E premte, 02.05.2025, 08:11 AM (GMT+1)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Shqetesim-leksioni i Qaniut...!

E enjte, 05.08.2021, 07:26 PM


Shqetesim-leksioni i Qaniut...!

Nga Nikoleta Kovaçi

Goce, si je? Dua te te them diçka, do pijme nje kafé?

-Ç’ne Qani, ti a m’pate thane se s’te takoj ma?

Amen veç mos i thuaj kujt se me merr ne qafe! Fola me Edvinin! E pyeta se mos po na djegun ndonje parcele hashashi, goce! Se çudi e madhe qe kryeministri numeron vatrat e zjarrit! Ai eshte ose gomar i madh ose vertet s’ka pune tjeter qe ben...

-E para asht e sigurt, Qani, po edhe e dyta jo ma pak, po ti ku dreqin e gjete se ai asht n’hava?

Ai mashtron moj, eshte frikacak i madh! Po e ka kuptuar se me ç’ka e genjen kete popull turme dhe ndaj ka shpik ato fotot qe une sua di fene se si behen! Ai e di shume mire qe s’ka asnje mekanizem qe lufton me zjarret! Ushtria me lopata e kazma smund te fike zjarre! Ai kastile e ka lene gjithe vendin ne kete gjendje! E mban mend si u dogj Biblioteka Kombetare? Ne fakt ajo se pari u vodh, me pas u dogj dhe ne fund u permbyt! Sepse do shembet goce, do shembet! Ashtu si Teatri!

-S’i kuptoj keto gjana, Qani, jane te thella fort!

Goce, tri jane armet me te cilat luftojne keta; ndertimi, ppp-te dhe droga! Gjithcka behet ne sherbim te tyre! Mua me dhimbset Vlora se eshte zona me e foditur ne vend! E mbushen me droge, hasmeri, vrasje dhe zhdukje bij nenash! Tani i fusin edhe flaken! Ti mendon se eshte rastesi?!!!! Sigurisht qe jo!

-Qani, vete e kane votue! E duan sepse e kane besue pasurimin e shpejt! Pastaj ata majten edhe flamurin e ‘97-s, ma nalte se ate te Pavaresise!

Jooo, goce! Nje popull asht e lehte ta kapesh tek buka! Rama e lexon fundin e vet! Termeti, virusi dhe tani zjarret, e pak me vone permbytjet ai i shfrytezoi  dhe do te tentoje t’i shfrytezoje si fatkeqesi qe i kane ndodhur per te fshehur gjurmet e vjedhjeve te pafundme qe jane bere ne kete vend me koncesione! Po une e besoj qe njerezit do të arrijne te ftillohen! Kjo qeveri banditesh duhet konsideruar si zjarret qe po iu afrohen shtepive.... ne te kundert na mori lumi i llumit te mafies me dhe ne pushtet!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx