| E enjte, 05.08.2021, 07:26 PM |
Shqetesim-leksioni i
Qaniut...!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Goce,
si je? Dua te te them diçka, do pijme nje kafé?
-Ç’ne
Qani, ti a m’pate thane se s’te takoj ma?
Amen
veç mos i thuaj kujt se me merr ne qafe! Fola me Edvinin! E pyeta se mos po na
djegun ndonje parcele hashashi, goce! Se çudi e madhe qe kryeministri numeron
vatrat e zjarrit! Ai eshte ose gomar i madh ose vertet s’ka pune tjeter qe
ben...
-E
para asht e sigurt, Qani, po edhe e dyta jo ma pak, po ti ku dreqin e gjete se
ai asht n’hava?
Ai
mashtron moj, eshte frikacak i madh! Po e ka kuptuar se me ç’ka e genjen kete
popull turme dhe ndaj ka shpik ato fotot qe une sua di fene se si behen! Ai e
di shume mire qe s’ka asnje mekanizem qe lufton me zjarret! Ushtria me lopata e
kazma smund te fike zjarre! Ai kastile e ka lene gjithe vendin ne kete gjendje!
E mban mend si u dogj Biblioteka Kombetare? Ne fakt ajo se pari u vodh, me pas
u dogj dhe ne fund u permbyt! Sepse do shembet goce, do shembet! Ashtu si
Teatri!
-S’i
kuptoj keto gjana, Qani, jane te thella fort!
Goce,
tri jane armet me te cilat luftojne keta; ndertimi, ppp-te dhe droga! Gjithcka
behet ne sherbim te tyre! Mua me dhimbset Vlora se eshte zona me e foditur ne
vend! E mbushen me droge, hasmeri, vrasje dhe zhdukje bij nenash! Tani i fusin
edhe flaken! Ti mendon se eshte rastesi?!!!! Sigurisht qe jo!
-Qani,
vete e kane votue! E duan sepse e kane besue pasurimin e shpejt! Pastaj ata
majten edhe flamurin e ‘97-s, ma nalte se ate te Pavaresise!
Jooo,
goce! Nje popull asht e lehte ta kapesh tek buka! Rama e lexon fundin e vet!
Termeti, virusi dhe tani zjarret, e pak me vone permbytjet ai i shfrytezoi dhe do te tentoje t’i shfrytezoje si
fatkeqesi qe i kane ndodhur per te fshehur gjurmet e vjedhjeve te pafundme qe
jane bere ne kete vend me koncesione! Po une e besoj qe njerezit do të arrijne
te ftillohen! Kjo qeveri banditesh duhet konsideruar si zjarret qe po iu
afrohen shtepive.... ne te kundert na mori lumi i llumit te mafies me dhe ne
pushtet!