Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Shënime mbi ciklin poetik të Beqir Musliut
E premte, 11.06.2021, 07:00 PM
Cikli i Prizrenit i Beqir Musliut[1]
Shënime mbi ciklin poetik të Beqir
Musliut
Nga Timo Mërkuri
Cikli i Prizerenit i poetit Beqir
Musliu përbëhet nga shtatë[2]
poezi të shkruara në vitin 1986[3]
në qytetin e Prizerenit dhe të botuara
si njëAlbum poetik nga Shtëpia Botuese “PLEJADA” e Prishtinës. Cikli është ilustruar
dhe me pamje nga trashëgimia shpirtërore e Prizrenit. Botimi i Albumit ka
ndodhur pakkohë para se të vdiste[4]poeti
dhekjo është arsyeja pse këto poezi nuk janë përfshirë në asnjë liber të
autorit[5].
Sabit Rrustemi e huazoi këtë Album nga djali i poetit, Driloni, bashkë me lejen
për ta publikuar për lexuesit dhe admiruesit e rinj të poetit që, për arsye të
ndryshme nuk e kanë lexuar. Ndër këta lexues dhe admirues të poetit Beqir
Musliu që nuk ishin njohur me këtë cikël bëj pjesë dhe unë dhe kjo është
arsyeja që veç leximit, mendova të shprehem për këtë Album, aq më tepër tani në prag të përvjetorit të
ikjes së poetit.
I-Pyetja e parë qëlind nga njohja me këtë
cikël është: Pse poeti i madh e krijoi këtë cikël për Prizerenin dhe ca më tepër
shkoi vetë në qytetin e vogël dhe të bukur për ta “marë vetëme dorë” poezinë?
Ndërsa lexoja ciklin, i përqëndruar
edhe te pyetja e mësipërme që i bëja vetes, pikërisht te poezia e fundit e
ciklit me titull “Katedralja e qetësisë”, ndërsa lexoja vargun e fundit:“The Kthehu sërish në zanafillë Në Prizren”
më vetiu mendimi se ky varg ishte përgjigja e pyetjes sime. “Ktheu sërish në Zanafillë” dikush i tha
poetit. Ky varg fillon me fjalën-folje “The” që nënkuptohet se dikush, me të
cilin poeti kishte qënë në njëbashkëbisedim,
i tha atij (poetit) që të kthehet në zanafillë. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo,
i tregon (më shumë se i rekomandon) që kjo zanafillënis “Në Prizeren”. Me këtë
fjalë përfundon poezia, thua se s’ka gjë tjetër që t’ja vlejë
t’a shkruajë poeti..Bazuar te kjo ne
duhet të kuptojmë se çfarë përfaqson Prizereni për poetin dhe jo vetëm për atë.
II-Cikli është shkruar në vitin 1986
dhe vetkuptohet që mbart ngarkesën emocionale të kësaj
periudhe. 1986-a ështëvit i rëndë
për Kosovën nën regjimin titist komunist të Jugosllavisë, me njësituatë që zuri fill te
demostratat e 04 Mars 1981 në Prishtinëdhe do shpinte tre vjet më von në
revokimin e autonomisë[6]
së Kosovës si krahinë e Jugosllavisë më 23 mars 1989, akt qëlindi rezistencën
politike, përplasjet ndëretnike dhe i hapi rrugën konfliktit të armatosur të
viteve '90.
Ndërkohë vlen të kujtojmë se Prizereni
ka qënë Kryeqëndra e Kosovës dhe pikërisht këtu, nëPrizeren, në vitin 1945
Kuvendi i Kosovës, nën presionin e tankeve jugosllave si dhe nën trysninë e gjëndjes
së jashtëzakonëshme te vendosur me urgjencë morrivendimin që Kosova t’i bashkohej Jugosllavisë, kinse në
zbatim të vendimeve të mbledhjes së Bujanit[7].
Ka rëndësi tëtheksojmë sePrizreni në
këtë pjesë të Ballkanit shihet një Jerusalemi i një lloji të vet, sepse është
seli shpirtërore e tri besimeve, mysliman, katolik dhe ortodoks (serbët) dhe të
tre besimet kanë ndërtesa kulti të nivelit sipëror, ngritur në kohë të
ndryshme, me arkitekturë të spikatur dhe me vlera historike. Prizereni nuk
jeton në paqe, aty realishtbëhet një “luftë” se cili besim do shtrihet më gjerë
në popull, duke u bërë besim sundues.
Në kontekst të analizës ne kujtojmë se
Prizereni është edhe vendzhvillimii shumë ngjarjeve historike dhe vendimtare për
popullin tonë.Është e njohur Lidhja shqiptare e Prizerenit,organiizuar nga
Avdyl Frashëri dhe lufta e madhe që ajo bëri në mbrojtjen e tërësisë teritoriale
të Shqipërisë.Historikisht, zanafilla e shtetit tëri shqiptar nis në Prizeren.
Për këtë zanafillë e ka fjalën poeti.
III- Në qoftë se do pyesim: me kë bashkëbisedon
poeti te kjo poezi, kush i thotë poetit
“Ktheu
sërish në Zanafillë. Në Prizeren”, unë do ju thoshja se ështëvetëKosovaqë
bashkë-bisedon me poetin dhe jo vetëm te poezia “KATEDRALJA E QETËSISË” të cilën
citojmë.
Le ta shohim këtë ide të shprehur për
bashkëbisedimin e poetit me Kosovën pikërisht te kjo poezi ku simbolika dhe metafora ta trazojnë
mendimin.Është një bashkëbisedim, njëdialogim i qetë në një seli besimi fetar,
ku natyrshëm do jenë të pranishëm engjëjt:“M'i
ngjyve buzët me kundërmimin e engjujve”. Në fakt vargu i parëështë edhe më
dhe pikërisht:“M'i ngjyve buzët me
kundërmimin e engjujve The Këtu”, por sipas stilit të tij, poeti në këtë
varg mbleks tre vargje poetikë dhe konkretisht: 1-“M'i ngjyve buzët me kundërmimin e engjujve”,2-“The” (ti më the mua) dhe 3-“Këtu
të solla të të kem më afër Prizrenit”.
Është në stilin modern të poetit që
vargjet t’i mpleksë si gërshetë me njeri tjetrin, në mënyrë që të mos lexohet
lirshëm ku fillon njeri e ku mbaron tjetri, duke u ngatruar në këtë mënyrë edhe
nënkuptimin. Duhet t’ju rikujtoj se të shkruaje poezi duke evidentuar historinë kombëtare në atë vit të nxehtë 1986
ishte më shumë se trimëri. Të krijoje poezi për kishën katolike (Katedralen
Zoja Nihmëtare) dhe ta quash atë poetikisht “Katedralja e qetësisë”do të thotë
që të dëshmoje poetikisht autoktoninë shqiptare në ato troje (Kjo ngrohtësi më ri-njohu me Ty) dhe (Mund të më shpjerësh edhe për tre
qindvjetësha të /përdëllesës të jem sa më afër Mesisë që kur u shikua/ në
pasqyrën time u dridh tri herë).
Le të shikojmëvargjet :
“The
Shikoje Zonjën Shën Mëri. Ajo qëndronte përpara
meje në gjunjë dhe tri pika lot i derdhi në faqet të mia Tha
Kush të solli këtu të ma matësh mërgimin prej lëkurës në
lëkurë Imzot Klitha….”
Kush i thotë poetit (The) “Shikoje Zonjën Shën Mëri”.Sigurisht qëjo
ndonjë prift i Katedrales. Le ti lexojmë
vargjet:“Ajo qëndronte përpara
meje në gjunjë dhe tri pika lot i derdhi në faqet të mia”.
Këto vargje na kujtojmëfaktin që Shën Mëria
qëndronte në gjunjë para kryqit të kryqëzimit, ku qe gozhduar Jezu Krishti dhe
ne nënkuptojmë se në këtë rast, duke qënë se Shën Mëria qëndronte para poetit,
ai (poeti)është i kryqëzuar si Krishti.Shën Mëria derdhi tre pika lotëmbi fytyrën
e Krishtit, kur atë e zbritën nga kryqi. Tre pika lotëderdhi edhe mbi poetin.
Duhet një forcë e madhe të përafrosh poetin me Krishtin, por poeti ka avancuar
mendimin metaforikisht edhe më tejë në vargjet e mëparëshme:
“Ty
Mund të më shpjerësh edhe për tre qindvjetësha të
përdëllesës të jem sa më afër Mesisë (Krishtit) që kur u
shikua në
pasqyrëntime u
dridh tri herë Në të katërtën të njoha Ty”.
Në pamje të parë duket se poeti Beqir Musliu te kjo poezi, si një
katolik i devotshëm bashkë-
bisedon me ikonën e Jezu Krishtit në
ambientet e Katedrales, por unë ju them miqtë e mi se ai bashkëbisedon me ne.
Poeti tregon :“Tha:
Kush të solli këtu të ma matësh mërgimin prej lëkurës në
lëkurë Imzot Klitha apo vetëm m'u Ropën buzët dhe pashë
Katedralen se si m'i përgatiste Dafrungat e Qetësisë”
Poeti nuk na tregon se kush e pyeti,
kush e pruri në katedrale, këtë e zvëndëson me foljen “Tha” duke menduar se ne e nënkuptojmë se kush ishte ai që “tha”.
Veçse shohim se përgjigja e poetit ështëte vargu tjetër, pas fjalës “lëkurë”
dhe kjo përgjigje është një fjalë “Imzot”. Në qoftë se duhet bërë pyetje, duhet
të pyesim se cili është ai “Imzot” që e pruri nëKatedrale të shihte Shën Mërinë
e përlotur dhe në fund ti thoshte:“Kthehu
sërish në zanafillë Në Prizren” duke nënkuptuar zanafillën historike që zë
fill Në Prizeren.
Prizereni qënka vërtet qëndra e shpirtit
të poetit.
IV- Le të shohim poezinë “MBASLOJA E
PRIZRENIT”, një tjetër krevepër poetike ku jo kushdo që nuk e njeh poezinë
metaforike modern mund të orientohet. Qysh në vargun e parë:“Unë jam në Prizren edhe kur s'jam në të”
poeti deklamon një lidhje organike me Prizerenin, shumë më tepër se një simbiozë.
Në qoftë se te vargu i parë pohon pa mëdyshje se “Unë jam në Prizeren edhe kur s’jam në të” te vargu i funditai mbyll
jo vetëm dykuptimësinë e poezisë por deklamon lidhjen e pazgjidhëshme me qytetin
kur shkruan: “Ç' u bë Prizreni/ Ai është
në mua Thashë Prizreni”. Shikojeni pak mbylljen e poezisë “Thashë Prizreni” që në mënyrë prozaike
do theksohej: Ju thashë (pra)! Prizereni (është në mua). Pra, në vargun e parë
poeti “është në Prizeren edhe kur nuk është
aty” dhe në vargun e fundit “Prizereni
është në mua”. Tingëllon si formula biblike “Unë jam me Krishtin dhe
Krishti është në mua” por në këtë rast bëhet fjalë për një qytet.Një dashuri më
të madhe s’ke si përfytyron, një lidhje më të shënjtë s’ke ku kërkon.
Pas leximit tëkëtyre vargjeve unë nuk e
kuptoj pse Prizereni nuk i ka ngritur një bust poetit, pikërisht mu tek sheshi
i tij qëndror apo te lulishtja më e bukur dhe rreth e qark bustit të vendosë
disa stola ku të jenë gdhëndur vargjet e tij për Prizerenin.Sigurisht që
Gjilani s’ka pse të jetë xheloz në këtë dashuri të poetit me Prizerenin, përkundrazi
ai duhet të krenohet me zemrën e madhe dhe të pastër të birit të tij.
Në një poezi me 22 vargje, në 11 vargje
citohet direkt Prizereni në situate dhe pozicione nga më të ndryshmet. Kjo
shpeshmëri e përmëndjes së emrit të qytetit jo vetëm që nuk të krijon njëmonotoni,
por mënyra e krijimit të vargjeve, ndërthurja e tyre midis krijon një “mjegull” për leximin e poezisë
prej mosnjohësve të saj dhe në rastin tonë e shpëton poetin nga suverjimi
policor dhe censura, ndërkohë qëështë shumë e lexueshme për intelektualët
shqiptarë për shkak të idealeve të njëjta.Me një varg si:“Jam Ai Që (S) Jam Kur Jam Prizreni Imzot” asnjë akuzë politike nuk
mund ti ngrihej poetit, ndërkohë që shqiptarët mund ta këndonin edhe si refren
këngë këtë varg.
V-Pikërisht duke analizuar vargun e parë “Unë
jam në Prizren edhe kur s'jam në të”
në lidhje organike me vargun e fundit të
kësaj poezie “Ai është në mua Thashë
Prizreni”, vargje që citohen edhe te poezia tjetër “PARALOJA E PRIZERENIT”
(poezia e parë e këtij cikli) qysh te vargu i parë në të njëjtën formë “Unë jam në Prizren dhe kur s'jam në të” dhe te vargu i fundit në formën:
“për
të qenë aty ku jam Je
pra Në Prizren Edhe kur s'jam”
duke bërë një lodër fjalësh me foljet
“jam” dhe “je”, poeti indirekt na thotë
se nuk bëhet fjalë vetëm për atë, përfaqsuar me foljen “jam”, por edhe për lexuesin
(shqiptar) i cili është përfaqsuar me
foljen “je”. Pra “në Prizeren jemi dhe
kur sjemi në të” të gjithë ne Kosovarët, dhe “Prizereni është në mua”, ku përemri “mua” përfaqson të gjithë ”ne”,
Kosovarët. Dhe në qoftë se emrin “Prizeren” do ta zvëndësojmë me emrin “Kosovë”
kuptimi i poezisë do bëhet më i dukshëm e më rrezëllitës dhe do tingëllojë vërtet
si hymn: “Unë jam në Kosovë dhe kur s’jam
në të” dhe “Kosova është në mua”.
Tani që mësuam ta lexojmë poezinë e Beqir Musliut më thoni ju lutem:aështë
hermetike poezia e tij?
Data e krijimit të kësaj poezie është11
janar 1986 dhe vendi është Prizereni, por koha është“Kosova e revoltuar në prag
të luftës”. Poeti ka shkruar një hymn për Kosovën, ka lëshuar një thirrje
kushtrimi nga pozicioni i tij luftarak. Në qoftë se zakonisht luftëtarët nëpër llogore fshehin trupin dhe kryet gjatë shkëmbimit
të zjarrit apo bormbadimeve, Beqir Musliu qysh në janarin e 1986 ka nxjerrë mbi
llogore zemrën dhe kryet e tij, dy pjesët më delikate të trupit, prekja e të
cilave të bashkon me tokën përjetësisht. Ndërkohë poezia e tij gjëmon si
trumbetë.Unë ju them se me këto poezi Beqir Musliu dëshmon jo vetëm dashurinë e
tij për Kosovën, por ai dëshmon se ishte një poet trim. Dhe trimave (poetëve) të
tillë u hiqet kapelja kur kalojnë.
VI-Beqir Musliu duket sikur luan me
vargjet, sikur kasten synon t’i bëjë të
vështira për lexuesin, pikërisht kur mes vargjeve fillon fjalën me shkronjë të
madhe, si kryefjalë.Besoj se kjo ka ndikuar në shtimin e “dozës” të cilësimit të
poezisë së tij si hermetike, e pakuptueshme. Le ta shohim më konkretisht këtë
fenomen psh tenjë fragment nga poezia “Hamami i Gazi Mehmet Pashës”, te
vargjet:
“Ky është Hamami i Gazi Mehmet Pashës
Mund të hysh Mund të dalësh Mund të hysh
Të mos dalësh Të mos hysh Të mos dalësh
Kurrë Dora m'u ngri Nuk dija Cila ishte
Ajo dorë Ajo që më shoqëroi deri këtu
Apo dora ime Përse gjithë ajo ftohtësi”
Në pamje të parë të krijohet përshtypja
e “rrëmuje” fjalësh nëpër vargje dhe nuk di ku ta zësh fillin. Kjo vjen ndoshta
edhe nisur nga titulli, lexuesi pret të
lexojë ndonjë poezi të tipit “Shatërvani i Bahçesarajt”. Realisht kjo poezi duhet
lexuar në kontekst të stilit të autorit. Këtë poezi, po të hamendësojmë se do
ta kishte shkruar p.sh. poeti Mirko
Gashi, ai, bazuar te stili i tij poetik, do ta paraqiste në variantin:
“Ky është Hamami i Gazi Mehmet Pashës
Mund të hysh
Mund të dalësh
Mund të hysh
Të mos dalësh
Të mos hysh
Të mos dalësh
Kurrë
Dora m'u ngri
Nuk dija
Cila ishte
Ajo dorë
Ajo që më shoqëroi deri këtu
Apo dora ime
Përse gjithë ajo ftohtësi”
Poezia e paraqitur në këtë mënyrë duket
shumë e qartë, e lexueshme natyrshëm. E pra, nuk është Beqir Musliu që bën poezi të “pakuptueshme,
hermetike, jemi ne që nuk dimë të lexojmë poezinë e tij. Ai bën poezi të
thjeshta për Prizerenin (Kosovën), por i bën me dashuri të madhe.Mbetet të
kuptohet poezia, mesazhi i poetit. Për të kuptuar këtë duhet të kemi parasysh
sa thamë në krye të shkrimit, që Prizereni ka tri komunitete fetare, ku dy
komunitete (katolikët dhe myslimanët) në shumicën e tyre
janë bashkëkombasshqiptarëdhe detyrimisht do ftohen (jo vetëm nga poeti) për një
unitet kombëtar. Ky unitet kombëtar nuk krijohet mbi bazë fetare sepse të hyjnë
në një unitet fetar dy komunitete me besime të ndryshme fetareështë si “të hysh
e të mos dalësh dot kurrë”në një ambient (shpellë do thoshja unë) “gjithë ftohtësi,
ku të ngrijnë duart”.
VI-Me që ra fjala, ju sqaroj se Prizereni
ka tri komunitete fetare qëtejë fasadës së harmonisë fetare mes tyre, synojnë për
supremacimbi qytetin, por duhet të
kuptojmë se kjo “ndeshje” e tyre për
supermaci fetare është në fakt ndeshja[8]
kulturore midis Lindjes dhe Perëndimit. Secila palë nxjerr më të mirën e saj përballë
palës tjetër.Pikërisht në këtë ndeshje komuniteti shqiptar autokton lufton e përpiqet
për për ruajtjen e qënësisë së tij në këtë atmosferë kryqëzimesh.
Në këtë kontekst duhet parë edhe vajtja
e poetit në Prizeren dhe krijimi e publikimi i këtij cikli, si pjesë e kulturës
së shqiptarëve autoktonë.Ai nuk shkoi në Prizeren as si katolik dhe as si
mysliman, ai shkoi aty thjeshtë si shqiptar.Është e natyrëshme që ai ka
vizituar xhaminë e Sofi Sinan Pashës dhe Hamamin e Gazi Mehmet Pashës, ashtu
siç ka vizituar dhe Katerdralen “Zoja Nihmëtare” por unë nuk besoj që ai ka
shkuar te këto objekte kulti për t’u lutur apo për t’u falur, në kuptimin që
t’i falte shpirtin dhe trupin Hyjit të besimit përkatës. Beqir Musliu trupin
dhe shpirtin ja kishte falur Prizerenit (Kosovës), ku dhe ngriti për nder të
tij “tempullin poetik” të quajtur “Cikli i Prizerenit”.
VII- Poezitë e këtij cikli nuk duhen
lexuar pa vizituar objektet për të cilat
ai shkruan si Xhamia, Hamami, Katedralja, Muzeu dhe Prizereni në tërësinë e
tij. Ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se ky cikël duhet lexuar njëherësh
i tëri, si një e tërë, në një kohë. Atëherë do shohësh se këto poezi janë
shkruar dhe formën e një rozete, që vendoset te llamba e dhomës. Lulet e rozetës
janë me të njëjtat përmasa me përjashtim të lules qëndrore, prej nga, si
“pistil luleje të çelur” “del” kablli elektrik, në tëcilin është montuar llampa.
Madje kjo lule rozete është me dy shtresa, për të dalur më në pah.Unë këtu i
shoh dy nga poezitë e ciklit dhe konkretisht poezinë e parë “PARALOJA E
PRIZERENIT” dhe poezinë e shtatë “MBASLOJA E PRIZERENIT”.
Unë do shkoj në Prizeren dhe sigurisht
që do ti vizitoj objektet e kultit,qoftë
për vlerat e tyre historiko-arkitektonikeqoftëpër të kërkuar nëpër to
gjurmët e poetit. Dhe në fund do tëshkoj te ajo shtëpi e vogël, ku burrat e
kombit bënë historinë e madhe me Lidhjen Shqiptare të Prizerenit. Do ulem
përballë tre busteve (tre pika loti të kombit) te ai gur ku sigurisht qe ulur edhe Beqir Musliu dhe do në heshtje do recitoj
poezinë “MUZEU I PRIZRENIT”:
“Më ke kthyer për dore prapë në Prizren
Ma hape Muzeun që e ruante zemra ime
Më the Rri këtu edhe për ndonjë milenium
derisa të kthehem në ndonjë trajtë stalagmite”
dhe së fundi do ta ngre zërin dhe kokën e do lexoj
me zë vargjet:
“Imzot
Ç’mbeti për mua Imzot
Prizreni”
VIII-Do largohem qetësisht nga
Prizereni se e di që“Unë jam në Prizren
dhe kur s'jam në të” dhe kudo që të jem
do ta kem me vete, sepse tashmë“Ai
është në mua ThashëPrizreni”.
Dhe Tempulli qëngriti poeti.
Sarandë, më 03- 10
Qershor 2021
[1]Publikuar nga Sabit
Rristemi në 02. Qershor 2021
[2] Këto poezi janë:1-PARALOJA
E PRIZRENIT,2-AKUAREL PRIZRENI, 3-XHAMIA E SOFI SINAN PASHËS,
4-KATEDRALJA
E QETËSISË, 5-HAMAMI I GAZI MEHMET PASHËS, 6-MUZEU I PRIZRENIT,
7-MBASLOJA
E PRIZRENIT
[3] Poezia “Mbasloja e
Prizrenit” mban datën e krijimiit me shënimin ( Prizren, 11 janar 1986)
[4] Poeti Beqir
Musli vdiq në 24.06.1996 në Prishtinë
dhe prehet në Gjilan, ku dhe ka lindur në 11.VI.1945.
[5] Shtojmë gjithashtu se
edhe dy kurora sonetike “Vdekja e
poetit” dhe “Pluhur ashtëror”, krijime të viteve 1971 -1972
kanë mbetur të pa botuara në libra, duke
u mjaftuar me publikimin në gazetat e kohës.
[6]Krahina Socialiste Autonome e Kosovës, ( KSA e Kosovës),
ishe zgjedhja administrative e një pjese të territorit të Kosovës që
nga viti 1968 deri në shpërbërjen e R.S..F.të Jugosllavisënë 23.03. 1989
[7]Konferenca e Bujanit është mbajtur
më 31.12.1943- 02..01.1944 në Bujan kundërshtoi vendimet e Mbledhjes së
II të AVNOJ -it në Jajcë (29-30 nëntor 1943)
dhe faktin që Kosova përfaqsohej nga Mali i Zi dhe jo si subject i
pavarur. Aty u vendos që pas lufte, do vendoste populli me votim në se do
bashkohej Kosova me Shqipërinë apo Jugosllavinë.
[8] Ne gjithmon praninë e
tre besimeve fetare e quajmë pasuri dhe mardhëniet mes tyre iquajmë harmonike
dhe tolerante.