E premte, 13.12.2024, 08:34 AM (GMT)

Mendime

Nafi Çegrani: Rruga Jonë, rruga e diellit!

E premte, 13.08.2021, 07:18 PM


Refleksione

RRUGA JONË, RRUGA  E DIELLIT!

(Sfida dhe probleme që i kam përjetuar nga afër!)

Shkruan Nafi Çegrani

Ky shkrim, në esence, ngërthen disa aspekte që mëton ndjenjën rreth krijimit të ideve mbi çështjen e rrahjes së problemit të sfidave si çështje bashkëkohore në qënien dhe shoqërinë tonë në kohën e globalizmit, dhe të qënurit me faktin përkatës, larg injorancës dhe dhe dukurive ekstremiste që e rrethojnë shoqërinë shqiptare, të mos flas edhe për ato fenomene të terrorizmit global.

Është një luftë e pabarabartë ndërmjet njeriut dhe dogmës, njeriut të mirë ndaj vorbulave të një shoqërie injorante,  por që gjithsesi i lejon njeriut të masë forcat e veta në kohën modern, zhvillimet dhe rrjedhat e saj, edhe nga fakti për atë që ka zgjedhur rrugën e drejtë me vlerat dhe të mirat e njerëzimit. E Njeriu plaket ndërsa natyra mbetet po e njëjtë, baticat dhe zbaticat e jetës  mbeten të  pamasë dhe të pa  pabesë, sepse, kështu e ka jeta!- do thoja unë.

Ne jetojmë në një botë ku vlerat morale, në masë të madhe, janë flakur mënjanë, ku mëkati vihet në dukje në mënyrë të hapur dhe ku na rrethojnë tundimet për t’u larguar nga shtegu i ngushtë dhe i ngushtuar. Ne përballemi me trysni të vazhdueshme  dhe ndikime tinëzare nga htresa injorante dhe intrigat e tyre që po e shkatërrojnë  atë që është e denjë dhe po përpiqen ta zëvendësojnë me filozofitë dhe praktikat e cekëta të një shoqërie laike dhe ndjellakeqe.

Për shkak të këtyre sfidave dhe të tjerave, ndodhen gjithnjë përpara nesh vendime, të cilat mund të përcaktojnë fatin tonë. Me qëllim që ne të marrim vendimet e duhura, nevojitet guxim  trimëror pa hile  për të thënë jo kur duhet ta themi atë  që duhet  në rrugën e dinjitetit, drejtësisë dhe të vërtetës hyjnore !

Meqenëse prirja në shoqëri sot po lëviz me të shpejtë larg prej vlerave dhe parimeve që na ka dhënë Zoti, ne pothuajse në mënyrë të sigurt do të thirremi për të mbrojtur atë që besojmë. E jo sië veprojnë një pjesë e njerëzve me injorancën e tyre, hipokrinë dhe demagogjinë e pashërrueshme, inate dhe smirë përplotë e kanë shpirtin…Disa paraqiten shumë “besimtarë e të vërtetë” edhepse nuk janë të tillë. Paraqiten shumë humane edhepse në shpirt e kanë dreqin e mallëkuar, fytyra të zbehta që u ngjajnë satanajve. Deklarohen si “patriot” edhepse dreqin e kanë me sy kah Dreqi i Madh ! Kjo është djallëzia dhe hipokrizia e tyre pashoq ndër ne, në suazat e një shteti apo krahine,  në shoqëri e më gjërë, qoftë edhe në një fshat të vogël ku mbisundon shoqëria injorante !

Jo të gjitha veprimet e guximit sjellin përfundime  mbresëlënëse, por gjërat duhet shikuar me syrin e reales, të drejtë, me logjikën humane të njeriut që është njeri, sepse vetëm atëherë do kemi edhe mëndje të shëndoshë dhe do jemi të vërtetë me të gjitha vetitë dhe karakteristikat pozitive    sjellin paqe të mendjes dhe njohuri të së drejtës    vërtetë të  pambrojtur. Atëherë ne do të jemi më njerëzor dhe human, të bashkuar në qëllim dhe të dhuruar me fuqi nga Perëndia.

Në të shkruarit, bie fjala,  të një shkrimi, skice letrare, portreti, apo reportazh, të shkruarit e një libri i çfarëdo zhanri qoftë ose një monografi, autori ka obligim të mbajë anën e së vërtetës,  origjinalitetin, të ketë  etikën e duhur dhe aspektin moral në nivel njerëzor , human dhe edukativ. Pra, ka disa rregulla, parime dhe normë, kur shkruan për një interes publik, ka përgjegjësi moral sidomos, ndaj një shoqëri apo bashkësie ku jeton dhe më gjërë në përgjiithësi. Vetëm atëherë mund të jetë i arsyeshëm dhe i dobishëm, për të lënë gjurmë dhe mësim të vlefshëm në mirësjellje, etikë  ose domëthenie praktike e shprehur apo e nënkuptuar në një histori apo ngjarje me  vlerë për gjeneratat që vijnë !

Në përgjithësi duhet thënë, e veçmas ndër shqiptarët në  Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe me Preshevë e gjetiu, se ne jemi duke kaluar në disa etapa të vështira me të cilat përballemi, kur edhe globalizmi e bën të veten në një anë, dhe në anën tjetër injoranca, ose disa zhvillime dhe dukuri të tjera ekstremizmit dhe terrorizmit në analet botërore dhe të rruzullit tokësor, ndodhin shumë plasaritje në një shoqëri të caktuar, zbehen shumë parime dhe vlera të qënies njerëzore, ndjenjës humane si kategori, e cila ndjehet më së shumti tek ne shqiptarët, ku mjerishtë veprohet kush si ia “prret rradakja” , dikush mëton krijimin e rrjeteve primitive , dominon ndarja dhe përçarja, fyerja dhe papërgjegjësia morale…Lere që tanimë, me hovet e globalizmit janë humbë fare edhe kredibilitetet e shteteve dhe institucioneve, gjegjësisht atyre të drejtësisë dfhe sigurisë, sidomos të shteteve ballkanike, të cilat kanë rënë shumë nën nivelin e duhur, e të mos flas për fenomenet e varfërisë, papunësisë, drogës, krimit, dallavereve nga më të ndryshmet, plaçkitja e të mirave, prostitucioni, korupcioni etj. etj.

Dhe, nga të gjitha këto, nënkuptohet degjenerimi dhe sjelljet devijante që janë rezultat i dinamikës globale apo edhe cultures modern, nëse mundem të them kështu…!

Ne shqiptarët duhet ta kuptojmë një gjë të vërtetë: Se jmi një popull I veçantë dhe i dobishëm për të tjerët, e sidomos për popujt e shteteve të Ballkanit. Kemi veti të veçanta siç janë traditat, fisnikëria, bujaria, besa etj. dhe jetojmë me ndjenjat humane për të mirën e njerëzve qofshin ti kemi fqinjë ose më larg në meridianet e planetit. Këtë duhet ta kuptojmë dhe të jemi të vetëdijshëm si shqiptarë. Këtë duhet ta njohin e ta dine edhe të tjerët, sidomos shtetet e Ballkanit dhe disa të Europës ashtu siç na njohin dhe dijnë tradicionalisht SHBA dhe disa vende të tjera, andej dhë këndej Oqeanit.

Jemi popull që kemi një histori heroike dhe shumë të bujshme, por mjerisht edhe shumë tragjike! Përse kështu , vallë?

Edhe… Lotët e Nënës nuk harrohen, dhe mos i harroni kurrë! Ata lotë kanë rrjedhën e lumit vale, janë të nxehta dhe djegin si prrush, sepse Nëna kështu digjet për fëmijën e saj që e ka nxjerr në dritëmn e Diellit, me thënien e Perëndisë. Dhe, askush nuk ka të drejtë t’ia grabisë nga durët, duke ia dëbuar pas shtatë malesh ! Pashka se Nëna ime nxorri në dritë, me vuajtje dhe përmallime, pesë djem si pesë luanë. Edhe plaku i maleve pranë saj, me guximin dhe trimërinë që kishte…Ishte veteran lufte dhe me plagë të marra në mallet e Shumadisë… Edhe tani, kur po i shkruaj këta rreshta, mendja ma thotë: se populli ynë janë i vuajtur dhe stërvuajtur në shekuj nga e keqja e të huajve, e atyre të cilët na plaçkitën e vranë, atyre që na dogjën kulla , shtëpitë dhe varret që nga Çamëria e gjer tek Molla e Kuqe. Këtë nuk duhet harruar kurë !

Ja edhe rrëfimi për dhimbjen e  një Nëne :

“ Djemtë e saj ishin më të mirët, i kishte shkolluar me vuajtje, varfëri e mallëngjim, dhe ajo donte t’ia tregonte botës këtë. Armiku ia mori, ia vrau, si gjithë të tjerët, pa dallim. Ia sollën në qese si gjithë të tjerët, pa dallim. Ushtria i varrosi si gjithë të tjerët, pa dallim. Ky mosdallim, kjo indiferencë, e sosi durimin e saj. Djemtë e mi, mendonte ajo, ishin më të mirët, ishin ndryshe për së gjalli, ndryshe duhet të jenë edhe për së vdekuri. Ajo nuk e kishte inatin vetëm me dheun indiferent që i mbulonte të gjithë njësoj. Një inat, më të madh, e kishte edhe me Hyjin. Si kishte mundur të rrinte indiferent ndaj lutjeve të saj dhe ndaj krimeve mbi bijtë e saj? Para se të vdiste, diçka brenda saj kishte vdekur. Tashmë për të, ai atje lart nuk ishte qiell, po qefin… Prandaj ajo, në mëngjes, kaloi rrugën, shkoi pranë një shkurreje dhe dogji veten. Po të ishte ndonjë Mojsi në malin përreth, do të shihte shkurren që nxirrte flakë. Një shkurre që djeg brenda saj edhe dhimbjen dhe mallin,  për shkak se nuk mund ta durojë gjithë atë gjëmë burrash, apo shpërfilljen e tyre!...

Kështu, Pashka e dogji veten dhe e dogji vdekjen. Guri gjigant, i vënë për kujtim të saj në vendin e ngjarjes,ku banorët e fshatit e varrosën dhe aty e ka varrin, do të thërrmohet një ditë, por jo edhe kujtimi për Nënën. Ajo , fytyra e saj , zelli dhe dhimba nuk do të harrohen kurrë! Kujtimi dhe vepra e saj do të jetojë sa të ketë qiell e diell. E, sa të kujtohet ajo, do të kujtohen edhe pesë djemtë dhe e vetme një bijë e saj, e mbetur si Ajo e këngës “Motra e shtatë vëllezërve” në legjenda…

… Më kujtohet një rast, Vahedin Ramadani nga fshati Çajlë i Gostivarit, i dënuar me akuza të montuara në Procesin e inskenuar të Zenicës 1981 në Bosne edhe të shpikura e të trilluara edhe nga vetë ai, si arsyetim vetëm që të mbetej gjallë nga dajaku, më patë thënë:

“ …Më grabitën kriminelët e milicisë së Bugojnës në krye me gjakatarët Ante Bërnada dhe Fikret Bradariqin, lidhur në pranga më torturuan për vdekje, duke kërkuar nga unë të mësoja përmendësh atë që ata shkruanin në aktakuzat e tyre prej gënjeshtrash…Një rast, natën kur më çonin me veturë në bodrumet me njolla gjaku të SUP Bugojnës, ishte si me të çuar si kaun në kasaphane… Atje të therrnin për së gjalli ! Dhe, duke ec vetura bri një kodre me shkurre, i luta që ta ndalonin makinën e të zbrisja, aty pranë një shkurreje, ta gropasja me duarët e mia një grope varri dhe aty të varrosesha i gjallë, vetëm mos shkoja atje ku të shkyenin mishin me këthetra egërsire !”- rrëfente shqiptari i gjorë dhe fatprerë.

Po këtu flisnin rreth torturimeve të tyre në burgun e Zenicës që nga 1981, edhe Hajrullah Huseini nga fshati Llakavicë, edhe Nijaz e Zughdi Hasani nga fshati Forinë. Gjithë sot të ndjerë. Por, unë mbaj shënimet nga rrëfimet dhe vuajtjet e tyre aq rrënqethëse !

Të tillë shembuj  dhe më keq, ka me qindra e qindra ku kriminelët e një nëntoke që kanë përfaqësuar organet e shtetit, si ata në vitet e rrënuara komuniste jugosllave që kanë bërë krime ndaj shqiptarëve, ka me qindra e qindra, me mijëra raste…!

Duhet në rrjedhat e këtyre rreshtave të cek edhe diçka si të rëndësishme për lexuesin :

… Sipas ajeteve kuranore mendohet se  bletët janë krijuar nga lotët e Diellit dhe….besohej se bletët u krijuan nga lotët e perëndisë së diellit, Ra. Në mitologjië e lashta të kulturave indiane, ato të Lindjes së Afërt, Afrikës jugore dhe të Egjyptit gjer në Egje, besohej se bleta ishte insekti i shenjtë që lidh botën natyrore me atë hyjnore… Sepse, edhe vetë njeriu apo...ekzistenca jonë si specie është e varur krejtësisht nga bletët. Albert Einstein ka thënë se "Nëse bletët do të zhdukeshin nga sipërfaqja e globit, atëherë njerëzimit do ti mbeteshin vetëm 4 vjet jetë. Nëse nuk ka më bletë, nuk ka më as pllenim, as bimë, as kafshë, dhe për rrjedhojë as njerëzim”.

Bleta, simboli i zelltarisë dhe i disiplinës.

Imagjinoni që për të nxjerrë gjysmë kilogram mjaltë, nevojitet nektar lulesh, në të cilat janë ulur 38 mijë bletë. Bletët punojnë në bashkësi, pa hile dhe në mënyrë perfekte shumë të organizuara. Në një koshere (zgjua) gjenden të paktën 50 - 60 mijë bletë. Çfarë mrekullie!

Po përse tek ne shqiptarët si racë apo shoqëri nuk gjendet ky fenomen, apo nuk dimë ta kultivojmë ne si veti e drejtë njerëzore dhe humane për të mirën tonë të eksistencializmit, të jemi të zellshëm, punëtorë me dinjitet e guxim pa hile dhe humanë, me shpirt mirësie dhe fisnikërie…!?!

Ndoshta... ! Ndoshta...

Le ti kemi si bletët fëmijët e fëmijëve tanë që vijnë dhe duhet të hapërojnë larg  divergjencave dhe ekstremizmit, larg ideve blozake  të prapambeturisë, larg fatkeqësive dhe  përçarjeve, por  të vetëdijshëm duke ecur me botën bashkëkohore të dujes dhe arsimit, të ecim me guximi e forcë tunxhitare  në Rrugën e drejtë të Dinjitetit, me aromën e jetës dhe Tokës, dritës  dhe Diellit !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora