E merkure, 16.06.2021, 03:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Elena Kocaqi: Pellazgët

E diele, 06.06.2021, 08:30 PM


PELLAZGET (Origjina e Shqiptarëve)

Nga Elena Kocaqi

Kam kënaqësinë të ndaj me ju sot, një nga studimet e mija, me te rëndësishme ne fushën e historisë, me titull Pellazget (Origjina e Shqiptareve). Të dhënat historike janë te mjaftueshme, për të përcaktuar shtrirjen territoriale dhe pasardhësit e popullsisë pellazge dhe ilire.  Kjo teze ka një rëndësie te jashtëzakonshme dhe ka qenë e pranuar gjate gjithë kohës nga autorët e huaj, por e lënë nën hije me qellim nga historiografia komuniste shqiptare. Madje çështja shqiptare ne 1919, është mbrojtur nga një studiues amerikan ne Senatin Amerikan, kur Wilsoni çoj Traktatin e Versajës, për diskutim, me tezën pellazge. Ishte teza pellazge, ajo qe shpëtoi shtetin shqiptar ne atë kohe, pasi studiuesi amerikan nguli këmbë qe shqiptaret janë populli me i vjetër i Evropës, pikërisht nga pellazget. Pjesë nga ky diskutim janë botuar edhe në libër. Kjo tregon sesa rendësi ka historia në të drejtat e kombeve dhe shteteve sot. Ky studim sjell shumë informacion të reja te pabotuar me pare dhe shkurtimisht do te japim vetëm disa prej te dhënave qe ka libri, pasi informacioni ne te është shumë i gjerë.

1- Shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve ne Epir, apo Shqipëri të Jugut pasi fiset epirote janë quajtur gjithmonë si pellazge. Pellazgët sipas autorëve antik quheshin Toskë, Tusk, Thiosk, për shkak te ritit te tyre fetar dhe për shkak te lidhjes me tempullin fetar me te vjetër atë te Dodonës që ne antikitet thuhej se kishte bazë malin e Tomorit. Shqiptaret sot ende ruajnë emrin e vjetër të Pellazgeve, Toskë. Vetëm kjo e dhënë, pa asnjë të dhënë tjetër, tregon qarte vazhdimësinë e padiskutueshme pellazge ne Epir. Dodona ishte një tempull mbi katër mijë vjeçar qe sipas Platonit, por edhe burimeve të tjera, ishte themeluar nga Dheukalioni, pas përmbytjes, pasi presupozohet që arka e tij mbeti aty, dhe aty ai i kreu ritet e flijimit për Zotin që e shpëtoi, rit qe vazhdon edhe sot. Dheukalioni lidhet me Nohun hebre, sepse ne fakt Dodanimi është pikërisht stërnipi i Nohut, sipas gjenealogjisë Biblike qe u vendosen ne Epir pas përmbytjes, siç thonë burimet antike. Kjo gjë duket se i jep shpjegim edhe konstatimeve te lidhjes se shqipes, jo vetëm me gjuhët në Evropë, por edhe me gjerë, pasi nga te dhënat historike del se është një gjuhe para-Nohut. Ende dhe sot në malin e Tomorit, ushtrohet riti i flijimit, si në antikitet dhe lidhet pikërisht me babanë gjithë profetëve Nohun dhe qe është një vend tan-fetar jo vetëm për shqiptaret, por për gjithë njerëzimin dhe për te gjitha llojet e feve, pasi ky është tempulli i parë i Zotit. Dodona e vërtet ndodhet ne malin e Tomorit dhe jo ne Janine dhe për këtë ka disa te dhëna qe trajtohen ne studim.

2- Shqiptaret janë pasardhës te ilireve ne pjesën tjetër te vendit dhe kjo vazhdimësi ilire na sigurohet nëpërmjet autorëve Bizantin qe i quajnë shqiptaret me ermin Ilir deri vone. Kështu ne shekullin e XV shqiptaret quhen ilir, Skënderbeu Princi i Ilireve dhe vendi quhej Iliria i ndare ne atë te Peloponezit dhe te Jonit. Për shqiptaret janë përdorur disa emra ne këtë kohe si ilir, alban, epirot, maqedon, shqiptar qe lidhet edhe me fiset pellazge dhe ilire qe banonin gadishullin Ilirik dhe shtrirja e fiseve u ruajt deri para 2 shekujsh nga Peloponezi, deri ne Bosnje dhe Dalmaci. Vërejmë se ne antikitet, pellazget dhe iliret ishin i njëjti popull, pasi te njëjtat fise quheshin paralel pellazge dhe ilir.

3- Fiset pellazge dhe ilire duke u bazuar nga te dhënat qe japin autorët antik nga kur rrjedhin edhe shqiptaret sot, kane pasur një shtrirje te jashtëzakonshme, duke përfshire Ilirikun, Italikun dhe Azinë e Vogël. Greket antik ishin po nga ky stok etnik, ku Spartanet ishin nga fisi i dorëve qe quhej Ilir nga Hylli dhe Athinasit ishin kryesisht pellazg ndërsa pjesa e Thesalisë ishte pellazgo-ilire, ku perrebejt një fis ilir banonin ne vet malin Olimpit. Nëpërmjet te dhënave qe jepen nga autoret antik për Spartën dhe Atiken vërejmë se, shoqëria shqiptare sot është para- Homerike, sepse ajo ruan ende te gjithë traditën ligjor, zakonore, politike para- Homerike. Demokracia e aplikuar ne Kanun është një nga format me te larta dhe me te pastra te demokracisë se drejtpërdrejtë, e paarritshme për njerëzimin deri me sot. Asnjë popull tjetër as Athina, nuk e ka aplikuar ne formën kaq te lart sa tek shqiptaret, madje as sot nuk aplikohet. Barazia e burrave ne te drejta është një koncept qe vetëm pas luftës se Dytë Botërore ka filluar te aplikohet, ndërsa nder shqiptar është një zakon tepër i lashtë. Homerishtja dhe me pas ajo qe quhet atikisht, jonisht dhe gjuha greke antike janë gjuhe artificiale, pra nuk janë gjuhë te popullit dhe studiuesit janë pothuajse unanim ne këtë çështje, kështu qe populli nuk i ka folur kurrë ato gjuhë, por ne analizën etmilogjike dhe morfologjike te bazuar ne fjalorët e etimologjiko-historike, me te mirë qe njihen deri me sot, rezulton qe homerishtja edhe pse është teknike ka fjale shqipe ne fjalëformim te dy dialekteve si Gege dhe Toskë por edhe fjale te shqipes sot si dielli, ati, kreu, keli-kali, voj, gjuri, gjuni, gjera etj. Ndarja ne dialekte qe në atë kohe, tregon se vendosja e fiseve shqiptare ne këto pozicione, ka qene mbi 3 mije vjeçare dhe tregon një autoktoni absolute te shqiptareve. Shqipja ruan sot fjalët dhe kuptimin e tyre, por greqishtja e sotme artificiale, nuk mund te korrigjoj vetveten, pasi ka shume fjalë qe janë keqlexuar dhe ashtu janë përcjelle sot botes. Te dhënat bizantine na tregojnë se greket antik u zhduken ne shekullin e VI nga sllavet dhe disa rajone mbeten si Monemvasia, Cakonia te përzier me Mardaitit, ndërsa Mani ne Peloponez, mendohet se është e vetmja zone e pastër nga antikiteti dhe ne burimet historike, ajo zone del 100% shqiptar dhe ka folur gjuhen shqipe dhe zakonet si tek shqiptaret kryesisht Gegë, pasi vet Spartanet qe ishin ilir, duket se kane lidhje me zonën veriore te Shqipërisë. Kjo tregon qartë qe shqiptaret janë autokton edhe ne Greqi nga fiset antike pellazge dhe ilire gjë qe del edhe nga regjistrat osman por qe ne do ti trajtojmë gjerësisht ne një studim te posaçëm. Ishin shqiptaret qe zhduken sllavet ne Greqi dhe ne regjistrimet e para osmane etnikisht dalin si etni ne Greqi vetëm shqiptaret, me pas përdoret emërtimi fetar.

Këto dhe shume informacione historike janë ne këtë studim kur i gjithë materiali historike është cituar dhe analizuar. Është një kënaqësi por edhe një çlirim qe sot e ndaj këtë informacion me ju. Falënderoj te gjithë lexuesit dhe publikun qe me ka mbështetur dhe inkurajuar ne punën tim qe ka qene një pune vërtet e lodhshme dhe te privon nga gjithçka.

https://www.facebook.com/elena.kocaqi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora