të bërtisnin për liri. Është turp që
Perëndimi demokratik vazhdon të jetë indiferent ndaj shqiptarëve trima në
Kosovë, dhe ndaj viktimave të shumta të shkaktuara nga kryengritja kundër
diktaturës së dhunshme. Meqenëse Jugosllavia, si një shoqëri ku njerëzit
gëzojnë të njëjtat të drejta, nuk ka ekzistuar kurrë, indiferenca e Perëndimit
ishte në fakt një mbështetje për shtypjen serbe ndaj shqiptarëve. Që nga
fillimi, serbët u përpoqën ta shtypnin kryengritjen me forcë ushtarake.
Sidoqoftë, përkundër një rrjedhe të vazhdueshme të trupave të reja në Kosovë,
shqiptarët ende po rezistojnë, pa armë. Dy milionë shqiptarët (e Kosovës) në
Jugosllavi, të cilët po luftojnë vetëm, natyrisht nuk mund të arrijnë një
fitore. Por me këmbënguljen e tyre, shqiptarët e kishin tërhequr Serbinë dhe
Jugosllavinë në krizën më të rëndë politike që nga krijimi i atij shteti
kriminal.
***
Sulme të dhunshme ndaj gjuhës
shqipe. Parlamenti i Kosovës, i cili mbeti
një parlament tallës nën presionin serb, miratoi ligje të reja arsimore në
fillim të viteve 1990 që e bënë alfabetin cirilik serb alfabet zyrtar për
përdorim të përditshëm. Gjuha shqipe akoma lejohej të ishte gjuhë zyrtare, por sipas ligjeve të
reja ajo mund të shkruhej edhe me shkronja cirilike. Shqiptarët, të cilët flasin një nga gjuhët më të
vjetra në Evropë, ndiheshin në të njëjtën mënyrë siç për shembull, evropianëve
perëndimorë do t'u duhej të përdornin shkronja ruse kur shkruanin. Shqiptarët i
mbajnë mend mirë vitet mes dy luftërave botërore, kur serbët ndaluan përdorimin
e shqipes në shkolla dhe jetën publike. Kur qeveria “maqedonase” urdhëroi
prishjen e mureve që rrethonin shtëpitë shqiptare, ajo theu traditën një mijë
vjeçare. Por ky sulm i dhunshëm ndaj gjuhës ishte edhe më serioz, pasi
shkatërroi ekzistencën kulturore të shqiptarëve.
***
Uniteti kombëtar në vend të
interesave të veçanta. Të zemëruar nga
këto incidente, shqiptarët filluan grevën në shumë fabrika. Kështu dështoi
përpjekja serbe për të nxjerrë një "vijë ndarëse" midis separatistëve
shqiptarë dhe shqiptarëve me mendim të drejtë, siç shprehej Beogradi. Sulmi
ndaj asaj që është më e shenjta për kombin shqiptar (gjuhën) i bashkoi
shqiptarët. Në vend të dallimeve, ishte uniteti kombëtar që u manifestua. Ai mobilizoi shqiptarët nga të gjitha shtresat,
dhe tani e tutje i dha forcë kundërshtimit të tyre, pavarësisht nga përkatësia
fetare. Shqiptarët e fesë
katolike, që përbënin 10-15% të tërësisë shqiptare nuk u trajtuan
aspak ndryshe sesa vëllezërit e tyre shqiptarë të fesë myslimane. Kjo nuk bëri
shumë për të promovuar reputacionin serb (propagandën false) jashtë shtetit. (Sqarim: Kur përmendi
katolik-mysliman, kjo nuk tregon se sa prej tyre ishin praktikues të fesë).
Veçanërisht udhëheqësve komunistë serbë jashtë Shtetit, u pëlqente të predikonin se ata mbrojnë krishterimin kundër fundamentalistëve myslimanë, por me të cilët shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët. Të qenit shqiptar është qëllimi më i lartë për të gjithë. Vetëm disa u dalluan nga kjo histori, siç ishte Rahman Morina. Edhe pse u sulmua gjuha amtare, ai heshti. Studentët e Universitetit u mblodhën para Bibliotekës Universitare në Prishtinë dhe vendosën të dërgojnë një delegacion te Morina. I ndjekur nga 5,000 studentë, delegacioni mbërriti në selinë e partisë. Por ata e morën vesh se Morina kishte udhëtuar për në Beograd për të marrë pjesë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Federatës Komuniste. Ishte vërtet pjesëmarrja e tij e fundit në takim gjithashtu...