E shtune, 09.11.2024, 09:48 AM (GMT)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Aty ku brezat marrin dritë

E merkure, 09.06.2021, 06:38 PM


Aty ku brezat marrin dritë

Mbi këngën me të njëjtin titull të grupit folkloric të Pilurit

Nga Timo Mërkuri

Në datën 5 Qershor 2021 në Pilur filloi “Festivali i dytë Folklorik” i quajtur “Netët e Bejkës së Bardhë”, Festival që u zhvuillua  në datat 5 dhe 6 qershor me pjesmarjen e tremnëdhjetë grupeve folklorike, nga tetë bashki, me një pjesmarje prej 130 artistë popullorë, nga të cilët 50 ishin të rinj dhe nëntë ishin fëmijë. Festivali u përshëndet nga deputeti Damian Gjiknuri, Drejtori i Postës Shqiptare Laert Duraj, deputeti Vullnet Sina, Kryetari i Bashkisë Himarë Gjergj Goro, Kryetari i Këshillit të Bashkuar Himarë si dhe Kryetari i Këshillit Nacional të Luginës së Preshëves Rrahmi Mustafa. Emocionuese dhe  e veçantë ishte dhurata e sjellë nga kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar të Lugines, i cili solli tre fidanë  Mollë të Kuqe, për t'i mbjellë në truallin ku do të lartohet " Muzeu i Fjalës Lefter Çipa", dhuratë e cila u prit me ovacione dhe duartrokitje, duke i rikujtuar secilit të pranishëm dashurinë e Lefter Çipës pë Kosovën,dashuri  e shprehur në disa këngë.

Siç edhe pritej grupi i Pilurit u  paraqit me një tufë këngësh e vallesh dhe konkretishtGrupi i Pilurit kishte në repertorin e tij këngën epiko-elegjiake “Shkoni breza merrni dritë” kushtuar poetit Lefter Çipa, tre këngë lirike, një monofoni, një homazh me fyej, një valle të kënduar fëmijësh, një këngë dhe ritin e “martesës së zjarit”.Gjithë të pranishmit prisnin me padurim dhe interesim nga grupi i Pilurit këngën kushtuar poetit Lefter Çipa“Nder i Kombit”, këngë qëjo vetëm u ndoq me interesim maksimal, por mund të themi se u përjetua qysh në interpretim.Duke lënë mënjanë modestinë, të gjithë të pranishmit dhe komisioni vlerësuan si majën më të lartë të këtij evndimenti këtëkëngë. Duke parë jehonën e madhe të saj por edhe pyetjet e shumta lidhur me  vijën melodike apo edhe tekstin, mendova tu përcjell këtë shkrim me disa deduksione të miat.

I-Teksti i këngës është krijuar nga poeti Kristo Çipa,”Mjeshtër i Madh”,  njëkohësisht edhe përgjegjës i grupit të Pilurit si dhe vëllai i poetit të madh Lefter Çipa. Duke qënë se kam folur disa herë për poetin Kristo Çipa dhe poezinë e tij, po jua le lexuesve të vlerësojnë talentin e tij, qoftë edhe me këtë  tekst kënge që po e paraqes më poshtë:

Shkoni breza merrni dritë

(Këngë epiko-elegjike)

Teksti: Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”

Marrëse: Ermioni Mërkuri “Mjeshtër i Madh”

Kthyes: Dhimitraq Bala

Hedhës:.Leni. Mërkuri

Ulet flamuri në gjunjë

Lutet: Poet hape dheun

Mbi supe do ta marr unë

Siç më mbajte sipër kreut

Poet i këngës së re.

Shtyje dheun dil më këmbë

Qëllo vdekjen me pëllëmbë

Bëje ashtu siç ke thënë

Eja tëna gjesh në këngë[1]!

-Mos lotoni o të gjallë!

Na thua me përmallim

Se unë roj tek kënga e bardhë

Në zemër të kombit tim

Kur flakë e zjarrit mbërdhinte

I kish ikë Zeusi Çikës[2]

Gjaku i luleve zu shkrinte

Nga vargjet e Lefter Çipës

Poet i këngës së re

I ndizej flaka mbi penë

E mbushi jetën me zëra

Engjëjt të gjithësa qenë

Erdhën kënduan tek kënga

Djem e vajza polifonë

Këngën që e njohu bota

Lefter Çipës në çdo kohë

Do ja këndojmë tek koka

Nga ylli i dëshirës linde

Për merak të Laberisë

Bijtë e këngës perëndive[3]

Në Pilur e kanë selinë

Bilbilat e këngës re

O ju male, lule, gurë

Lisa që nuk flini kurrë

Na mungon mes nesh një burrë

Ka vajtur e puth flamurë

Nënë e kokës Shqipëria

Të thotë poet: falma lotin

Do nga djepi djem si tya

Lefter Çipa “Nderi i kombit”

Shkoni breza merrni dritë

Nga dheu ku fle poeti

Këngën ta doni si sytë

Atdheu është amaneti.

II- Kënga fillon me interpretimin e fyelltarëve pilurjotë Milto Gjiçali, Alqi Koci dhe djaloshi i ri i talentuar Polikron Mërkuri, të cilët qysh në tingujt e parë të fut në botën magjike të ligjërimeve. “Fyelli qan” themi ne në Pilur dhe pas këtij vajtimi fyejsh, marrësia Ermioni Mërkuri nis e  “vajton” vargjet e këngës me një zë plot drithërimi që të ngjeth shtatin..“Ulet flamuri në gjunjë /Lutet: Poet hape dheun/Mbi supe do ta marr unë /Siç më mbajte sipër kreut” .Është një zë i dridhur që të kujton nënat pilurjote kur vajtojnë bijtë nëpër varre dhe u luten të ngrihen nga varri e të vazhdojnë jetën.Nuk shpjegohet me fjalë, përjetohet duke e dëgjuar dhe dëgjohet duke u dridhur. Qysh te  tingujt e parë të këngës ndjen më shumë se sa kupton se vija melodike e këngës është e mbështetur tek tradita ligjëruese e këngëve të Pilurit. Ka një ndryshim në trajtimin e strofës së parë ku marrësja në katër vargje drithërohet, krenohet dhe njkohësisht shkarkohet shpirtërisht, tamam sin ë vajtimet mortore.Në kuptimin muzikor mund të trajtohet “marrja” e këngës edhe si një melodi klasike e një soliste sopranoje në një tregim poetik me të gjithe diapazonin e zërit të saj.

Dhe kur nis vargu:“Poet i këngës së re” me atë zanoren “e” si një klithmë vaji mortor, e zgjatur sa që të duket se s’do mbarojë kurrë, atëherë ndjen se të janë njomur sytë dhe me vete lutesh që ta përfundojë sa më shpejt ky varg-vajtimi që përcjell dhimbje.Dëgjojeni ju lutem vetëm që të kuptoni se si këndojmë ne.

Me këtë rast dua tju them se me melodi të tilla të linjës vajtimore Ermioni Mërkuri ka kënduar edhe këngën “Bilbil i viseve të mia” kushtuar Naim Frashërit si dhe disa elegji monofinike dhe në se do përdornim shprehjen që Ermioni Mërkuri “I qan këngët”, nuk do gaboheni po ta interpretoni në kuoptimin” i vajton këngët”. Kaqë pranë vajtimit është kënga e sajsa qëthua se kënga isopolifonike është rikthyer në origjinën vajtimore të saj.

III- Po ju them se kjo  këngë e grupit të Pilurit nuk është një këngë e tipit të “njëtrajtshëm”, “të njëkohshsëm”. Suprizat janë edhe vetë Brenda tekstit dhe vijës melodike të këngës.Le të shohim se si në mesin e vargut të katërt (Siç më mbajte sipër kreut) futet kthyesi me një natyrëgjysëm baritori dhe gjysëm logatje.Vargu i pestë(Poet i këngës së re.)është thirje sa shteruese aq dhe pohuesëe e të gjthë grupit, duke u shtrirë kënga në shesh pushim në mënyrë të pambarim. Realish ky varg shërben edhe si një urë kalimi për te vargu i parë i strofës së dytë në një mënyrë që duket se është vazhdim i strofës së parë.

IV- Te strofa e dytë kënga largohet nga karakteri ligjërues dhe hyn nënë karakterin e këngës së njohur pilurjote në formë rrëfyese, por qënë këtë këngëështë shumë e ngadaltë për vetë  qëllimin dhe idenë e tekstit, se ky rrëfim ka si synim të harmonizojë dhëmbjen për ikjen e poetit me krenarinë që na la vepra e tij. Kënga shtrihet në vargun e katërt në zanoren e fundit duke bërë një kreshendo të plotë duke i dhënë mundesi hedhësit dhe isos të kulmohen. Futja e hedhësit te vargu“Poet i këngës së re”pas vargjeve “Gjaku i luleve zu shkrinte /Nga vargjet e Lefter Çipës”e ngre këngën në një nivel të lartë, që ja imponon edhe vargjeve vijuese:“I ndizej flaka mbi penë /E mbushi jetën me zëra/Engjëjt të gjithë sa qenë/Erdhën kënduan tek kënga”.Faktikisht hedhësi hyn në këngë në rolin e tij katër herë, por hyn me funksion të plotë të realizuar mjeshtërisht.

V-Dy vargjet e para të katër vargut të fundittë marrjes së parë(O ju male, lule, gurë/Lisa që nuk flini kurrë) dhe të dytë(Nënë e kokës Shqipëria /Të thotë poet: falma lotin) janë një valëzim i shtirë me nje lirizëm epik që të ngjan me një fluturim qiellor të shqiponjës. Ndërsa dy vargjet e fundit(Do nga djepi djem si tya /Lefter Çipa “Nderi i kombit”) jane recitativ i zakonshëm që deklamojnë madhështi.

Në marrjen e tretë në strofën e katërt kemi kulmin e këngës me porosinësa të nënës Shqipëri dhe të vet poetit që u kërkojnë brezave të duan këngën isopolifonike dhe të ruajnë e të duan si një amanet Atdheun. (Këngën ta doni si sytë /Atdheu është amaneti), duke i dhënë njëkohësishtkëngës  mbylljen në majën më të lartë të vokalitetit të saj, mbyllje që të sjell në kujtesë uljen e shqiponjës në majën e malit, në pozicion gati për rifluturim.Kjo këngëështë nga ato pak këngë, përfundimi i të cilës nga grupi folkloric, shoqërohet me rinnisjen e të kënduaritnga masa e gjërë e dëgjuesve dhe admiruesve të këngës isopolifonike. Këtu fillon ritja e këngës, te masivizimi i saj dhe kjo këngë nisi të këndohej porsa grupi zbriti nga skena.

VI-Kjo këngë ka vetëm dy tri ditë që u këndua dhe ka bërë një jehonë kaq të madhe sa që shumë veta diskutojnë kush e ka rolin parësor, teksti apo melodia. Ndërsa teksti e ka një autor dhe ai është Kristo Çipa, vija melodike ka një kontribut të përbashkët mes Kristo Çipës dhe Ermioni Mërkurit, Dhimitraq Balës dhe  secilit antar të grupit të Pilurit. Dilema për rolin parësor mes tekstit dhe vijës melodike në suksesin e saj dëshmon nivelin e lartë të të dy këtyre dy elementëve, por unëdo  i jipja rol parësor dashurisë të tyre gjithë antarëve të grupit për poetin Lefter Çipa dhe krenarisë që ata kishin si nxënës të tij. E them këtëse  jo vetëm ata por gjithë fshati,madje edhe pilurjotët emigrantë në Greqi jetonin me ethet e këngës së re. Duhet të dilte e bukur dhe madhështore siç, duhet të ishte shprehje e dashurisë së tyre për Lefter Çipën dhe monument i krenarisë së tyre për birin e fshatit poet e këngëtar, për atë artist që i dha këngës dhe emrit të fshatit dimensione kombëtare dhe më tejë.Ashtu dolivërtet kjo këngë.

Unë ju them se kjo këngëështë një aritje e madhe e këngës pilurjote dhe rrënjët e suksesit i ka pikërsiht te stili dhe natyra e këngës pilurjote. Trungun dhe degët i ka të sotme, i ka produkt të këtij grupi sat ë ri aq dhe  të suksesshëm.

Thuhet gjithmon se kënga do kohë që të “piqet”, të bëhet e pranishme në veshin e dëgjuesit dhe t’i evidentohen vlerat dhe risitë të pasqyruara në kohët e saj. Kënga do kohë qoftë “kohë” në tekst qoftë në vijën melodike dhe koha e kësaj kënge tani që po shkruajmë këto rreshta është shumë e pakët, dy ditë.Do ta këndojmë në “kohët” që vijnë dhe do ndjejmë, do kuptojmë dhe do shijojmë  mesazhin e saj E parë në këtë këndvështrim kjo këngë nuk është thjeshtë një këngë që vetëm këndohet dhe më pas arshivohet dhe harohet. Ajo është  një këngë që duhet të studiohet sepse hap një portë të re në këngën isopolifonike.

Sarandë, më  07 Qershor 2021



[1] Perifrazim i vargut të Lefter Çipës :Vdeksha dhe prapë u kthefsha/Shokëtë në këngë i gjetsha,.

[2] Mali i Çikës trajtohet në folklor  si mali I Zeusit, madje Kristo Çipa ka publikuar edhe një tregim të bukur me këtë temë

[3]Kënga iso-polifonike në gojdhënat pilurjote trajtohet si këngë perëndish dhe pilurjotët ja rrëmbyen Zeusit, prandaj ai u zemërua dhe iku nga mali i Çikës në Dodonë dhe më pas në Olimp.(Tregimi i sipërcituar  i  Kristo Çipës)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora