| E hene, 16.08.2021, 05:28 PM |
Deri në vitin 1955 Aziz Zhilivoda, Ajet Haxhiu dhe Sheriff Tërstena, kishin dalur në Jugosllavi si divërzëntë të Sigurimit Shtetror Shqiptarë
Një
udhëheqës i UDB-ës, me emrin Radoica ishte përgatitur një ditë për t’i zënë
Aziz Zhilivodën dhe Ajet Haxhiun që kishin ardhur nga Shqipëria dhe qarkullonin
në hapsirën e fshatit Vaganicë (vendlindja e Ajet Haxhiut). Mirëpo nuk kishte pasur
guxim t’u dalë për ball dhe të ndërmerr një aksion të tillë, prandaj ishte
kthyer me ekipin e tij në Mitrovicë…
Nga
Hilmi Saraçi
Aziz
Zhilivoda për herë të fundit kishte dalur në Jugosllavi (Kosovë) me 1955. Në
këto kalime të kufirit si divërzant, Azizi kishte dalur më parë me Sherif
Tërstenën dhe Ajet Haxhiun. Pasi që Ajeti ishte i njohur dhe i shkollur,
sigurimi shtetror shqiptar, gjithmonë e caktonte udhëheqës të grupit divërzant,
mirëpo si kalonin kufirin dhe dilnin në Jugosllavi (Kosovë), Ajeti i thonte
Azizit që të merr iniciativen dhe të udhëheqë operacionet, pasi që ai ishte
njohës i mirë i tërë terenit dhe stratek i luftës. Ajet Haxhiu i lindur me 1935
në Vaganicë të Mitrovicës në moshën rinore kishte dalur në Shqipëri dhe ishte
përballur ,kështu me vështirësi dhe përjetime të rënda gjatë jetës . Kushëriri
i tij Sylë Haxhiu (90 vjeçar) nga Vaganica, me vendbanim në Mitrovicë tregon
shumë ngjarje për Ajet Haxhiun dhe fëmijërinë e tij. Kur kishtë ardhur Brigada
Partizane Shqiptare në Jugosllavi, Ajeti e kishte lutur komandantin shqiptar që
ta merrnin në Shqipëri. Pasi ishte ende i vogël, nuk kishin dashur që ta
pranojnë kërkesën e tij. Ajeti kishte qajtur dhe ishte lutur pa nda, prandaj
komandanti ,më në fund e kishte pranuar dhe e kishte marr me veti. Kështu herët
kishte tregua shenja të një personaliteti të squat, sepse shpeshherë gjatë
bisedave ndërhynte dhe korrigjonte gabimet e të tjerëve në familje dhe më
gjerë-tregon axha Sylë, për të shtuar se heret kishte fillua të merret me disa
aktivitete që tregonin se në shpirtin dhe zemren e tij vlonte dashuria për
kombin e vetë dhe për Shqipërinë etnike. Aktivitetin dhe angazhimin e tij herët
e kishte fillua që ta përcjellë OZN-a dhe mendonte për ta burgosur një ditë.
Hamit Asllani tregon se Ajeti në Shqipëri kishte një autoritet dhe besim të
vaçantë, ishte njëri që hynte pa trokitur në zyren e Enver Hoxhës dhe kishte
pozita të larta shtetrore. Ndërsa kusheriri i tij, Syla, në vijim tregon se në
kohet e vona vëllau, Mehmerti i kishte falur një djal, pasi në jetën
bashkëshortore, Ajeti nuk kishte pasur fëmij.Tani ky djal është rritur, ka
kryer Fakultetin Juridik dhe jeton në Shqipëri. Pasurinë e patundëshme tani e
posedon i vëllai, Mehmeti në Vaganicë –tregon Axha Sylë, për të theksua se
Ajeti deri me vdekjen e tij ishte shok i ngushtë i Aziz Zhilivodës. Ndersa
Kasim Haxhiu (1937) nga Vaganica,tani me vendbanim në Mitrovicë, kusheri i
afërt i Ajet Haxhiut dhe shokë i pandashëm në kohën e fëmijërisë, tregon si
kishin marrë mësimet e para nga mixha i tyre Ahmeti që ishte një hoxhë i njohur
në fshat. Pastaj edhe Kasimi kishte kërkua si Ajeti që komandanti i Brigadës
Partizane Shqiptare ta marrë në Shqipëri. Mirëpo nëna e Kasimit nuk e kishte
lejuar. Ishte koha kur këto Brigada Partizane Shqiptare tërhiqëshin për në
vendin e tyre në Shqipëri. Kasimi në këtë rast përkujton shumë ngjarje nga
fëmijëria e tyre e përbashkët, për të shtuar se Ajeti ishte shok i ngusht i
Aziz Zhilivodës. Ai e mban mirë në mend, kur Aziz Zhilivoda bashk me Ajetin
vishin kendej, në fshatin e tyre dhe përkujton se UDB-a gjithmonë kishte hetuar
ardhjen e tyre.. Një udhëheqës i UDB-ës, me emrin Radoica ishte përgatitur për
t’i zënë, mirëpo nuk kishte pasur guxim të dalë përball dhe të ndërmarrë një
aksion të tillë. Ishte kthyer me ekipin e tij në Mitrovicë-tregon Kasimi, për
të shtuar se e kishte parë Ajetin në kopshtin e shtëpisë, por ishte natë dhe
derisa përgatitësha që ta shoh dhe të bisedoj, Ajeti dhe Azizi ishin larguar me
të shpejt… Pas ndryshimeve demokratike në Shqipëri, gruaja e Ajetit, Drita
kishte ardhur në vizitë në Kosovë, ishte takuar me Kasimin dhe me vëllaun e
Ajetit, Mehmetin. Ajo në këtë rast kishte shpieguar shumë ngjarje që kishin të
bëjnë me jetën dhe veprimtarinë e Ajet Haxhiut dhe të Aziz Zhilivodës. Kasimit
i kishte treguar se bashkëshorti i saj, Ajeti në kohet e fundit ishte prishur
me Enver Hoxhën, prandaj nuk kishte besim si dikur në pushtetin komunist dhe
nuk kishte pozita të larta në pushtet, ishte tërhequr nga pushteti. Kasim
Haxhiu tregon , kur djali i axhes Hasan Haxhiu, në vitin 1946 ishte në radhët e
njësitëve partizane, kishin marr aksionin për kapjen e Azizit në magazinën e
shkatrruar nga bombardimet, në dalje nga Mitrovica, afër fshatit Frashër ku
ishte strehuar. Mirëpo derisa mendonin se do ta kapnin , Azizi si mjeshtër dhe
strateg në të gjitha rastet e vështira, kishte bërtitur: “ Shpejtoni se në këtë
anë është Azizi, unë do t’i dal përball” dhe kështu partizanët vrapojnë në këtë
drejtim, ndersa Azizi hyn në radhet e njësitëve partizane komuniste dhe shpëton.
Mirëpo kur del nga rrethimi, kishte hudhur bombën dhe kishte treguar se ai
ishte Aziz Zhilivoda…
Edhe
Hamit Asllani , bashkëluftëtar i tij thotë se Ajet Haxhiu gjatë qendërimit në
Shqipëri, përveç që gëzonte një besim dhe autoritet të madh në shtetin shqiptar,
ai ishte një ideolog dhe udhëheqës i njohur sepse me iniciativën e udhëheqjes
më të lartë shtetrore ishte shkollua, kishte kryer Akademin Ushtarake në Moskvë
(Rusi). Ishte ndër shokët më të mirë të Aziz Zhilivodës. Kështu një kohë të
gjatë edhe Aziz Zhilivoda ishte përpjekur për të fituar një besim dhe përkrahje
nga pushteti komunist shqiptarë dhe deri me burgosjen e tij, gëzonte dhe kishte
një autoritet dhe besim të madh…
(Nga libri monografik “Aziz Zhilivoda”)